Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Gomari dhe mushka(ri)

Shkruar nga: Edmond Tupja  
Botuar më: 14 vite më parë

Edmond Tupja
Gomari dhe mushka(ri)

Sa i padrejtë tregohet nganjëherë njeriu me kafshët shtëpiake, të cilat i shërbejnë pa fjalë e me besnikëri. Në jetën e përditshme, shembulli më tipik që e ilustron këtë pohim është, pa më të voglin dyshim, ai i gomarit. Sa e sa herë, ne njerëzit, në gjuhë, vende, epoka e qytetërime të ndryshme, e kemi përdorur dhe vazhdojmë ta përdorim fjalën “gomar” si epitet fyes! Madje, druaj se, edhe po të zhduket gomari si racë, njeriu do të vazhdojë të njëjtin avaz.

Çuditërisht, në fushën e politikës, të rrallë janë ata që e cilësojnë me termin “gomar” një politikan, qoftë ai në pushtet apo në opozitë. Me sa duket, politikanët kanë ose, si parim, duhet të kenë aq aftësi manovruese, dredhuese, aktoreske apo hipnotizuese për t’u shtënë “trutë e gomarit” njerëzve të thjeshtë, saqë të mos e meritojnë pikërisht… fjalën “gomar”. (Po të flisja e të shkruaja gomarisht, do t’I kisha kërkuar ndjesë gomarit – edhe me gojë, edhe me shkrim – për këtë përdorim njerëzor të padrejtë e të pamerituar të emrit të tij në shprehjen “trutë e gomarit”).

 Ekzistojnë me siguri dhe kafshë të tjera shtëpiake që, po të flisnin e të shkruanin një gjuhë njerëzore, do të ankoheshin – edhe me gojë, edhe me shkrim – për padrejtësi të ngjashme nga ana jonë në dëm të tyre. Sigurisht që, në këto pak radhë të shkrimit tim, nuk kam ndërmend t’i kaloj në revistë këto kafshë shtëpiake, por le të më lejojë lexuesi im i vëmendshëm dhe i paanshëm që të merrem vetëm me… mushkën. Kur themi “mushkë”, ne, shqiptarëve (por e njëjta gjë ndodh edhe me francezët, anglezët e italianët, gjuhët e të cilëve i flas e i shkruaj pak a shumë pranueshëm) na shkon menjëherë mendja tek kokëfortësia e saj, madje dikë kokëfortë e quajmë “kokëmushkë” (têtu comme une mule, thotë  francezi, as stubborn as un mule, thotë anglezi, testardo come un mulo, thotë italiani).

 Nga ana tjetër, ndryshe nga ç’ndodh rëndom me termin “gomar”, termi “mushkë” përdoret për të cilësuar jo vetëm ata njerëz thjeshtë, të përditshëm, anonimë, por edhe ata politikanë – pushtetarë apo opozitarë, pak rëndësi ka – që janë pikërisht kokëfortë si mushka, pra, kokëmushkë (Nuk e di nëse politikanëve të racës mushkore në Mushkëland do t’u pëlqente që të ngjashmit e tyre t’I cilësonin si “kokënjeri”). Shembullin më të freskët dhe më domethënës në këtë drejtim na e sollën zgjedhjet e 8 maj-8 korrikut të këtij viti. Unë nuk po e përcaktoj me emër se cili (krye)politikan u tregua (krye)kokëmushkë gjatë këtyre zgjedhjeve, por po përmend, nga fjalori i gjuhës shqipe, disa shprehje karakteristike që kanë si bërthamë pikërisht fjalën “mushkë” dhe që i përshtaten më së miri profilit të tij politiko-psikologjik: “Ku të shpie (të çon) mushka!?” në kuptimin “A e sheh sa gabim po vepron!?”; “Ashtu (kështu) i do mushka drutë” – i thuhet dikujt kur e meriton një dënim; “I gjeti mushka drutë!” – në kuptimin “E pësoi siç e meritonte”; “Harro mushkë Valarenë!” në kuptimin “Iku ajo kohë kur dikush jetonte mirë ose përfitonte shumë”; “Kur të pjellë mushka” në kuptimin “kurrë, asnjëherë”.

 Sidoqoftë, politikanit të cilit i përshtaten pikë për pikë këto shprehje të popullit shqiptar (përfshirë edhe “popullin” opozitar), mund t’i vijë hidhur që po ia vë në dukje këtë fakt, por unë dëshiroj sinqerisht t’i jap një këshillë miqësore, shumë miqësore: Në mënyrë që ai të mësojë e ta bëjë vërtet të vetin virtytin e të duruarit (“Udha drejt përsosjes nis me durimin”, na mëson një fjalë e urtë kineze), pra, që të pushojë së qeni kokëmushkë, unë do t’I sugjeroja me shumë takt që të punonte ca kohë – një, dy apo tre vjet, të paktën – si… mushkar!

Ç’është mushkari? Është ai njeri që, siç na meson Fjalori i gjuhës shqipe (Tiranë, 2006, faqe 653, kolona djathtas), “mbart ngarkesa me mushka”, por këtë emër, pra, mushkar, mban edhe një “kujdestar i mushkave”; duke qëndruar me mushkat, duke jetuar gju më gju me to, ai do ta kuptojë shumë mirë se sa e dëmshme është kokëfortësia. Pas këtij stazhi, do t’I rekomandoja gjithashtu të kryente, për të njëjtën periudhë kohe, një stazh të mirëfilltë për të përvetësuar artin e të duruarit në Gomarland, meqë gomarët janë të famshëm për durimin e tyre. A bon entendeur, salut! siç thotë francezi (Daullja bie për ata që kanë veshë!).

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama