Ne kerkim te faqes me te mire shqiptare

Ne kerkim te faqes me te mire shqiptare
Ka shume spekulime per faqen me te mire shqiptare dhe shpeshhere degjohen autoreklama televizive ku faqet mediatike pretendojne te jene me te medhate, me te vizituarat dhe me ndikueset ne publikun virtual shqiptar (dhe ne fakt ato mund te jene te tilla).

Në shkrimim në vazhdim do të japim një përshkrim të kritereve vlerësuese në internet të faqeve. Shpeshherë këto kritere kanë të bëjnë me mënyrën se si makinat e kërkimit vlerësojnë një domain, dhe në parantezë do të japim informacione se si vlerësohet trafiku i një faqeje.
Nga ana tjetër vlerësimi i faqes më të mirë ka të bëjë dhe me atraktivitetin që kjo faqe ka ndaj vizitorëve. Një llogjikë e thjeshtë do të përcaktonte se faqja më e mirë është faqja më e vizituar.

Faqja më e mirë shqiptare sipas vlerësimit të makinave të kërkimit

1. Google Page Rank, Alexa, SeoMoz e te ngjashme

Vleresimi i disa faqeve ShqiptareKur vjen puna për makina kërkimi, Google është i pari që shfaqet. Suksesi i Google erdhi pikërisht nga algoritmi i tij i Page Rank (PR) i cili tregon "Autoritetin" e çdo faqeje në internet.
Llogjika e Google është e thjeshtë, sa më shumë faqe "reklamojnë" (të kenë një link për tek) domainin X,  aq më i rëndësisshëm është kjo faqe në sytë e Google. (këtu ka dhe faktorë të tjerë sigurisht, por që i përkasin një analize më teknike)

Kështu ka shumë faqe me Google Page Rank (shkurt PR) 1,2 apo 3. Por ka më pak faqe me PR 4, 5 e 6. Dhe të kesh një faqe me PR mbi 7 është një rast i rrallë!

Në figurën më sipër (rezultatet mund të ndryshojnë me shtimin e faqeve të reja shqiptare, për një informacion të përditësuar vizotoni seksionin e faqes më të mirë shqiptare) kemi treguar renditjen e disa faqeve shqiptare që kanë PR mbi 6. Shihet qartë që faqe qeveritare përshembull kanë një renditje shumë të lartë, pasi shpeshherë ato adresohen për të lidhur me informacione zyrtare.

Të kesh PR të lartë nuk do të thotë medoemos që ke shumë trafik në faqe. Shembulli më i mirë është faqja e Presidencës shqiptare, e cila për nga natyra nuk mund të ketë më shumë trafik nga faqja e Këshillit të Ministrave që ka informacion më të shpeshtë dhe më polemik për t'u lexuar apo se ndonjë faqe mediatike.

Megjithatë të kesh PR të lartë ndikon në kërkimet që bëhen në internet (!?) dhe tregon seriozitet të një faqeje. Nëse shikoni një faqe me PR 5 e lart, atëherë padyshim ajo faqe është tepër serioze dhe e meriton vëmendjen tuaj.

Alexa është një ndër faqet vlerësuese më të përfolura në internet!

Pas Google, Alexa është përdorur disa herë në "krahasimin" e faqeve shqiptare, por rezultatet e saj janë tërësisht të manipulueshme dhe të pasakta. Vlerësimi i Alexas funksionon mbi bazën e një "Toolbar-i" që mund të shkarkohet tek alexa. Nga ky Toolbar, serveri i alexa-s merr një njoftim për çdo vizitë të faqes dhe krijon një renditje të faqeve më të vizituara në botë sipas statistikave që Alexa ka.

Duke qënë se Alexa bazon gjithçka mbi një komunitet të ngushtë, atëherë është e lehtë që faqet që vizitohen nga webmastera që e njohin dhe e përdorin Alexa-n të vlerësohen më lart. Nga ana tjetër ka dhe disa mënyra jo etike, qe ndikojnë për të rritur trafikun e Alexas në mënyrë artificiale. Sipas këtij argumentimi Alexa i bie të mos jetë e saktë në vlerësime dhe të shmanget nga raportet e gjykimet.

Megjithatë personat që kanë një Toolbar të Alexa vizitojnë dhe faqe të tjera përveç domainit të tyre, prandaj është llogjike që dhe faqet e tjera të vlerësohen disi. Përfundimisht Alexa mund të përdoret për një vlerësim të përgjithshëm orientues por jo për një konkluzion të saktë të krahasimit ndërmjet faqeve.

SeoMoz

Search Engine Optimization (SeoMoz) është një website i cili ka një sistem vlerësimi të domaineve që po fiton interes kohët e fundit. Sistemi ka 3 parametra kryesorë vlerësimi. Algoritmi i tij është i ngjashëm me atë të Google dhe makinat e tjera të kërkimit, por përmban një përshkallëzim më të gjerë. Shumë faqe me PR 6 në Google, do gjejnë një Domain Authority të ngjashëm në SeoMoz.

Duke qenë se SeoMoz ofron një ndërfaqe API shumë të mirë, ne e kemi përdorur për renditjen e domaineve shqiptare.


Compete është një tjetër makinë vlerësimi e cila bazohet mbi trafikun e mbi 2 milion përdoruesve të internetit në Sh. B. A. Kur vjen puna për tregun shqiptar të internetit të dhënat e tija nuk janë të plota, por thjesht orientuese.

Sistemi i vlerësimit tek Shqiperia.com


Bazuar mbi vlerësimin e Google Page Rank, SeoMoz Page Authority, Domain Authority dhe Compete, ne kemi krijuar një sistem vlerësimi për faqet shqiptare (shih figurën më poshtë dhe adresën linkun).

Për të dhënë mundësinë e kontrollit të faqeve në një grup më të ngushtë, kemi ofruar mundësinë e grupimit të disa faqeve në kategori. Bazuar në kategori çdo kush mund të krahasojë faqen e tij me faqe të tjera në të njëjtën kategori dhe të shikojë pozicionimin e faqes së tij sipas PR apo kritereve të tjera me një klik të lehtë në krye të tabelës për të parë vlerësimin. Në çdo rast, nëse dikush ka dyshime për të dhënat tona, mund t'i krahasojë me faqet origjinale dhe të rikthehet.

Renditja e faqeve shqiptare sic eshte pare me dt 29 Maj 2010


Vlerësimi më sipër jep një vlerësim teknik të faqeve në internet. Ajo që është më e rëndësisshme është trafiku që faqet shqiptare kanë.

Ka pak informacion (e shumë zhurmë) mbi pozitën se si qëndrojne faqet shqiptare përballe njera-tjetres përsa i përket trafikut. Kur vjen fjala tek statistikat e vizitave, ato fshihen gjithmone nga syri publik. Mosbotimi statistikave eshte nje e drejte e cdo kompanie por dhe nga mosbotimi i tyre krijohen shume mite dhe shifra ireale ne internet.
E megjithatë disa nga mediat kryesore shqiptare, shpeshherë publikojnë shifra mbi shikueshmerinë e faqes së tyre (gjithmonë pa publikuar statistika publike, por vetëm lajme informative). Nga ato shifra lindin disa keqkuptime dhe ndonjëherë dhe gara rritje shifrash. E megjithatë problemi nuk krijohet nga numrat e lartë, por nga relativiteti i programeve të matjes së trafikut dhe sqarimi i burimit të statistikave.

Relativiteti i sistemit te statistikave

Kur maten statistikat e një faqeje, të dhënat që derivojnë janë të ndryshme. Disa shprehin numrin e vizitorëve, disa vizitat në faqe, disa skedarët e thirrut nga serveri. a. Hits (Hapjet e faqeve), Faqet e shikuara, Vizitat unike etj.

Hapjet e faqeve Hits!
Nje hit, përkon realisht me nje instance te thirrur nga serveri! Duke menduar si funksionojne webserverat dhe regjistrimi i logeve, ky parameter eshte teresisht i pa-perdorshem ne statistika krahasuese me faqe te tjera.Aryeja!?
Sa here qe nje faqe interneti therritet ne nje lundrues, lundruesi terheq kodin HTML te faqes (1 hit) dhe te gjithe elementet qe perbejne faqen HTML, me pak fjale teresin  e te gjithe skedareve imazhe, skedareve css, js etj qe faqja juaj ka. Teresia e ketyre hiteve n- eshte e ndryshme per cdo faqe dhe nje numer i madh hitesh nuk tregon aspak nje trafik te mire te faqes.
Per te shtuar numrin e hiteve mjaftojne te shtohen dhe shume linke per faqe qe nuk ekzistojne. Edhe ne castin qe nje faqe nuk ekziston, serveri njeh nje hit (ndaj te cilit pergjigjet me kodin 404).

b. Skedarët– njoftojë përgjigjet e suksesshme të serverit. Ashtu si dhe hitet, skedarët njoftojnë dhe një sërë thirrjesh për imazhe, css e të ngjashme të cilat janë të ndryshme për çdo domain dhe nuk mund të përdoren si të dhëna krahasuese ndërmjet faqeve.
c. Sites (pa përkthim në këtë rast)— shprehin numrin total të adresave të internetit (IPs) që vizitojnë një domain. Numri i siteve është unik, që do të thotë se nëse ka më shumë se një instancë të një IPje që viziton faqen tuaj, atëherë ajo llogaritet si një site. Mund të kuptohet dhe analizohet si audienca e domainit.
Ky është një nga kriterët kryesorë të interesimit nga kompanitë marketuese.
Informacioni mbi sites është orientues por jo përcaktues për suksesin e një faqeje.

ç. Vizitat– Janë elementi kryesor i analizave për përcaktimin e faqeve me më shumë ndikim (influencë). Vizitat shprehin në mënyrë unike numrin e vizitave në një domain. Në dallim nga sites, sistemi i vizitave unike matet në një dritare kohore prej 30 minutash (por dhe e modifikueshme në server). Nëse një faqe hapet nga një IP pas 30 minutash, atëherë ajo cilësohet si një vizitë e re (por gjithmonë 1 site).

d. Shikimet në faqe (Pages Views)– njihen ndryshe dhe si shikimet (vizitat) në faqe. Nuk shprehin drejtëpërdrejtë ndikimin që një domain ka në përdorues (larminë dhe numrin e përdoruesve), por shprehin realisht trafikun e një faqeje. Për mendimin tim, për faqe me mbi 2000 vizitorë unikë në ditë, ky është saktësisht argumenti që duhet vlerësuar. Numri i faqeve që vizitohen në një domain shpreh realisht 'madhësinë e një faqeje interneti'


Problemi i dytë i të dhënave që publikohen lidhet me programet qe përdoren për statistika.
2. Relativiteti i programeve që masin statistikat.

Ka disa programe qe masin statistikat. Disa prej tyre lexojnë informacionin e serverit web (webalizer, awstats) e disa të tjera lexojnë me anë të JavaScript (Google Analyzer).

a. Webalizer është një ndër programet më të vjetra të leximit të logeve te serverit. Të dhënat e tij janë goxha të plota pasi lexojnë çdo gjë që ndodh në server, por nga ana tjetër nuk kanë filtrim të robotëve të kërkimit dhe agjentëve të tjerë që nuk përdorin javascript.
Rezultatet në webalizer mund të tregojnë më shumë trafik se programet e tjerë të ngjashëm.

c. Awstats është më i ri në moshë se Webalizer dhe statistikat e tij lexojnë sërish nga webserveri duke filtruar shumë informacione të panevojshme. Statistikat e tij tregojnë informacion goxha të saktë në krahasim me webalizer.

ç. Google Analytics është një sistem qëndror statistikash. Me anë të një kodi javascript të vendosur në faqe, ai ruan informacion mbi të gjithë vizitorët dhe vizitat në një faqe. Google Analytics filtron shumë informacion të panevojshëm dhe statistikat e tij mund të tregojnë shumë më pak trafik se makinat e tjera.

Në internet ka njëfarë tendece për të mos u bazuar në statistikat e Webalizer dhe Awstats por vetëm në ato të Google Analytics. Ka dhe fjalë për spekullime të mundshme në statistkat e serverit, që vetëm ndonjë webmaster i ndonjë kompanie jo serioze do bënte. Megjithatë përdorimi unik i statistikave të Google Analytics do ofronte transparencë dhe do zhdukte trajtimet e ndryshme që vijnë nga sisteme të ndryshme statistikash.


Megjithate stafi yne ka mbledhur dhe perllogaritur trafikun e faqeve me te medha shqiptare. Nje tabele me te perditesuar mund ta gjeni ne adresen: http://www.shqiperia.com/webmaster/vizitoretefaqeveshqiptare
Vizitat e faqeve me te medha shqiptare

Sic shihet faqet mediatike Top-channel.tv, telegrafi.com dhe balkanweb.com mbajne vendet e para. Nese ka nje gabim ne listimin e nje nga faqet, atehere ju lutem na jepni mundesine te korrigjojme renditjen duke na derguar te dhenat e Google Analytics.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama