Akreditimet
Nga 37 universitete private të licencuara në Shqipëri, vetëm 14 prej tyre janë të akredituar nga Ministria e Arsimit. Në të gjitha universitetet janë gjithsej 61 programe të akredituara, diploma e të cilave njihet nga të gjitha strukturat, ndërkohë që 20 akreditime të reja janë në proces e sipër. Ministria e Arsimit ka bërë një listim të të gjithë universiteteve dhe degëve që janë të akredituara duke i orientuar maturantët drejt tyre. Gjithashtu bëhet edhe një listim i detajuar për degët e masterit dhe doktoraturës, cilat janë të akredituara dhe cilat jo. Kështu, maturantët do të kenë mundësi të njihen më mirë me universitete dhe degët që japin siguri për studimet e tyre, duke qenë se janë studime kundrejt një kostoje të caktuar, më e lartë se e universiteteve shtetërore.
Studimet
Mijra maturantë presin tu drejtohen dyerve të universiteteve publike dhe private. Ende nuk janë dhënë përgjigjet e fituesve në universitetet publike, por pritet që të jepen në muajin shtator. Ndërkohë që të gjithë maturantët që nuk do të munden të fitojnë të drejtën e studimit në shtet, do t’u drejtohen universiteteve private, te cilat kanë një kosto pak më të lartë. Po ashtu, në privat janë të prirur të studiojnë edhe ata që janë në gjendje të mirë ekonomike.
37
është numri në total i universitete private të licencuara në Shqipëri.
14
është numri i universiteteve private të akredituar nga Ministria e Arsimit.
61
është numri në total i programeve të akredituara në të gjitha universitetet.