Turistet, te interesuar jo vetem per monumentet e Shqiperise, por dhe lulet e breshkat
Gjate udhetimit dhe ndalesave te shumta neper pikat e veçanta te turizmit shqiptar nuk mund te mos permendet Apolonia. Nje vend jo vetem shume mbreselenes nga bukuria qe mbart, por edhe nga historia mijevjeçare qe mban mbi shpatulla. Megjithese heret aty shikoje turiste te huaj edhe shqiptare. Ajo çka e plotesonte te gjithe mrekulline dhe kenaqesine e syrit, e plotesonte me se miri edhe mikpritja e specialisteve te turizmit te cilet ishin edhe ciceronet e vendeve monumentale. Per çdo turist ata percillnin jo vetem historine dhe kulturen e vendit te tyre por edhe nje deshire per tu rikthyer aty. Admir Xhelaj ishte ciceroni i cili na foli per historine e Apolonise. Nder te tjera ai tha se, “fluksi me i madh i turisteve ishte ne periudhen maj-shator, me turiste nga e gjithe bota. Vizitoret me te shumte jane evropiane dhe nuk la pa permendur edhe japonezet te cilet ishin te interesuar jo vetem per monumentet por edhe per lulet dhe breshkat”, tha ai. Ai tha se, ”te ardhurat vjetore kane ardhur ne rritje me rreth 1,5 milion leke te reja. Ndersa numri i turisteve ne dy vitet e fundit eshte rritur me 200 per qind”.
Vlora, qyteti me dy dete
E pamohueshme ne bukurine e saj bregdetare, Vlora, edhe kete vit ka hapur dyert per vizitoret turistike nga i gjithe vendi.Te shumte jane ata qe e njohin ndryshe si qyteti me dy dete. Lagur nga Adriatiku dhe Joni, ne kete zone, ke mundesi te shumta per te zgjedhur vendin ku preferon te marresh rreze, te pushosh e te defresh mbremjeve. Nje qytet qe njeh pushues ne çdo stine, ku bregdeti ka çfare te ofroje pergjate gjithe gjatesise se tij. Ashtu, si edhe vitin e kaluar, bregdeti i Jugut te Shqiperise, eshte mjaft i frekuentuar dhe i pelqyeshem edhe per pushuesit nga Kosova e Maqedonia, ku tashme me qindra automjete me targa te ketyre vendeve, pershkojne keto dite rruget e bregdetit vlonjat.
Pushuesit shprehen te kenaqur mbi ate çka ofron bregdeti, por edhe akomodimi ne qytetin e Vlores. Edhe kete vit duket se Vlora do te jete nje nga pikat e preferuara per pushuesit, duke u renditur keshtu ne nje nder zonat bregdetare me te frekuentuara ne Shqiperi.
Numri i vizitoreve ne 2009,10 per qind me i larte se nje vit me pare
Sipas organeve kompetente te turizmit nuk mund te mos vihet re rritja ne numer e turisteve jo vetem Shqiptare por edhe te huaj. Sipas te dhenave te fundit nga MTKRS, numri i pergjithshem i vizitoreve ne Shqiperi per periudhen janar-qershor 2009 eshte rreth 951495 persona. Ketu perfshihen: -Vizitore te huaj jane 522197 nga te cilet 13384 jane vizitore ditore (ekskursioniste) ndersa 508813 jane vizitore me neteqendrime(turiste). -Vizitore me nenshtetesi shqiptare te cilet jane rezidente ne vende te ndryshme jane rreth 429298 persona. Periudha janar-qershor 2009 krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar ka patur nje rritje 10per qind dhe ne krahasim me vitin 2005 rritja eshte afersisht 2.4 here. Me rruge tokesore kane hyre 71 per qind e vizitoreve, 19 per qind me rruge ajrore dhe 10 per qind me rruge detare. Sipas qellimit te udhetimit per periudhen janar-prill raporti ne perqindje eshte 82 per qind per pushime, 5 per qind biznes, 3 per qind vizitore ditore dhe 10 per qind te tjere. Per kete periudhe numrin me te madh te turisteve e bejne evropianet
92 per qind, me pas amerikane, aziatike dhe te tjere me respektivisht 5 per qind, 2 per qind dhe 1 per qind.
Nr Viti Milion euro
1 2007 1,002
2 2008 1,170
3 Trem i 2009 212