Dikur, në shoqërinë e xhuxhëve, të cilët kishin nga një emër të personalizuar sipas aftësive të tyre – p.sh., ai që s’dinte shumë nga jeta quhej Dinpak, ai që dinte shumë quhej Dinshum, ai që kishte pasiguri, quhej Pasigurti, e kështu me radhë – personazhi kryesor, Dinpaku, vendosi të merrej me pikturë. Si fillim iu përkushtua organizimit të një ekspozite me portrete të shokëve. Pasi e përkreu ekspozitën, i thirri të gjithë ta shikonin. Shokët iu sollën përqark portreteve të stilizuara të Dinpakut dhe e përgëzonin për cilësinë e thuajse të gjitha portreteve. Me përjashtim të portretit të vet: “Ah, ky këtu nuk më ngjan, nuk jam unë”, tha gjithsecili para portretit të vet. Fabula e mësipërme është marrë nga një libër shumë i dashur i fëmijërisë sime, “Aventurat e Dinpakut”.
Çdo krahasim, edhe më i miri, çalon, por kjo fabul m’u kujtua ndërsa shoh reagimin e palëve politike shqiptare nga botimi selektiv i kabllogrameve të Ambasadës Amerikane në media të rreshtuara politikisht. Ambasadorët amerikanë, sigurisht, nuk janë Dinpakë, përkundrazi, janë Dinshumë. Palët politike, ndaç t’i quajmë Dinpakët tanë, janë shumë të lumtura kur shohin kabllograme kundër shoqi-shoqit, por mjerisht, s’mund t’i përdorin, pasi përndryshe, do t’u vërvitet turinjve një kabllogram dhe më i ashpër për ta.
Botimi masiv i kabllogrameve të Ambasadës Amerikane në Tiranë është kështu një ngjarje e jashtëzakonshme në historinë e tranzicionit për të kuptuar politikën shqiptare nga brenda saj. Me këtë premisë, rritja e transparencës rreth të gjitha punëve të saj të dikurshme që janë raportuar nga Ambasada Amerikane drejt qendrës, është një moment kyç që do ta ndikojë politikën e sotme. Për shkak se ky botim vjen nëpërmjet mediave, atëherë me siguri e ndikon dhe median.
Le të shkojmë më ngulazi në këto dy aspekte: ndikimi i kabllogrameve te politika dhe te media.
Ndikimi te politika
Më së pari, mungesa e komenteve të vetë Ambasadës rreth këtyre publikimeve u ka ofruar një trimërim të mjerë protagonistëve për keq të raportimeve. Është një trimërim që i ngjan strucit nga pak, i cili kujton se fshihet duke ngulur vetëm kokën në rërë. Listën e protagonistëve për keq e prin Berisha, i cili, së bashku me familjen e vet, është më i prekuri prej kabllogrameve, dhe disa prej këtyre po mundohen të japin përgënjeshtrime thjesht për audiencën me nivel të ulët kuptimi të punëve të botës. Janë të sigurt se Ambasada vetë nuk do t’i përgënjeshtrojë, ndaj mendojnë se mund të manipulojnë atë pjesë të popullit që s’kupton shumë. Duke bërë kësi lloj përgënjeshtrimesh – se raportet e Ambasadës janë mbështetur mbi gazeta -, Kryeministri fyen jo vetëm Ambasadën, por dhe publikun apo dhe mediat në përgjithësi. Raportet diplomatike nuk janë thjesht reflektim i artikujve të gazetave shqiptare apo thashethemeve që bartin atje një pjesë e politikanëve që frekuentojnë rregullisht Ambasadën. Vetë Berisha e di, por dhe publiku, pavarësisht formimit të vet, duhet ta dijë se raportet e Ambasadës janë një koncentrat gjykimesh, informacionesh, prognozash të verifikuara dhe testuara në disa burime, prej një stafi gjigant jo vetëm diplomatik që qarkullon brenda Ambasadës më të madhe në Shqipëri. Duhet supozuar se vetë Ambasada, kur bëhet fjalë për informacione të mbështetura tërësisht në burime gazetareske, ka përzgjedhur vetëm raportimet serioze mediatike, vetëm prej mediave serioze. Të prekurit prej raportimeve, por dhe të tjerët, duhet të ngushëllohen, madje me raportimet politike të diplomatëve, të cilët shkruhen me njëlloj gjuhe të përmbajtur. Përndryshe, le të mundohen të imagjinojnë se si duhet të jenë raportet e zyrave të tjera brenda Ambasadës.
