Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Bunance

Shkruar nga: Edmond Tupja  
Botuar më: 14 vite më parë

Edmond Tupja
Bunance

Ndoshta ky eshte termi qe, sipas meje, i pershtatet deri diku mire situates qe po jetojme e perjetojme qysh kur KQZ-ja nxori fitues te zgjedhjeve vendore zotin Basha, pra, humbes te tyre zotin Rama, dhe deri ne vendimin qe do te marre lidhur me kete çeshtje Kolegji Zgjedhor. Por ç’kuptojme me fjalen “bunace”? Sipas “Fjalorit te gjuhes shqipe” (Tirane, 2006), kemi te bejme me nje term detar qe do te thote “det fare i qete ne prag stuhie”. Sigurisht qe ky kuptim ne rastin konkret, pra, ne rastin e zgjedhjeve te 8 majit, duhet nuancuar: ne fakt, stuhia filloi qe nga momenti kur KQZ-ja u mblodh per te numeruar votat e hedhura ne kutite e gabuara dhe te gjithe qeme deshmitare qe kjo stuhi u organizua nga udheheqja e Partise Socialiste, por, fatmiresisht, nuk pati te vrare e as te lenduar rende. Nuk e di nese kjo udheheqje do te organizoje ndonje stuhi tjeter te ngjashme para selise se Kolegjit Zgjedhor; uroj qe te mos e marre nje nisme te tille shterpe, por, njekohesisht, uroj me gjithe shpirt qe, edhe ne e hedhte nje hap te tille, te mos kete dhune, rrjedhimisht te mos kete as te lenduar, as te vrare.
Nga ana, tjeter, ne te njejtin fjalor, zbulova qe fjala “bunace” na paska edhe tri kuptime te tjera, te cilat – koincidence e habitshme – me duket se karakterizojne, qofte edhe pjeserisht, situaten qe po jetojme e perjetojme. Keshtu, fjala “bunace” do te thote edhe “ligatine”; i njejti fjalor na shpjegon se “ligatina” qenka nje “vend me uje; moçalishte”. Sigurisht, qe ky kuptim, ne rastin konkret, me shtyn te mendoj e te druaj njekohesisht qe, po qe se udheheqja e Partise Socialiste i qendron parimit te saj se po te shpallet perfundimisht fitues i Bashkise se Tiranes zoti Basha, ajo do te rifilloje protestat e tipit revolte, pra, te dhunshme, atehere situata do te degjeneroje ne nje moçalishte ku vendi (d.m.th.  ekonomia me investimet e brendshme dhe ato te huaja, niveli i jeteses, ai i sigurise, si edhe besueshmeria e imazhi yne pertej kufijve) do te zhytet dalengadale ose me hope dhe nga e cila asnje parti nuk do te dale pa u lagur e pa u baltosur.
Kuptimi i trete i fjales “bunace”, gjithmone sipas te njejtit fjalor, qenka “erresire e madhe”. Lidhur me gjendjen e krijuar ne vend, situata e provokuar artificialisht nga strategjia dhe taktikat konfliktore te ndjekura prej udheheqjes se Partise Socialiste, i siguron se ardhmes afatshkurter, por edhe asaj afatmesme te Shqiperise, nje mungese perspektive te frikshme duke shuar ate rreze shprese sado te mekur qe nje pjese e shqiptareve ruajne ende ne shpirt.
Kuptimi i katert dhe i fundit i fjales “bunace”, na meson po i njejti fjalor, eshte i figurshem dhe shprehet me fjalen “amulli”. Amulli, sa per kujtese, do te thote “mungese levizjeje”, por, figurativisht, pra, do te thote “mungese gjallerie e zhvillimi, mbetje ne vend; gjendje e fjetur”. Nese kreu i udheheqjes se Partise Socialiste mendon se “amulli” mund te shkruhet ne shqipe te perçudnuar edhe “hame ulli”, shumica e shqiptareve (siç e treguan edhe zgjedhjet e 8 majit ne shkalle republike), nuk deshirojne aspak qe ta hane ate kokerr ulliri qe ai u propozon, sepse ata e dine tashme fare mire se ajo kokerr ulliri nuk eshte kokrra e qershizes mbi torte; ata e dine tashme po aq mire qe premtimi per nje torte allarama mund te mashtroje vetem ramianet, ramesket apo ramoidet e pandreqshem, por jo ata qe refuzojne te manipulohen menderisht, pra, ata qe kane sy per te pare, veshe per te degjuar e goje per te folur, por edhe ndergjegje per te gjykuar.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama