Regjistroni domainin tuaj .al

Instikt apo sjellje e mësuar - Në gjurmë të të qeshurës së njeriut

Shkruar nga:  
Postuar më: 7 vite mĂ« parĂ«

Instikt apo sjellje e mësuar - Në gjurmë të të qeshurës së njeriut
Instikt apo sjellje e mësuar - Në gjurmë të të qeshurës së njeriut

Një prej tyre shkencëtarëve në kërkim të të qeshurës është biologu Profesor Carl Niemitz i Universitetit të Lirë të Berlinit. Për të është krejt e qartë se ku lind qeshja: „Pra, fillimin të qeshura e ka natyrisht në tru. Sepse njeriut i vjen për të qeshur për diçka. Pastaj kalon tek buzët dhe sytë."

Pastaj shihet tjetri në sy, dhe ja kalon dhe atij të qeshurit. Pastaj bëhet një frymëmarrje e thellë.

„Buzët hapen shumë shpejt dhe në të njëjtën sekondë, është marrë frymë dhe fillon e qeshura. Që do të thotë se merret frymë në mënyrë të çuditshme : Hahaha. Nuk është Haaahaaahaaa. Nuk hapet goja dhe pritet, por gjithshka zhvillohet shumë shpejt."

Kur qeshet ajri del nga mushkëritë me shpejtësi 100 kilometra në orë. Njeriu e nxjerr ajrin duke bërë njëra pas tjetrës disa nxjerrje frymeje. Pastaj merret sërish frymë thellë. Krahas mushkërive, e qeshura vë në lëvizje edhe muskujt, shpjegon profesori biolog Carl Niemitz nga Universiteti i Lirë i Berlinit:„Për shembull vetëm në fytyrë lëvizin 40 muskuj. Pastaj fillojnë të lëvizin muskujt e kraharorit. 150 deri 200."

Disa njerëz përkulen nga përpara kur janë në këmbë dhe qeshin. Kjo ndodh sepse disa muskuj zbuten kur ka shpërthyer e qeshura. Edhe muskulatura e organeve urinare tensionohet dhe këmbimi i lëngjeve rritet. Prandaj disa e bëjnë në brekë kur qeshin shumë.

„Gjatë të qeshurës gjithshka zhvillohet automatikisht. Dhe do të thotë që e kemi në gen, pra e kemi të trashëguar prej miliona vjetësh. Shprehja jonë e fytyrës nga njëra anë, por edhe tonet që nxjerrim kur qeshim. Këto janë të lindura."

Njerëzit në gjithë botën qeshin me zë pas muajit të katër të lindjes, pa ja mësuar njeri të qeshurën. Por, ata nuk qeshin njësoj në çdo moshe, thotë studiuesi i të qeshurit Carl Niemitz. Kur janë të rritur njerëzit qeshin më pak, pothuajse 20 herë në ditë dhe kur janë fëmijë të vegjël gati 300 herë në ditë.

Por e qeshura e fëmijëve është e qeshur krejt tjetër, nga e qeshura që bëjnë njerëzit kur kënaqen me njeri tjetrin. Me të qeshurën e tij fëmija i vogël do të thotë : 'Unë jam i mirë, jam i dashur, ji dhe ti i dashur me mua."

E qeshura e një fëmije është një xhest qetësues. Ky xhest jepet nga natyra. E qeshura e shpeshtë lehtëson integrimin në grup. Fëmijët e vegjël qeshin edhe kur luajnë: "„Fëmijët që nuk shkojnë në shkollë qeshin shumë kur luajnë me njeri tjetrin. Me këtë ata duan të thonë se janë shokë, se e duan njëri tjetrin."

Këtë mënyrë të sjelluri njërezit e kanë fituar prej miliona vjetësh. Ky është përfundimi që kanë arritur gelotologët nga vëshgimet e tyre, si ato që ka bërë Professor Niemitz tek majmunët e kopshtit zoologjik në Berlin. Ai i ka studiuar dhjetë vjet me rradhë kafshët, dhe ka parë sidomos : „Kur luajnë me njëri tjetrën, ato kanë të njëjtën shprehje fytyre si tek njeriu. Një fytyrë të qeshur, ku shihen edhe dhëmbët. Gjatë kohës që luajnë ata qeshin dhe marrin frymë në mënyrë ritmike. Dëgjohet kështu : Hehehe."

Majmunët mund t`i japin shprehjen e qeshur fytyrës, sepse i kanë muskujt e nevojshëm për këtë. Arinjtë, për shembull nuk mund të qeshin sepse nuk kanë muskujt e duhur.

Të qeshësh së bashku do të thotë shoqërim. Prandaj „servilosen" ngjanjëherë fëmijët e rritur ose të rriturit qeshin nganjëherë edhe kur nuk ka gjë për të qeshur: „Nëse për shembull Kryetari i Bashkisë tregon ndonjë shaka, atëherë qeshin të gjithë burrat që e rrethojnë."

Por kjo është një gjë që mund të shihet. Këtë eksperiment ne e kemi bërë fillimisht në Universitet dhe kemi parë se nëse njëri nuk qesh menjëherë atëherë tjetri mendon "aha ky është duke u menduar a do apo jo të qeshë." Dhe ata që qeshin sa për mirësjellje qeshin shumë pak. Fytyra e tyre nuk ndryshon shumë."

Testet kanë treguar se shumica e njerëzve i dallojnë të qeshurat artificiale në mënyrë intuitive. Por nëse pyetet, se nga e dallojnë atëherë testuesit nuk dinë të japin përgjigje të saktë. Kjo sepse e qeshura është një sjellje e pandërgjegjshme, që njohja nëse është e vërtetë apo artificiale bëhet në nënndërgjegje. Karakteri i pandërgjegjshëm i të qeshurit e forcon një grup nga brenda dhe shërben si armë e grupit kundër atyre që nuk bëjnë pjesë në grup: „Për shembull dikush hyn në derë sepse ka dëgjuar të qeshura në dhomë dhe pyet, "Çfarë ka për të qeshur?" Dhe ata që janë në dhomë thonë: „Asgjë, kështu kot." Atëherë ai mendon, që ata që ndodhen në dhomë nuk duan të qeshin me të, nuk duan ta bëjnë atë pjesë të grupit. E qeshura mund të përdoret edhe për të vendosur kufijtë. Kjo është diçka që mund ta bëjnë vetëm njerëzit."

Pra e qeshura nuk është vetëm pozitive. Për njerëzit e qeshura është e rëndësishme sepse ajo i ndihmon ata që të dallojnë miqtë dhe armiqtë . Por nganjëherë është qeshet edhe vetëm për kënaqësi. Prandaj majmunëve të vegjël dhe fëmijëve u pëlqen të gudulisen.

Babette Braun : (DW)

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi