Bashkimi Evropian për të cilën synojmë deri duke aspiruar, nuk është një shtet i formave klasike, nuk është federatë apo konfederatë, nuk është model politik e institucional i ngurtësuar apo i zgjedhur brenda pak orëve. Unioni apo Bashkimi është një model produkt i politikave bashkëpunuese. Politika evropiane është politikë e konsensusit e marrëveshjes dobisjellëse ku palët ulen pa e dashur me domosdoshmëri njëri tjetrin, të ndarë në të majtë (socialiste) e të djathtë (popullorë), federalist e konfederalist. Misioni është të japin e të marrin, herë të tërheqin e herë të lëshojnë për të pasur vendime gjeneruese. Qëllimi është strukturimi e funksionimi i një organizmi të një forme të mirëmodeluar.
Presidentë, kancelarë e kryeministra të shteteve në zemër të Evropës si Franca, Gjermania e Britania ndër dekada kanë krijuar modelin e të bërit politikë pa revolucione si shekuj më parë, e pa skenarë për dobësime force për kundërshtarin. Kjo ka ndodhur pasi mirëfilli politikanët evropian janë lidership të modeleve të ndryshme nga të Afrikës, Azisë apo Lindjes. Jo pa qëllim edhe bashkësia e njerëzve nën këtë lidership konsiderohet bashkësi me qytetari e jo me termin thjesht gjeografik popullsi evropiane. Shqipëria në janarin e vitit 2011 u rreshtua në kronikat televizive të ngjashme me ato të vendeve afroaziatike të përfshirë nën trazira. Skenat e shtetasve të vrarë e po njësoj skenat e gurëhedhësve shqiptarë u pasqyruan në edicione të mediave e faqe të shtypit ndërkombëtare paralelisht me trazirat në vende si Egjipti, Tunizia, Algjeri, Jemeni e Irani.
Në zemër të Strasburgut, qytet i politikës evropiane është i vendosur një restorant me një simbol aspak kontinental, Krokodilin. Simbolkafsha mishngrënëse e lumenjve të ngrohtë afrikan është vendosur pingul me dhëmbët poshtë pak mbi kokat e klientëve, ne pragun e këtij restoranti. Për ironi ujërat e ftohtë të lumit Rhine (Rein) nuk do ti jepnin kurrë shansin një krokodili të bëhej banor kafshëtar apo qytetarë i Evropës. Ky restorant nuk është i famshëm për verërat e vreshtarisë franceze e pemëtarisë me mollë gjermane, as për ëmbëlsirat me çokollatë belge. Simboli qëndron tek fakti se në tryezat e tij janë bërë marrëveshje të rëndësishme mes rrymave dhe shkollave politike që vendosën mbi formën dhe ekzistencën e bashkimit evropian. Në tryezat e Krokodilit patën fatin të darkojnë edhe dy personat më të rëndësishëm të politikës shqiptare.
Njëzet muaj më parë, në 10 maj 2010 teksa kryetari i mazhorancës qeverisëse Sali Berisha dhe kreu i opozitës parlamentare Edi Rama dilnin nga brendësia e Krokodilit, komisioneri evropian për zgjerim Fyle dhe të tjerë mikpritës të partive evropiane, natyrshëm mund të kenë testuar (pa)mundësitë e bashkë negocimit në këtë fragment të politikës. Për fat të keq kjo mungesë bashkëpunimi na distancon me krokodilin evropian të Strasburgut për të na çuar në brigjet e nxehta të Nilit. Kronika në disa prej vendeve afrikane e ndonjë aziatik në datat e tre muajve të fundit flet për republika presidenciale ku sistemet bien pas përfshirjes së vendit në trazira qytetare me nxitje politike. Në dukje gjeopolitikë e ndryshme me Shqipërinë si vend me shtrirje ne Evropë.
Për tu shmangur nga nxehtësia afrikane e ngjarjeve, politikës shqiptare tashmë i duhet një modelim evropian. Në një vend ballkanas si Shqipëria nëntëdhjetë për qind e politikanëve janë të predispozuar të paragjykojnë si pazare çdo lloj marrëveshje politike të kundërshtarëve. Është rasti të kujtojmë se tre emrat e rëndësishëm në politikën tonë aktuale kanë një të shkuar bisedimesh e marrëveshjesh, marrëveshje që kanë shmangur retorika që çojnë në temperatura Niliane.
Presidenti Bamir Topi. Në vitin 2007, z. Topi u përshi në dy formate negocimi tepër të rëndësishme për vendin. Formati i parë është tryeza e partive politike në selinë e Presidencës. Negociatat drejtoheshin nga ish presidenti Moisiu. I ulur në një tryezë më kryetarë të partive parlamentare mes tyre Rama, zoti Topi atëherë kryetari i grupit parlamentar mazhoritarë kishte misionin të punonte për një marrëveshjeje që do të siguronte pjesëmarrje të opozitës në zgjedhje. Formati në tryezën e ish presidentit Moisiu nuk dha rezultat.
Po në 2007-ten me mbështetje të një grupi me mbi njëzet e pesë deputet, z. Topi u bë pjesë e formatit politik që do të finalizohej me bashkimin e tetëdhjetë e pesë votave parlamentare për emërimin e tij në postin e presidentit. Me gjithë paraqitjen e vështirë negocimi i shumëfishtë për zgjedhjen e presidentit u finalizua me votimin në raundin e katërt. Negociatat anashkaluan tryezën e partive duke u zhvendosur në ambiente modeste të pa monitoruara mediatikisht nga palët. Për shkak të rëndësisë së zgjedhjes së presidentit pa shpërndarë kuvendin në prag të anëtarësimit në NATO e në prag të shpalljes së pavarësisë së shtetit të dytë shqiptarë në Ballkan, për nga rëndësia negocimi i këtij formati mund të konsiderohet në nivelin dhe potencialin e negocimit evropian.
Kryeopozitari Edi Rama. Ka negociuar më shumë sukses në vitin 2007 një marrëveshje paraelektorale me oponentin e tij politik, atëherë brenda të majtës ish kryeministrin Ilir Meta. Marrëveshja politike me Lëvizjen Socialiste për Integrim kontribuoi në theksimin e rezultatit në zgjedhjet për kryebashkiak i Tiranës. Gjithashtu marrëveshja me LSI promovoi aftësinë bashkëvepruese të Ramës brenda të majtës, aftësi që vlerësohej nga baza e majtë e pozicionuar kundër përçarjeve. Po me pozicionin e kryetarit të opozitës zoti Rama ka negociuar e arritur ndryshimet Kushtetuese të miratuara nga PD e PS. Ndryshimi i sistemit zgjedhorë i negociuar po më këtë rast, nuk rezultoi i suksesshëm për PS në zgjedhjet e 2009-ës. Nga ana tjetër ndryshimet kushtetuese tashmë i japin mundësi çdo mazhorance qeverisëse të zgjedhë presidentin e ardhshëm me lehtësinë e shtatëdhjetë e një votave duke e bërë më pak të rëndësishëm pozicionin institucional të kryetarit të shtetit.
Kreu i qeverisë Sali Berisha. Ka finalizuar që prej 2002-shit, zgjedhjen e dy presidentëve duke shfrytëzuar potencialisht disponibilitetin për marrëveshje të ish kryetarit të PS-së z. Fatos Nano. Ka bashkërenduar me kreun e opozitës ndryshime kushtetuese kryesisht për kuorumin e zgjedhjes së presidentit dhe sistemin elektoral. Pas 2009-ës krijoi një koalicion qeverisës me bashkëpunim me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe aktualisht ka të konfirmuar vendosjen në koalicion edhe të partisë çame drejtuar nga Shpëtim Idrizi.
Në maj 2010 komisioneri evropian për zhvillim Stefan Fyle anuloi një vizitë të rëndësishme në Algjeri për të marrë pjesë në prezantimin e dy liderëve shqiptarë me formatin evropian të negocimit. Në shkurt të 2011 pasazhi i fundit i politikës evropiane kundrejt asaj shqiptare është momenti teksa Berisha dhe Rama zhvendoseshin nga brendia e restorant Krokodilit për të kaluar pragun ku pingul qëndronte simbolkafsha mishngrënëse afrikane.
Pas ngjarjeve të janarit dhe retorikës së egër të palëve, parlamentarët evropian Joseph Daul dhe Martin Schulz nuk mund të ofrojnë darkën tek Krokodili si format bisedimesh. Kësaj radhe as emrave politik në vend nuk po ju rezulton se një format bisedimi përkon me interes politik individual. Meqë negociatat u duhen shqiptarëve më shumë se politikanëve, kësaj radhe formatit i duhen politikan të munguar të modelit evropian. Dhe në mungesë të tyre shqiptarët kanë mbetur pranë dhëmbëve të ndonjë krokodili të nxehtë afrikan.