Regjistroni domainin tuaj .al

Ligje te rendesishme mbi Arsimin dhe Femijet

Shkruar nga:  
Postuar më: 5 vite më parë

387. Ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise eshte sanksionuar parimi se kushdo ka te drejten per arsimim (neni 57). Fushë e rëndësishme e zbatimit të të drejtave të fëmijës është arsimi dhe shkolla, legjislacioni arsimor, veprimtaria mësimore-edukative në shkollë dhe jashtë saj.

388. Aspektet e ligjit “Për sistemin arsimor parauniversitar”, përfshijnë kërkesat e Marrëveshjeve Ndërkombëtare të sipërpërmendura dhe të ratifikuara nga Shqipëria, në mënyrë të veçantë, të drejtat arsimore të fëmijës, sipas: nenit 26 te Deklarates Universale të të Drejtave të Njeriut; neneve 27-28 të Konventës për të Drejtat e Femijës, neneve 13-14 të “Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale e Kulturore”, nenit 18 të “Paktit ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike”, nenit 9-12 të Konventës Europiane “Për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore”, nenit 7 të Konventës ndërkombëtare “Për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racial”, nenit 10 të Konventës “Për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave”, neneve 2-5 të Konventes “Për Luftën Kundër Diskriminimit në Fushën e Arsimit”.

389. Pergatitja e femijeve per te hyre ne arsimin e detyrueshem 8-vjecar, kryhet ne kopshte, drejtimi dhe administrimi i te cilave behet nga shteti dhe nga subjektet private. Ministria e Arsimit eshte organi pergjegjes per administrimin e kopshteve shteterore ne te cilat pranohen femije te moshes 3-6 vjec.

391. Legjislacioni arsimor shqiptar, ashtu si legjislacioni shqiptar në tërësi, është fryt edhe i përpjekjeve për ta përshtatur atë ndaj standarteve demokratike të legjislacionit ndërkombëtar, përkatësisht akteve të OKB-se dhe atyre europiane, si një shprehje e aspiratës mbarë-shqiptare për integrimin Euro-Atlantik.

392. Neni 122 i Kushtetutës së Republikes se Shqiperise përcakton se marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara përbëjnë pjesë të sistemit të brëndshëm juridik dhe kanë epërsi mbi ligjet e vendit. Neni 1 i ligjit për Sistemin arsimor parauniversitar thekson se “Arsimi në Republikën e Shqipërisë është përparësi kombëtare”, “kryhet në përputhje me marrëveshjet dhe traktatet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqiperise dhe respekton të drejtat e fëmijës dhe të të rriturve të sanksionuara në këto dokumenta”.

393. Në dekadën e fundit të shekullit të 20-të, në Shqipëri kishte një sistem kombëtar arsimor të kompletuar me institucione arsimore të të gjitha niveleve nga ai parashkollor deri në institucione arsimore pasuniversitare. Treguesit sasiorë të zhvillimit të arsimit parauniversitar në vitin 1990 vlerësonin se e ndiqnin: arsimin parashkollor 56% të fëmijëve 3-5 vjeçarë, arsimin e detyruar 8-vjeçar 96-98% e nxënësve, që i përfshinte detyrimi shkollor, arsimin e mesëm rreth 70% të nxënësve që përfundonin klasën e 8-të.

394. Gjatë periudhës së tranzicionit një ndër dukuritë negative, që u shfaq në arsim, ishte fakti që, në grupmosha të ndryshme fëmijësh ulet ndjeshëm mundësia për të përfituar veçanërisht nga arsimi parashkollor dhe ai i mesëm, edhe në arsimin e detyruar 8-vjeçar ulet numri i nxënësve.

395. Treguesit statistikorë të regjistrimit të fëmijëve në institucionet arsimore në vitin 2000 janë përkatësisht: në arsimin parashkollor: 36% e fëmijëve 3 -5 vjeçarë, në arsimin e detyruar 8-vjeçar 543.967 nxënës dhe në atë të mesëm 102.971 nxënës.

396. Në vitin shkollor 2000-2001 kanë funksionuar 2002 institucione parashkollore (kopshte femijesh) me 80.443 femije dhe 3.749 mesuese parashkollore, nga 80.337 femije ne vitin shkollor 1999 -2000. Eshtë rritur përfshirja e 5000 fëmijëve.

397. Fëmijët përfshihen në arsimin e detyruar pasi mbushin moshën 6 vjeç. Fëmijët mund ta zgjedhin pjesërisht arsimimin apo formën e trajnimit në shkolla të veçanta të arsimit të detyruar, si ato të artit, por më shumë fëmijët realizojnë zgjedhjet e tyre në shkollat e arsimit të mesëm dhe të lartë.

398. Në vitin shkollor 2000-2001 funksionojne 1.820 shkolla 8-vjeçare dhe 1.395 shkolla vartëse, me 535.238 nxënës (prej të cilëve 259.931 femra) dhe 28.321 mësues. Është ulur përqindja e nxënësve që kanë braktisur shkollën 8- vjecare të detyruar: nga 3,01 % (16.730 nxënës) në qershor të vitit shkollor 1998 - 1999, në 2,6% (14.163 nxënës) në qershor të vitit shkollor 1999 - 2000.

