Regjistroni domainin tuaj .al

Investimet e huaja asnjë rritje

Shkruar nga:  
Postuar më: 6 vite mĂ« parĂ«

Ndryshe nga një vit më parë, ku një faktor për rritjen e investimeve të huaja ishin të ardhurat nga privatizimet, në investimet e huaja në sektorin e industrisë së tekstileve dhe të ndërtimit për këtë vit rritja më e lartë u dedikohet investimeve afatshkurtra në sektorin bankar, si dhe huamarrjes afatgjatë të sektorit shtetëror.

Duhet përmendur që në këtë fillim viti kanë qenë flukset hyrëse të kapitalit në sektorin financiar dhe ato të komunikacionit, që kanë luajtur rolin kryesor në këto investime, pasuar nga industria përpunuese. Shkaku i largimit të investitorëve të huaj mbetet ndryshimet e një sërë politikash fiskale, të cilat janë kryer nga qeveria. Duhet të kujtojmë se edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në deklaratën e tij të fundit tha se rritja e produktivitetit si pasojë e investimeve do të duhet të zgjerojë bazën e eksporteve. Sipas FMN-së, kjo gjë ka nevojë për përmirësimin e klimës së biznesit, veçanërisht në fushat e qeverisjes, gjyqësorit dhe pronësisë së tokës. Për sa i përket vitit 2007, janë regjistruar në total 477 milionë euro investime të huaja, me një rritje prej 84 për qindësh kundrejt vitit të kaluar.

Pra, edhe në 3- mujorin e parë të vitit 2007, niveli i investimeve të huaja llogariti 119 milionë euro. Rritja e këtyre investimeve ka ardhur si pasojë e privatizimit dhe e rritjes së kapitalit të huaj në sektorin financiar, kryesisht në atë bankar. Investimet në fushën e komunikacionit përfaqësonin 29 për qind të këtyre flukseve hyrëse, të pasuara me të njëjtën peshë nga investimet në sektorin financiar. Marrëveshjet e tregtisë së lirë me BE-në filluan të ndjehen në rritjen e investimeve në sektorin e industrisë përpunuese, duke sjellë përmirësimin e prodhimit nëpërmjet transferimit të teknologjisë dhe rritjen e kapacitetit teknologjik të prodhimit, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Kjo gjë ka çuar në zgjerimin e shkëmbimeve tregtare me këto vende. Zhvillimet e vrullshme në sektorin e ndërtimit për vitin 2007 tërhoqën vëmendjen e investitorëve të huaj. Prania e kapitalit të huaj në këtë sektor është u rrit ndjeshëm përgjatë viteve të fundit, duke sjellë me vete flukse të reja të tij në fusha të reja mbështetëse të këtij sektori. Njëkohësisht, duhet përmendur investimi i emigrantëve në këtë sektor. Origjina e investimeve të huaja kryesohet nga vendet e Bashkimit Evropian (79 për qind). Italia dhe Greqia, që janë partnerët tanë kryesorë tregtarë, vazhdojnë të dominojnë investimet në fushën e industrisë përpunuese të tekstileve (veshjeve dhe të këpucëve).

2008, investimet më të larta nga sistemi bankar

Për vitin 2008, rritja më e lartë e investimeve të huaja u dedikohet investimeve afatshkurtra në sektorin bankar, si dhe huamarrjes afatgjatë të sektorit shtetëror. Duhet përmendur që këtë fillim viti kanë qenë flukset hyrëse të kapitalit në sektorin financiar dhe ato të komunikacionit, që kanë luajtur rolin kryesor në këto investime, pasuar nga industria përpunuese.

2007, investitorët e huaj të interesuar për ndërtimin

Zhvillimet e vrullshme në sektorin e ndërtimit për vitin 2007 tërhoqën vëmendjen e investitorëve të huaj. Prania e kapitalit të huaj në këtë sektor është rritir ndjeshëm përgjatë viteve të fundit, duke sjellë me vete flukse të reja të tij në fusha të reja mbështetëse të këtij sektori. Njëkohësisht, duhet përmendur investimi i emigrantëve në këtë sektor.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi