Rishikimi i figurës së Zogut
Kryeministri Berisha kërkon “ridimensionalizimin e figurës historike të Ahmet Zogut" në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, 28 nëntor 1912. “Është e domosdoshme, që krahas nderimit të veprës së pavdekshme të etërve të pavarësisë së vendit, një ridimensionim i rolit historik i Zogut të Parë. Pa mbretëri, mbase, Pavarësia do të kishte qenë një akt iluziv i paqëndrueshëm. Ishte Zogu i Parë, Mbreti i parë i shqiptarëve, i cili çfarë nuk bëri që pavarësia të realizojë qëllimin e saj”, deklaroi në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha duke urdhëruar dhe fillimin e përgatitjeve për festimet e 100 vjetorit.
Objektivat për 100-vjetorin e Pavarësisë
Një vend të veçantë në projektet e përgatitjeve të festimeve do të jetë dhe qyteti i Vlorës. Kreu i qeverisë kërkoi fillimin e punës nga autoritetet vendore për të përcaktuar ndryshimet si dhe investimet që do të bëhen në kuadër të 100 vjetorit. “100 vjetori duhet ta gjejë këtë Republikë me tempullin e vet të demokracisë, të parametrave të arkitekturës, të funksionalitetit më modern. Ndaj le të nisë puna menjëherë për të marrë të gjitha vendimet dhe filluar sa më parë për ndërtimin e Parlamentit, një konkurs u bë, të rishqyrtohen edhe një herë projektet, të fillohet pa humbur kohë me projektin e zbatimit dhe Tirana duhet të ketë ndërtesën e re të Parlamentit, një ndërtim modern, funksional, të denjë për Shqipërinë 100 vjeçare”, tha Berisha. Vepra e dytë madhore është caktuar të jetë ndërtimi i një stadiumi të ri për kryeqytetin, një simbol që lidh sportin me rininë dhe vitalitetin e kombit shqiptar. Edhe për stadiumin nuk është vendosur nëse do të jetë në vendin aktual ku ndodhet stadiumi kombëtar, apo do të ndryshojë. “Janë me qindra e mijëra fansa, tifozë të cilët bëjnë energjinë e vërtetë, më të pastër të futbollit shqiptar, të cilët kërkojnë që vendi i tyre, kryeqyteti i tyre të ketë një stadium të parametrave më modern. Ndaj Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të shqyrtojë të gjitha variantet e mundshme, por në 100 vjetorin e Pavarësisë duhet që kryeqyteti të ketë një nga stadiumet më moderne”, theksoi Berisha.
Rishikimi i Ahmet Zogut
Kryeministri Berisha kërkon “ridimensionalizimin e figurës historike të ë Ahmet Zogut" në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, 28 nëntor 1912. “Është e domosdoshme, që krahas nderimit të veprës së pavdekshme të etërve të pavarësisë së vendit, një ridimensionim i rolit historik i Zogut të Parë. Pa mbretëri, mbase, Pavarësia do të kishte qenë një akt iluziv i paqëndrueshëm”.











