Të thuash sot në Shqipëri se procesi zgjedhor është më i rëndësishëm sesa rezultati, nuk të marrin seriozisht, ta quajnë për retorikë boshe, apo të thonë se je një idealist koti, pasi të gjithë janë të përqendruar aq shumë tek emocionet e rezultatit, sa arritja e fitores së palës për të cilën bëjnë tifo u duket gjithçka, kurse procesi asgjë.
Mirëpo, edhe pse pjesa jonë emocionale, domethënë truri i vogël flet kështu, ajo, pjesa jonë racionale (që shpesh edhe ajo vihet në shërbim të emocioneve e interesave të ngushta në vend që t’i frenojë ato në emër të një interesi më të madh e më afatgjatë), kur arsyeton ftohtë, na lë të kuptojmë se sa më i rëndësishëm është procesi nga rezultati. Mjafton të mendosh pasojat që kemi hequr nga këto procese zgjedhore të kontestuara, apo edhe tensionet e ditëve të kësaj jave, për të provuar këtë. Të kesh sigurinë e një procesi zgjedhor të paanshëm është një gjë e madhe, që të jep siguri në shumë aspekte të tjera të jetës. Për fat të keq, edhe këto zgjedhje nuk po jetohen me këtë ndjenjë, përkundrazi, vazhdon avazi i vjetër.
“Avazi” i procesit kësaj here, ndoshta më shumë se çdo herë tjetër, lidhet me atë që quhet “faza e numërimit” si tejzgjatja e saj.
Kur e pyeta gjatë një emisioni për shkaqet e kësaj tejzgjatjeje, kryetari i KQZ-së m’u përgjigj shkurt e qartë, se kjo i atribuohet mosbesimit të palëve, të cilat, meqenëse kërkojnë të kontrollojnë gjithçka, e vonojnë procesin. Mirëpo vonesat që po ndodhin i tejkalojnë edhe vonesat e kësaj natyre. Ajo çka po del në pah qartazi kësaj here, veçanërisht duke pasur parasysh Tiranën, është fakti se këto vonesa bëjnë pjesë në një strategji lufte të menduar që më parë. Pra duket se palët synojnë të numërojnë të parat kutitë e zonave ku ato kanë përvojën se fitojnë më shumë sesa kundërshtari.
Thuhet se kjo bëhet për efekt psikologjik, që të mos demotivohen militantët, por ndërkohë që tensioni është rritur, rreziqet e kësaj zvarritjeje janë shtuar, veçanërisht në një rast si ky i Tiranës, ku kandidatët kanë shkuar për një kohë të gjatë rrotë më rrotë. Kjo ka sjellë edhe bllokimin e zonave të caktuara. Paraqitja nëpër ekrane e garës ka pasionuar shumë militantë, duke shtuar rrezikun që në zona të caktuara, ndoshta vendimtare, të ndodhin skandale të gjithfarëllojshme, që nga tentativa për t’i nxjerrë ato të pavlefshme e deri te blerja e komisionerëve.
Pa hyrë në hollësira, meqenëse procesi zgjedhor nuk ka mbaruar, do të thosha se gjëja më e rëndë e këtij lloj numërimi është fakti se partitë kryesore e trajtojnë votën e qytetarëve sikur ajo të jetë pronë e tyrja, që mund ta numërojnë kur të duan, madje me të cilën mund të bëjnë ç’të duan. Në fakt, votat nuk janë të tyret, madje as ato të militantëve të PD dhe PS, të cilët mund të durojnë çdo tekë të partive të tyre. Në zgjedhje kanë marrë pjesë qytetarë të ndryshëm që, për një arsye apo për një tjetër, kanë dhënë votën për një kandidat apo për tjetrin, që nganjëherë edhe mund ta kenë kryqëzuar atë, apo që edhe mund ta kenë lënë të bardhë. Dhe këta qytetarë, ashtu sikurse edhe vetë militantët, meritojnë që vota e tyre të respektohet dhe jo të nëpërkëmbet kësisoj. Dhe këtu vijmë te thelbi i asaj që desha të them.
Garant për votën e çdo qytetari, në fakt, duhet të jetë shteti. Është ai që duhet ta numërojë votën, dhe jo militantët. Kurse sistemi zgjedhor që kanë zgjedhur të dyja partitë, me pretekstin se ato nuk kanë besim tek institucionet e pavarura të shtetit, pasi ato blihen nga më i forti, ka bërë që votat t’i numërojnë nga partitë, d.m.th. nga militantët, të cilët pastaj u binden urdhrave që u vijnë nga qendra që të ndalojnë numërimin apo të fillojnë numërimin në bazë të strategjisë në fjalë, duke nëpërkëmbur kësisoj procesin zgjedhor.
Gjykoj se kjo duhet të ndryshojë medoemos, por gjithashtu gjykoj se një gjë e tillë nuk është e thjeshtë, pasi e njëjta gjë, d.m.th. lënia e të gjitha pushteteve dhe kontrolleve partive, të cilat janë që të dyja në pushtet – mjaft të kesh parasysh edhe rezultatin e këtyre zgjedhjeve ku rezulton se opozita ka një numër të madh bashkish – ka ndodhur me thuajse të tëra institucionet që në një demokraci duhet të jenë të ndara nga interesat e këtyre dy partive, madje garant i interesave të qytetarit nga abuzimet e këtyre dy partive. Për shembull, e njëjta gjë ka ndodhur me pushtetin mediatik. Në shumë faza të zgjedhjeve njerëzit shihnin rezultate të kundërta nga njëri ekran te tjetri, varësisht nga afiliacioni i mediave të caktuara me njërën apo tjetrën parti – ndërkohë që nuk ekziston asnjë media që të jetë garat i pasqyrimit me vërtetësi të procesit zgjedhor.
Në këtë aspekt, vonesën e numërimit të votës për shkak se nuk kemi ndërtuar dot një shtet që të bëhet ai garant i saj dhe asnjë media që ta pasqyrojë atë me vërtetësi, unë e shoh si një metaforë të vonesës së demokracisë. Pra, nëse do të aplikonim atë thënien e famshme, se zgjedhjet janë një test i demokracisë, do të thosha se këto problemet e numërimit në këto zgjedhje, ashtu sikurse edhe në të tjera më parë, bënë edhe një herë të qartë se sëmundja kryesore e demokracisë sonë të brishtë është mungesa e kontrollit të dy partive nga institucionet që duhet ta garantojnë këtë. Në fakt, ishte një gjë e pritur.