Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Sondazhet ne Internet: Basha fiton Tiranen.

Shkruar nga: Aranita Brahaj  
Botuar më: 14 vite më parë

Aranita Brahaj
Sondazhet ne Internet: Basha fiton Tiranen.

Sondazhi ne internet i portalit me te vjetër informativ ne gjuhen shqipe www.shqiperia.com , pasqyron se kandidati i djathte ne zgjedhjet për pushtetin lokal për Bashkinë e Kryeqytetit Lulzim Basha kryeson me rezultat kundrejt rivalit te tij kandidatit te majte Edi Rama. Sondazhi është publikuar ne forme elektronike një jave përpara fillimit te fushatës elektorale zyrtare. Ne sondazhin “Voto kandidatin e preferuar” ftohen vizitoret te votojnë për njërin nga kandidatet per garën për kryebashkiak te Tiranës. Përkatësisht përballë njëri – tjetrit janë kandidati i djathte, ish ministër i kabinetit Berisha në tre dikastere z. Lulëzim Basha, kundrejt kryetarit aktual te bashkisë së Tiranës njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste z. Edi Rama.

Rezultat. Gjate gjithë ditëve të reklamimit te Sondazhit ne internet kandidati Lulëzim Basha ka shënuar një avantazh te thelle kundrejt kandidatit të majtë z. Edi Rama. Në datën 7 maj 2011 ora 12 (mesdite) pas pese javëve votim, sondazhi paraqitet si më poshtë:

Lulzim Basha votuar nga  5254 votues unik 59% e pjesëmarrësve ne votim

Edi Rama votuar nga 3639 votues unik 41% e pjesëmarrësve ne votim

Pjesmarrës në votim gjithsej 8893 votues(unik).

Diferenca ndërmjet dy kandidatëve ka varjuar nga 10-16% në mënyre konstante në favor të z.Basha.

Votim Unik. Sondazhi është formuluar ne mënyre qe çdo linje interneti IP (internet protocol) ka mundësi te marre pjesë në votim duke klikuar vetëm një herë. Konsideruar si votim unik në internet, kjo forme elektronike shmang mundësinë e votimit të theksuar militant me qëllim deformimin e rezultatit.

Reklamimi/Ftesa për Pjesëmarrje ne Sondazh. Gjithashtu sondazhi është propozuar edhe nëpërmjet disa portaleve te tjera Albforum, LajmeShqiperia.Com etj, si dhe ne rrjete sociale Facebook dhe Twitter. Sondazhi është propozuar edhe në faqe apo profile në internet të shtabeve elektorale sipas kampeve, njëkohësisht propozimi për pjesëmarrje në sondazh është bërë edhe në rrjetin social Facebook ne profilet e organeve mediatike duke sugjeruar pjesëmarrje për vizitorët të profileve gazeta, televizione dhe agjenci  të ndryshme. Reklamimi është bërë në profile sociale të grupmoshave dhe profesioneve të larmishme me qëllim propozimin për votim në sondazh te kategorive dhe grupeve të ndryshme votuesish.

Metodologji. Stafi i ShqiperiaCom që realizon këtë sondazh parashtron se duke qenë një sondazh elektronik në internet, votimi është gjithëpërfshirës çka supozon se në proces kanë kontribuar edhe përdorues të internetit jashtë zonës territoriale të kryeqytetit. Pra sondazhi ka përfshirë edhe vullnetin e qytetarëve që nuk janë elektorat për Bashkinë e Tiranës.

Sëdyti sondazhi nëpërmjet internetit klasifikon mendimin dhe opinionin e asaj pjese votuesish që janë përdorues të internetit, duke lënë të papërfshirë ata qytetarë që nuk janë aplikant të internetit. Në rastin e qytetit të Tiranës raporti i individëve që përdorin internet kundrejt atyre që nuk kanë njohuri dhe mundësi përdorimi, sipas një hulumtimi te botuar ne www.open.data.al është mbi 43,5% e popullsisë ne vend janë përdorues të internetit.

AlbForum / mendimi juaj. Sondazhi është shoqëruar me propozim për dhënie mendimi në AlbForum. Nga opinionet e propozuara nga qytetarët rezulton se një numër i konsiderueshëm janë të pavendosur për të marrë pjesë dhe për të bërë zgjedhje për njërin nga dy kandidaturat në votim. Gjithashtu opinionet e pjesëmarrësve në forum bazohen tek elemente të figurës së secilit kandidat që kanë të bëjnë me pastërtinë e tyre kundrejt akuzave për korrupsion, konsumimin në poste ekzekutive dhe politike dhe implikimin ne ngjarje te rëndësishme politike si 21 janari. Debati gërshetohet me qendrime për mënyrën e pasqyrimit të fushatës dhe kandidatëve nga opinjonistë dhe gazetarë të ndryshëm. Pjesëmarrësit janë shumë pak të orientuar për të biseduar mbi programet dhe premtimet e secilit kandidat ne gare.

ShqiperiaCom si Ideator dhe Zbatues i sondazhit. www.shqiperia.com është një ndër faqet e para ne Gjuhen Shqipe. Prezentë ne Internet prej me shume se dhjete vitesh, me përhapje te menjëhershme dhe e mirëpritur nga përdoruesit e internetit, nëpërmjet modeleve për krijimin e komuniteteve dhe debatit online. ShqiperiaCom dhe Rubrikat e saj kanë mundësuar në dekadën e fundit një promovim dhe informim mbi vlera dhe tradita qytetare. Në rubrikat e përhershme të portalit janë gjeneruar tema sociale me interes për shtetas dhe qytetarë shqipfolës brenda dhe jashtë kufijve të shtetit. Aktualisht ShqiperiaCom ruan performancën e një faqeje të moderuar ku prezantohen Shoqëria, Tradita, Kultura dhe Zhvillimet Shqiptare. Në dinamikën e progresit dhe përhapjes së modeleve web në gjuhën shqipe, kjo faqe qëndron në vijimësi një nga pesë web-et më të vizituara shqiptare(RSh dhe Kosove).

Ftesë. ShqiperiaCom fton qytetarët në vijimësi te ndjekin rubrikat me karakter informuese dhe komunikuese si lajme, sondazhe, forum, debat, opinion si pjese e një forme interesante te medias bashkëkohore ku shfaqet mendimi alternativ. Gjithashtu ftohen qytetarë të marrin pjesë në sondazhe te tjera nëpërmjet votimin elektronik dhe të shprehin mendimet e tyre ne AlbForum. Pjesëmarrja ne votim, njohja me rezultatet dhe dhënia e opinionit qytetar realizohen nëpërmjet klikimit tek www.shqiperia.com .

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama