Mbetjet e ngurta ndër vite

Shkruar nga: Open Data Albania  
Botuar më: 4 vite mĂ« parĂ«

Open Data Albania
Mbetjet e ngurta ndër vite

Mbetjet Spitalore dhe Mbetjet industriale jane me te rrezikshme se mbetjet urbane (hedhjet familajre). Ne shqiperi nuk ka asnje forme perpunimi dhe menaxhimi. Tirana dhe Vlora jane qarqet me me rrezikshmeri nga Mbetjet e ngurta. Lexoni me detaje hulumtimin dhe indilkatoret e publikuar tek ODA. Menaxhimi i mbetjeve është një ndër problemet më të prehta dhe akute. Rritja e vazhdueshme e konsumit, zhvendosjet e popullsisë dhe zhvillimi ekonomik, të pashoqëruara me një administrim të kujdesshëm të mbetjeve, i kanë kthyer ato në një burim të ndotjes së ambientit dhe të sëmundjeve.

Në Shqipëri, një pjesë fare e vogël e mbetjeve riciklohen, shumë pak groposen dhe në të shumtën e rasteve depozitohen në zona të caktuara dhe digjen. Kjo sjell një ndotje të lartë të ajrit që thithin cdo ditë qytetarët shqiptarë. Situata përkeqësohet akoma më shumë po të shtohet fakti se mbetjet e rrezikshme të sektorit industrial depozitohen në të njëjtat vende me mbetjet urbane të bashkive duke u trajtuar në të njëjtën mënyrë. Po këtë fat kanë edhe mbetjet spitalore. Ato duhen asgjesuar në kushte totalisht të kontrolluara pasi përmbajnë kimikate shumë të rrezikshme për jetën e njeriut. Por i vetmi spital që gëzon një makineri për asgjesimin e mbetjeve spitalore, e që punon me kohë të pjesshme, është spitali “Nënë Tereza”( Raporti 2009 i MInistrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, faqe 123).

Administrimi i mbetjeve është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e pushtetit lokal. Rritja e lartë e popullsisë urbane në vitet e fundit, e ka kthyer menaxhimin e mbetjeve një sfidë të vërtetë për cdo qytet. Problemi kryesor qëndron në faktin se nuk bëhet një ndarje e tyre që në momentin fillestar. Ky fakt e vështirëson dhe e bën gati të pamundur riciklimin. Aktualisht, asnjë bashki e komunë në vend nuk bën ndarje të mbetjeve. Të gjitha plehrat, depozitohen nëpër zona të caktuara, të cilat nuk plotësojnë kushtet e duhura inxhinjerike për mbrojtjen e ambientit dhe janë subjekt i zjarreve të shpeshta. Gazrat e tymrat që clirohen prej tyre, jo vetëm ndotin ajrin, por helmojnë edhe tokën si dhe ujërat mbi e nëntokësore që rrjedhin pranë këtyre vend-depozitimeve. As për trajtimin e këtyre ujrave nuk ka politikë.

Situata është jo më pak alarmante nëpër komuna. Mbeturinat depozitohen në zona të pacaktura, zakonisht pranë lumenjve apo buzë rruge. Në të shumtën e rasteve ato digjen ose akoma më keq, dekompozohen, duke u kthyer në vatra infeksioni.

Mbetjet urbane dhe inerte

Sic mund të shikohet edhe nga grafiku, ka një trend në rritje të mbetjeve totale të gjeneruara nga viti në vit. Mbetjet urbane kanë qenë në rritje të vazhdueshme, mesatarisht 17% në vit. Viti 2005, ka pasur rritjen më të madhe, me rreth 60% krahasuar me 2004-n. Ritme ta larta kanë pasur edhe vitet 2006 e 2007, ndërsa në vitet e mëpasshme duket ka pasur një “normalizim” të normave të mbetjeve urbane.


Burimi: Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave
Përpunimi dhe komentet: ODA

Trendi është i ndryshëm për mbetjet inerte. Nëse mbeturinat urbane janë deri diku më të mirëadministruara nga pikëpamja e grumbullimit, mbeturinat inerte duket se kanë pushtuar cdo hapësirë të mundshme të lirë nëpër hyrjet e daljet e qyteteve. Situata paraqitet shumë problematike sidomos në qytetin e Vlorës (zona e hyrjes së qytetit dhe pylli i Sodës), në Sarandë, etj. Në varësi të bumit të industrisë së ndërtimit ka variuar edhe sasia e mbetjeve inerte. Vitet 2003 e 2005 kanë shënuar shifrat më të larta. 2005-a duket se ka sjell edhe një ndryshim të raporteve midis tipeve të mbetjeve. Deri në këtë periudhë mbetjet inerte ishin më të larta se sa ato urbane. Pas 2005-s, sasia e mbetjeve urbane ka qenë gjithmonë e më e lartë, derisa në 2009 ato është gati 2 herë më e lartë se sa mbetjet inerte.

 Aktualisht, qarqet me mbetjet më të larta urbane në vend janë Tirana dhe pas saj, Vlora.


Burimi: Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave
Përpunimi dhe komentet: ODA

Këto dy qarqe kanë shkëmbyer vendin me njëra-tjerën në vitet 2004 e 2006, por gjithsesi ato janë të shkëputura dukshëm nga pjesa tjetër e qarqeve. Pas tyre vjen Elbasani, Fieri e Durrësi.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi