Prej mëse disa javësh në skenën politike dhe mediatike të vendit ka dalë problemi i cilësisë të Kodit elektoral. Personalisht, jam një qytetar që mendoj se ky Kod zgjedhor, qysh në zanafillën e tij, mund të jepte garanci ligjore më të mira që do të lejonin besueshmëri në matjen e influencave elektorale të partive politike. Është për të ardhur keq, besoj, që lufta politike e këtyre muajve të fundit nuk e lejoi klasën politike që të përqendrohej në përmirësime të tjera të ligjit elektoral, për të bërë që votimi, numërimi i votave dhe rezultati i votimeve të kishin një forcë më të madhe bindëse në opinionin publik. Në këtë mënyrë, shoqëria u vonua dhe humbi një rast të volitshëm për të përmirësuar kuadrin e vet ligjor zgjedhor.
Drejtimet për ta përmirësuar Kodin elektoral mund të jenë disa. Sigurisht që nuk është koha para zgjedhjeve për të bërë veprime të ngutshme dhe të ngutura. Por, megjithatë, nuk mund të thuhet se nuk është koha për të debatuar lidhur me të metat e këtij Kodi dhe mundësitë për ta përmirësuar atë në të ardhmen.
Ta zëmë, nuk është keq për tu futur edhe një opsion tjetër në procesin e votimit nga ana e qytetarit.
Është fjala për atë që quhet "votë e bardhë".
Çfarë është kjo votë e bardhë që gjithmonë e më shumë ka zënë vend si domosdoshmëri në përmirësimet që kudo në botë mendohen dhe bëhen në procesin e votimit?
Ideja është që "vota e bardhë" i jep mundësi qytetarit që të votojë, nëse dëshiron, jo vetëm për partitë politike apo kandidatët në garë, por edhe ta hedhë fletën e votimit pa e mbushur, pra pa bërë një zgjedhje konkrete të caktuar në favor të kësaj apo asaj pale, por të shprehet se nuk bindet për asnjërën nga alternativat e paraqitura.
Dikush mund të thotë se përse duhet "vota e bardhë", kur opinioni publik, që nuk është për asnjërën nga palët, e shpreh këtë qëndrim duke mos ardhur fare për votime?
Këtu ka vend të sqarohet që ndryshe është të abstenosh duke mos ardhur fare në votime dhe krejt ndryshe kur qytetari vjen në votime, por voton "bardhë", pra pa u shprehur për kandidatët në garë.
"Vota e bardhë" ka epërsi, sepse ajo lejon që të dallohet numri i qytetarëve që nuk janë të interesuar për politikën dhe nuk duan të kenë të bëjnë fare me të. Nuk duan pra as të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të ardhur dhe për të votuar. "Vota e bardhë" lejon që kjo kategori qytetarësh të dallohen pastaj nga ata që vijnë në votime, pra janë qytetarë aktivë politikisht, mirëpo duke u shprehur me "votën e bardhë" tregojnë se me gjithë interesin e tyre për politikën dëshirojnë një opsion tjetër politik, të ndryshëm nga ata që u propozohen në fletën e votimit.
Ky dallim është shumë e rëndësishme të bëhet, sepse shpesh, kur matet shkalla e abstenimit elektoral, të gjithë abstenuesit në zgjedhje konsiderohen gabimisht sikur janë qytetarë që nuk interesohen për politikën.
Po kështu, futja e versioni për të hedhur "votë të bardhë" në kutinë e votimit, do të bënte që fletët e pambushura nuk do të quheshin të pavlefshme, por do të konsideroheshin si vota të vlefshme. Në këtë mënyrë përqindja e votuesve për këtë apo për atë parti, për këtë apo atë kandidat, do të ishte më realiste. Kjo do të ndodhte meqë votat që i shkojnë këtij apo atij krahu politik, në përqindje, do të përllogariteshin duke marrë në konsideratë edhe ekzistencën e "votave të bardha". Pjesëmarrja në votime, duke përllogaritur edhe "votën e bardhë", do të quhej më e madhe, një e dhënë realisht më e saktë, pra edhe përqindjet e votave për çdo palë politike do të dilnin mbi një numër më të madh votuesish, pra do të ishin ndofta më të vogla, por ama shumë më realiste.
"Vota e bardhë" do të zgjidhte edhe një problem tjetër, atë të saktësisë të listës të zgjedhësve. Është fjala se shumë herë dyshohet se ka pasur abuzime me emrat e emigrantëve. Pavarësisht sesa e vërtetë apo e pavërtetë mund të jetë kjo, "vota e bardhë" e vendos në rrugën e zgjidhjes edhe këtë problem. Nga ata që nuk votojnë për garuesit politikë, dallohen gradualisht ata që asnjëherë nuk vijnë në zgjedhje nga ata që vijnë në zgjedhje, por votën e hedhin "të bardhë", pra pa e përcaktuar qëndrimin e tyre në favor të kësaj apo asaj pale politike.
Në këtë mënyrë do të ketë shumë më pak mundësi për të thënë se votuesit që janë shprehur për garuesit politikë në zgjedhje nuk kanë qenë aq sa shpresohej për shkak të numrit të madh të emigrantëve.
Pra, do të ishim edhe më logjikë në opsionet që i paraqiten qytetarëve për të bërë zgjedhjet e tyre politike. Alternativat politike që i lejohen atij sot për sot nuk janë aq të plota. Zgjedhësi mund të votojë për njërën nga alternativat politike, mund të hedhë një votë të pavlefshme (por që nuk numërohet), mund të mos vijë fare në zgjedhje, por edhe mund të vinte në zgjedhje dhe të shprehte qëndrimin e tij duke refuzuar për të zgjedhur mes palëve politike konkurrente. Edhe kjo nuancë do të ishte e numërueshme.
"Vota e bardhë", pra, do të luante një rol pozitiv që partitë politike të afroheshin sa më shumë edhe pranë këtij elektorati që do të kërkonte alternativa të tjera, më afër tij, më të përpunuara, për ta bindur për të votuar për to.