Kjo pasi disa website greke - të informuara nga mediat në Shqipëri, pasi në konferencën për shtyp në Athinë të dy ministrat nuk kanë deklaruar gjë - e kanë quajtur ‘skandal’ përmendjen e çështjes çame në takimin mes dy ministrave të Jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë në Athinë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Gregoris Delavekuras, ka dërguar një përgjigje zyrtare, duke shpjeguar se ministri shqiptar, Edmond Panariti ka marrë përgjigje të menjëhershme nga ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos, teksa ministri shqiptar përmendi shkurtimisht pasuritë e çamëve dhe shqiptarëve në Greqi. “Greqia është shtet i ligjit dhe kushdo që ka pretendime për pronat, duhet të përballet me drejtësinë greke".