Konflikti i ambasadorit amerikan me gazetën “Shekulli” nuk mund të mos të të tërheqë vëmendjen jo vetëm për peshën që ka në zhvillimet tona politike një ambasador i tillë, por edhe në kontekstin e klimës së nxehtë elektorale që po kalojmë, duke pasur parasysh se “Shekulli” njihet si gazeta më e afërt e Edi Ramës, çka e bën “Shekulli”-n edhe një zë të rëndësishëm të opozitës. Pra, është një ngjarje që nuk mund t’i shpëtojë komenteve.
Tri gjëra do të vija në dukje, duke dashur të bëj komentin tim për këtë ngjarje.
Së pari, kuptohet qartë se sulmi i “Shekulli”-t ndaj ambasadorit është shprehje e një pakënaqësie që ka opozita për qëndrimet e tij ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri e që janë artikuluar kryesisht – por jo vetëm – nëpërmjet mediave afër saj, të cilat e akuzojnë ambasadorin si mbështetës i Berishës dhe maxhorancës në përgjithësi. Tek e fundit këtë bënte edhe “Shekulli” në shkrimin që u bë sebep i konfliktit. Po cili është qëndrimi politik i ambasadorit dhe a ka të drejtë opozita në nervozizmin e saj, që në rastin e “Shekulli”-t u shfaq në mënyrë të tillë, saqë Ambasada deklaroi ndërprerjen e marrëdhënieve me gazetën.
Thelbi i qëndrimit të ambasadorit amerikan, sipas meje, qëndron në atë se ai ngulmon për zgjidhje të konfliktit maxhorancë–opozitë (me të cilin ai u ndesh duke filluar me 21 janarin) në rrugë institucionale. Ndërkohë, opozita ka një qasje refraktare ndaj këtij qëndrimi, pasi gjykon se institucionet që duhet të luajnë rolin e arbitrit në Shqipëri nuk janë të pavarura, por janë të kapur nga Sali Berisha, prandaj dhe ajo ka preferuar ta zhvillojë veprimin e saj politik në kufirin midis institucionalizmit dhe antiinstitucionalizmit. Për shembull: lidhur me zgjedhjet, opozita deklaron se nuk i beson Komisionit Zgjedhor apo vendimeve të gjykatave dhe më në përgjithësi shtron çështjen nëse ia vlen të respektojmë edhe vetë institucionin e zgjedhjeve apo është më mirë t’i sabotojmë ato, sepse pastaj Berisha mund të na i vjedhë votat e nuk do të na mbetet shans tjetër? Prandaj ajo ka zgjedhur një rrugë që edhe të marrë pjesë në zgjedhje, por edhe të përgatisë mosnjohjen e tyre në rast humbjeje. E këtu del në pah roli i ambasadorit amerikan, dhe jo vetëm i atij, që thonë se duhet të hyni në zgjedhje, se duhet, gjithsesi, të respektoni institucionet dhe vendimet e tyre, çka e dëshpëron opozitën, e cila kërkon t’u mbushë mendjen ndërkombëtarëve se me Berishën nuk mund të ketë demokraci, prandaj dhe as zgjedhje të lira.
Personalisht nuk besoj se ambasadori ka ndonjë arsye antiopozitë për të mbështetur zgjidhjen institucionale. Nga sa kam pasur rastin ta ndjek në prononcimet e tij, duket sheshit se ai edhe i njeh problemet me institucionet, por, nga ana tjetër, është i bindur se rruga jashtë institucionale është më e rrezikshme dhe më me pasoja, ndërkohë që gjykon se opozita nuk i ka shanset të humbura me këto institucione edhe kështu siç janë. Po ashtu gjykoj, se duke parë sjelljen obstruksioniste dhe jodialoguese të opozitës, ai e ka vështirë të besojë se ajo i përket ndonjë kulture tjetër politike. Pra, ka bindjen se demokracia në Shqipëri nuk mund të vijë brenda një dite, por duke u forcuar institucionet pak nga pak nëpërmjet rrugëve institucionale.
Personalisht kam shprehur dyshimin tim për optimizmin e ambasadorit në një shkrim të paradisakohshëm, duke e quajtur “fasadë” sistemin që ambasadori e quan “funksional” prapa të cilit, sipas meje, zhvillohet një luftë e egër midis dy bandash – çka më duket se e provojnë edhe sulmet që po pëson edhe vetë ambasadori – por, nga ana tjetër, më duket normale që në mungesë të diçkaje tjetër që të zëvendësojë këto dy banda e të mbushë vakumin që do të linte zhdukja e tyre njëherësh apo edhe e vetëm njërës ambasadori të kërkojë të bëjë politikë me to e nëpërmjet tyre. Si diplomat që është, edhe sikur t’i mendojë ato që shkruaj unë si gazetar për bandat dhe nevojën e shndërrimit të tyre nga banda në parti nëpërmjet forcimit të institucioneve që duhet të kontrollojnë ato dhe të nxisin demokratizimin e tyre të brendshëm, ai nuk mund t’i deklarojë këto hapur kurrsesi dhe as t’u deklarojë luftë atyre. Dhe, në këtë kontekst, duket se përpara bashkëpunimit dinak të Berishës dhe obstruksionizmit total të Ramës, ai preferon të parin.
Të mos harrojmë, megjithatë, se ndërkohë që Berisha deklaroi se Prokurorja e Përgjithshme ishte një puçiste duke i vënë sipas meje minat çdo shprese për funksionim, qoftë edhe në minimum, të institucioneve, ambasadori i dha mbështetje Prokurores së Përgjithshme. Le të imagjinojmë për një çast se çfarë mund të kishte ndodhur në Shqipëri pas 21 janarit sikur, pas akuzave të Berishës ndaj Prokurores si puçiste dhe refuzimit të tij për të çuar gardistët në hetim, të mos kishin ndërhyrë ambasadori dhe ndërkombëtarët. Sipas meje rrezikonim shumë t’i hapej rruga konfliktit në rrugë midis dy bandave me pasoja të rënda për gjithë vendin. Dhe nuk di se kush mund të ishte fituesi midis të dyjave në këtë rast, por di me siguri që humbësit do të ishin shumica e shqiptarëve.
Së dyti, kuptohet pra qartë se ambasadori – dhe nga sa kam mundur të kuptoj edhe mjaft nga ndërkombëtarët që kam ndjekur e takuar personalisht – nuk mbështet obstruksionizmin dhe lëvizjen jashtë institucionale ku shket shpesh opozita. Në fakt, ka shumë që mendojnë edhe brenda vendit, duke përfshirë edhe autorin e këtij shkrimi, se lufta politike në Shqipëri midis këtyre dy forcave, duke pasur parasysh shumë faktorë, është më mirë të bëhet në rrugë institucionale dhe jo jashtë institucionale; se nuk jemi në një situatë si ajo e 97-s, kur opozitës i mungonte qoftë edhe një ekran i vetëm brenda vendit ku të shprehte mendimin e saj, kur nuk i lejohej as të demonstronte dhe kur nuk kishte deputetë në Parlament mjaftueshëm për të bërë opozitë të fortë. Zëra të tillë janë ngritur edhe brenda Partisë Socialiste (Blushi, Islami, Malaj). Ajo që më duket e rëndë, duke parë se si u reagua ndaj ambasadorit amerikan, është pikërisht delegjitimimi i këtyre kritikave në mënyrë totale nëpërmjet aplikimit të mendësisë staliniste “O me ne, o kundra nesh”, siç ka ndodhur gjerësisht edhe me tentativën e polarizimit të opinionit publik shqiptar edhe me intelektualët e gazetarët shqiptarë.
Pra, problemi i shpalljes armik të cilitdo që nuk është plotësisht me njërën palë, i shpërfilljes dhe demonizimit të çdo zëri që nuk bashkohet emocionalisht me liderin e njërës ose tjetrës palë, është shumë i rëndë dhe partitë politike shqiptare dhe mediat që janë në shërbim të tyre, duhet të ndiejnë përgjegjësi të madhe për këtë polarizim që i ka shkaktuar shoqërisë shqiptare dëme të jashtëzakonshme. Për të kuptuar këtë polarizim, mjaft të kesh parasysh se zërat kritikë si ndaj liderit Berisha në PD edhe ato ndaj Ramës në PD janë konsideruar nga këto media si “kolona e pestë” e armikut dhe madje janë përdorur e manipuluar në funksion të polarizimit. Rasti i sulmeve ndaj ambasadorit tregon se sa larg kemi shkuar në këtë fenomen.
Së treti, por më e rëndësishmja, gjithë këto që shkrova më sipër mund të jenë të diskutueshme. Janë gjykimi im sot për sot mbi situatën që jam përpjekur ta argumentoj dhe që nesër, varësisht nga argumentime më bindëse apo zhvillime të tjera mund të më bëjë të ndryshoj mendim në favor të një tjetër mendimi. Por një gjë jam i bindur se do ta gjykoj njëlloj si sot, edhe nesër. E kam fjalën për mënyrën e sulmit me fyerje personale që arrijnë deri në racizëm që përdoren në gazetarinë tonë dhe që u përdor së fundi ndaj ambasadorit. Kjo është e patolerueshme për sot dhe për nesër dhe për këdo. Është shqetësuese se edhe njëzet vjet pas hapjes së Shqipërisë ndaj një bote që e ka dënuar me forcë këtë kulturë, për fat të keq, duket se ne nuk arrijmë as ta kuptojmë se jemi racistë, kur na duket normale t’i themi dikujt “kinez ”, “evgjit”, “çam”, “çifut”, “çoban”, “grek ”, “shkjah” etj., për ta sharë e ofenduar ngase kemi bindjen se këta janë racë inferiore ndaj sonës.
Na duket normale t’i referohemi edhe Kadaresë – librit “Koncerti” të cilit i referohet autori i shkrimit kur e akuzon ambasadorin për « kinezëri » – duke mos qenë në gjendje as të vëmë re se shkrimtari ka qëndrime raciste të shumta në librat e tij e jo vetëm ndaj kinezëve, siç ka libri në fjalë. Këto janë harxhet e izolimit nacional-komunist. Kjo është kultura jonë e trashëguar. Nëse dikush nuk është me mua jo vetëm është kundër meje, por është edhe racë e keqe. Le të mos harrojmë se pikërisht si refleks i mendësisë staliniste “O me ne, o kundra nesh”, që degjeneron pastaj në dhunë fizike apo verbale ndaj “armikut”, ku futen pastaj edhe ofendimet raciste, medie në krah të Berishës kanë përdorur ofendime raciste ndaj ambasadorit Withers ngaqë e konsideronin pro opozitar, ndërkohë që kritikat e vërejtjet e tij qëndronin që ç’ke me të.
Dikush do të thotë se, megjithatë, John Withers nuk ndërmori ndonjë veprim të tillë si ambasadori Arvizu që preu marrëdhëniet me gazetën. Jam i bindur se, megjithatë, Ambasada e ka të regjistruar qëndrimin tonë racist ndaj Withers dhe unë gjykoj se këtë reagim duhet ta vlerësojmë edhe si reagim në kontekstin e çfarë ka ndodhur më parë. Gjithsesi, do të ishte keqkuptim i madh që ta interpretonim këtë qëndrim të Ambasadës me ngjyra politike të kuqe apo blu, dhe jo ashtu sikurse mendoj se duhet ta interpretojmë: si një ballafaqim kulturor.