"Une mendoj se nuk ka shkrimtar normal ne bote qe do te jete ne qender te vemendjes per gjera te tilla. Shkrimtaret, po, mund te jene ne qender te vemendjes kur botojne nje liber, kur ka diskutim per te, qofte mendime te ndryshme qofte dhe kur atij nuk i pelqejne, por qe te jete ne qender te vemendjes per marrezira, per fantazira, per perralla, per shpifje, per deformime, sigurisht qe nuk i pelqen askujt. Megjithate, une nuk jam i imunizuar nga kjo, here pas here kam qene objekt i sulmeve, fushatave, gjysme-fushatave, gjysme te hapura, gjysme te fshehta keshtu qe e kam percjelle dhe kete here. Kjo ka qene me e forta nga te gjitha?"
Me e forta nga te gjithe fushatat?
"Me e uleta do te thosha, me e pamoralshmja nga te gjitha, dhe e kam percjelle, nuk mund te them me shperfillje, kurrsesi, por jo dhe ne menyre tragjike, sic mund ta mendoje ndokush, sepse ne thelbin e saj, kishte nje mashtrim te madh, dhe asgje tjeter. Kur njeriu e di si eshte e verteta, dhe e ka ndergjegjen e qete, trazimi eshte i siperfaqshem."
Shpresoj qe ne vijim te intervistes t'ju pyes me hollesi per te gjitha keto?
"Patjeter. Shkrimtari eshte njeri publik, dhe e ka detyre, kur lexuesit e tij, kur publiku, do te dije, ta sqaroje. Une jam kunder asaj qe thone se: "po c'merresh me keto gjera, me keto poshtersi, me keto meskinitete". Njeriu duhet te sqaroje, derisa je njeri publik ke disa detyrime publike."
Doja t'ju beja nje pyetje qe nuk ka lidhje me thelbin. A eshte e mundur realisht qe te sqarohen probleme te tilla?
"Eshte e mundur. Eshte e mundur kur nuk ka imoralitet, kur nuk ka dinakeri, dhe kur ka nje nivel qytetar te shtypit dhe te opinionit qe qendron mbi mesataren. Kurse ne nje atmosfere te ndotur moralisht, duken te veshtira, por dhe ne kete rast, kjo gje duket e mundur."
Si shpjegohet atehere qe ne Shqiperi nuk arrihet te sqarohen probleme thelbesore prej kohesh?
"Sepse Shqiperia nuk ka tradite demokratike. Nuk ka traditen e te folurit shoqeror. Shqiptaret nuk dallohen per kurajo civile. Trimeria shqiptare eshte nje trimeri e vecante ballkanase dhe shqiptare, me pak tradite civile. Dmth eshte shprehur trimeria shqiptare, e pranojme se populli yne nuk eshte popull frikacak, se ka disa popuj qe nuk i perballojne dot ndeshjet me veshtiresite, ka popuj qe kane ulur koken, qe ulin koken..."
Pse thoni qe nuk kemi kurajo civile?
"Persa i perket kurajos civile, Shqiperia ka tradite shume te paket, se neqoftese kemi jetuar pese shekujt ne nje shtet totalitar, pushtues, koncepti i trimerise eshte grumbulluar tek koncepti i lirise. Lirise si te thuash ne kuptimin kombetar, patriotik, por duke bere nje jete te paket civile, qyteteruese, ende ajo nuk eshte perpunuar me mekanizmat e jetes shoqerore dhe institucionale, ne kemi pasur nje periudhe te shkurter, ajo qe quhet republika e pare, pastaj mbreteria, dhe pastaj erdhi diktatura komuniste, dhe lirite civile, jeta civile u zhduk perseri, per arsye te tjera, nuk eshte me pushtimi otoman, por eshte nje gje ndoshta dhe me e rrezikshme per jeten civile."
Qe ishte?
"Ishte regjimi komunist. U shuan te gjitha institucionet civile."
Si vjen jehona e shtypit dhe debatit te shoqerise shqiptare, deri tek ju, ne Paris?
"Eshte shume e lehte. Perpara ndoshta nuk do te vinte, por ..."
Jo thjesht si kanale, por a vjen e perthyer, e shumefishuar, me alarmante sesa eshte?
"Cdo shkrimtar ka nje mekanizem per te kapur ate gje qe eshte me thelbesore, hyn ne mjeshterine e tij, hyn ne teknologjine e krijimit, te dije te kape ate cka eshte thelbesore, dhe ate qe eshte e dores se dyte, te trete dhe cka eshte krejt kot, kashte. Une besoj se here pas here, ky mekanizem funksionon. Edhe ne kete rast."
Zoti Kadare, do doja, perpara se t'ju pyes per ate qe quhet ceshtja e Janulla Rrapit, dhe qe ka patur shume debat ne shtyp, te shkoja nje hap me perpara, aty ku nisi debati.
Ne nje interviste qe i keni dhene VOA, sherbimit shqiptar, ju u shprehet, pa ekuivok, per hapjen e dosjeve te ish-sigurimit te shtetit. A mund te ma riformuloni per shikuesit tane, idene qe keni dhe qe keni pasur per hapjen e dosjeve. C'konceptoni ju me hapje dosjesh, dhe c'domethene te hapen dosjet e ish-Sigurimit?
"Vete fjala dosje dhe hapje dosjesh ne Shqiperi ka filluar te deformohet, kuptohet ne menyra te ndryshme. Pak a shume ideja ime ka qene kjo, eshte nje ide e vjeter, kam thene, duhet te hapen arkivat e fshehta; e kam formuluar keshtu, te dale e verteta. Nje shtet, nje vend, nje komb, nje ndergjegje kombetare nuk mund te funksionoje normalisht ne qofte se mban xhepa te erret brenda saj. Une e kam thene ne disa esse te miat, se ne qofte se kemi qyteterim grek, kyci ku ai filloi ishte se Greqia hapi nje xhep per nje krim qe kishte bere, dmth asnje popull s'mund te fshehe, asnje shtet, asnje administrate nese eshte e perlyer ne krim. Dhe shoqeria shqiptare e te gjithe shoqerite qe kane qene komuniste duhet ta bejne kete proces dhe per cudi erdhi tashi vone, u perterit kjo gje nga Keshilli i Europes. Ai ia kerkoi vendeve ish-komuniste ta bejne kete proces, ose ta kryejne gjer ne fund. Procesi nuk eshte kryer, Shqiperia eshte e fundit. Une nuk kam dashur as te marr flamurin, as te dallohem, as te spekuloj me kete, une nuk kam kohe, une jam shkrimtar, e kam mendjen kryesisht tek vepra ime. Kur me eshte kerkuar nje mendim e kam dhene, kur nuk me eshte kerkuar nuk kam marre iniciative. Kjo ka qene nje interviste e "Zerit te Amerikes", qe ndoshta nuk do te hapej fare me emrin tim, nese nje dite nuk do me merrnin ne telefon dhe te me kerkonin mendim."
Gjithsesi, pse ju keni kerkuar vazhdimisht qe hapja e dosjeve te jete nje lloj katarsisi?
"Une nuk mund ta konceptoj nje shoqeri demokratike, nje shoqeri qe del nga nje gjendje post-diktatoriale, te mos e beje kete. Gjermania nuk mund te ishte kurrsesi ajo qe eshte sot ne qofte se nuk do ta bente kete proces. Asnje shtet, asnje popull, asnje komb, nuk mund t'i shpetoje kesaj, eshte qendrimi normal, si te thuash, shendeti normal, nuk eshte luks kjo gje, kjo eshte e detyrueshme qe te behet."
A do ta ndyje ne rast hapjeje shoqerine shqiptare kjo gje?
"Pikerisht, me lejoni t'u pergjigjem per kete. Per kete arsye nuk kam dashur te marr kurrsesi asnje flamur ne kete proces. E kam quajtur, ne "Zerin e Amerikes", po marr te fundit, proces jo i gezueshem, kam theksuar qe eshte i veshtire, kam theksuar qe nuk duhet abuzuar me te, kam theksuar qe ushtria, armata, e atyre qe quhen denoncues, ose spiuna, informatore eshte nje armate e pikellueshme, nje pjese e se ciles kane nje tragjedi te madhe brenda saj, dhe ne nuk mundet ne menyre cnjerezore?"
C'tragjedi?
"Tragjedia eshte sepse rekrutimi i tyre ka qene nje drame me vete. Midis tyre ka fatkeqinj, midis tyre ka njerez qe kane rene ne kurth ne menyrat me djallezore qe perdoreshin ne diktature, midis tyre madje ka kundershtare te shtetit, qe jane kapur si kundershtare dhe u kane dhene kete alternative, ose te na informosh ose te bera gjemen, me femijet, me vajzen, me djalin, me gruan. Ne burgje jane bere rekrutime, ne torture disa here. Dmth si mundet ne t'i veme keta, prandaj une kam propozuar kete per kete arsye?"
Hapja e dosjeve a mund te beje qe ata te ridenohen moralisht?
"Jo. Prandaj une kam propozuar qe njerezit e thjeshte qe jane 90 perqind e kesaj armate, te mos preken. Une e kam percaktuar, mendimi eshte im, te mos preken kurrsesi, sepse popullit shqiptar do t'i shkaktohet kjo vuajtje e re, shpesh here krejt e padrejte. Sepse, me falni, te hap parantezen, kam theksuar se jane fajtore dyfish se keta rekrutuesit, jane fajtore te gjithe nomenklatura qe nuk jane spiune, por ata mund te ferkojNe duart tani: "Ne ua hodhem ketyre". Eshte fajtore kupola e larte komuniste, kryekriminelet. Ata duhet te pergjigjen ne radhe te pare dhe jo keta.
Tani mendimi im se ku duhet te hapeshin dosjet. Te hapeshin dosjet e atyre njerezve qe me grykesi, pasi kane bere kete gje, duan prape te bejne karriere politike, duan te futen ne Kuvend, te futen ne qeveri, duan te drejtojne mediat, duan te drejtojne opinionin publik. Keta tahmaqare, keta grykes nuk meritojne me meshiren tone, dhe keta jane disa qindra, nuk e di sa mund te behen, maksimumi nje mije, dy mije, s'ka me teper. Te kufizohet vetem tek keta kam thene, gjithmone."
Perseri arrijme ne nje lloj kontradikte zoti Kadare, sepse nderkohe qe nga Parlamenti, nga institucionet largohen keta persona, ose persona publike qe kane qene bashkepunetore te Sigurimit, mund te mbeten ne keto institucione, pavaresisht se cilat do te jene institucionet, persekutore te tyre, punonjes te sigurimit, shefa qe i kane bere keta bashkepunetore?
"Prandaj thashe qe kjo eshte nje faze, nje proces, nje operacion kirurgjikal nga njera ane, qe ka dhe anen tjeter. Kjo duhet te shoqerohet me nje spastrim, jashte atyre qe quhen dosje. Ne vendet ish-komuniste kemi nje pervoje, nuk ka pse te hiqemi sikur jemi perpara nje problemi te pazgjidhshem, perpara nje enigme, jo. Ka pervoje gjermane, hungareze, ceke, e kane bere, s'ka ndonje cudi te madhe ketu, nuk e ka bere Rusia fare, por e kane bere te tjere. Nuk ka patur tragjedi fare. Jane hequr ne Gjermani, kujtoj, brenda nje dite, nje pastrimi te dyte, 13 mije mesues. U duk sikur u permbys bota, jo, aspak. Une s'jam qe te hiqen mesuesit, por Gjermani e gjykoi keshtu, sepse ishte shume e keqe, sic duket e kaluara e tyre me nazizmin. Nuk behet hataja. Une jam kunder kesaj, kunder ketij revanshi, nuk ka nevoje per te, kurse per nivele te tjera, drejtora te rendesishem, zv/ministra, perfaqesues te jetes publike, nuk kane nevoje te jene, nuk ka nevoje populli shqiptar per ta."
Ju po flisni per nje lloj dosjesh, per ato qe lidhen me bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit?
"Jo, une fola tani jashte..."
Dakord, por sistemi komunist ka patur nje sistem te shumefishuar te dosjeve, kane qene dosjet e kuadrit, kane qene dosjet e lagjeve dhe te fronteve, kane qene dosjet e qendrave te punes, ju keni qene ne Lidhjen e Shkrimtareve, padyshim qe ka patur dosje te denoncimeve te shkrimtareve?
"Po, dhe eshte zhdukur komplet."
Si eshte zhdukur?
"Arkivi i Lidhjes se Shkrimtareve eshte zhdukur. Eshte djegur."
Ka qene i rendesishem si arkiv?
"Mendoj se po, sepse atje jane te arshivuara te gjitha mbledhjet e kryesise ku ka pase shpesh here debate, denime dhe atje ka qene e verteta se c'qendrim kane mbajtur..."
A jeni i sigurt se eshte zhdukur ky arkiv?
"Deri tani s'gjendet asgjekundi, asgje. Keshtu thone te gjithe, une e kam besuar. E kam lexuar ne shtyp. Arkivi eshte djegur."
Gjithsesi, si do veproni me keto dosje te tjera qe duket se nuk jane aq te rendesishme, por qe shprehin menyren e funksionimit te nje diktature?
"Jo, keto jane te rendesishme shume. Prandaj e kam thene gjithmone, ne kupolen me te larte, denimi duhet te jete me i ashper, duke zbritur sipas pergjegjesise. Nuk eshte e pamundur, se disa thone, nuk gjejme dot emrat e spiuneve, nuk gjejme ato, nuk gjejme keto. Po tjera mor zoteri, ti ke emrat e gjithe anetareve te Komitetit Qendror, Byrose Politike, karrieres se tyre, te shefave te kuadrit, qe kane qene tmerri i Shqiperise. Nuk i nget njeri, ferkojne duart tani, se shefat e kuadrit kane qene nder rekrutuesit kryesore disa here. Thone se ka patur nje polici te fshehte, krejt speciale, qe eshte e pazbuluar ende qe drejtohej nga pjesa me e larte e kupoles se Komitetit Qendror, nuk e di sa eshte e vertete. Por une e besoj."
Zoti Kadare, ne rast hapjesh, ne rast se shoqeria shqiptare do te merrte nje vendim per t'i hapur keto dosje, ju personalisht do te kishit frike nga kjo hapje?
"Absolutisht jo. Une po ju them, sepse ra fjala tani ne qender te kesaj fushate, qe u hap tani kunder meje dhe kunder vajzes sime. Une nuk dua tani te abuzoj me sentimentet prinderore?"
E kam fjalen ne nje tjeter lloj sikleti. Disa dite me pare, Rexhep Qosja, nje kolegu juaj ne Kosove eshte shprehur se tani vone ka mesuar se ju keni denoncuar disa drejtues komuniste te kohes, sic ishin Todi Lubonja, Fadil Pacrami etj. Pra a jeni marre me denigrimin e shkrimtareve te tjere, pa permendur rastin e Bilal Xhaferrit etj?
"Absolutisht jo. Perkundrazi, hapja e tyre do te heqe kete mjegull mashtruese. Dhe une kur kam ngulur kembe, ka qene dhe arsye private vec te tjerash, se keto thashetheme qarkullojne kudo. Cdo sistem komunist ka patur nje drejtori te vecante per diskretitimin e personaliteteve. Ne Shqiperi, kjo mesa duket vazhdon. Nuk eshte e organizuar dhe e strukturuar, po deget e saj vazhdojne kudo te diskretitojne. Rusia sovjetike arriti kaq larg, sa arriti te diskretitoje shkrimtare perendimore, arriti deri ne Amerike, per shembull Dos Pasos permendet si shembull se si KGB-ja i organizoi nje diskretitim edhe ne Amerike. Arriti me njerezit e saj. Po e mbyll parantezen. Une jo vetem qe nuk kam frike, por eshte e kunderta, sepse e kam thene dhe here tjeter ne nje interviste, qe ne ka gje per te cilen jam krenar ne jeten time, eshte qe ne nje mije vjet te kerkohet, ne nje mije arkiva, nuk do te gjenden kurre dy rreshta te miat ku te kerkohet denimi i dikujt, kurre. Dhe kane kerkuar mos kujtoni, keto 15 vjet, si minj jane shperndare kudo, kjo strukture qe punon kunder meje. Por nuk kane per te gjetur.
Tani po kthehem tek deklarata e Qoses. Deklarata eshte me e shemtuar se sa thate ju."
Nuk gjendet asnje leter ku te keni shprehur qofte dhe nje konsiderate negative ndaj nje shkrimtari te caktuar?
"Konsideratat negative i kam shprehur ne shtyp ose..."
Flas ne dokumente konfidenciale?
"Mund te kem kujtuar ne ndonje leter, qe zoterinj, juve mua me beni po ato kritika qe vete ia keni bere nje shkrimtari qe tani ndodhet ne burg, dhe quhet armik i partise, ose qe mi ka bere ai mua. Ja kaq.
T'ju them dhe dicka. Lidhur me kete deklaraten e Qoses qe thate ju. Ajo eshte me e keqe nga ajo qe thate ju. Ai thote: Kam lexuar ne shtypin shqiptar letren qe Ismail Kadare i ka derguar shefit te sigurimit shqiptar per denimin e Fadil Pacramit dhe Todi Lubonjes. Mor zoteri, ku e paske pare ti kete leter?"
Ekziston?
"Absolutisht s'ekziston. Eshte nje mashtrim nga me te ndyret. Dmth, une jam mesuar tashme me mashtrime, por deri ketu nuk kisha pare mashtrim te tille. E keni pare ju ne shtypin shqiptar te botohet ndonje leter e tille? Si mund te ekzistoje? E keni pare ju? Ju jeni dhe gazetar i njohur. Ku e keni pare, se ai thote qe e kam pare ne shtypin shqiptar. Mor, ku e pe mor mashtrues, t'i thuash, ku? Dhe "Gazeta Shqiptare" qe e boton intervisten nuk ka verifikim per nje gje te tille, "more keni pare gjekundi ndonje veper te tille?", ose ai televizioni qe e jep si scoop gjithe diten. Ku e paskan pare kete? Ku ekziston kjo? Hajde te thote se e di une nga burime sekrete, do dale. Po ai thote e pashe ne shtypin shqiptar. Todi Lubonja ka shkruar dy libra me pas per denimin e tij, ku denoncon me dhjetera njerez, dhe Todi ka qene natyre e ashper, nuk eshte nga ata qe falin kollaj dhe ka faqet me te admirueshme per mua atje."
C'raporte keni pasur me te pas denimit?
"Raporte krejtesisht miqesore, si me perpara."
A keni marre pjese direkt, ose indirekt, ndoshta dhe pa dashje ne persekutimin e ndonje shkrimtari?
"Asnje. Bllofi i Bilal Xhaferrit eshte mashtrim e gjitha. Bilal Xhaferri ne nje mbledhje eshte ngritur me dy fjale dhe me ka kritikuar mua, se une nxij realitetin socialist, nxij gruan shqiptare dhe klasen punetore shqiptare, me ka akuzuar se po sjell metoda dekadente, revizioniste ne letersine shqiptare dhe e ka nderprere Fadil Pacrami, duke i thene mos je ti qe do na mesosh neve si te jemi komuniste. Tani thone te tjeret, ne nuk e degjuam mire cfare tha, se eshte e turpshme kritika qe me beri ky, gjoja i djathte, dhe thone, nuk degjuam mire, po rendesi ka qe u kritikua Kadareja. More qen bir qeni, pse paska rendesi qe kritikohem une, cfare jam une, Hitler jam une. Po une jam kritikuar, kjo kritike u be,'67 ose '68 ka ndodhur kjo, dy vjet me para une kam botuar "Perbindeshin", jam quajtur dekadent, c'nuk jam quajtur, me eshte ndaluar libri. Te me kritikoje mua, eshte gjeja me e lehte ne Shqiperi. Une jam kritikuar, kam pese-gjashte vepra te ndaluara, me sulme, kritika disa here, menjehere kam bere autokritike, po kam bere veper te gabuar, dekadente, anti- parti bile kam thene, jam detyruar te them. Tani si qenka, te kritikoje Ismail Kadarene, kete e ka bere vete Bilal Xhaferri shenim, ishte si te kritikoje Enver Hoxhen. Kujt ia hedhin keta, keto gjera, kujt ia mbushin mendjen, popullit shqiptar? Sporti kombetar ne Shqiperi ishte kritika ndaj meje. "Dimri i vetmise se madhe", qe ma permendin si nje veper konformiste, tre muaj vazhdoi, jo kritike ne shtyp, c'nuk thane per te."
Nderkohe shtypi shqiptar ka botuar nje autokritike tuajen per poemen "Pashallaret e kuq". Perse e bete kete autokritike? Mundet edhe mos ta kishit bere duke i qendruar besnik idese tuaj.
"Jo! Isha i detyruar ta beja. Cfare te keqeje ka ajo autokritike, se te tere ngaterrohen per punen e kesaj autokritike? Cfare te keqe ka pra? Eshte botuar tani ne disa gjuhe dhe, ne thelb, ajo eshte nje gje kurajoze. Une them zhurie qe me gjykon se kam bere nje veper armiqesore: Po kam shkruar nje veper armiqesore. Une deklaroj perpara tyre qe une kam shkruar nje veper antiparti. Une deklaroj perpara tyre qe kam shkruar nje veper kunder diktatures se proletariatit dhe shtetit shqiptar. Cfare te keqe ka? E vetmja mbrojtje qe bej, une them (do t'i shpjegoj une pse e bera) qe une doja te shkaktoja trazira. Kjo ishte e vertete. Une s'e kisha bere me ate qellim. Ajo vjershe nuk i ka keto, por ata ashtu e kritikuan dhe une thashe: Po ashtu eshte. E cfare te keqe ka? Cfare te keqe ka qe une them se ktheva armet dhe godita partine? A keni menduar ndonjehere qe kjo ka qene deshira e cdo shkrimtari ne boten komuniste? Qe te vinte nje dite qe te mund ta thoshte kete. Mua mu dha nje rast i cuditshem dhe e thashe. Cfare te keqe ka ? Me thoni! Trimeri absolute do te ishte qe te thoja qe, une e kam bere kete sepse une jam antikomunist, antiparti dhe qe une te shkoja ne pushkatim. Duhet te shtoja edhe keto fjale. Une thashe: E kam bere jo me kete qellim. Dhe ne te vertete une nuk e kam bere me qellim qe te shkaktoj ndonje permbysje. Eshte qesharake qe nje vjershe te shkaktoje..."
A keni tentuar ndonjehere, zoti Kadare qe pas viti 90-te ta quani veten disident ose...
"Jo, me falni. Se jane bere spekulime shume me kete poeme, nga me te shemtuarat. Cfare thuhet. U botua vjersha. Po s'ishte ndonje gje ajo vjershe! Dakord, kjo vjershe nuk ishte ndonje gje. Por ama keto kritika kunder meje u bene. Ore ti bej pyetjen njehere, po c'eshte ky terbim i shtetit kunder nje vjershe te kote? Te kote! Quaje edhe realiste socialiste po deshe. Ti mendo, eshte njelloj sikur te themi tani, se e ka permendur dikush ne shtyp... U pushkatuan dy poete: Vilson Blloshmi, Genc Leka. Ne Shtatedhete e shtaten. Tmerr. Dy vjet pas kesaj historie. Le te themi tashti te hapim vjershat e tyre... mo po keto vjersha sikur s'kane ndonje gje, fare. Vjeshta po vjen, oxhaku, zjarri, kjo ... kane dicka, po kaq. Dhe te themi tashti: keta poete, na paskan qene hileqare? Mo po ata u vrane per ate. U vrane per ate paranoje te kesaj diktature qe shikonte armikun kudo. Mund t'i bejne fajtore tashti ata? Ata u vrane vertete. Vjershat s'kishin ndonje gje.
Po ata u vrane ama. A mund te themi tani qe kjo vjershe nuk ka ndonje gje te madhe, prandaj qenka fajtor autori? Une jam fajtor? Si qenkam une...? Nuk eshte fajtor shteti qe me godet mua kot? Zgjohet ne mengjes edhe...?"
Megjithate, une doja t'ju pyesja, se dua te rikthehem edhe njehere tek problemi i Qoses, a keni qene ju disident zoti Kadare, ne kendveshtrimin tuaj?
"Ky eshte nje nga spekulimet me te poshtera qe behet kunder meje. E cfare behet?"
C'do me thene kjo?
"Ja si e shpjegoj. Thuhet qe Kadareja eshte shkrimtar shume i mire, e pranojne gjoja keta hileqare te medhenj, por ama nuk durohet qe te thote: "Jam disident". More zoteri, ku e ke pare ti qe une kam thene qe jam disident? Po ju them, kerkoni nga te gjitha anet. Nuk do te gjeni kurre nje deklarate timen. Perkundrazi, kam thene: "Nuk kam qene disident". Nuk me ka interesuar kjo gje. Me ka mjaftuar letersia. Dhe kam thene?"
Nuk ju ka interesuar, apo nuk keni mundur te beheni?
"Ja t'ua shpjegoj juve. Kam thene: "Une jam shkrimtar (nje formule qe eshte paraqitur?), qe jam perpjekur dhe kam bere letersi normale ne nje vend anormal". Kam thene: "nuk kam qene i persekutuar". S'eshte e vertete se kam thene? E shpikin vete... Eshte metode e ndyre shqiptare. Shpik nje gje qe... Tani kjo eshte pasuruar, kjo meny eshte... "Ismail Kadareja ka thene qe refugjatet jane jashteqitje e kombit". Eshte nje nga shpifjet me te shemtuara qe ka zene vend kudo. Pse? Atje u duk. Atje une kuptova se sa thelle eshte futur sigurimi ne popullin shqiptar. Ju ka dhene urdher agjenteve te tij ne nentedhjeten: te hapni kete shpifje per Kadarene."
Nuk eshte e vertete kjo deklarate?
"Absolutisht kurre. Kam thene te kunderten. Eshte botuar e kunderta, teksti. Eshte botuar dhjete here ne shtyp. Ju vete e keni botuar njehere ne gazeten tuaj. Nuk pi uje pergenjeshtrimi, sepse spiunet jane ende aktive ose njerezit naive qe u besojne spiuneve. Prandaj... Ku e kishim fjalen?"
Tek disidenca.
"A, tek disidenca. Une nuk kam thene kurre. Tani..."
Po a keni tentuar ndonjehere, zoti Kadare, qe ta paraqisni veten, permes te tjereve, si nje disident?
"Absolutisht jo. Kane thene te tjeret, cfare t'i bej une gazetarit te huaj qe thote: "Shkrimtari disident Ismail Kadare...". Cfare t'i bej une. T'i bej telegram zoterise, t'i them s'jam disident? Kur me pyet mua: "S'eshte e vertete, nuk kam qene?". Tani, pyetja shtrohet ne menyre shume te papranueshme. Njehere dikur, e pyeten nje shkrimtar: "Pse s'u bere ti disident". E para, or zoteri, nga ana parimore, ti do te mesosh mua? S'dua te behem disident! S'kam dashur! More mund te them: "Kam qene komunist". Pse paskam qene i detyruar une te behem disident? A, ne qofte se une them, Po, ti ke te drejte te me thuash: "S'ke qene disident". Ne qofte se une them... Pra pyetja ..."A eshte ky nje lloj faji, qe s'jeni bere disident?
"Asnje faj s'eshte qe s'kam qene disident. Une nuk jap shpjegime, sepse eshte e shemtuar dhe meskine te thuash se... kushtet nuk ishin, gje qe eshte krejt e vertete, po une parimisht e them: "S'kam dashur te behem". Jo. Ta marrim nga ana parimore, njerezore."
Nese do te kishit mundesi, do te mund te beheshit disident?
"Po sigurisht do te behesha, po kjo eshte nje pune qe une s'e vertetoj dot. Por une them te paren: Nuk kam dashur te behem. Ta zeme... Ti s'ke te drejte, askush, te me beje mua pyetjen. Une mund t'i them: "Ore zoteri, po ti pse s'je bere disident?" Eshte bere njehere nje dialog, e kam permendur ne nje nga librat e mija, eshte ngjarje e vertete: Nje njeri i thjeshte i thote nje intelektuali: "Ja juve intelektualet, neve popullin na late ne erresire...
-Po mire... si, - thote ai?
-Po ja, pse s'u bere disident?
-Po mire, pse te behesha une, - i thote ai.
-Po se ti je me shkolle, edhe di te behesh disident
-More, me fal. Ti je njeri i thjeshte?
-Po
-Dy litra vajguri kushtojne dhjete leke te vjetra. Merri, sperkatu me te perpara kryeministrise, te besh buje, Kupton ti? - Dhe te behesh edhe i famshem, se vuan nga kjo, qe je i thjeshte. Dhe te behesh Jan Palahu, - si heroi i Cekosllovakise,- hero i vendit. Pse s'e ben,- i tha. Pse me jep mesime morali mua?
I them une ketyre, keshtu: lubonjeria me shoke qe thone: "Me mire te ishe vrare se sa ashtu...". E para njehere, s'kam dashur. Nuk mund t'ia besh asnje qenieje njerezore kete pyetje: "Pse s'u vrave ti, qe te bej sehir une". "Po pse s'u bere ti",- ti them une. Ishe njezete vjec, ishe i lire. Pse s'u bere ti? Te merrje nje benzine ose atje.. te merrje te hidhje nje bombe po deshe..., meqenese ishe kaq trim, atje prane bllokut, meqenese jetoje rrotull, hyje e dilje, e te beheshe i famshem. Pse s'u bere ti? C'te pengoi? E pse ma kerkon ti mua? Ku kam bere une kete pakt me popullin shqiptar, qe do behem disident, qe te behem deshmor."
Problemi qendron qe pas vitit nentedhjete, ju keni tentuar apo jo ta hiqni veten si disident?
"Absolutisht jo. Une s'kam thene... Ku e keni fjalen disident? Une kam thene..."
A e keni quajtur veten i persekutuar zoti Kadare?
"Une nuk e kam quajtur veten. Une kam treguar kujtime te ndryshme, sic kane ndodhur gjerat, shpesh duke me pyetur... Ato jane... merri si te duash. Thuaj: "Ne kujtimet e tij, teprohet kjo ana e zymte". Une nuk e kam fshehur asnjehere ate jete qe kam jetuar. Nuk kam thene ndonjehere qe une nuk kam udhetuar jashte, s'kam qene ne France, s'kam qene ashtu... Po une i kam thene te gjitha. Kur me kane pyetur arsyet, po. Une jam i vetmi shkrimtar qe eshte ftuar nga botuesit e tij perendimore. Une kam patur mbi njeqind ftesa. Kam vajtur disa here."
Perse?
"Se jam botuar, i vetmi. Te tjeret nuk jane botuar ne Perendim ne ate kohe. E cfare do? Kjo eshte shume e thjeshte. Une merrja, minimumi dhjete ftesa ne vit. Shteti me ashtu.. do te pranonte nje ne nje vit e gjysme... do te pranohej nje ftese se s'ben. Sepse presioni nderkombetar eshte kaq i forte saqe nuk..., si duket, bente llogari qe: "po i ndalojme njembedhjete, po i japim dymbedhjeten". Ja kjo eshte. Shume histori e thjeshte. Nuk merrnin shkrimtare te tjere shqiptare ftesa. Une merrja, jo vetem qe merrja ftesa, por shpalleshin ne shtyp: Kemi ftuar Kadarene... nuk vjen, cfare ka, cfare po ndodh"? Benin edhe keshtu... provokime sigurisht. Provokime... do ti quaja... pozitive! Cfare ka ketu? Une isha botuar, me falni... Ne 1970-ten, kur Shqiperia ishte ne zi, e izoluar, une arrita, per rastesi, qelloi... letersia shqipe u fut pa pritur ne klubin e letersise evropiane. Doli nga nje izolim absolut, librat e mija u bene brenda nje viti te njohura, u perkthyen ne te gjithe Evropen, "Gjenerali i ushtrise se vdekur". Tani, sigurisht qe une isha ne qender te vemendjes. Sigurisht qe une do te beja nje udhetim ne France, ose edhe nje tjeter, me vone. Pse ju duket kaq cudi e madhe? Pse harroni kete fakt? Kjo letersi, doli pra, nga nje erresire e plote mosnjohjeje, dhe papritur, librat e mija filluan te lexohen ne Paris, nje vit me pas, gjashte muaj me pas ne Nju Jork, ne Berlin, kudo. Po mire, nuk e mendoni juve, si shpjegohet qe letersia e nje vendi qe ish nje burg i madh, papritur e lexon nje lexues i huaj. Kush e detyron lexuesin francez te lere shkrimtaret e vet e te me lexoje mua. Pse? Kush e detyron lexuesin Londinez? Se ka patur edhe zera qe i manipulonte Tirana, - marrezira te pafundme! Atehere, zoteri, une te bera ty letersi ne... Dhe une nga kjo, nga nje ane... Ishte dyfishe kjo, nga nje ane mua me ndihmonte, se me mbronte, kjo njohje nderkombetare, por dhe me krijoi probleme, sepse une u bera i dyshimte: "C'eshte ky shkrimtar qe po na del, qe po e pelqeka borgjezia?" Se elozhet per mua ishin te pafundme, ju i keni pare besoj neper shtyp. Domethene tere epitetet qe mund te thuhen, qe mund te enderroje cdo shkrimtar, jane thene per mua. Dhe une isha ne ate burg atje ne Shqiperi. Kjo eshte ajo gjeja me paradoksale qe ka ndodhur ne ashtu... Qe librat e mija shiteshin neper kryeqytetet perendimore. Pse bliheshin? Se ishte propagande komuniste? Veretete kishte nevoja Evropa te merrte propagande komuniste nga Shqiperia? Vertete kishte nevoje Parisi dhe Londra te merrnin?"
Zoti Kadare, cilat kane qene dhe jane problemet tuaja me Rexhep Qosen? Pervec debatit per identitetin evropian te shqiptareve ose jo ka edhe nje goditje shume te forte qe ai ju ka dhene disa dite me pare, ne nje interviste qe ka dhene per shtypin e Kosoves.
"Cfare? Qe ka genjyer? Pse thoni "goditje". Ka thene nje mashtrim qe ka turperuar veten. Ka dhene pra, ate qe thashe, qe Ismail Kadareja ka futur ne burg Todi Lubonjen dhe Fadil Pacramin."
Ju ka quajtur persekutor te shkrimtareve shqiptare.
"Po eshte nje mashtrim, fare, i grades me te ulet."
Cfare probleme keni ju me te?
"Nuk kam... asnje problem s'kam patur, ne kuptimin, ky ka qene, here pas here kunder meje. Se pse ka qene, ai mund ta shpjegoje."
Qe kur?
"Qe ne shtatedhjeten. Dilte kunder meje. Ky ka bere nje polemike te madhe, me nje grup shkrimtaresh kosovare, per shkakun tim dhe te Eqerem Cabejit. Ju nuk e dini. Jeni te rinj. Po te hapni ato libra, sepse ai ka botuar edhe nje liber... e ka pershkruar edhe ne nje liber ate! Nje liber i turpshem do te thosha une, ky i ka pasur kundra te gjithe shkrimtaret e rinj te Kosoves per kete gje, sepse ka qene kunder meje."
Cili ka qene shkaku?
"Nuk e di. Une mendoj, nuk dua te bej spekulime, une mendoj se ketu eshte zilia njerezore. Zilia njerezore eshte shkaku baze ne fushen e letrave. Nuk ka shkak me te fuqishem se ky. Qofte ky, qofte Lubonja, se keta te dy kane marre flamurin e kesaj Janulles tashti, keta kane zili njerezore. Une mund te thosha dhe per Lubonjen, qe eshte pjese e nomenklatures, por nuk bej spekulime te tilla. Te hap nje paranteze, une nuk kam asgje kunder shkrimtareve medioker, shkrimtari medioker eshte pjese e peizazhit boteror kulturor, shume i rendesishem. Madje ne nje mbledhje, nje takim, kam thene qe une kam admirimin me te madh per shkrimtaret medioker, filluan te qeshnin, kujtuan se po tallesha. E kam thene ne Itali, dhe u kam thene mos qeshni, sepse keta jane nje ushtri e madhe e artit, e flijuar per artin, sepse keta e dine qe do vdesin, keta jane qe sigurojne miliona lexues te letersise, qe arti i madh nuk i siguron dot. Keta jane mediokrit."
Ju po thoni qe Rexhep Qosja eshte nje shkrimtar medioker?
"Po, eshte shkrimtar medioker. Me kete e tregon. Une mund ta cmoja me teper, me kete e tregon qe eshte nje ziliqar."
Kete mendim keni pasur dhe perpara se ai t'ju godiste?
"Shikoni, i kemi ngritur disa figura, me teper se c'duhet. Shume njerez mendojne qe ai eshte nje shkrimtar i rendesishem. Dhe ai ka qene publicist i rendesishem, historian i rendesishem. Po me kete qe beri, kete sulm te shfrenuar, mendja me shkon qe do eshte i tille, se nuk gjej dot arsye. Shkrimtari medioker, une s'kam gje kunder tyre, por kur shkrimtari medioker behet agresiv dhe sulmon shkrimtarin tjeter qe eshte mbi ti, eshte bisha me e eger qe mund te mendohet ne bote, nuk ndalet perpara asgjeje. Ketu qendron tmerri i mediokritetit. Dhe kjo eshte histori e perjetshme e njerezimit, nuk ndryshon. Do thoni ju, mediokriteti dhe zilia, cmira, nuk jane vetem tek shqiptaret. Tek shqiptaret jane shume te theksuara, ato jane kudo ne bote, por kultura i pakeson, i zbeh ato."
Zoti Kadare, do te doja qe te ishit sa me i drejtperdrejte dhe i sinqerte per pyetjen qe do ju bej ne vijim. "Gazeta Shqiptare" ka botuar nje problem qe ka patur mes familjes tuaj dhe familjes se Janulla Rrapit ne fillim te viteve '80 e ne vazhdim. Nje debat, si pasoje e te cilit, familja Rrapi eshte internuar ne vitin 1984. Doja t'u pyesja, si eshte realisht kjo histori sipas jush?
"Kjo eshte nje histori krejtesisht e deformuar. Ka 15 vjet qe vazhdon ky deformim. Dhe une kam kujtuar se njerezit kane nje percmim, kane qeshur kur e kane degjuar, por me sa duket kjo e gjora Janulle, arriti te organizohet me mire. Ajo ndihmohet nga nje staf, eshte krejt e kuptueshme, ne te cilin ka shume njerez, qe dine edhe te futin emrat filozofesh franceze ne letrat e saj dhe e ndihmojne te bejne letra andej-kendej, eshte puna e saj. Ju thashe dhe njehere, une s'kam kerkuar kurre ne jeten time, denimin e askujt, dhe ketu perfshihet kjo grua me djalin e saj. Absolutisht eshte e kunderta, po te hapen dhe te zbulohen dokumentet, do te gjeni disa here kerkesen time se nuk dua qe te denohet, sepse, e para eshte nje parim moral, e dyta, nuk doja me te kisha telashe, sepse kjo vazhdimisht me hapte telashe."
Si ka qene historia konkrete?
"Historia ka qene shume e thjeshte. Fillimi i vitit '82, nje kohe shume e veshtire per mua, per arsye sepse ishte fill pas vrasjes se Mehmet Shehut. Djali i tij po shkonte ne burg, dhe atje e pyesnin per mua. Une e dija kete, e kisha marre vesh. Bashkim Shehu e ka shkruar ne librin e tij "Vjeshta e ankthit", marrjen rresht ne pyetje. E pyesnin kryesisht, c'mendoja une per Enver Hoxhen. Une kete e mesova, dhe e merr me mend, e kisha mendjen atje, ishte nje tmerr. Po ne kete kohe po pergatitej Pleniumi per goditjen e "Pallatit te endrrave", janar-shkurt '82. Ne kete kohe, nje dite, me thyhen xhamat e shtepise ne mbremje me gure nga rruga. Nuk ishte kaq e lehte te thyheshin xhamat e mi po te mos goditeshin ne menyre sistematike, sepse une jetoja ne katin e trete. Kam marre ne telefon policine, ka ardhur policia, ka bere matjet, dhe dokumentet duhet te jene ne polici, fotografimet..."
Edhe fotografimet?
"Besoj se po, e fotografuan. Erdhen ekspertet, thane mos e prekni, sa te dergojme neser ne mengjes, eksperte te tjere. Ne nuk e prekem ate nate. Pas disa ditesh eshte bere nje perpjekje tjeter per te me thyer deren. Policia perseri ka ardhur, dhe me thone, e dime kush e ben."
Deri ne ate moment nuk e dinit kush e bente?
"Absolutisht jo. S'kisha asnje ide. Me thane se e bente nje djale i lagjes me kete emer, Renato. Pastaj e kane arrestuar djalin per kete veper, e kane liruar serish. Hetuesi e ka shpjeguar ate kalendarin si ka ndodhur. Pastaj ka ardhur nena e tij dhe ka bere disa here mitingje poshte shtepise sime. Kur them mitingje, mitingje, mitingje. Une banoja tek "Rruga e Dibres", atje kalojne njerez ne mbremje, eshte e mbushur plot me njerez dhe kjo ulerinte nga poshte ne menyre histerike: "Ismail Kadare, agjent i borgjezise, Ismail Kadare, agjent i Mehmet Shehut". Sigurisht, ne shtetin diktatorial nuk lejohen te tilla, po nuk i organizoi vete partia, s'te lejon askush te ulerish ne mbremje?"
Per nje kohe te gjate?
"Njerezit rrinin te pataksur! Si eshte e mundur te ndodhe nje gje e tille ne Tirane?"
Policia nderhynte?
"Ka ardhur policia gjithmone, e ka arrestuar. Ata jane arrestuar, nene e bir, disa here."
Kane hyre ne shtepine tuaj?
"Kane ardhur dhe ne shtepi, ka hyre. Ka qene nena ime me motren, se une s'kam qene, pastaj kam ardhur une, ka thene: "Ju do ma paguani, ju do ma jepni vajzen se s'ben"."
Ajo pretendon se ju vete e keni share, e keni thirrur personalisht per te folur dhe e keni share...
"Jo, une mund ta kem share, se s'mbaj mend, mund ta kem share qe "cke me te"; une njehere po e degjoja, qe e shanin policet kur e merrnin neper shkalle dhe me thane "ne e dime se c'po heqim me kete grua". Kjo grua nuk kishte frike fare nga policia, i dukej si loder, kjo grua ishte e mbrojtur, ishte e mbrojtur nga sfera te shtetit qe ishin me te forta se policia. Kjo ishte fare haptaz, nuk cante koken per asgje. Kjo kur e arrestonin, buzeqeshte me ironi."
Per sa kohe vazhdoi kjo?
"Kjo vazhdoi per muaj te tere. Pastaj eshte bere nje proces gjyqesor ku eshte denuar me pune edukuese, per keto skandale. Me kane marre mua, nenen time per ankesat, dhe i bene nje denim fare qesharak. Eshte e cuditshme se kur kjo pune u mbyll, afro dy vjet me pas, ajo befas eshte debuar nga Tirana. Pas dy vjet e ca, eshte e habitshme! Dhe dokumenti i policise qe ka botuar gazeta eshte nje pjese fare e zbehte e asaj qe ka ndodhur. Sic duket, policise i eshte kerkuar te beje me nxitim nje dokument, pse duhet debuar. Dhe ata c'kane gjetur, e kane bere shpejt e shpejt. Mungojne te gjitha keto, thyerjet e xhamave te dritares, thyerja e deres etj. Ne kete kohe eshte marre vesh se cili personazhi i saj, cila ishte kjo grua. Shkrimtari ka dashamires dhe prej tyre mora vesh anen morale te saj, qe nuk dua ta permend se eshte e padrejte. Por mora vesh gjene me te rendesishme: kjo ishte nje agjente speciale per te burgosur grate ruse dhe grate e huaja ne pergjithesi! Kjo e verteta dhe kjo e vertete duhet kerkuar, jo ne dosjet e policise, se policia s'ka te drejte ta dije kete gje, policia vetem konstaton qe u fut ne ambasada te huaja. Ne ate kohe nuk kishte ne Shqiperi nje grua qe futet naten neper ambasada, s'ka ne Shqiperi nje grua qe te kete lidhje me te huajt dhe kjo vazhdoi gjate dhjete vjeteve. Kjo grua, Janulla zinte mikesha grate e te huajve, te cilat pas disa javeve perfundonin ne burg, dhe kjo ka futur ne burg nje sasi te grave ruse, me duket dhe te kombesive te tjera dhe ketu do te hap nje paranteze.
Ka qene nje nga shemtite me te medha te shtetit shqiptar, nuk po them me te regjimit por te shtetit shqiptar, qe grate e gjora te huaja, te mbetura ne Shqiperi, pas prishjes, pas shkeputjes se Shqiperise nga kampi socialist, u futen ne burg njera pas tjetres, ka qene nje hakmarrje burracake. Shteti shqiptar nuk kapte dot spiunet e KGB, nuk kapte spiunet e Gjermanise, Hungarise, dhe ne menyre burracake kapi grate e tyre, i futi ne burg, u la femijet rrugeve. Sigurisht eshte nje nga krimet e medha, dhe ze nje vend, sigurisht nuk duhet tepruar, po si model krimi, eshte nga me te shemtuarit ne Europe. Dhe Shqiperia mendoj une, tani, ka kohe t'u kerkoje ndjese shteteve perkatese per keto shtetase te tyre qe i futi ne menyre burracake ne burg. Me kuptoni ju, ishin krime te regjimit, por ka disa krime qe shteti merr pergjegjesi ne vazhdimesi historike. Gjermania ende kerkon andej kendej ndjese, edhe pse tani s'ka lidhje me Hitlerin, Japonia kerkon ndjese andej-kendej, prandaj ka krime qe shtetet kerkojne ndjese, marrim pergjegjesi, Turqise iu kerkua per armenet, tani, sa larg qe eshte Turqia nga periudha otomane. Dmth shteti shqiptar duhet te kerkoje ndjese per keto krime. Eshte jashtezakonisht burracake dhe e shemtuar. Dhe kjo grua, kjo "e gjora" Janulla Rrapi, i ka futur ne burg keto gra. Dhe shkoni dhe verifikojeni. Sipas dokumenteve ka dale deshmitare ne gjyqet e tyre. Dmth, ka dale deshmitare per t'i futur brenda."
Zoti Kadare, a keni tentuar ju atehere ta mbyllni ceshtjen?
"Vazhdimisht. Thoja, nuk dua te denohet njeri. Thoja, a ka mundesi t'i pengoni? Nuk i pengonte dot policia. Absolutisht."
Jeni i sigurte se ne fund, i shqetesuar nga gjithe ky insistim i saj, nuk keni kerkuar internim?
"Kurre! Asnjehere!"
Moret vesh qe ajo u internua?
"Mora vesh qe e hoqen nga Tirana, ca thoshin internim, ca debim, nuk merresh vesh mire, ishte e paqarte. Ne ate kohe, po e kam marre vesh, por kjo ishte shume vone, jam habitur. Mendimi im, motra ime e ka shprehur, kjo filloi te merrte ne goje ca personalitete shume te larta te shtetit, kur pinte, kishte qejf te mburrej shume. Tani, ishte apo nuk ishte e vertete, nuk mund te ve doren ne zjarr, po kjo thoshte, ta dini ju, me ke kam lidhje une dhe permendte: Liri Gjoliku ishte nje e rangut te mesem, nje anetare e Gjykates se Larte, po paskesh qene e vertete sic duket. Vazhdonin te tjere, Aranit Cela, etj, emri shkonte deri tek Nexhmije Hoxha, tundte nje telegram keshtu ne dore. Une them se ajo e ka pesuar nga kjo gje. Ajo u be teper e bezdisshme per shtetin."
A kishit ndonje mundesi ju qe ta shmangnit kete konflikt?
"Absolutisht jo! Ku keni pare ju qe vjen nje nene me nje djale, o te na japesh vajzen, o te dogjem shtepine? Absolutisht ne bote."
Me kete gjuhe kane folur?
"Absolutisht me kete gjuhe. Ku keni pare ju qe nje vajze e lire, qe shkon ne shkolle, ne mengjes, ne darke, te thote tjetri, ma jep vajzen. Po mire mo zoteri, po te jesh i zoti, merre vajzen. Ku keni pare ne nje shtet, pak a shume normal, qe te ndodhe nje gje e tille? Si mundet tjetra qe te vije dhe te kerkoje vajzen dhe te thote "agjent i Mehmet Shehut, me jep vajzen". Ku keni pare ju ne bote. Prandaj kjo s'kishte frike nga asgje. Prandaj kjo histori e shemtuar dhe qesharake njekohesisht. Ka 15 vjet eshte ne internet. Dhe une s'kam care koken per te."
A keni ngritur pikepyetje se mos ky ka qene nje provokim i Sigurimit te Shtetit?
"Nuk them se ka qene ne fillim, por pastaj jane gjasat qe eshte shfrytezuar kjo gje. Ose qe ne fillim mund te jete bere, nuk e di. Kjo ishte nje metode. Ju jeni gazetar, ju kete gje mund ta provoni. Sa gra ka futur ne burg me kete afrimin e saj. Dhe pse te mos mendoj une qe erdhi e u afrua ne shtepine time per te pare c'libra kam une etj. Pse te mos e mendoj?
Thashe ishte fillimi i vitit '82, dhe une isha ne nje gjendje jashtezakonisht te veshtire dhe e vetmja gje qe nuk doja ishte te me hapeshin telashe te tilla. Sepse duhet te dini nje gje, ne te gjitha sistemet diktatoriale te lindjes, tmerri i inteligjences kane qene sjelljet rrugacerore. Po te lexoni Sollzhenicinin ne "Gulagu" e shpjegon. Ne kujtonim se kishim armik shtetin, por armiku jone me i madh ishin rrugacet, huliganet, thote ai. Ishte e tmerrshme te kishe me ta pune, dhe ata i vinin bashke neper burgje. At Zef Pellmbi tregon se si e goditi nje rrugac me hekur ne koke, prift i poshter i tha dhe iu sul. Ate qe nuk guxonte ta bente polici, e bente rrugaci, me mire se polici."
A keni patur ne kete kohe, per te zgjidhur konfliktin tuaj, mbeshtetjen e shtetit?
"Policia ne vizionin tim ka qene korrekte, sepse policia ne keto raste eshte me korrekte nga te gjitha. Policia ka qene per mendimin tim, korrekte. Nje nga shefat e policise ne ate kohe ka qene Aredin Shyti, dhe mua m'u duk shume profesionist, i zoti. Dua te di, i thashe nje dite, s'keni ju force te ndaloni nje kalama? Se ai djali ishte i ri fare. Dhe te ndalini nje te tille qe me vjen mua ne shtepi? Ai me dha te kuptoj, nuk kam fuqi, nuk me lene. Kjo ishte ajo qe them une, ajo kishte teper fuqi, ishte teper e mbrojtur, jashtezakonisht e mbrojtur. Dmth nuk ma tha troc."
Gjithsesi, a ju ka ardhur keq per fatin e kesaj familje?
"Nuk mund te me vije keq mua per nje grua qe ka futur ne burg, grate e tjera."
Po per djalin?
"Djali nje here ka dashur te me kerkoje ndjese. Ka qene shume i sjellshem, se paku me mua. Ate dikush e rrahu. Nuk e di, e kane rrahur ne polici, apo e ka rrahur ndonje nga dashamiresit e mi, une nuk kam ndonje frike te them. Shume njerez me kane ardhur duke me thene kete pune e zgjidh druri, sepse ata e dine boten e rrugaceve. Nuk kam dashur te perzihem me te, sepse zoti e di c'do ndodhte. C'do te thote dru? I bie me leve kokes dhe e le te vdekur tjetrin. Megjithate ai erdhi, ishte i rrahur.
- Te paskan rrahur? i them.
- Ju me keni rrahur me tha.
Une ne sekonde e mora me mend, nje nga ata qe me kishin ardhur do ta shembim, do ta grijme ne dru etj, edhe i thashe:
- "Do te rrihesh me keq po te vazhdosh".
Kot, dhe une, dhe ai me tha:
- "Po, po, e kuptova, kam hequr dore tani".
Dhe vertet u zhduk nga qarkullimi per nje kohe te gjate.
Nuk ju shqetesoi me?
"Jo, per ca kohe, pastaj filloi nje rast i fundit, pas nje viti, isha ne rruge, nje gje krejt banale ne krahasim me ate qe kishte bere. Ishte i dehur, me shoket e vet, nuk beri ndonje gje te madhe, ka bertitur thjesht nga rruga: "o", ku e di une. Ka share, nuk e mbaj mend cfare ka thene. Por mua mu duk hic ne krahasim me ato qe kishte bere me perpara, asgje. Kjo eshte historia."
Zoti Kadare, do te doja t'ju pyesja per disa gjera, meqenese folem per ceshtjen "Rrapi". Cili duhet te jete qendrimi qe duhet te mbajme ndaj te shkuares komuniste?
"Une e kam thene kete qendrim. Une s'kam ndonje qendrim origjinal, se tani po mi veshin mua ca gjera, sikur une po udheheq ndonje rryme ne Shqiperi. Absolutisht jo! Mua me eshte bere nje pyetje nga Zeri i Amerikes dhe jam pergjigjur me nje pergjigje fare te rendomte, si te gjithe, une mendoj, te denohen. Nuk kam thene ndonje gje te cuditshme. Me kane pyetur per figuren e Enver Hoxhes, kam thene lavderimi eshte monstruoz, s'ka pse i behet lavderim, kaq."
Ka nje tendence per ta rehabilituar ate periudhe...
"Eshte e vertete. E kam thene. Kjo bie ne sy, nuk do ndonje filozofi ta kuptosh, dhe une prape kam thene mendimin e pergjithshem se ajo kohe nuk ka per tu rehabilituar kurre."
Ne c'aspekt?
"C'domethene rehabilitim i nje krimi. Ka popull qe do te rehabilitoje roberine e vet? Asnje vend i ish-Lindjes nuk po ben kete perpjekje per ta rehabilituar roberine komuniste."
Po qendrimi qe duhet mbajtur ndaj figures se Enver Hoxhes. Edhe kjo ka qene nje pike e mprehte e debatit?
"Ai qendrim qe eshte i natyrshem te mbahet. Ka qene diktatori i Shqiperise. Njeriu qe farketoi, projektoi kete mjerim te madh, mjerim ekonomik, mjerim politik, mjerim represiv, s'ka ndonje filozofi te madhe, vetem do mjaftonte lista e te burgosurve, te pushkatuarve dhe te internuarve, sikur pese-gjashte veta te ishin, nje figure i vihet nje pikepyetje shume e madhe. Do te mjaftonte ai mjerim ekonomik qe u nxiu jeten shqiptareve gjate gjithe shekullit gati. Do te mjaftonte izolimi nga Europa, se ne po plasim te hyjme tani, dhe eshte i vetmi shtet qe u largua me kaq terbim nga kontinenti yne, dhe tani na dalin ca filozofe qe te largohemi akoma me teper, te shkojme nga Afganistani, kupton."
Po per krimet e komunizmit, a mendoni se duhet te kete denim moral, apo denim konkret?
"Them, sinqerisht nuk e kam menduar kete gje. Eshte e detyrueshme morale. Por mund te kete dhe konkret, per gjera skandaloze, shume te renda. Nuk perjashtohet dhe ai tjetri."
Vazhdimisht ne komentet qe keni bere, keni nenvizuar rolin e te vese se diktatorit Hoxha. Cila eshte ideja qe ju keni per te?
"Ideja qe une kam, dhe e kam shprehur me shkrim eshte se zakonisht kur ka histori te nje diktatori, pas fshihet gruaja e tij, gjithmone, nuk shmanget kurre. Dhe komunizmi na jep disa modele, une i kam thene keto, por me dy fjale, gruaja e Leninit, qe ka qene nje grua shterpe, sic duket dhe nga personaliteti, e thare si njeri, pa ndjenja njerezore, nuk ka lene deshmi, por me teper gjykohet si e keqe. Per cudi, gruaja e Stalinit ka qene nje martire e vertete, ka qene kunder burrit te saj, aktive, e ka kundershtuar perhere, dhe ka vrare veten naten e festes se revolucionit, martire e vertete. Ka qene gruaja e Mao Ce Dunit, nje kriminele e vertete, gruaja e Causheskut, kriminele e vertete, dhe ka qene gruaja e diktatorit tone qe nuk eshte shquar asnjehere per ndonje fjale zbutjeje, se gruaja o zbut, o egerson, o eshte neutrale ose tutkune, nuk merr vesh se c'behet. Kjo ka qene sipas deshmive qe jane botuar, del se kjo ka qene jashtezakonisht e ashper. Historia nuk i njeh asnje rast, vetem fjalime nga me te ashprat, thirrje per forcimin e luftes se klasave dhe mesa duket ne ate familje kjo ka luajtur rolin e pare egersues. Kete mendim kam une."
A mendoni qe eshte ende aktive?
"Po, mendoj. Dhe shume njerez ia kane friken."
Ne c'kuptim ia kane friken?
"Dridhen prej saj, ia kane friken. Nuk e di cfare lidhjesh kane pasur. Ia kane friken njerez qe jane ne politiken e sotme. Une kete mendim kam."
Zoti Kadare, gjithe ky debat qe ka perfshire opinionin publik, qe eshte bere publik ne media, a krijon nje raport negativ mes jush dhe lexuesve te popullit tuaj le te themi?
"Nuk besoj, po dhe po ta krijonte, nuk kam cfare te bej. Do te ishte nje raport i perkohshem. Me fjalen popull dhe shkrimtar lozet shume. I jepet nje rendesi sipas mentalitetit komunist qe vazhdon ende. Shkrimtari quhet fajtor."
Ne c'kuptim?
"Fajtor se eshte i shquar, fajtor se u lexohen librat neper shkolla, fajtor se nuk jane udheheqesit qe grumbullojne lavdi, por jane shkrimtaret. Mentaliteti komunist i te gjitha koherave eshte qe shkrimtari duhet te shikohet me dyshim, dhe ky vazhdon ende ne Shqiperi. Shikoni ju, acarimi i menjehershem kunder shkrimtareve, pse nuk e ka bere kete, pse nuk ka bere ate, c'mund te them une ty, del ai shitesi i djathit, merr guximin dhe thote: "filan shkrimtar ka bere kete, ka bere ate", pa lexuar asnje liber. Nuk dua te fyej shitesat e djathit, se me pelqen djathi, i cmoj vecanerisht, por eshte nje koncept i cuditshem, qe shkrimtari eshte fajtor, shkrimtari duhet te paguaje takse qe eshte shkrimtar, kjo vjen nga komunizmi vetem, asnje rend tjeter nuk e ka bere kete. Tani, ne baze te kesaj krijohen keto raporte te cuditshme, qe ka nje lloj agresiviteti te nje pjese te popullsise kunder shkrimtareve.
Shkrimtari nuk ka asnje pakt me popullin e vet per te bere kete, ose ate. Absolutisht, asnje marreveshje, asnje detyrim. Se te duket sikur shkrimtari ka vetem detyrime, shkrimtari duhet te mesoje nga populli. Po hap nje paranteze, shkrimtari nuk ka cfare te mesoj asnje gje nga populli ne mjeshterine e vet. Pika i rafte shkrimtarit nese vete ne dyqan, te veje tek populli te mesoje si shkruhet. Keto ishin marrezite e komunizmit. Shikoni Pleniumet tona, te shkruajne populli, te shkruajne punetoret, te shkruajne fshataret, shkrimtari te beje vjersha, e poezi. Keto ishin marrezite e kinezeve qe na erdhen ne Shqiperi. Shkrimtari nuk eshte i zgjedhur nga populli, as nuk ka zgjedhesa, por eshte bere vete, nga rrethanat qe i jane krijuar. E nxjerr gjuha e vet, e nxjerr populli i vet, ne ate kontekst qe nxjerr gjithcka, te miren dhe te ligen. Prandaj shkrimtari nuk ka ndonje detyrim t'i thote popullit, nuk bera kete, nuk bera ate, shkrimtari ka detyrim ndaj ndergjegjes se vet dhe ndaj artit, qe te beje letersi. Ne qofte se ai ben letersi te vertete dhe te ndershme, ai eshte i justifikuar ne jeten e tij, ne qofte se ben letersi te keqe, do te marre denimin qe i jep letersia e keqe, dmth sipas ligjeve te letersise, ai do harrohet, do te vdese. Nuk ka pune populli t'i kerkoje shkrimtarit te beje kete, apo ate, te behet deshmor, edhe te beje libra, se si duhet t'i beje te dyja, eshte e habitshme. E para njehere nuk do te behet deshmor, e dyta, si do behet deshmor? Ketu qendron marrezia e jetes shqiptare."
A keni frike se ndonje veper e juaja do te hape mjaft debate ne te ardhmen?
"Absolutisht jo. Vepra ime eshte botuar me te mirat e saj, me te metat e saj, gjymtimet qe i ka lene koha."
A eshte retushuar ndonje?
"Absolutisht jo. Vepra parimisht, se ne cdo gje ka parime. Nje shkrimtar parimisht, sa te jete gjalle, ka te drejte te perkryeje vepren ne cdo botim ose ribotim. Parimi numer nje eshte ky! Ka nje parim tjeter, nenparim, qe eshte parimi moral, qe eshte i padetyrueshem, por moral. Nje shkrimtar vihet ne pozite qesharake, ne qofte se librit te tij i nderron sensi politik. Por ka nga ata qe mund ta bejne, perendia ua merr mendjen dhe mund ta bejne. Tani si eshte puna e retushimit, se do te vij ketu. Veprat e mia me te retushuara jane "Gjenerali i ushtrise se vdekur" dhe "Kronike ne gur". Kane kater-pese ndryshime teksti, te gjitha ne kohen e diktatures. Zoteri, une ne nje epoke mund te bej c'te dua, si nga parimi i pare dhe ai moral. Keto jane vepra qe jane prekur me shume nga te gjitha. Veprat me delikate, une nuk i kam prekur absolutisht. Por ama, une kam botuar per publikun shqiptar, tani vone, jo shume vone, para tre-kater vjetesh, dhe per publikun nderkombetar, romanin tim me te keq, bile me shenimin e lexuesit, Kadareja thote lexoni romanin tim me te keq, ku une kam ndikim nga ai qe quhet realizmi-socialist, romani qe quhet "Dasma". Qe te shikoje lexuesi si ka qene ky roman, eshte botim i vitit 1981, eshte botim pa i hequr asnje presje, kulmi i diktatures. Jane botuar ne shqip dhe perendim, dy versione te romanit "Dimri i vetmise se madhe" dhe "Dimri i madh". Bile Perendimi ne fillim eshte njohur me versionin me te keq, ne kuptimin politik, ne kuptimin e bezdisshem per mua, se ka ndikim nga ato verejtjet e bera me zor e keshtu. Me vone eshte njohur me versionin e pare. Por te dy keta une i kam shkruar une. Dhe ne keto dy romane ska ndryshim. Si mund te ndryshoj une bisedimet e Enver Hoxhes me Hrushovin? Te them, ishte Ali Hoxha qe i bente, jo Enver Hoxha? C'jane keto marrezira? Une nuk jam i marre qe te dal perpara publikut boteror me nje veper qe i eshte ndryshuar sensi politik."
Ka pasur nje konsiderate, se pas rrezimit te diktatures, pas vitit 1990 ju nuk keni arritur te krijoni ndonje veper cilesore?
"Tani kjo eshte nje nga cudite me te medha. Duket sikur shkrimtari?"
A eshte e vertete kjo?
"Une them qe nuk eshte e vertete. Ate e gjykon lexuesi dhe kritika. Po e cuditshme, dhe e padegjuar eshte se si mund ti kerkohet llogari shkrimtarit qe tani nuk shkruan aq mire sa me pare.
E para nuk eshte e vertete pasi une kam botuar disa libra. Libri im "Pasardhesi" eshte nje nga librat me te njohur ne bote. "Lulet e ftohta te marsit" ka qene nje nga librat qe nxiti cmimin e Britanise se Madhe, shkruar pas renies se komunizmit. Por nese une kam ndonje kenaqesi, eshte qe librat e mi, me kurajoze, jane shkruar gjate diktatures dhe libri im me kurajoz eshte "Pallati i endrrave", botuar ne vitin 1981, ne zine, ne mesnaten e diktatures, pra une nuk kam bere kurajon e mevonshme, ne ate kohe kam shkruar librin tim me te rrezikshem. Kjo eshte ajo qe s'duan ta shikojne keta studiuesit, kritiket letrare ne Shqiperi.
Tani te vijme serish tek retushimet. Kjo eshte nje shpikje qe e thone dhjete here dhe thone pastaj, sic e kemi thene, sic dihet ka ndryshuar vepren. Ndryshimet e vepres jane bere te gjitha o brenda diktatures. Nje roman qe une kam bere ndryshime te medha, ka qene romani "Keshtjella". Kur e kam lexuar pas 15 vjetesh, do ribotohej vepra, thashe gjynah, ky roman mund te behet me i fuqishem, eshte nje roman, rrethimi i keshtjelles shqiptare ne kohen e Turqise, sado ndryshime ti beja, ndryshimet politike nuk kane sens ne ate vend. C'ndryshim mund t'i bej une "Prillit te thyer", vecse ndryshime teknike, artistike. Ama pse me detyron mua budallalleku shqiptar, qe mos bej ndryshime, une te le vepren time, qe ka nje paragraf te perseritur, jo. Jo. Thoni cfare te doni u them, po te doni lexojeni, po te doni, mbylleni librin, vetem mos shpifni ju lutem."
Zoti Kadare, shtypi ka botuar nje material, sipas te cilit Dritero Agolli ka qene recensent i librit te Renato Rrapit, madje dhe fotot e tij me kete djale, gje qe ngjalli polemika dhe debate, si dhe ngriti hipoteza se pas ketij sulmi mund te ishte Agolli. A mendoni qe mund te jete keshtu?
"Jo, nuk mendoj qe Dritero Agolli e ka organizuar kete. Eshte budallallek, ky eshte nje absurditet i madh ta thuash. Kjo grua ishte ne lagje dhe njiheshin femijet te gjithe, kjo s'eshte ndonje gje. Keshtu qe njohja e tyre me familjen e Driteroit, sic kane dashur te njihen me ne, me force, kane pasur nje njohje me perpara sic duket, a i biri, nuk e di. Nuk ka te beje me kete. E vetmja gje per mendimin tim eshte se ai duhej te kishte bere nje shpjegim per ate fotografi, sepse u duk sikur ketij djali iu dha nje peshe, gati si poet tashti. Ai mund te jete poet, nuk ia mohoj, sepse ka qene ne Liceun Artistik. Kaq eshte mendimi im. Une te isha ne vendin e tij, do te beja nje sqarim: ju lutem mos me perzieni mua ne kete gje. Eshte bere nje fotografi, eshte normale, eshte njeri i lagjes; kam redaktuar librin, eshte prekur nga kjo sepse te zgjonte meshire dhe njeriu mund ti zgjohej meshira, eshte normale t'i zgjohet meshira, nuk ka asgje. Kaq. Nuk kam fare mendim."
Cilat jane raportet me Dritero Agollin aktualisht?
"Mendoj raporte pak a shume normale, nuk jane te ngrohta, por nuk jane raporte armiqesore. Keto kane qene raportet e mia prej shume, shume vitesh."
Si kane qene?
"Kane qene teper te cuditshme. Une kam bere nje interviste dhe e kam shpjeguar shume mire kete gje. Une Dritero Agollit nuk i kam bere keq kurre."
Po ai?
"Ai e justifikon se ka qene Kryetar i Lidhjes. Ka bere kritika jashtezakonisht shume te ashpra kunder meje. Mund t'i bente i detyruar, ajo eshte puna e tij. Ne qofte se do te merret njeri me kete, ta sqaroje, eshte puna e tij. Por raportet tona kane qene gjithmone, gjithmone korrekte. Nuk them se kane qene raporte model por edhe pas ketyre grindjeve, une kurre nuk mbaj mend nje rast sherri. Nuk kemi bere kurre sherr. Dhe kjo ka nje shpjegim. Une me Dritero Agollin kemi qene miq shume te ngushte me perpara, qe nga gjimnazi, e sidomos qe nga '60-a kur une u ktheva nga Moska dhe ai ishte kthyer nga Shen Peterburgu me perpara. Miqesia na u be dyfish me e afert. '60-'70, ne kemi qene keto kohe, nder miqte me te ngushte. Cdo te thote miqesi e ngushte ne nje regjim diktatorial? S'ka miqesi te ngushte po te mos kete biseda politike. Ne te dy flisnim kunder regjimit komunist."
Si flisnit?
"Hapur fare. Dmth ky eshte regjim gjakatar, ky i yni ka ikur nga mendja."
Ne cilat vite?
"'60-'70, per dhjete vjet rresht. Ne takoheshim pothuajse perdite e pernate, dhe kalonim mbremjet tek njeri-tjetri. Ne nje interviste qe kam dhene vitin qe shkoi, bera nje gje jo te zakonshme, desha t'ia kujtoj Agollit kete pjese te jetes se tij. Tani ajo periudhe ka vdekur, une doja te dija, cfare qendrimi mban, cfare do te thoshte, do e pranonte kete pjese, qe per mua eshte pjese e ndritur e jetes se tij, apo nuk do e pranonte. Dhe bera kete test ne nje interviste ne gazeten Shekulli. Thashe kete gje: kemi qene miq, kemi folur kunder regjimit, sepse eshte nje ide e komunisteve te vjeter, ja Driteroi yne nuk i nderron mendimet kollaj. Driteroi nuk ka qene fare komunist krenar, dhe une doja qe ketyre gerxhove t'ju tregoja qe s'e keni patur kurre, ne qofte se eshte bere me vone, pas '70-es. Dhe me interesonte se c'do te thoshte Dritero Agolli. E botova dhe tregova nje episod te cuditshem, them ne vitet '70, kur ai po afrohej per t'u bere sekretar i Lidhjes, u be Kryetar, u be anetar i Komitetit Qendror, e folura jone e natyrshme, u nderpre. U nderpre natyrshem, une nuk doja, ai sigurisht mbante nje pozicion, nuk them se ishte shkaktar ai, une vete me dukej se e vija ne pozite te veshtire, ishte anetar i Komitetit Qendror, ishte meskine te te kujtoje te abuzoje. Nuk flisnim me, ndoshta rralle kur gjendeshim ne ndonje humor te lehte, por prape kurrsesi si me perpara. Gjithsesi ne u gjendem bashke ne nje delegacion ne Paris ne vitin 1983. Ishte Forumi i Romanit Shqiptar, ishin pese anetare, pese shkrimtare qe erdhen, ku une, megjithese ne ate kohe isha ne pozite jo te mire, duhet te vija ne France sepse nuk mund te behej ky forum pa qene une. Dhe nje dite i them, hajde pijme nje kafe, ne Champs Elyze, qe une e njihja Parisin mire, e ftova dhe pime kafe, dhe une doja te beja nje test, ishim vetem pa asnje deshmitar, doja te beja nje muhabet, te ngjashem me ato dikur. Edhe biseden e kam botuar ne gazete. Dhe i them:
- "Dritero, ai i madhi, mesa duket i ka te shkurtra ditet, si mendon ca do te behet?
- "Ajo dihet," tha Driteroi, "Do ta marri Ramizi"
- "Ne e njohim Ramizin. Eshte i bute. Po c'e do, eshte i paqendrueshem".
Dhe ai u pergjigj.
- "I paqendrueshem the. Do te shikosh, c'gallate do te behet. Do te dalim ne mengjes, do hapim dritaren, do pyesim, me ke jemi, me Bullgarine, pasdite do hapim dritaren, me ke jemi, u beme me Turqine"
Ishte humori i tij, i zakonshem. Dhe qeshem. Me erdhi mire, thashe ky njeri e ka ruajtur kete gje sidoqofte. Ne kishim pasur kaq konflikte, gjithmone per pune veprash, por private, asnjehere. Kur ai me kritikonte veprat e mia, une thosha me vete, sigurisht ti ben analiza shume te sakta, per "Koncertin" sidomos, tallje me komunizmin, sepse ato tallje i kishim bere bashke. Kishte dhe ai gisht, tamam ne ato. Me vinte nje deshire te ngrihesha dhe ti thoja, ore shok, po keto i kemi bere bashke.
Edhe prita, dy dite me pas Driteroi u pergjigj ne nje interviste te gjate, qe do ta quaja te mallengjyeshme duke thene qe eshte krejtesisht e vertete, ne kemi folur gjate dhjete vjeteve, e pranoi dhe shtoi madje se ne nje udhetim tjeter, kemi folur gjera edhe me te renda. Dmth pranoi foljen 10-vjecare, pranoi shakate e Parisit dhe tha kemi bere dhe gjera edhe me te renda per ca gjera intime ndaj Enver Hoxhes, gje qe eshte krejtesisht e vertete, dhe qe nuk dua t'i kujtoj ketu. Kjo eshte marredhenia ime me kete njeri, dhe pak a shume besoj se keshtu vazhdon."