399. Në vitin shkollor 1999-2000 në të gjithë vendin kanë funksionuar 388 shkolla të arsimit të mesëm (nga të cilat 43 shkolla teknike e profesionale), ku kanë studiuar 102.971 nxënës. Është rritur numri me 4.250 nxënës në krahasim me vitin 1998. Në vitin shkollor 2000-2001 kanë funksionuar 373 shkolla të arsimit të mesëm (nga të cilat 43 shkolla teknike e profesionale), me 107.435 nxënës. Ka një rritje prej 4.500 nxënësish në krahasim me vitin e kaluar mësimor 1999 - 2000.

400. Në vitin shkollor 2000-2001 janë tërhequr në arsimin e mesëm 63% të nxënësve, që kanë mbaruar arsimin 8- vjeçar ose 2% më shumë se në vitin mësimor 1999-2000.

401. Dispozitat ligjore mbi arsimin e detyrueshëm përfshihen në ligjin nr. 7952, datë 21.06.1995 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar”. Ky ligj sanksionon në tërësi kërkesat, parimet dhe standartet e Marrëveshjeve Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, veçanërisht të të drejtave të fëmijëve, në fushën e arsimit.

402. Ky Ligj sanksionon:

    - të drejtën e barabartë të shtetasve të Republikës së Shqipërisë për t’u arsimuar ne te gjitha nivelet e arsimimit parauniversitar, pavaresisht nga gjendja sociale, kombesia, gjuha, seksi, feja, raca, bindjet politike, gjendja shendetesore dhe niveli ekonomik (neni 3);
    - te drejten e pakicave kombetare per arsimim ne gjuhen amtare, per mesimin e historise dhe te kultures kombetare te tyre (neni 10);
    - te drejten e femijeve te moshes 3-6 vjec per arsimim parashkollor publik (nenet 17-19);
    - arsimin e detyruar publik, i njesuar dhe i pergjithshem ne gjithe territorin e Republikes, (8-vjecar, ne dy cikle 4-vjecare, fillor dhe te larte), (nenet 20, 22);
    - detyrimin e prinderve per dergimin e femijeve te moshes 1-16 vjec ne arsimin e detyruar (neni 24) dhe denimin per kundervajtje administrative me gjobe te prinderve, femijet e te cileve braktisin pa arsye arsimin e detyruar(nenet 59);
    - ndalimin e punesimit te femjeve te moshes se detyrimit shkollor dhe, ne rast te kundert, denimin e punedhenesit shteteror ose privat per kundervajtje administrative me gjobe (neni 60);
    - te drejten e shtetasve per arsimim ne shkollat e mesme publike, te pergjithshme dhe profesionale, pas perfundimit te arsimit te detyruar (nenet 26-28 dhe 33-37);
    - të drejtën e nxënësve për arsimim në kurse me lende me zgjedhje ne arsimin e mesem te pergjithshem publik (neni 31);
    - te drejten e femijeve me nevoja te vecanta per arsimim special publik falas dhe detyrimin e shtetit per sigurimin gradual te kushteve te nevojshme per kete qellim (neni 40);

- të drejtën e fëmijëve, që përbëjnë raste të vecanta, për arsimim të detyruar pranë familjeve në rruge private (neni 49);

    - të drejtën e kuadrit arsimor publik për kualifikim (nenet 14,41);
    - të drejtën e shtetasve shqiptarë dhe të huaj për ndjekjen e arsimit privat, laik e fetar (nenet 43-48) dhe për kalim nga shkollat private në ato publike (neni 45);
    - të drejtën e shtetasve për ndjekjen e strukturave plotësuese të arsimit (neni 50);
    - detyrimin e shtetit për të garantuar të drejtën e sigurimit të jetës dhe të veprimtarisë së mësuesve dhe të nxënësve, si dhe paprekshmërinë e institucioneve arsimore dhe të territoreve të tyre (neni 66);
    - synimin dhe misionin e arsimit para universitar shqiptar: per emancipimin shpirteror; progresin material dhe zhvillimin social te individit (neni 2); per zhvillimin e aftesive intelektuale, krijuese, praktike e fizike dhe te personalitetit te nxenesve ne arsimin e detyruar publik (neni 21); për zhvillimin në menyrë të plotë dhe harmonike të personalitetit të nxënësve në arsimin e mesëm publik (neni 26).

403. Statistikat e fundit në Ministrine e Arsimit dhe Shkences per numrin e shkollave te sistemit parauniversitar, per vitin 2000 -2001 jane:

    Institucione: publike: private:
    - Kopshte 1852 55
    - Shkolla 8-vjeçare 1798 55
    - Shkolla të mesme 375 32

404. Persa i perket arsimit te mesem publik, ky arsim organizohet sipas niveleve te ndryshme te shkollimit, dhe dallimeve te permbajtjes dhe te profileve profesionale, ndersa per fusha specifike, si ato artistike, social kulturore etj funksionojne shkolla te mesme publike te veçanta (neni 27,32).

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi