Behet zyrtare Patenta me pike 59 gjobat per shoferet

Behet zyrtare: Patenta me pike, 59 gjobat per shoferet

Tabela me të gjitha penalitetet. Ndëshkohen më rëndë shoferët me më pak se tre vjet eksperiencë në timon.
Udhëzimi zyrtar: Penalitete më të rënda për shoferët nën 3 vjet.

Patenta me pikë duket se do të bëjë më të kujdesshëm drejtuesit e mjeteve, pasi Kodi Rrugor parashikon edhe “ndëshkime” të ashpra, sidomos për ata që e përsërisin gabimin brenda vitit. Duke iu referuar neneve të veçanta të Kodit Rrugor, janë përcaktuar edhe shkeljet që mund të kryejnë drejtuesit e mjeteve dhe për secilin rast është përcaktuar masa e piklave që hiqen.

Shkelje të rënda


Në total, patenta sipas Kodit Rrugor do të ketë 21 pikë. Çdo drejtues mjeti, që nga fillimi i zbatimit të këtyre ndryshimeve, do të nisë me numrin maksimal të pikëve dhe, për çdo rast shkeljeje, do t’i zbriten pikët. Shkelja më e rëndë është ajo kur mjeti nuk zbaton ndalimin, në rast të një aksidenti që ka rezultuar me dëm në njerëz. Në këtë rast, automatikisht sipas Kodit Rrugor parashikohet zbritja me 15 pikë nga patenta. Të tjera raste kur pikët ulen mjaft, kryesisht në kufirin 10, janë ato të mosbindjes ndaj uniformave të Policisë për të ndaluar, kundërshtimi për të kryer testet e alkoolit apo të qenët nën efektin e drogave dhe substancave të tjera. Po kështu për mjetet që kryejnë transport mallrash, masat më të rënda janë në ato raste kur qarkullimi bëhet pa autorizim. Më i ashpër ndëshkimi me ulje pikësh do të jetë për drejtuesit e rinj, që kanë më pak se tre vjet që zotërojnë patentën.

Rimarrja e pikëve


Humbja e pikëve të patentës do të kërkojë që drejtuesi i mjetit t’u nënshtrohet kurseve shtesë, në mënyrë që të rifitojë ato që ka humbur. Kontrolli i gjendjes së pikëve do të mund të bëhet në uebsajtin e Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor përmes kodit të lejes së drejtimit. Kontrolli periodik do të jetë i nevojshëm, pasi në shumë raste individët mund të mos jenë koshientë që janë ndëshkuar për një shkelje që mund ta kenë anashkaluar. Në rastin kur zotërohet patenta për disa klase dhe humbja e pikëve është për njërën prej tyre, në fund individi do të jetë i detyruar të japë kursin nga e para për klasin maksimal të patentës. Heqja e pikëve bëhet edhe për rastet kur patenta pezullohet. Vetë qytetarët që janë funksionarë që shërbejnë në institucionet që lidhen drejtpërdrejt me zbatimin e ligjit për sigurinë rrugore, dënimin në rast shkeljeje do ta kenë me dyfishin e pikëve.


Autoshkollat


Autoshkollat do t’u përshtaten ndryshimeve që sjell Kodi Rrugor. Këto të fundit do të duhet që të përshtatin programet e tyre të përgatitjes teorike dhe praktike të drejtuesve të mjeteve me standardin e ri, ndërkohë që tarifa do të përcaktohet prej tyre. Regjistrimi i personave të interesuar për t’u pajisur me leje drejtimi bëhet nga vetë autoshkolla, e cila regjistron personat e interesuar për t’u pajisur me leje drejtimi me banim në juridiksionin e rrethit, për të cilën është licencuar, si dhe studentët me qëndrim të përkohshëm, brenda këtij juridiksioni. Një kufizim që sjell ndryshimi i Kodit Rrugor, është ai i kufizimeve të kohës, ku mësuesit e teorisë nuk mund të japin më shumë se 6 orë teori, instruktorët jo më shumë se 8 orë praktikë dhe një kursant jo më pak se 1 orë praktikë në ditë.

Heqja e pikëve për shkeljet rrugore

 

• Drejtuesi i mjetit që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë 8 pikë

• Drejtuesi i mjetit rrugor që zotëron lejedrejtimin prej më shumë se 3 vjetësh që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë 10 pikë

• Drejtuesi i mjetit që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda një viti         10 pikë

• Drejtuesi i mjetit rrugor që qarkullon kundërvajtje në kthesa 6 pikë

• Drejtuesi i mjetit rrugor që qarkullon kundërvajtje në rakordimet konvekse 5 pikë

• Drejtuesi i mjetit rrugor që qarkullon kundërvajtje me fushëpamje të kufizuar 10 pikë

• Drejtuesi i mjetit rrugor që përshkon karrexhatën kundëravajtje kur rruga është ndarë në disa karrexhata të veçanta  10 pikë

• Drejtuesi i mjetit rrugor është përsëritës i shkeljes së dispozitave të nenit 140, pika 10 e Kodit Rrugor të ndryshuar, brenda vitit 10 pikë

• Drejtuesi i mjetit rrugor duke u futur në kryqëzim nuk i jep përparësi mjetit tjetër që vjen nga e djathta dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore 12 muaj 5 pikë

• Drejtuesi i mjetit rrugor në kapërcimin e linjave hekurudhore a të tramvajit nuk i jep përparësi mjetit që lëviz mbi shina dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore 12 muaj 5 pikë

• Drejtuesi i mjetit rrugor nuk respekton sinjalet e vendosura të detyrimit të ndalimit para vijës së ndalimit përpara se të futet në kryqëzim dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore 12 muaj  5 pikë

• Drejtuesi i mjetit rrugor nuk i jep përparësi atij që qarkullon në rrugë kur hyhet në rrugë nga zona që nuk janë për kalim publik dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore 12 muaj  8 pikë

• Drejtuesi i mjetit rrugor zë kryqëzimin apo dhe kapërcimin e linjave hekurudhore a tramvajit duke mos pasur mundësi të lirojë zonën e manovrimit, pa penguar kalimin e mjeteve që vijnë nga drejtime të tjera dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore 12 muaj  8 pikë

• Drejtuesi i mjetit ose i kafshës nuk i jep përparësi atij që qarkullon në rrugë kur hyhet në rrugë nga shtigje të udhëve për kafshë dhe pista biçikletash dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore 12 muaj 8 pikë

• Drejtuesi i mjetit rrugor vazhdon lëvizjen, ndonëse sinjalizimi i semaforit ose policit e ndalojnë këtë lëvizje  10 pikë
• Drejtuesi i mjetit rrugor që i afrohet një kalimi në nivel, nuk tregon kujdesin maksimal me qëllim mënjanimin e aksidentit 6 pikë

• Drejtuesi i mjetit rrugor, përpara zënies së një kalimi në nivel pa barriera ose gjysmëbarriera, kalon kur barrierat ose gjysmëbarrierat janë duke u mbyllur ose janë mbyllur 6 pikë

• Drejtuesi i mjetit rrugor përpara një kalimi në nivel kalon kur barrierat janë duke u hapur 6 pikë

• Drejtuesi i mjetit rrugor para përpara një kalimi në nivel kalon kur nuk janë duke funksionuar sinjalizimet ndriçuese 6 pikë

• Drejtuesi i mjetit rrugor para përpara një kalimi në nivel kalon kur nuk janë duke funksionuar objektet zëvendësuese të barrierave ose gjysmëbarrierave 6 pikë

• Drejtuesi i mjetit rrugor përpara një kalimi në nivel, në rast të detyrimit të ndalimit të mjetit, nuk bën përpjekje për ta zhvendosur mjetin ose nuk shmang çdo rrezik për njerëzit  6 pikë

• Drejtuesi i mjetit rrugor nuk zbaton ndalimet e parakalimit sipas pikave 9, 10, 11,12, 13 të nenit 146 të Kodit Rrugor të ndryshuar dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 24 muajsh  8 pikë

• Drejtuesi i mjetit rrugor nuk zbaton ndalimet e parakalimit sipas pikës 14 të nenit 146 të Kodit Rrugor të ndryshuar dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore 24 muaj 8 pikë

• Drejtuesi i mjetit rrugor si pasojë e mosrespektimit të largësisë së sigurisë ndërmjet mjeteve shkakton përplasje me dëmtime të rënda për mjetin dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore 12 muaj 10 pikë

• Drejtuesi i mjetit rrugor nuk zbaton detyrimin e ndalimit dhe përparësisë gjatë këmbimit të mjeteve sipas përcaktimeve të pikave 1, 2 dhe 3 të nenit 148 të Kodit Rrugor të ndryshuar dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës 12-mujore 8 pikë

• Drejtuesi i mjetit rrugor që kryen një nga transportet në kushte jonormale, si dhe qarkullon me një nga mjetet jashtë norme pa marrë autorizimin përkatës 6 pikë

• Drejtuesi i mjetit rrugor që kryen transport në kushte jonormale ose qarkullon me mjet jashtë norme pa kushtet e përcaktuara në autorizim  6 pikë

• Drejtuesi i mjetit rrugor që përdor makina ngarkim-transporti për transportimin e mallrave të ndryshme nga ato të parashikuara në nenin 54, pika 1, shkronja “n” 6 pikë

• Drejtuesi i mjetit rrugor që përdor mjet kalimi, që e kalon kufirin e ngarkesës së lejuar të përcaktuar në nenin 62 në rrugë dhe autostrada 6 pikë

• Drejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet që transporton mallra të rrezikshme pa marrë leje kur parashikohet 6 pikë

• Drejtuesi i mjetit rrugor që qarkullon me mjet që transporton mallra të rrezikshme, pa respektuar kushtet e vëna në autorizim për ruajtjen e sigurisë 10 pikë

• Drejtuesi i mjetit rrugor gjatë qarkullimit në autostrada në rrugë interurbane kryesore dhe rrugë të tjera që kanë karakteristika strukturore të ngjashme me to, nuk respekton ndalimin e kthimit të sensit të lëvizjes dhe kapërcimit të trafikndarësit edhe aty ku ai mungon  10 pikë


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama