Regjistroni domainin tuaj .al

Do te sjellim dhe shkrimtare te tjere si Pamuku

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite më parë

Do te sjellim dhe shkrimtare te tjere si Pamuku
Do te sjellim dhe shkrimtare te tjere si Pamuku

Me Z. Richard van den Brink per nje kohe te gjate ka ekzistuar nje mundesi e perbashket per te intervistuar per publikun shqiptar Nobelistin e shquar afrikano-jugor Coetzee. Si botuesi i tij ne Shqiperi, ai ka negociuar per disa dite ne Amsterdam, por ne fund ka qene krejt e pamundur. Coetzee eshte treguar kategorikisht mohues ndaj gazetareve, madje edhe atyre holandez, por jo... botuesit ‘shqiptar’. Kete mundesi e shfrytezoi Botuesi i njohur i ‘Skanderbeg Book’, shtepia e te cilit na ka sjelle disa nga nobelistet e fundit dhe me shume akoma ka promovuar Shqiperine ne rrethe letrare, siç ka ndodhur se fundi me nobelistin turk Orhan Pamuk.

Gjithsesi, ne nje perpjekje te tille, Z.Van den Brink ka bere nje ekspoze per Shqiperine te Coetzee, qe nga ana e tij, jo vetem ka treguar se e njeh, por edhe se dinte shume elemente per Shqiperine...Duhet te kujtojme se biseda jone me Richard eshte shtrire ne shume hapesira, ndersa ai tregon hapur problemin e botimeve, energjine e shkuar kot dhe nga ana tjeter stigmatizon te kaluaren komuniste. Nga ana tjeter, premton qe se bashku me te shoqen, shkrimtaren e njohur shqiptare Flutura Açka, do te vazhdoje te sjelle letersi cilesore...

Si ju afruat botes se letersise? Keni pasur diçka nga paraardhesit, prirja apo thjesht Universiteti?

“E kam mbaruar universitetin si sociolog dhe fillova te punoj menjehere ne fushen e botimeve qysh me 1975. Fillimisht si redaktor, me vone si botues te shtypshkronja e World’s Window. Ne kete shtypshkronje, atekohe botuam shume perkthime te autoreve te gjuheve ekzotike gjeografikisht nga e gjithe bota. Ne shtypshkronjen tone te rregullt, po ashtu arritem dhe botuam edhe titujt e pare te shkruar nga J.M. Coetzee, i cili duhet thene se ne ate kohe ishte vertete i panjohur dhe deri me atehere, botuar thjesht nga nje shtepi modeste ne Afriken e Jugut. Une gjithashtu botova pune te autoreve nga Kina, Tailanda, India, Amerika Latine, Egjipti (nga kjo e fundit Nagib Mahfoez, qe me vone do ishte Nobelist) dhe keshtu me radhe: ne donim te jepnim nje kaleidoskop te letersise boterore jashte botes perendimore. Ne fakt, “Skanderbeg Books” eshte duke bere tashme te njejten gje ne Shqiperi por vetem per letersine perendimore si qellimi i saj kryesor. E mesova boten e letersise dhe autoret e saj te medhenj hap pas hapi: them se eshte nje bote shume intriguese, ne te cilin ndodhin shume gjera. Njehere, per shembull munda te bindja Saul Belloe (Nobelistin Amerikan), te vinte ne Amsterdam”.

Fale nuhatjes bashke me bashkeshorten tuaj, nje shkrimtare e njohur shqiptare, Flutura Açka, ne kemi disa nga autoret e Nobel. Madje edhe menjehere pas çmimit. Cila eshte esenca e punes tuaj ne pergjithesi si botues?

