Regjistroni domainin tuaj .al

Turizmi shqiptar dhe edukimi profesional

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite më parë

Turizmi shqiptar dhe edukimi profesional
Turizmi shqiptar dhe edukimi profesional

Problematika e turizmit po ze gjithnje e me shume vend ne debatet ne media keto dy vitet e fundit, si pasoje e rritjes se numrit te turisteve nga Kosova dhe e rritjes se ndikimit te saj ne ekonomine shqiptare.
Deri tani diskutimet publike jane perfshire me teper ne ate qe quhet hardware apo faqja e dukshme e turizmit: infrastruktura dhe ndertimet e njesive akomoduese. Nderkohe pak vemendje i eshte kushtuar asaj qe perben software dhe qe eshte e paprekshme d.m.th: sherbimi, njerezit, sjellja e komunitetit prites, apo mikpritja ne kushtet e ekonomise se tregut dhe problemet qe lidhen me te.

Turizmi eshte nje industri qe karakterizohet nga perfshirja intensive e krahut te punes. Burimet njerezore per kete industri jane vleresuar si ‘lende e pare’  apo jane parashikuar nga ekspertet si faktori me i rendesishem qe do te perballohet nga kjo industri gjate dekadave te fundit dhe ne vazhdim.

Por cfare cilesie ofrojne burimet njerezore ne turizmin shqiptar? A i kenaq ajo kerkesat dhe nevojat e klientit d.m.th te turistit? Ne mendojme se jo.
Ka ardhur koha te vleresohet motivimi i vizitoreve te cilet paguajne per t’u kenaqur. Por kur keta turiste paguajne ate vlere qe mund te jete e njejte apo dhe me e larte se ne nje vend tjeter, presin qe sherbimi te jete po aq i larte, ose me i mire. Eshte ky faktor qe do te percaktoje avantazhet konkurruese brenda turizmit vendas, por edhe ndermjet tij dhe turizmit te konkurrenteve tane te huaj.

Cilesine e sherbimit dhe rolin e njerezve  mund ta shohim qe ne konceptimin e bizneseve dhe ndertesave deri ne menyren e kryerjes se sherbimit nga kamarieret, recepsionistet etj.
Tashme ne Shqiperi gjen hotele dhe restorante te ndertuara me materiale te shtrenjta, me mermere dhe granit, me TV dhe kondicioner, me banjo me vaske etj. Por nderkohe banjua mund mos jete e pastruar mire, hoteli mund te mos kete uje ose drita, mund te mos i punoje dushi, mund te mos gjesh njeri te komunikosh ne gjuhe te huaj, sherbimi  mund te filloje te ofrohet pas gjysem ore, cmimet i vene me te larta per te huaj apo kosovare, dhe kur i ankohesh pronareve te thone se mund te shkosh ne vend tjeter.Te gjithe  keto kane te bejne me  kulturen e sherbimit dhe ndikojne ne formimin e imazhit te sherbimit ne turizmin shqiptar.
Ai qe ka provuar dhe jeton eksperiencat e turistit apo klientit te ketyre sherbimeve veren nje “karakteristike” te turizmit shqiptar: ndertime luksi, por qe ne mjaft raste mbesin si te akullta, nuk mbushen me gjallerine dhe ngrohtesine e mikpritjes, dhe humbin luksin dhe elegancen per shkak te sherbimit  qe ofrohet.
Duhet theksuar se fajtore per kete nuk jane vetem pronaret dhe punonjesit. Keta te fundit shpesh kane deshiren dhe vullnetin per te bere dicka te bukur, por u mungon kultura e duhur profesionale qe te dallojne se cilat jane kerkesat dhe nevojat e turisteve dhe prioritet e tyre.

Nese do te analizojme historine e industrise shqiptare te turizmit do te shohim se kemi shume pak tradite, duke marre parasysh historine 40 vjecare te nje regjimi qe luftonte konceptin e nje shoqerie konsumi, ku ofrimi i sherbimeve te shlodhjes dhe argetimit konsiderohej i huaj dhe mikroborgjez, ku arti i kulinarise nuk u zhvillua nga varferia, ku ne sferen e sherbimeve ekzistonin vetem restorante popullore apo gjelltore te ushqimit social, dhe ndertimi i hoteleve ne qytetet kryesore u be vetem ne vitet 1970 atehere kur nevoja per valuten te huaj u pa e domosdoshme.

