Qeveria e kaloi në Parlament një projektligj para pak ditësh, i cili i hap rrugë për herë të parë procesit të privatizimit të sistemit të prodhimit të energjisë elektrike, duke nxjerrë në shitje katër hidrocentralet e para. Në mungesë të njohurive bazike në fushën e ekonomisë, nuk do të bënim mirë të nxitoheshim të thoshim se kjo është mirë, shumë mirë, keq apo shumë keq. Por ajo që me siguri mund të themi se është shumë keq, është fakti se ky ligj kaloi pa debat dhe pa oponencë. Ne nuk mësuam dot publikisht se përse u dashkan shitur këto vepra, të një prej sektorëve më rentabël të ekonomisë kombëtare dhe çfarë impakti ekonomik do të prodhojnë ato në të tjera duar menaxheriale.
Dhe kjo ndodhi për shkak se opozita ishte e idhnuar me Kuvendin, sepse KQZ-ja nuk ia kishte dhënë kryetarit të saj të drejtën për të vazhduar të jetë kryetar bashkie dhe Kolegji Zgjedhor nuk e kishte dhënë ende vlerësimin e tij për vendimin e KQZ-së. Pra, për këtë arsye (dhe shumë të tjera do të rendisin në selinë rozë) opozita nuk ishte në Parlament për t’i bërë oponencë një procesi, sipas saj, shumë abuziv nga ana e qeverisë. Ndër konferenca shtypi, tryeza të rrumbullakëta e ovale, intervista e rrjete sociale opozita e ka cilësuar shitjen e hidrocentraleve një maskaradë ekonomike, vjedhje, grabitje të pasurisë dhe pronës publike të shqiptarëve. Me gjithë këtë qëndrim, opozita nuk shkoi në Parlament për ta kundërshtuar draftin që ligjëroi këtë vjedhje. Dhe, për inat të KQZ-së, e derisa Rama të bëhet Kryeministër, opozita me gjasë nuk ka për të shkuar në Parlament, ndërsa Berisha do të kalojë me një të rënë të lapsit, pa asnjë debat e kundërshtim, të tjera ligje për të shitur jo vetëm hidrocentralet, por edhe malin e Dajtit, liqenin e Pogradecit e të Shkodrës, detin Jon dhe lumin Drin. E kush po e pengon?
Ndër radhë të opozitarëve dëgjon shpesh të thonë se, edhe po të ishim në Parlament ata do ta miratonin ligjin, pasi kanë shumicën. Në fakt, në çdo vend, qeverinë e formon partia apo koalicioni që ka shumicën dhe padyshim që në Shqipëri nuk mund të ndodhë e kundërta, që Kryeministër të jetë Berisha dhe kryetar i mazhorancës Edi Rama. Por opozita është pikërisht për t’u dalë përpara (jo me gurë e me pushkë) ligjeve të qeverisë, kur mendon se ato nuk janë në të mirë të vendit. Të jesh në opozitë nuk do të thotë të kesh vënë shishen te radha, në pritje për të marrë pushtetin dhe të bërit opozitë nuk e zëvendëson as emisioni televiziv, as intervista në gazeta e as bashkëbisedimet live me gazetarët. Edhe opozitë do të thotë pushtet. Në fund të fundit, shqiptarët votuan gati 50% Partinë Socialiste për t’i përfaqësuar, për t’u mbrojtur interesat dhe kjo parti e ka për detyrë ta bëjë këtë. Dy vjet pas zgjedhjeve, opozita ka sot një bilanc zero të debatit parlamentar dhe të iniciativave ligjore, ndërsa shumë prej deputetëve nuk kanë mbajtur ende fjalimin e parë në foltoren e përfaqësuesve të popullit.
Një ditë pas seancës plenare, ku u votua shitja e hidrocentraleve, deputeti Ilir Beqja, në një intervistë për shtypin, jepte vlerësime tërësisht negative për këtë ligj, por në fund theksonte se ne nuk ishim në Parlament, pasi Tirana për ne është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Nuk dihet se kë ka parasysh deputeti Beqja kur thotë “për ne”; të gjithë Partinë Socialiste, elektoratin e tij në Shkodër që e ka zgjedhur deputet, gjithë ata njerëz që kryetari i socialistëve parapëlqen t’i quajë “populli opozitar”, apo thjesht atë vetë dhe kryetarin e partisë.
Në pamundësi për të folur në Parlament, ndokush tjetër ndër opozitarë (deputeti Erion Braçe) filloi të përdorë “Facebook”-un për të shpërndarë qëndrimet e tij kundër bojkotit apo ide të tjera me karakter reformues. Në fakt, është disi absurde që një deputet të lërë bosh karrigen e tij në Parlament e të bëjë politikë në rrjetet sociale si disidentët e Iranit apo “të indinjuarit” e Spanjës e Greqisë, megjithatë kjo është gjysma e së keqes.
Ende dhe sot opozita duket e vendosur të mos futet në Parlament, derisa KQZ-ja të vendosë përfundimisht se kush do të jetë kryetar bashkie dhe, në larg-qoftë ky Lulzim Basha, PS-ja do ta mbyllë qepenin e selisë, duke vënë një copë letër te dera: “Jemi vërdallë, hapet në 2013”. Dhe në larg-ndodhtë që Rama të mos bëhet Kryeministër edhe në 2013-n, atëherë qepenit të PS-së do t’i ngjitet një njoftim tjetër: “Okazion! Shitet për arsye emigrimi”. Pra, dukshëm fati i opozitës në tërë vendin është lidhur me fatin e kryetarit të saj. Paçka se Partia Socialiste fitoi thuajse në tërë vendin dhe qeveris sot njësitë më të rëndësishme ekonomike dhe urbane të vendit, paçka se opozita ka sot numrin më të madh të deputetëve që nga lindja e pluralizmit, ky pushtet nuk ushtrohet.
Sa herë në adresë të opozitës artikulohen kritika, reagimi është ky: Po përse merreni me ne xhanëm dhe nuk merreni me Berishën, me atë që vjedh toka, para e vota. Në dukje të parë kjo është e drejtë, por në fakt ne duhet të merremi sot edhe me opozitën. Sepse sot mjekët në Gjermani janë mbyllur në laboratorë dhe po kërkojnë t’i gjejnë ilaçin bakterit E-Coli, pasi nuk mendojnë se do të gjejnë zgjidhje nëse do të rrinë tërë ditën duke sharë e mallkuar bakterin. Dhe ilaçi i një qeverie e pushteti të korruptuar është pikërisht opozita. Por jo një opozitë inatçore, si ai fëmija që qan e refuzon të hajë ushqimin, sepse nuk i blenë një lëpirëse.
Po, Partia Socialiste ka të gjithë të drejtën ligjore dhe politike të kërkojë të drejtën e saj për votat e Tiranës. Por, Partia Socialiste nuk asnjë të drejtë të privojë gjysmën e popullit që e ka votuar nga e drejta e ushtrimit të pushtetit përmes të zgjedhurve të tij. Partia Socialiste nuk ka të drejtë që për inat të Berishës t’i vërë fre miratimit të disa ligjeve që u shërbejnë tërë shqiptarëve, pa dallim politik e krahinor. Që qeveria, Kryeministri dhe një duzinë zyrtarësh, të lidhur ose jo me të, janë të zhytur në korrupsion, ky nuk është më lajm, ndërsa largimi i Berishës është një emergjencë politike në Shqipëri. Por një opozitë që premton se kur të vijë në pushtet do të anulojë privatizimet e korruptuara dhe nuk shkon në Kuvend për të votuar kundër këtyre privatizimeve, është pak e besueshme se do të vijë në pushtet e do të sjellë një qeverisje më serioze.
Një opozitë nuk mund të vijë kurrë në pushtet duke sharë nga jashtë penxheres së qeverisë, por duke iu bërë barrierë qeverisë së korruptuar në sheshbetejën e Kuvendit, duke e bindur popullin për shkallën e korrupsionit të qeverisë dhe mbi të gjitha duke ofruar alternativa, duke ofruar ide dhe projekte. Fjalimet demagogjike dhe monologët patetikë e qaramanë para kamerave nuk janë alternativa.