“Fale punes se ‘madhe’ te zotit Alia dhe shoqerise se tij te keqe (nje habi e madhe per mua qe kriminele te tille ende nuk jane detyruar te pastrojne mjedise me rrobat e burgut qe perben edhe destinin e tyre), Shqiperia ishte deri ne vitet ’90 nje toke shkretetire per sa i perket letersise se perkthyer. Ne e dime tashti sesi keta bastarde, qe tashti aq kendshem ftohen neper televizione dhe ne shtyp, kane bere per izolimin intelektual te shqiptareve. Vetem disa autore te aprovuar ruse apo frenge ishin te lejuar ne perkthim, kurse per pjesen tjeter ju mund te gjenit letersine vetem ne raftet e vete bibliotekes se diktatorit, ashtu si Orhan Pamuk do e konstatonte vete me syte e tij kur vizitoi vilen e Hoxhes. Nuk ishte shume veshtiresi, kur filloi puna ne “Skanderbeg Books”, per te gjetur letersi te mire per te perkthyer. Ishte nje ‘mère à boire’, dhe kishte vetem kufizime prej serish liderave te mrekullueshem si Alia dhe lakejve te tij, te cilet i kufizuan shqiptaret te mesonin ashtu si duhet gjuhet e huaja. E cila trashegoi nje klime te tille per perkthimet ne letersi, te cilat ne jemi duke i vuajtur edhe pas plot njezete viteve.’ Skanderbeg Books’ zbuloi ne dhjete vjet, ate qe sot s’eshte me sekret:

Shqiptaret jane lexues te mire dhe i duan shume librat e mire. Por klima per te prodhuar ato eshte ende e keqe dhe e pamjaftueshme. Nuk mund te kete Takse (mbi vleren e shtuar) te libri per shembull, ngaqe nuk eshte nje prodhim luksi por thjesht nje gje e domosdoshme. Kurse, menyren sesi ne e gjetem nobelistin tone te pare me 2003, J.M. Coetzee, ishte krejt rastesisht: ne kishim gati perkthimin e TURPI-t, kur ai mori çmimin. Une vete e dija qe ai ishte nje shkrimtar fantastik dhe me TURPI-n ai kish shkruar kryevepren e tij. Nuk kish dyshim qe ky liber do te ishte ne perkthimin shqip, per ta paraqitur ate edhe si shkrimtar”.

Gjate javeve te fundit, ju keni pasur lidhje me disa shkrimtare te famshem. Mes tyre ishte dhe vete Z. Coetzee. Mund te na tregoni perceptimin e tij per Shqiperine dhe temat me interesante, qe ai shikonte ne vendin tone?

“Fatkeqesisht, Orhan Pamuk duhej te udhetonte ne Shtetet e Bashkuara ne momentin kur une do te udhetoja ne Shqiperi, keshtuqe s’munda ta takoj dot kete here. Ne Pranveren 2006, kur ai po vizitonte Amsterdamin me premtoi se do te vinte ta vizitonte Shqiperine. Ishte shume i motivuar, por kuptohet se pas marrjes se Çmimit te tij te Nobelit ne ate vjeshte, programi i tij, natyrisht qe kish ndryshuar. Gjithsesi, ai e mbajti premtimin dhe kater vjet me vone e vizitoi Shqiperine. Fakti se une duhet te qendroja ne Holande beri te munduar nga ana tjeter qe te takoja J. M. Coetzee, i cili gjendej atje per te kremtuar 70 vjetorin e tij, ftuar nga botuesi i tij holandez. Coetzee kurre nuk ka dhene intervista, gjithashtu dhe ne Holande. Por, munda te flas me te per gati nje ore dhe ai me shprehu njohurite e tij dhe interesin per Shqiperine!

Ai eshte gjithashtu edhe nje linguist dhe ndaj e informova per origjinen e vertete te gjuhes shqipe. Dhe, gjithashtu, edhe faktin qe “Skanderbeg Books” tenton te lere jashte fjale te panevojshme nga turqishtja dhe gjuhet e tjera, per te cilet shqiptaret jane shume te prirur. Ai me permendi faktin se kishte pare nje dokumentar rreth “ketyre ngrehinave te vogla”. Po ashtu, me permendi bunkeret, ndersa une i tregova nje histori. Fotografi, qe me shoqeroi, Herman Zonderland (Ai kishte qene disa here ne Shqiperi dhe gjithashtu ishte ai qe beri fotografite e Pamuk) tregoi nje histori per kete permbajtje: çfare duhej bere me gjithe keto bunkere? Nje biznesman shqiptar propozoi me i perdor ato per te bere nje udhe drejt qe te dergonte ne Itali! Per here te pare, Coetzee, ngurrues dhe shume i rezervuar, filloi te qeshte.