Së dyti, këto raportime, megjithëse të vonuara, shërbejnë për të çmontuar mitet e krijuara rreth marrëdhënieve të njërit apo tjetrit politikan me SHBA-të. Të gjithë pretendojnë se kanë reputacion të mirë tek amerikanët, por, nga tablotë e pamëshirshme dhe cinike të diplomatëve amerikanë nuk e kanë këtë reputacion, siç shihet nga skaneri i cilësisë së lartë. Edhe njollat më të vogla janë raportuar.
Së treti, nga raportimet, veçanërisht ato që mbështeten mbi biseda krejt normale të diplomatëve me politikanë, kuptohet shumë mbi marrëdhëniet e brendshme të politikanëve me njëri-tjetrin, hasmëritë e tyre etj. Kështu që është krejt e pritshme që WikiLeaks-i, veçanërisht në krahun e djathtë, të sjellë prerje kokash. Berisha nuk mund të tolerojë dikë që e “shet” nëpër ambasada, siç është rasti i realistit Gjergj Bojaxhi.
Ndikimi te mediat
Së katërti, nëse do të bësh një ballafaqim të raportimeve të Ambasadës me raportimet mediatike në kontekstin kohor, do të kuptosh cektësinë e informacioneve mediatike, dobësinë e mediave për të depërtuar në politikën reale dhe diferencën e madhe që ekziston mes dy raportimeve. Nga kabllogramet e WikiLeaks-it, veçanërisht atyre që kanë shkallë të lartë sekreti, del një tablo reale për ngjarje të mëdha të këtyre viteve dhe protagonistët e tyre, siç është ngjarja e Gërdecit, ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës, hyrja në NATO e plot afera të tjera.
Së pesti, botimi i këtyre materialeve ngjan si i bërë publik qëllimisht në këtë periudhë, në të cilën ndihet një nevojë e madhe për pastrim të politikës, dhe materialet ngjajnë shumë të dobishme. Por kjo s’ka asnjë gjasë të jetë e vërtetë, sepse njëkohësisht me materialet shqiptare, po botohen dhe materiale nga e gjithë bota. Nëse beson tezën e qëllimshmërisë, do të duhet të mendoje se prapa WikiLeaks-it qëndron një qendër pushteti e përbotshme, e cila, duke respektuar koniunkturat e secilit vend, vendos për kohën kur do të botohen këto materiale. Në një rast të tillë duhet të besosh se kjo qendër pushteti është alternativë e fuqishme e Amerikës dhe ka interesa globale precize.
Ky supozim bie poshtë për një konsideratë të fundit. Mund të duket e vërtetë se botimi i këtyre materialeve kontribuon për t’i dhënë një goditje të fortë Kryeministrit Berisha dhe qeverisë që ai drejton, pas zhvillimit katastrofik të zgjedhjeve dhe kritikave rreth tyre. Por jo, kabllograme kritike të forta ka dhe për opozitën, pra nuk mund të thuhet se ka ndonjë qëllimshmëri apo selektivitet në botimin e tyre. Dhe nëse do të ishte e vërtetë se botimi do të ishte i qëllimshëm, atëherë duhet thënë se ky muaj, saktësisht është periudha më e papërshtatshme.
Mediat janë në pushim kryesisht, nuk ka emisione debati ku mund të diskutohej rreth tyre. Njëra palë, pushteti, e ka të vështirë të përdorë materiale të tilla dhe njëlloj dhe opozita, sepse ka materiale për të gjithë. Vetë Ambasada Amerikane nuk përfshihet në diskutime, sepse don që t’i injorojë botimet dhe, për pasojë, shumë prej informacioneve apo gjykimeve në kabllograme nuk marrin fuqinë që kanë prej këtij mosangazhimi amerikan, për herë të dytë. Më në fund, as vetë mediat nuk po luajnë dhe s’mund ta luajnë këtë rol.
Në këto momente ndihet më shumë sesa kurrë nevoja e një force të re politike. Ajo s’do të ishte pjesë e kabllogrameve dhe duke përfituar nga goditja e të dyja palëve, do të afirmohej si forcë e re, e ndryshme, e pasur. Por kjo ngjan vetëm me një utopi, të prodhuar nga WikiLeaks-i në fund të verës.