Shqiptarët
Urrejnë:
Femrat pak të disponueshme. Për ta, e mirë është ajo që ta jep... numrin e telefonit menjëherë.
Pëlqejnë:
Femrat që janë pak të kolme. Modelet nuk bëjnë për ta: të prapmet seksi dhe një gjoks bujar, janë ideali i seksit për ta.
Është në modë:
Lidhja me më shumë sesa një partnere. Martesa është martesë, lidhja lidhje. Prandaj frenoni xhelozinë, dhe gjithçka shkon mirë.
Spanjollët
Urrejnë:
Homoseksualitetin mashkullor. Një burrë duhet të shëtisë gjithmonë i përqafuar me një çupëlinë.
Pëlqejnë:
Të brendshmet dhe buzëkuqi janë armët e joshjes më të suksesshme! Nxirr në pah linjat e tua dhe do të kesh nën këmbë edhe toreadorin më vetullngrysur.
Është në modë:
Prostitucioni. Nuk ka asgjë të çuditshme të paguash dikë për të bërë një orë seks.
Gjermanët
Urrejnë:
Kapni ç’të kapni! Mos u çudisni nëse pas herës së parë partneri gjerman ia fut gjumit për shtatë palë qejfe. Hera e dytë është pak elegante.
Pëlqejnë:
Për seksin flitet shpesh dhe me shumë dëshirë. Disa transmetime televizive mbi këtë argument janë kult. Dhe piku i dëgjueshmërisë rritet...
Është në modë:
Përbën tendencë fetishi mbi gjithçka: fustane, rripa, foulard-e, veshje intime… disa meshkuj të martuar veshin buste për të dëshmuar përkushtimin dhe besnikërinë.
Francezët
Urrejnë:
Mos e prekni kurrë argumentin “kukulla të fryra”. Gjithçka tjetër që nuk ka të bëjë me një grua kockë e lëkurë është absolutisht e ndaluar.
Pëlqejnë:
Për të joshur një francez, mos prit që ai të hedhë hapin e parë! Bëj të ndihet i parezistueshëm dhe donzhuan i madh. Nuk ka gjë më të mirë në botë.
Është në modë:
“Ta bësh çuditshëm...” edhe një shëtitje në një muze arkeologjik të mëson se që në kohët e lashta francezëve nuk u ka munguar fantazia...
Italianët
Urrejnë:
Një grua, dhe sidomos një grua e re, nuk duhet të flasë kurrë për seksin.
Pëlqejnë:
Komplimentet, veshjet e bukura, pak poezi dhe ke në duar një eksploziv. Sjelljet e mira janë të parezistueshme në shtrat, njësoj si në restorant...
Është në modë:
Dëshira për të qenë i lirë, të paktën deri në moshën 35 vjeç! Të formosh një familje nuk është më prioritet. Të jesh beqar deri në një farë moshe është thuajse privilegj, edhe pse herët a vonë përfundon në altar.
Suedezët
Urrejnë:
Pornografia vulgare është e përçmueshme: kopertonat dhe kalendarët me vajza të zhveshura nuk kanë fat në këto anë.
Pëlqejnë:
Përkëdheljet parapërgatitore. Duhet të durojnë sa më shumë të jetë e mundur dhe kanë për qëllim të njohin trupin dhe dëshirat e partnerit. Përkëdhele sa të mundësh.
Është në modë:
Pornografia e klasës së lartë, pa vulgaritet dhe me shumë erotizëm. Respekti për trupin është rregulli i parë.
Rusët
Urrejnë:
Tradhtinë: nëse je e martuar, kujto të heqësh unazën.
Pëlqejnë:
Një grua që i pëlqen të hajë dhe një grua që adhuron të bëjë dashuri. Gjatë periudhës së joshjes është e ndaluar që të mbash dietë.
Është në modë:
Të bësh një jetë të dyfishtë: një frekuentues i thekur i pub-eve natën, dhe një mjek i respektuar ditën.
Japonezët
Urrejnë:
Seksin dhe gratë tridhjetë-vjeçare. Janë dy gjëra që vështirë se mund t’i bëjnë bashkë.
Pëlqejnë:
T’i japin kënaqësi partneres që kanë në krah. Nuk e kursejnë ëmbëlsinë dhe lojërat për të kënaqur partneren.
Është në modë:
T’i ofrosh partnerit shoqërinë e vajzave më të reja. Thënia “pulë plakë” nuk duket e panjohur atyre anëve...
Kinezët
Urrejnë:
Qimet dhe gratë që ulërijnë. Prandaj para se të hidheni në sulm, kaloni më parë tek estetistja.
Pëlqejnë:
Gratë që janë të ndërgjegjshme për trupin e tyre dhe e njohin mënyrën për të arritur kënaqësi. Mos hezito të marrësh e para iniciativën: do të të adhurojnë.
Është në modë:
Qirinjtë si garniturë dashurie. Sigurisht që efekti skenografik i këtyre sjelljeve tregon se janë ekstremisht afrodiziakë.
Amerikanët
Urrejnë:
Kujdes: asnjë përqafim pa autorizim! Fjalorin në dorë dhe bëni kërkesën tuaj formale!
Pëlqejnë:
Kryefjala: seks i sigurt. Pra, vlejnë të gjitha variantet. Mos u druani të eksperimentoni edhe rrugë të reja...
Është në modë:
Neë York-u vendos rregullat. Tendencën e fundit e ka shpikur një restorant që në fund të darkës ofron “dacka prapanicës” - një sado-ëmbëlsirë. Ju bëftë mirë!
Brazilianët
Urrejnë:
Mbathjet e gjyshes: ata duan një femër dhe e duan prej vërteti!
Pëlqejnë:
Arma më e mirë e joshjes është kërcimi. Në hapat e sambës fshihen të gjitha sekretet për ta joshur.
Është në modë:
Caïpirinha: një koktej me bazë sheqeri, rumi të pastër dhe limonësh të athët. Absolutisht afrodiziak!
Afrikanët e Jugut
Urrejnë:
Të marrësh pak iniciativën nuk është keq, por në shtrat janë ata që komandojnë! Vlen gjithçka, por loja drejtohet prej tij.
Pëlqejnë:
Përkëdheljet dhe masazhet. Fillohet me ledhatime me vajra esencialë dhe vazhdohet me përkëdhelje më të guximshme. Vendi ideal është një hamam ose në vaskë komode.
Është në modë:
Të përkëdhelësh gjatë pjesët intime të femrës, para se të marrësh lëngun seksual të dashurisë.
Nga : Revista Jeta