Ai me pyeti gjithashtu per religjionet ne Shqiperi: I thashe se jane disa religjione ne Shqiperi, qe jetojne afer njera-tjetres ne nje bashke-ekzistence paqesore. Po ashtu, ai ishte ne dijeni te tensioneve mes shqiptareve dhe serbeve dhe me kete rast i tregova historine e Luftes se Kosoves. Por, veçmas te gjithe ketyre interesave intelektuale dhe politike, Coetzee gjithashtu donte te dinte me shume per grupet e ndryshme te futbollit ne Kampionatin Boteror! I thashe atij sesa shemtuar kish fituar Holanda me Shqiperine ne shtatorin e vitit 2008, saqe mua me vinte ende turp. Shqiptaret kane nje ekip shume te forte dhe duhet qe perfundimisht te kene nje perfaqesim nderkombetar ne nje aktivitet te tille, i pohova. Coetzee, megjithese eshte me origjine nga Afrika e Jugut, jeton ne Australi dhe ka pasaporte australiane. Atij i pelqen te koncentrohet shume ne shkrimet e tij dhe prezenca aktuale ne simpoziumin ne Amsterdam ishte nje perjashtim i madh i vete rrjedhes se jetes se tij”.

Z.Coetzee eshte nje nga shkrimtaret me te medhenj qe jane gjalle ne bote. A ekziston mundesia per te pasur serish nje liber tjeter prej tij ne shqip?

“Ne, kemi deri me tani tre tituj te tij te perkthyer ne shqip: ‘Askund’, ‘Turpi’ dhe ‘I ngadalti’. Me 2010 ne do te sjellim gjithashtu edhe Michael K. dhe Elisabeth Costello”.

Serish per te: Si e perceptonte ai letersine e diteve tona. Ai vete, nuk eshte thjesht nje shkrimtar por ne te njejten kohe dhe eseist dhe kritik. A mund te na shpjegoni disa nga pikepamjet e tij lidhur me letersine bashkekohore?

“Nuk fola me te ne lidhje me letersine e tij: por gjate simpoziumit ne Amsterdam kishte shume informacione per shkrimet e tij: Ai i ndoqi vete te gjitha keto takime (veçanerisht ne holandisht, qe ai e kupton shume mire, ngaqe gjuha e Afrikes se Jugut eshte nje derivat i saj). Ai megjithate paraqiti nje zhaner te ri ne letersi: the autre (=tjeter) biografi. Deri me tani, ka botuar tre pjese te saj, ne te cilen ai, vete, e ka kthyer ne fikshen biografine e tij! Ishte e kendshme te lexoje ne librin e tij te fundit, SUMMERTIME, sesi nje biograf kish shkruar se Coetzee gati eshte i vdekur! Ai ka luajtur me faktet dhe ne kete lloj menyre zbulimi, shfaqet nje rruge e vrazhde, qe ka shume nga vetja e tij. Ai e ka lexuar ate per gati nje ore ne Amsterdam dhe audienca jo rralle here i duhej te qeshte: ngaqe nje shkrimtar ketu e kish analizuar vetveten pa kufizime. ‘Skanderbeg Books’ premton t’i sjelle po ashtu keto seri ne perkthimin shqip”.

A keni ndonje plan tjeter me Shtepine Botuese ‘Skanderbeg’ per te sjelle dhe personalitete te tjera te letersise te tille si Z. Pamuk? Çfare do te thote qe te paraqiten personalitete te tilla per shqiptaret?

“Shkrimtare te tille si Orhan Pamuk jane natyrshem nje perjashtim: ai jeton thjesht ne nje vend ne Stamboll dhe ka interesa speciale tek Shqiperia dhe keshtu ekzistonte ne te gjitha elementet deshira per ta sjelle ate per viziten ne Shqiperi. Kurse per sa i perket, autoreve te tjere eshte shume e veshtire: Kuptohet per shitjet, atyre me shume u intereson te bejne nje tur ne SHBA. Por, ka disa autore qe madje as edhe nuk udhetojne siç eshte per shembull Elfriede Jelinek, nga e cila, meqe ra fjala, ne kemi shitur me shume libra te saj ne Shqiperi sesa jane shitur ne Turqi.

Ne gjithsesi do te ftojme dhe me shume autore ne Shqiperi. Mendohet te ftojme Ian McEwan, nje nga shkrimtaret e sotem me te njohur ne Angli. Per fat, atij i pelqen marshimi/alpinizimi (hiking) keshtuqe ne do t’i çojme nje informacion per rrethinat e mrekullueshme te Thethit. Dhe, vizita e Tessa de Loo (Miq tek Ali Pasha) ka qene nje sukses, me nje terheqje te madhe te medias. Nese ne duhet ti paraqesim libra te mire lexuesit shqiptar duhet qe te jene edhe me viziten e autoreve te ndryshem, ne sigurisht qe do e bejme. Disa nga autoret tane jane vertete te medhenj (Murakami, qe po botojme, p.sh. shiti mbi nje 1 milion libra me librin e tij te fundit ne Japoni!), por neve na duhej fillimisht t’i shpjegonim se ku ndodhej Shqiperia gjeografikisht. Por gjithashtu dhe Murakami ka rene dakord per nje interviste ne te ardhmen e afert: Ai eshte nje shkrimtar me fame nderkombetare: çdokush i do shkrimet e tij dhe ai sot eshte kudo, si p.sh. ne stiven e larte te librarive ne aeroportet nderkombetare”.


A eshte kosto e larte te punohet keshtu si po punoni Ju ne Shqiperi? Ju shpenzoni shume energji ndersa ne te njejten kohe nuk keni mbeshtetjen e duhur nga strukturat e kultures ne Shqiperi. A ndodh te jeni ndonjehere i zhgenjyer nga tregu, media dhe lexuesit shqiptare?

“eshte e vertete qe te besh dhe te shesesh libra ne Shqiperi nuk eshte nje gje e lehte. Per shume arsye, shqiptaret e bejne edhe me shume problematike sesa eshte e nevojshme. Une vete jam mesuar me pune efikase dhe per aq kohe sa jam ne Shqiperi me duket nje bote krejt tjeter. Megjithate te gjithe Benzat qe qarkullojne si edhe NOKIA-t qe perdoren kudo tregojne gjithashtu per pune efikase: ata jane ketu dhe te vleresuar. Nga ana tjeter, dua te kujtoj panairet e librave tek Piramida: ku eshte shpikur organizimi i nje panairi librash ne nje salle qe njeriu duhet ta beje duke ngjitur aq shume shkalle!

Shperndarja e librave, po ashtu vete, eshte e mjafte per te denuar dike me burg, nje te tille, qe e do vertete kete pune! Isha dhe jam i motivuar te sjell letersi te mire ne perkthimin shqip dhe ne bashkepunimin qe ne kemi (une me Fluturen) ne te vertete ne plotesojme njeri-tjetrin. Nga Hollanda kam nje fushepamje me te gjere mbi ate qe ndodh neper bote; kurse Flutura organizon çdo gje, e cila lidhet me prodhimin dhe shitjet ne Shqiperi. Pak me pare, kemi marre dhe nje menaxher qe njekohesisht eshte edhe perkthyesi nga anglishtja dhe norvegjishtja: qe me duket shume kendshem per te folur norvegjisht ne nje zyre shqiptare...”.

Cilat jane detyrimet kryesore te vete Zotit Richard, deri me tashme. A do te mundet ai te flase ne nje rruge te tille dhe pas kesaj?

“Per ‘Skanderbeg Books’, jam duke keshilluar se cilet autore mund te jene ne liste: por eshte ne dore te njerezve ne Tirane per te formuar listen e duhur. Nga Holanda, une mund te kontribuoj gjithashtu me lay out: pasi ne Shqiperi tradita grafike eshte ende e varfer ndersa neve na duhet te kemi nje cilesi te larte per lay out e librave. Me pervojen time ne botimin ne keto te 35 vitet e fundit mund te kontribuoj ne permiresimin e punes se biznesit te ‘Skanderbeg Books’”.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi