100 arkitektet me te famshem ne bote

100 arkitektët më të famshëm në botë

Dhe, në fakt arkitektura u lind fillimisht nga nevoja për strehim, mbrojtje e adhurim, për të vazhduar rrugën së bashku me njerëzimin deri sa të kthehej në një art të domosdoshëm të hedhur në ndërtime të të gjitha llojeve e formave.
Po kush janë arkitektët që kanë lënë mbi tokë vepra arti në formë ndërtesash e statujash, duke filluar që nga Kulla Eifel, Statuja e Lirisë, Teatri i Operas së Sidneit etj?
Lindja e arkitekturës
Ndërsa kultura humane zhvillohej dhe njohuritë filluan të dokumentoheshin nëpërmjet traditave gojore, arkitektura u kthye në një zeje. Vendbanimet e hershme të njerëzve ishin tejet rurale dhe me kohë u transformuan në zona urbane dhe filluan të lindin qytetet. Në shumë qytetërime të lashta, siç është ai i Egjiptit dhe Mesopotamisë, arkitektura dhe urbanizimi reflektojnë takimin e vazhdueshëm me hyjnoren dhe të mbinatyrshmen, ndërkohë që në kulturat e tjera të lashta, si në Persi, arkitektura është përdorur për të ilustruar fuqinë e shtetit. Arkitektura e qytetërimeve klasike si e atij grek dhe romak, lindi nga ideale qytetarie më shumë se fetare apo empirike.
Rilindja dhe arkitekti
Me Rilindjen dhe theksin e saj tek individi, dhe Humanizmi më shumë se tek feja erdhi me një progres dhe me arritjet që solli u hap një kapitull i ri. Ndërtimet u atribuoheshin arkitektëve specifikë, Bruneleski, Alberti, Mikelanxhelo, Paladio dhe me këtë rast, kishte lindur kulti i individit. Por nuk kishte një vizë ndarëse të prerë ndërmjet artistit, arkitektit apo inxhinierit, dhe në këtë fazë ishte akoma e mundur që një artist të projektonte një urë apo një ndërtesë të çfarëdoshme.
Revolucioni Industrial
Ndërsa shkenca po përparonte krahas materialeve dhe teknologjisë së re, arkitektura dhe inxhinieria e ndërtimit filluan të shkëputeshin nga njëra-tjetra dhe arkitektët filluan të humbasin terren në aspektet teknike të ndërtimit. Ndaj ata filluan të fokusoheshin në aspektet humane dhe estetike. Ndërkohë, Revolucioni Industrial hapi dyert e prodhimit dhe konsumit në masë. Estetika u kthye në një kriter për produktet e zbukuruara të klasit të dytë, duke u kthyer gjithnjë e më shumë në një mall të lirë nën makinerinë e prodhimit.
Modernizmi dhe reagimi
Pakënaqësia që shkaktoi situata e përgjithshme në hyrje të shekullit të 20-të u hapi rrugën rrymave të reja të mendimit që shërbyen si paraardhëse të arkitekturës moderne. Si pasojë, në vitin 1919 në Gjermani u themelua shkolla “Bauhaus”, e cila hodhi poshtë historinë dhe e konsideroi arkitekturën si një sintezë e artit, mjeshtërisë dhe teknologjisë. Menjëherë pas Luftës së Parë Botërore, arkitektët pionierë modernistë synuan të zhvillonin një stil krejtësisht të ri, të përshtatshëm për një rend të ri social dhe ekonomik që fokusohej në plotësimin e nevojave të klasës së mesme punëtore. Ata i kundërshtuan praktikat e finesës së stileve historike, të cilat shërbyen në rënien e rendit aristokratik. Shumë arkitektë i rezistuan modernizmit dhe ndërsa themeluesit e stilit ndërkombëtar humbën influencën në fund të viteve 1970, lindi postmodernizmi si kundërpërgjigje ndaj ashpërsisë së modernizmit.

100 arkitektët

Hidetsugu Aneha – arkitekt japonez (1957)
Shigeru Ban – arkitekt japonez (1957)
Marco Casagrande – arkitekt finlandez (1971)
Preston Scott Cohen – arkitekt amerikan
Simon Rastorguev – arkitekt rus (1981)
Thomas Doerr – arkitekt amerikan
Andreas Dilthey – arkitekt gjerman (1957)
Eric Corey Freed – arkitekt amerikan (1970)
Zaha Hadid – arkitekte irakene (1950)
Jacques Herzog – arkitekt zviceran (1950)
H.R.Hiegel – arkitekt gjerman (1954)
Steven Holl – arkitekt amerikan (1947)
Michael Hopkins – arkitekt anglez (1935)
Toyo Ito – arkitekt japonez (1941)
E. Fay Jones – arkitekt amerikan (1921-2004)
Rem Koolhaas – arkitekt holandez (1944)
Tom Kovac – arkitekt slloven (1958)
Kengo Kuma – arkitekt japonez (1958)
Greg Lynn – arkitekt amerikan (1964)
Thom Mayne – arkitekt amerikan (1944)
William McDonough – arkitekt amerikan (1951)
Joshua Prince-Ramus – arkitekt amerikan (1970)
James Wines – arkitekt amerikan (1932)
Gert Wingardh – arkitekt suedez (1951)
Lebbeus Woods – arkitekt amerikan (1940)
Ken Yeang – arkitekt malajzian
Piet Kramer – arkitekt holandez (1881-1961)
Leon Krier – arkitekt luksemburgas (1946)
Kisho Kurokawa – arkitekt japonez (1934)
Ivan Sergei Kuznetsov – arkitekt rus (1867–1942)
Thomas W. Lamb – arkitekt amerikan (1871 - 1942)
Sir Denys Lasdun – arkitekt anglez (1914–2001)
John Lautner – arkitekt amerikan (1911- 1994)
Ricardo Legorreta – arkitekt meksikan (1931)
William Lescaze – arkitekt zviceran (1896–1969)
Jan Letzel – arkitekt cek (1880 –1925)
Amanda Levete – arkitekte angleze (1955)
Sigurd Lewerentz – arkitekt suedez (1885-1975)
Daniel Libeskind – arkitekt polak (1946)
Maya Lin – arkitekte amerikane (1959)
Gordon W. Lloyd – arkitekt amerikan (1832-1905)
Elmar Lohk – arkitekt eston (1901–1963)
Adolf Loos – arkitekt austriak (1870-1933)
Hans Luckhardt – arkitekt gjerman (1890-1954)
Wassili Luckhardt – arkitekt gjerman (1889–1972)
Owen Luder – arkitekt britanik (1928)
Edwin Lutyens – arkitekt britanik (1869–1944)
Rudolf Schindler – arkitekt austro-amerikan ((1887–1953)
Paul Schmitthenner – arkitekt gjerman (1884-1972)
Alexey Shchusev - arkitekt rus (1873-1949)
Margarete Schütte-Lihotzky – arkitekte austriake (1897–2000)
Giles Gilbert Scott – arkitekt britanik (1880–1960)
Harry Seidler – arkitekt australian (1923-2006)
Josep Lluís Sert – arkitekt spanjoll (1902—1983)
H. Craig Severance – arkitekt amerikan (1879–1941)
Vladimir Shukhov – arkitekt rus (1853-1939)
Alvaro Siza – arkitekt portugez (1933)
Howard Dwight Smith – arkitekt amerikan (1886-1958)
George Washington Smith – arkitekt amerikan (1876–1930)
Alison Smithson – arkitekte angleze (1928-1993)
Peter Smithson – arkitekt anglez (1923-2003)
Paolo Soleri – arkitekt italian (1919)
Alejandro de la Sota – arkitekt spanjolle (1913-1996)
Albert Speer – arkitekt gjerman (1905–1981)
Basil Spence – arkitekt skocez (1907–1976)
Johann Otto von Spreckelsen – arkitekt danez (1929-1987)
Rudolf Steiner – arkitekt kroat (1861-1925)
James Stirling – arkitekt anglez (1926-1992)
Edward Durrell Stone – arkitekt amerikan(1902-1978)
Roger Taillibert – arkitekt francez (1927)
Benedetta Tagliabue – arkitekte italiane (1963)
Kenzo Tange – arkitekt japonez (1913-2005)
Bruno Taut – arkitekt gjerman (1880-1938)
Max Taut – arkitekt gjerman (1884-1967)
Giuseppe Terragni – arkitekt italian (1904-1943)
Benjamin C. Thompson – arkitekt amerikan (1918–2002)
Horace Trumbauer – arkitekt amerikan (1868–1938)
Bernard Tschumi – arkitekt zviceran (1944)
Gilbert Stanley Underwood – arkitekt amerikan (1890-1960)
Jorn Utzon – arkitekt danez (1918)
William van Alen – arkitekt amerikan (1883–1954)
Henry Van de Velde – arkitekt belg (1863–1957)
Robert Venturi – arkitekt amerikan (1925)
Carlos Raúl Villanueva – arkitekt venezuelian (1900-1975)
Roland Wank – arkitekt hungarez (1898–1970)
W. H. Weeks – arkitekt amerikan
Carl Westman – arkitekt suedez(1866-1936)
Paul Williams – arkitekt amerikan (1894-1980)
Clough Williams-Ellis – arkitekt britanik (1883-1978)
Jan Wils – arkitekt holandez (1891-1972)
Frank Lloyd Wright – arkitekt amerikan (1867–1959)
Minoru Yamasaki – arkitekt amerikan (1912–1986)
Hans Rudolf Zimmerman – arkitekt austriak
Peter Zumthor – arkitekt zviceran (1943)
Erich Mendelsohn – arkitekt gjerman(1887–1953)
Fumihiko Maki – arkitekt japonez (1928)
Bernard Ralph Maybeck – arkitekt amerikan (1862-1957)
Antoni Gaudí i Cornet – arkitekt spanjoll (1852–1926)
Alexandre Gustave Eiffel – arkitekt francez (1832–1923)
Mario Botta – arkitekt italian (1943)

Marre nga Gazeta Metropol
 
 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama