Ekziston një emërues i për bashkët tek të gjitha analizat që i bëhen krizës sonë politike. Në mënyrë pothuajse unanime, analistët e shikojnë krizën aktuale thjesht si një krizë shqiptare. Disa fajësojnë diktatorin Berisha, disa tregojnë me gisht autokratin Rama, ndërsa dikush kritikon shqiptarizimin e ndërkombëtarëve në skenën tonë politike. Ka edhe nga ata që për t’u treguar më “kozmopolitë”, “objektivë” dhe të “thellë”, ia vënë fajin injorancës dhe mungesës së kulturës demokratike të shoqërisë dhe popullit shqiptar në përgjithësi. Si gjithmonë, gjithçka e keqe në politikën tonë e ka origjinën shqiptare, dhe gjithçka e mirë buron nga Perëndimi.
Kështu ndodh edhe me krizën aktuale; burimi i saj konsiderohet shqiptar dhe zgjidhja shpresohet nga Perëndimi. Nuk është vendi këtu për t’u marrë me kritikën e kësaj paradigme sa të cekët, aq dhe klishe. Mjafton të themi se ideja naive e një Perëndimi që identifikohet me të mirën dhe e një Shqipërie që identifikohet me të keqen është po aq absurde sa dhe ideja e kundërt që ekzistonte nën komunizëm, ku Shqipëria ishte një fanar ndriçues përballë një Perëndimi të zhytur në degjenerim dhe errësirë. Në fakt, është e njëjta ide, thjesht e kthyer me kokë poshtë.
Qasje të tilla të trasha ndaj realitetit shqiptar fshehin dimensionin thellësisht perëndimor të krizës politike shqiptare. Kriza politike shqiptare është në thelb një krizë përfaqësimi. Në këtë aspekt ajo është e ngjashme me krizën që ka mbërthyer sot shumë demokraci perëndimore, ku një pjesë gjithnjë e më e madhe e elektoratit ndihet e papërfaqësuar nga klasa politike. Ku zgjedhjet e kanë humbur kuptimin pasi ndryshimi i partive nuk prodhon ndonjë ndryshim politikash.
Po ç’lidhje ka kriza e përfaqësimit me ngërçin aktual politik në Shqipëri? Kriza e përfaqësimit do të thotë që përplasja mes palëve nuk është një përplasje mes grupeve sociale, të cilat mund të arrijnë një marrëveshje nëpërmjet kompromisit politik ku secila palë heq dorë nga diçka për t’u marrë vesh me palën tjetër. Përplasja aktuale mes palëve ndodh thjesht për pushtet, dhe jo për përfaqësim. E vetmja pikë ku palët nuk bien dakord është se cila duhet ta ushtrojë pushtetin. Dhe kjo nuk është diçka që zgjidhet me konsensus.
Përballë kësaj lufte për pushtet që ka prodhuar barazim, shumica e elektoratit është krejt e papërfaqësuar, për mos të thënë tërësisht indiferente. Partia e të papërfaqësuarve është tashmë partia me elektoratin më të madh në Shqipëri. Shumica e shoqërisë shqiptare tashmë është bindur se ndryshimi i pushtetit nuk prodhon asnjë ndryshim për shoqërinë në përgjithësi. Ndaj, pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare nuk investohet në zgjidhjen e krizës aktuale, por e shikon atë në rolin e spektatorit indiferent. Kjo prodhon edhe status kuonë stanjative ku ndodhemi. Kriza politike që po kalojmë është një sherr pa fund mes pozitës dhe opozitës, pasi as njëra dhe as tjetra nuk mund të mobilizojë shumicën e popullatës apo të pretendojë se e përfaqëson atë.
Ky është edhe dimensioni perëndimor i krizës politike shqiptare. Kriza e përfaqësimit, ngushtimi i diferencës mes palëve politike, janë tashmë probleme themelore me të cilat po përballen shumica e demokracive në Perëndim. Këto janë fenomene që tashmë janë ravijëzuar qartë në SHBA, Britani, Itali, Spanjë, Greqi e mjaft vende të tjera. Përplasja politike bëhet gjithnjë e më shumë në funksion të marrjes së pushtetit dhe gjithnjë e më pak në funksion të përfaqësimit. Kjo bëhet veçanërisht e qartë në momente krizash, ku palët shpalosin të njëjtin program, qofshin të majtë apo të djathtë. Është i njëjti program ekonomik nga i cili përfitojnë ata që kanë shumë dhe dëmtohen më shumë ata që kanë pak.
Kriza e fundit financiare nxori në pah faktin e trishtë se në vende si Amerika apo Britania klasa politike ishte plotësisht nën kontrollin e elitave dhe kapitalit financiar. Institucionet shtetërore që duhej të kontrollonin këtë sektor, në fakt kontrolloheshin prej tij. Për më tepër kur kriza ndodhi, nga njëra anë qeveritë e këtyre vendeve shpenzuan qindra miliarda dollarë për të shpëtuar sistemin financiar dhe, nga ana tjetër, shkurtuan shpenzimet për sektorin publik, reduktuan rrogat dhe pensionet dhe rritën çmimet për shërbimet publike si arsimi. Shkurt, kostot e krizës iu kaluan atyre që kishin më pak të ardhura.
Pakënaqësia në rritje me klasën politike në Amerikë, protestat e dhunshme studentore ndaj qeverisë në Britani, referendumet anti-Berluskon në Itali, lëvizja e të indinjuarve dhe e të papërfaqësuarve në Spanjë, si dhe protestat popullore në Greqi, janë simptoma të krizës së përfaqësimit në të gjitha këto vende. Sidomos në momente krizash, popullata e këtyre vendeve shikon se si procesi politik është kapur nga interesa të ngushta ekonomike apo financiare, që për më tepër, gjithnjë e më shumë kontrollojnë edhe mediat. (Lufta e thellë dhe e paprincip që iu bë reformës “Obama” të sistemit të korruptuar shëndetësor në Amerikë e nxori mjaft në pah këtë dimension). Për më tepër, krizat ekonomike nxjerrin zbuluar edhe ngjashmëritë themelore mes palëve politike, të cilat ofrojnë të njëjtat receta ku ata që kanë më pak duhet të shtrëngojnë rripin më shumë.
Nuk është rastësi që kriza e përfaqësimit sot është më e thellë në vende si Britania dhe SHBA, ku klasa politike është shumë më e varur nga interesat e ngushta të sektorit financiar dhe më pak në vende si Gjermania dhe vendet skandinave, ku sektori financiar nuk e ka vënë nën kontroll klasën politike dhe shtetin. Përkundrazi, në vende si ato skandinave procesi politik është më i hapur dhe zhvillohet me përfaqësimin e një sërë grupesh që nga shteti, financierët, prodhuesit dhe sindikatat.
Natyrisht, specifikat e krizës sonë politike janë të ndryshme nga ato të Amerikës, Britanisë, Spanjës apo Greqisë, por thelbi mbetet i njëjtë; kriza e përfaqësimit. Ky thelb prodhon pasoja dhe simptoma të ndryshme në vende të ndryshme. Ama, procesi politik në Shqipëri, ashtu si në shumë prej këtyre vendeve, është gjithnjë e më pak përfaqësues i nevojave të shoqërisë shqiptare, apo i interesave tona kombëtare, dhe gjithnjë e më shumë në funksion të klientelave të ngushta.
Klasa politike dhe shteti shqiptar tashmë janë pothuajse tërësisht pjesë e një sistemi mediatiko – biznesi që flet me vete dhe për vete. Privatizimi i vazhdueshëm i hapësirës publike, i ekonomisë dhe i aseteve shtetërore e ka dobësuar shtetin dhe ka prodhuar një tërësi grupesh interesi ndërkombëtare dhe lokale në funksion të të cilave ushtrohet qeverisja, ndërtohet sistemi i taksave dhe shpenzohet buxheti publik. Në këtë sistem shumica dërrmuese e elektoratit janë spektatorë ose shpresojnë të përfitojnë ndonjë thërrime në formën e punësimit në administratë.
Klishetë e integrimit europian apo të së ardhmes së ndritur në BE, gjithnjë e më pak e fshehin këtë realitet politik ku demokracia ka humbur përmbajtjen dhe është reduktuar në procedurë. Ajo që tashmë është kuptuar nga shumica e elektoratit dhe që prodhon gjithnjë e më tepër cinizëm është fakti se rotacioni politik ka humbur kuptimin (siç ka ndodhur në disa demokraci perëndimore). Pushteti ndërrohet, por politikat qeverisëse (dhe shpesh edhe përfituesit), mbeten po ato.
Gjithçka mund të nxirret në shitje për klientelat lokale dhe ndërkombëtare. Që nga Karaburuni deri tek asetet ekonomike strategjike fitimprurëse, të cilat shpesh shteti shqiptar, në kuadrin e “privatizimit”, ia kalon në pronësi një shteti tjetër. Tregjet shqiptare mund të hapen tërësisht dhe prodhimi vendas mund të shkatërrohet, korporatat e huaja mund të paguajnë taksa mjaft të ulëta, pavarësisht fitimeve të majme, kontrata të majme prej qindra milionë eurosh mund t’u jepen firmave ndërkombëtare për sa kohë kjo prodhon mbështetje politike nga faktori ndërkombëtar.
Natyrisht, kur shteti shqiptar të falimentojë, atëherë të parat që do të reduktohen nën udhëheqjen e FMN-së do të jenë shpenzimet për pensionet, për shërbimet publike si arsimi apo shëndetësia, buxheti i pagave, siç po ndodh sot në Greqi. Në kuadrin e stimulimit të biznesit, taksat për korporatat do të ulen edhe më shumë, ndërsa prioritet do të mbetet pagesa e borxhit të jashtëm që Shqipëria po akumulon sot për të paguar kontrata marramendëse për firma ndërkombëtare që po na shtrojnë rrugët.
Shkurt, sot kemi ndërtuar një sistem politik që është gjithnjë e më tepër në funksion të një pakice (lokale apo ndërkombëtare) dhe në dëm të shumicës. Problemi, pra, është se demokracia shqiptare nuk është demokratike. Në këtë aspekt, kriza jonë politike është, në fakt, e ngjashme me krizën e shumë vendeve europiane, ambasadorët e të cilëve vazhdimisht na japin leksione demokracie. Ndaj, motoja e vjetër që përsëritet vazhdimisht “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!” tashmë duhet tejkaluar. Shqipëria nuk duhet të ndjekë shembullin e një entiteti imagjinar si “gjithë Europa” që nuk ekziston. Shqipëria duhet të ndjekë ato vende europiane ku ekonomia dhe politika është në funksion të të gjithë shoqërisë, dhe jo në interes të një elite të ngushtë politiko-mediatiko-biznesi, qoftë lokale apo ndërkombëtare.