Kjo shpjegon edhe interesin e paket te opinionit publik mbi turizmin. Edhe pse dicka ka filluar te levizi keto dhjete vitet e fundit, ajo ngelet akoma ne kuadrin e propogandes politike gjate muajve te sezonit turistik. Akoma nuk po mendohet per spoteve publicitare sensibilizuese qe i tregojne opinionit publik vendas rendesine qe ka turizmi yne ne zhvillimin ekonomik, nxisin sjelljen e kulturuar dhe sherbimin ne nivelin e duhur apo kritikojne fenomenin e perfitimit, tentativat zhvatese, indiferencen qe vihet re shpesh ne sektorin e sherbimeve ne pergjithese. Keto duhet te financohen nga qeveria shqiptare (ne bashkpunim dhe me NGO perkatese) dhe te transmetohen ne menyre te vazhdueshme disa muaj rrjesht para hapjes dhe gjate sezonit turistik, me parrullen e qarte "Mesazh i qeverise shqiptare" ne fund te spotit. Kjo praktike aplikohet shpesh ne vendet perendimore per luftimin e fenomeneve negative, por edhe per te transmetuar ide te reja, pozitive per zhvillimin e vendit

Ne fakt, me shume se nje ndergjegjesim te plote mbi potencialet e turizmit ne vendin tone, ka nje konfuzion, nje paqartesi, si ne sektorin publik ashtu edhe ne ate privat.  Askush nuk eshte ne gjendje te te thote se cfare drejtimi do marre turizmi yne, kush do i percaktoje keto drejtime, si, kush, dhe kur do zbatohen. ‘Shpetimi’ nga pyetje te tilla qe shtojne konfuzionin, vjen me pergjigjen: ‘Ka nje masterplan per turizmin’. Kete te thone kur duan te ‘te heqin qafe’ ne Ministri, kete te thone edhe ne komunat e vogla me potencial zhvillimi turistik, megjithese nuk e dine se cfare eshte ky ‘masterplani qe do t’ju vije nga “ata lart ne qeveri”’.
Rezultati me tragjik i ketij indiferentizmi ndaj turizmit tone, eshte se ai nuk po shihet akoma si potencial i tille as nga brezi i ri. Kjo vjen pikerisht per mungesen e atij sensibilizimi te opinionit publik qe permendem me siper. Dhe per pasoje, studentet shqiptare qe kane mundesi te studiojne jashte shtetit preferojne shume me pak degen e turizmit. Pra dikush qe shpenzon shuma te medha per t’u shkolluar jashte, nuk e shikon akoma turizmin si nje sektor qe do marre ate rendesi dhe zhvillim te mjaftueshem, qe t’i garantoj atij studenti nje burim te ardhurash per te ndertuar jeten e tij. 

Por nese kete garanci nuk ja japin qeveritaret tane (sepse nuk e kane idene as vete se cdo behet me turizmin), duhet te jete sektori privat ai qe duhet te beje me shume. Ketu nuk e kemi fjalen per ato agjensi turistike qe mbahen me viza kontrabande, apo ato hotele qe mbahen me prostituta, por per ato subjekte private serioze, qe kane njefare pervoje ne turizem dhe perpiqen te ndryshojne dicka. Eshte detyra e tyre te perpiqen te krijojne brezin e ri te menaxhereve, sepse tek ta duhet te shikojne rritjen e fitimit te tyre dhe mbijetesen nga konkurrenca.  Patjeter qe kete duhet ta kerkojne ta bejne ne bashkepunim me ministrite perkatese te turizmit dhe arsimit.

Nuk ka per te na i zgjidhur problemet e turizmit as nje masterplan qe nuk zbatohet ndonjehere, as nje funksionar ministrie qe degjon per here te pare per turizmin atehere kur e caktojne ne nje detyre te tille.  Zgjidhja e vetme e problemeve te turizmit vjen nepermjet edukimit ne nivelet bashkohore.

Turisti i sotem modern, nuk pyet me se ku do veje per pushime, por cfare do beje atje ku do veje. Dhe me keta drejtuesa te turizmit tone, ne nuk u japim dot pergjigje as per pyetjen e pare, se per te dyten as qe behet fjale. Prandaj per te kapur ritmin e kohes, duhet te fillohet te mendohet urgjentisht per pergatitjen e brezit te ri te menaxhereve te ardhshem te turizmit. 

Eksiston nje boshllek shume i madh ndermjet kerkeses per menaxher te tille dhe struktures arsimore te profilit te turizmit. Tre shkollat e mesme qe kemi nuk mund te pergatisin keta menaxhere. As ai gjysem simestri i Universiteteve tona s’mund ta bej kete. Ka ardhur koha te mendohet seriozisht per hapjen e nje shkolle te larte profesionale turizmi, e cila do pergatise nxenesit me te mire te ketyre shkollave te mesme drejt nivelit te menaxhereve.
Hapja e nje shkolle te tille nuk eshte e lehte kur mendon kushtet dhe eksperiencen tone, por po te vleresohet seriozisht rendesia e saj, po te bashkepunojne Ministrite e Turizmit dhe Arsimit me sektorin private, dhe tre shkollat e mesme dhe Universitetet, kjo zgjidhje nuk eshte e pamundur.  Dhe nese te gjitha palet japin kontributin e tyre, modelet apo dhe eksperienca mund te merret nga shkolla te ngjashme perendimore, te cilat jane gjithmone te gatshme te ndihmojne ne raste te tilla, kur shikojne nje angazhim serioz nga pala vendase.

Deri sa te hapet nje shkolle e tille, duhen pare mundesite e shpejta (qe te paraprijme sezonet e aferta te turizmit) per pergatitjen dhe thithjen e manaxhereve te rinj.
Ne mendojme se ekzistojne dy alternativa: e para ka te beje me thithjen e atyre pak studenteve qe kane bere apo po bejne nje shkolle te tille ne vendet me turizem me te zhvilluar se ai i yni.

Qe te terhiqen studente te tille ne sektorin publik apo privat, duhet te kihet parasysh qe kjo nuk behet duke u ofruar nje vend pune si recepsionist apo preres biletash. Po ashtu studente te tille qe shpesh mund te kene nje background me te pasur sesa vete shefat e tyre potencial shqipetare, nuk mund te vleresohen me nje rroge prej 10 000 lekesh kur nderkohe puna me e rendomte qe ata mund te gjejne ne perendim u ofron te pakten 1 000 Euro.
Dihet qe shuma te tilla jo te gjithe t’i japin ne Shqiperi, prandaj nje zgjidhje (sidomos per ata studente qe kane veshtiresi per te gjetur nje pune jashte shtetit) mund te jete kompesimi nepermjet angazhimit te kompanive shqipetare drejt produktit turistik vendas. Nese psh nje agjensi turistike merr persiper sfiden per te “zbuluar”, perfshire ne paketen turistike, dhe shitur produktin shqiptar, atehere ky produkt do zhvillohet me shume, gje qe do sjelle edhe rritjen e normes se fitimit, pra dhe te shperblimit te punonjesve. Ne te njejten kohe do terheqi vemendjen edhe te operatoreve turistik te huaj, si rezultat do rrisi dhe numrin e turisteve.
Pra drejtimi ndaj produktit vendas ofron me shume te ardhura dhe garanci per te ardhmen, si dhe u jep me shume mundesi studenteve te tille te vene ne praktik njohurite e tyre – dhe kjo mund te jete nje arsye per ta qe te mos presin te njejten rroge.

Alternativa e dyte eshte sponsorizimi i studenteve me te mire te turizmit ne Shqiperi per te sudiuar ne nje shkolle perendimore. Kjo mund te behet nepermjet bashkepunimit te sektorit privat (individualisht ose te organizuar) me shkollat perkatese ne vend. Me keta studente mund te lidhet nje kontrate, ku kompani te ndryshme mund te paguajne nje burse (pervoja tregon qe nuk eshte ndonje shume e madhe per keto kompani) per studim te ketyre studenteve, kurse studentet duhet te arrijne nje rezultat te kenaqshem dhe te kthehen te punojne per kompanine shqiptare mbas studimit. Kjo e fundit realizohet duke kooperuar me autoritetet qe japin lejen e qendrimit te studentit ne vendin ku do studiohet, duke e bere kete leje qendrimi me kusht kthimi.

Keto ishin vetem disa ide, por nese palet e interesuara bashkohen me shqetesimet dhe problemet qe u trajtuan me siper, duhet qe nepermjet tavolinave te rrumbullakta, konferencave apo seminareve mbi turizmin (te cilat vazhdojne te jene nje fenomen i rralle ne Shqiperi!) te diskutojne me ne detaje ide te tilla per te gjetur zgjidhjen me optimale, dhe per ta zbatuar ate sa me shpejte ne praktike.

Tashme ka ardhur koha qe te mendohet seriozisht per burimet njerezore dhe kulturen e sherbimit para se mikpritja tradicionale shqiptare te komercializohet e te transformohet ne kulturen e moskujdesit, sherbimit te dobet, apo zhvatjes se klientit, duke perballur pasojat e pariparueshme te moskthimit dhe rrjedhjes se numrit te turisteve.

Luan Dervishej
Master Shkence ne Menaxhim Nderkombetar per Hoteleri dhe Turizem

Kliton Gërxhani
Student ne degen e Manaxhimit dhe Konsulences ne Turizmin Nderkombetar,
Holland

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi