Gazet sere

Gazet serë

Gazet serë, emetimet e të cilave, sipas Protokollit të Kiotos duhet të bien (shih Kronologjinë):

Dioksidi i Karbonit (CO2), Metani (CH4), Oksid Diazoti (N2O), karbohidratet e fluorit pjesërisht të halogjenizuara (H-FCKW/HFC), Karbohidrate të fluorizuara (FKW/PFC), Heksafluor Squfuri (SF6)

Në shumicën e gazeve serë bëhet fjalë për elemente kimike jetike, të cilat përbëjnë më pak se 1% të vëllimit të përgjithshëm të gazit.

Dioksidi i karbonit

CO2 është gazi më i rëndësishëm, i cili shkakton efektin serë shtesë (rreth 50% të efektit serë antropogjen). Sipas një raporti të IPCC të vitit 2001 është konstatuar, që që prej vitit 1750 përqindja e CO2 në atmosferë është rritur në vlerën 31%. Rreth 75% e emetimeve antropogjene të CO2 këto 20 vitet e fundit kanë për shkak djegien e substancave fosile të djegshme.

Lindja

 Djegia e substancave fosile të djegshme (naftë, gaz, qymyr)
 shpyllëzimi i pyjeve
 Erozioni i tokës (Oksidimi i karbonit të grumbulluar në sipërfaqen e tokës)

 Rënia

Oqeanet dhe bimët (para së gjithash zonat pyjore) thithin nga atmosfera CO2 (CO2-ulet)

 

 CH4 Metani

Që prej vitit 1750 përqendrimi i metanit në atmosferë është rritur me 151% dhe kjo rritje vazhdon (Raporti i IPCC i vitit 2001). Molekulat e metanit kanë një aftësi të madhe për të absorbuar ngrohtësinë, d.m.th. edhe përqendrime të vogla arrijnë të kenë një efekt të madh nga pikëpamja e sefektit serë.

 Lindja

Metani lind prej shkatërrimit bakterial të materialeve organike në kushte anaerobe(mungesë oksigjeni). Burime të natyrshme:

 Zonat e lagështa (kënetat)
 kafshët, p.sh. Termitet (Termitet e tresin drurin me ndihmën e bakterieve, që prodhojnë metan), ripërtypësit

 Burime antropogjene:

 Fushat e orizit
 Rritja e gjedhëve (Bakteriet në stomakun e një lope prodhojnë në ditë rreth 100 l metan)
 Vend-depozitimet e plehrave
 Përftimi dhe transporti i gazit të naftës
 Minierat e qymyrit
 Grumbujt e plehut, gropat me pleh të lëngët

 

 N2O  Oksid diazoti, gaz gaztor

Oksidi i diazotit është 300 herë më shumë shkaktar i efektit serë se sa CO2.

 Lindja

Oksidi i diazotit lind kryesisht përmes shndërrimit mikrobial të azotit ekzistues në sipërfaqen e tokës. Formimi i oksidit të diazotit, përforcuar nga ndikimi i njerëzve, ka për shkak një çlirim më të fuqishëm të azotit në sipërfaqet e tokës, para së gjithash përmes bujqësisë, industrisë dhe transportit.

 Rënia

Përmes reaksioneve fotokimike në atmosferë.

 

 H2O  Avuj uji

Me një vlerë përkatësie deri në 3% avujt e ujit nuk bëjnë pjesë në gazet e domosdoshme atmosferike. Përmes përqendrimit të lartë ai luan një rol të rëndësishëm në efektin serë të natyrshëm, megjithëse molekulat e ujit absorbojnë vetëm një fushë të caktuar valësh të ngrohtësisë së rrezatuar nga toka. Avulli i ujit ka një kohëzgjatje realtivisht të shkurtër në atmosferë dhe i rikthehet tokës në formë reshjesh.

 

 FCKW  Hidrokarbure fluori dhe klori, hidrokarbure plotësisht të halogjenizuara

FCKW  janë substanca të pastra sintetike (nuk ekzistojnë në natyrë). Ato jo vetëm që kanë efektin e gazeve serë, por para së gjithash janë përgjegjëse për shkatërrimin e  shtresës së ozonit, të "Mburojës sonë nga rrezet Ultra Violet", në stratosferë. Në sajë të masave pas Protokollit të Montrealit (shih Kronologjinë) përqendrimi i tyre pas vitit 1996 nuk është rritur, madje është duke u ulur.

 Burimet FCKW

 Lëndë djegëse reaktive te Aerosolet (shishet spërkatëse me parfum), materialet poroze dhe izoluese
 Mjetet ftohëse në aparate ftohës dhe impiantet ftohës
 Lëndë tretëse dhe abrazive 

  Rënia

Vetëm nëpërmjet fotolizës në stratosferë, ku kloratomet e krijuara ndikojnë në shkatërrimin e ozonit.

 

 H-FCKW  Hidrokarbure fluori dhe klori, pjesërisht të halogjenizuara
 HFC  Hidrokarbure fluori, pjesërisht të halogjenizuara
 FKW  Hidrokarbure fluori
 PFC  Hidrokarbure të fluorizuara

Pjesa më e madhe e tyre përdoren si substanca zëvendësuese për FCKW, duke qenë se ato nuk shkatërrojnë shtresën e ozonit. Përqendrimi i tyre në atmosferë po vjen pjesërisht duke u rritur.

 

 SF6 Heksafluorid squfuri

Në këtë rast bëhet fjalë për një gaz shumë të plogët, i cili pikërisht për këtë arsye përdoret në impiantet e tensionit të lartë në industrinë e rëndë dhe si gaz mbushës në dritaret me mbrojtje akustike dhe gomat e makinës. SF6 është gazi me potencialin serë më të madh. Një ton SF6 ë rëndon atmosferën marrë në proporcion njësoj sa edhe rreth 23.900 ton CO2.

 

 O3 Ozoni

Me efekt serë dhe, krahas kësaj, edhe toksik në përqindje të mëdha është ozoni, i cili shfaqet në troposferën e poshtme (afër sipërfaqes së tokës). Ai lind nga njëra anë në mënyrë të natyrshme, por nga ana tjetër edhe krijohet në troposferë përmes reagimeve fotokimike nga emetimet e transportit.

 Shënim:

Përmes zonave industriale me një dendësi të lartë emetimesh oksidesh azoti NOX, monoksid karboni CO  dhe lidhjesh organike të avullueshme ndodh që në verë për shkak të një ngrohjeje intensive të diellit (klima verore e presionit të lartë) të kemi gjithnjë e më shpesh rëndime në vlera relativisht të larta me ozon (smogu i verës).

Shtresa e ozonit: Ozoni në afërsi të sipërfaqes së tokës, i cili përforcon efektin serë dhe sulmon shëndetin e njerëzve në formën e smogut të verës, nuk duhet ngatërruar me ozonin, që gjendet në stratosferë, ku luan një rol vendimtar për jetën në tokë. Ai formon shtresën e ozonit si një mburojë kundër rrezeve ultraviolet të dritës së diellit.

[Autore Dipl.Biol. Marietta Enss, Redaktimi: Ragnar Müller]


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama