Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Tendencat e shpenzimeve për mbrojtje në botë

Shkruar nga: Open Data Albania  
Botuar më: 14 vite më parë

Open Data Albania
Tendencat e shpenzimeve për mbrojtje në botë

Utopia e “Paqes në Botë” duket se do vazhdojë ende për një kohë të gjatë, përderisa 2.65% e Prodhimit të Brendshëm Botëror shpenzohet për ushtrinë dhe mbrojtjen. Flitet për miliarda dollarë që shkojnë për armë, paga për trupat, investime, etj. Megjithatë, vihet re se përqindja e fondeve për ushtrinë ka ardhur në rënie që pas “Luftës së Ftohtë”. 


Burimi i të dhënave: Banka Botërore
Perpunimi dhe komentet: ODA


Në vitin 1989, Federata Ruse ishte vendi që shpenzonte më shumë në Botë për mbrojtjen.  23.3% e PBB-së së saj përdorej për ushtrinë, armët, etj, shifër kjo 4.5 herë më e lartë se sa e Shteteve të Bashkuara.  Të larta ishin edhe fondet që angazhonin Vendet me të Ardhura të Larta, të Mesme, rreth 6% të PBB-së.

Zhvillimet e fundit të viteve ’80 bën që tensionet në Botë të binin. Kjo reflektohet edhe në përqindjen gjithmonë e më të ulët të PBB-së që shtetet po shpenzonin në mbrojtje. Përgjithësisht, deri në vitin 2000, tendenca ishte në rënie. Mesatarja Botërore zbriti nga 3.94% në vitin 1989, në 2.26% në vitin 2000. Interesant është fakti, se ndryshe nga c’mund të ishte menduar, Vendet Arabe janë shtetet që në mënyrë të vazhdueshme kanë shpenzuar pjesën më të madhe të PBB-së së tyre në mbrojtje.

Teksa pas vitit 2001, Shtetet e Bashkuara kanë rritur fondet për mbrojten, Rusia duket se i ka ulur, gjithashtu edhe Vendet Arabe, pavarësisht së këto të fundit vazhdojnë kryesimin. Viti 2008 ka shënuar një kthesë të fuqishme për të gjithë. Tashmë tendenca zbritëse është ndërprerë dhe vihet re një rritje e % së PBB-së që ka nisur të shpenzohet për mbrojtjen, duke përfshirë këtu edhe Bashkimin Europian.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama