Ingrid Gjoni Ndahet nga i fejuari

Ingrid Gjoni , Ndahet nga i fejuari

I ka dhënë fund fejesës dhe tani është sërish një femër e lirë. Ingrit Gjoni është ndarë nga i fejuari i saj, pas dy vitesh bashkëjetesë. Lajmin e mësojmë nga një kolege dhe shoqe e Ingritit dhe vetë këngëtarja Gjoni e konfirmon, pa dashur të zgjatet në hollësi. “Po është e vërtetë që jemi ndarë. Nuk përputheshim në karaktere”, shprehet Ingriti, që nuk pranon të japë më shumë detaje rreth këtij fundi, por duke shtuar njëkohësisht se ky ishte një vendim tërësisht i saji dhe ka qenë ajo që ka vendosur të mbyllë këtë marrëdhënie. Është përpjekur madje ta kalojë gjithçka në heshtje dhe të vazhdojë jetën normalisht, por edhe këtë radhë nuk iu ka shpëtuar faqeve rozë, madje e “tradhtuar” nga një prej mikeshave të saj, e cila na bën të ditur lajmim. Ndonëse mund të dijë diçka më shumë rreth kësaj ndarjeje as shoqja e këngëtares nuk dëshiron të japë detaje duke e parë si diçka tërësisht personale të Ingritit. Është e sigurt tashmë, që i fejuari i dikurshëm i këngëtares Enea është rikthyer në shtëpinë e tij duke i dhënë fund në këtë mënyrë edhe bashkëjetesës së shumpërfolur në apartamentin luksoz të saj. Me sa duket, pas dy vitesh jetesë së bashku Enea dhe Ingriti kanë gjetur tek njëri-tjetri shumë gjëra, që i ndajnë dhe që ndoshta nuk i kishin njohur më parë, ndaj këngëtarja ka marrë vendimin që t’i japë fund kësaj lidhjeje duke u përpjekur njëkohësisht, që ky lajm të kalonte në heshtje dhe pa u bërë pjesë e mediave. Në fakt prej kohësh çiftin nuk e shihnim së bashku në ambiente apo festa publike, megjithatë në rrethet e shoqërisë së tyre nuk qarkullonte ndonjë thashethem për krizë apo probleme në këtë marrëdhënie. Të paktën dukej se deri pak kohë më parë gjërat në çift shkonin shumë mirë. Ndarja ka ardhur rreth tre javë më parë, kur Ingrit Gjoni ka vendosur për t’i dhënë fund kësaj marrëdhënieje, por nuk dihet nëse më parë çifti ka pasur kontradikta. Gjithashtu këngëtarja nuk ka pranuar të tregojë se si ndjehet pas ndarjes dhe si po e përjeton atë pavarësisht, se ky ishte një vendim i saj.

Kjo do të thotë se djaloshi, që arriti të ishte pjesë e kronikave rozë të gazetave, pikërisht për shkak të lidhjes me Ingritin nuk do të jetë më pjesë e tyre. Nga ana tjetër duket se këngëtarja do të vazhdojë projektet e saj të verës duke qenë e pranishme në shumë koncerte dhe aktivitete të tjera të stinës. Nga sa mësuam ajo po vazhdon të këndojë në të gjitha koncertet e regjistruara në axhendë për këtë sezon, që është edhe më frytdhënësi për të gjithë këngëtarët. Dhe jo vetëm kaq. Mbrëmjen e së martës, gjatë zhvillimit të spetkalit “Miss Albania 2007”, Ingrit Gjoni ka qenë e pranishme aty së bashku me motrën e saj Inisin dhe për më tepër në një formë të shkëlqyer gjë, që na bën të besojmë se gjithçka me këngëtaren po shkon shumë mirë. Ndoshta i vetmi program i prishur në këtë mes, janë pushimet, që me sa dimë ishin programuar në çift. Tashmë gjithçka është lënë pas, e madje edhe ceremonia e bukur e fejesës me shumë miq e të ftuar. 25-vjeçarja Ingrit Gjoni dhe Enea ishin njohur krejt rastësisht gati tre vjet më parë dhe shumë shpejt, në faqet rozë të gazetave shqiptare u fol gjatë për marrëdhënien dhe bashkëjetesën e tyre, në fillim në shtëpinë e Eneas e më pas në shtëpinë, që e ëma i kishte blerë Ingritit. Tani secili është rikthyer në jetën e vet pa tjetrin duke i dhënë fund historisë së dashurisë. 

Marre nga : Gazeta Panorama


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama