Postimi i meparshem kishte te bente me kerkimin e
faqes me te mire shqiptare, por padyshim qe nga ana e marketimit dhe e impaktit social, interesi kryesor eshte ne percaktimin e faqes me te madhe shqiptare.
Faqja me e madhe ka te beje me numrin e vizitave unike ne faqe dhe kur morem statistikat e Top-channel.tv para ca ditesh menduam se numri ishte tejet i madh dhe i pamundur te kalohej nga ndonje faqe tjeter. U perpoqem te saktesonim informacionin qe kishim per
Balkanweb.com, nje faqe me shume trafik dhe ajo, por ne cdo rast statistikat e
Top-channel.tv ishin nje kufi goxha i larte per t'u tejkaluar. Pervec lajmit ditor, Top-channel.tv eshte nje faqe popullore ku me videot e emisioneve dhe spektaklet e saj terheq nje audience unike ne llojin e saj.
Ne castin kur menduam se ekuacioni i faqes me te madhe shqiptare ishte zgjidhur, arritem te merrnim nje tjeter statistike, kesaj rradhe nga Kosova :). Ka kohe qe vihej re qe trafiku ne faqet shqiptare ndikohej shume nga vizitore kosovare, por nuk mendonim qe nje faqe mediatike kosovare te thyente kufirin e vizitave te mbi 115 000 vizita unike ne dite! Behet fjale per
telegrafi.com, nje faqe mediatike qe ka arritur te jete autoritare persa i perket informacionit mediatik ne Kosove. Padyshim ndikimi i trafikut te kesaj faqeje ka te beje dhe me aksesin me te larte te perdoruesve ne Kosove, por kjo eshte nje teme tjeter.
Per te permbledhur, sipas statistikave tona 3 faqet me te vizituara nder shqiptare jane:
1. Telegrafi.com 2. Top-Channel.tv 3. Balkanweb.com