Alpinistet shqiptare fare prane Everestit

Alpinistet shqiptare, fare prane Everestit
Ekipi i alpinistëve të shoqatës sportive “Dajti Alpino Turistik” është shumë pak ditë larg ngjitjes së majës më të lartë të botës, Everestit. Ekipi prej 6 alpinistësh ka mbërritur tashmë në kampin bazë të përparuar (6400 m lartësi) dhe gjendja e tyre shëndetësore është shumë e mirë. Parashikohet që ekipi të nisë ngjitjen drejt majës më të lartë të botës rreth 26 Majit dhe kthimi në atdhe të jetë në datën 3 Qershor. Nisma e jashtëzakonshme u ndërmor nga alpinistët me qëllim valëvitjen e flamurit shqiptar në majën më të lartë të botës me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama