Fiorentina e terbuar me favorizimet ndaj Milanit

Fiorentina e terbuar me favorizimet ndaj Milanit
Dhënia e disa penalltive të dyshimta, më e fundit dhe deçizivja në ndeshjen e djeshme kundër Sienës ndaj Milanit, ka tërbuar Fiorentinën. Kjo e fundit mbeti jashtë Ligës së Kampioneve pikërisht falë zemërgjerësisë së gjyqtarëve ndaj Milanit. Trajneri Vinçenso Montela ka ironizuar me këtë fakt.

“Keqardhje për mënyrën se si përfundoi? Jo, nuk duhet t’i përjetojmë gjërat në këtë mënyrë. Shkojmë drejt pushimeve me një tjetër ndjenjë, atë të krenarisë.

Besuam deri në fund që mund ta arrinim këtë objektiv. Jemi në dijeni edhe të ndonjë gjëje të veçantë që ndoshta nuk ka qenë e dukshme… Diferenca mes nesh dhe Milanit? Ata kanë gjuajtur penalltitë më mirë se ne…”, tha Montela.

Më i egër në reagim ka qenë mbrojtësi Gonzalo Rodriguez.

“Nëse them atë që mendoj, nuk mund të luaj më në Serinë A”, shkruajti ai në Twitter, duke iu referuar penalltisë së dhënë në favor të Milanit në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Sienës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama