1. Në seancën plenare të javës së shkuar, Kuvendi nuk votoi për projektligjin e gjykatave administrative. Kjo ishte seanca e tretë që shtyhet votimi i këtij ligji. E para, në maj 2009. E dyta, në shtator 2010. Socialistët kërkuan kohë. Iu dha. Në komisionet parlamentare u shqyrtuan edhe amendimet e Kodit Rrugor e atij Doganor. Amendimet janë veçse harmonizime të dobishme terminologjike me ligjin e licencave. Në maj 2009 u amenduan 60 ligje të thjeshta për të njëjtin qëllim, ndërsa opozita nuk dha votën për amendimin e gjashtë kodeve atëkohë. Kodet mbetën pezull tash dy vite. Ndërsa amendimet për Kodin Doganor nuk u miratuan në Komisionin e Ekonomisë, për ato të Kodit Rrugor opozita votoi pro në Komisionin e Ligjeve. Sipas shtypit, ky votim shkaktoi zbrazjen e mërisë së kryetarit Rama mbi ish-kryeministrin Majko, nxitës i votës pro të opozitarëve. Shenja të këqija këto për kursin e ri opozitar.
2. Ligji për gjykatat administrative e mori impulsin nga ligji konsensual për organizimin e sistemit gjyqësor të shkurtit 2008, në të cilin u përcaktua se Gjyqësori do të kishte një degë të specializuar për shqyrtimin e ankimeve administrative. Ligji për gjykatat administrative u përgatit me ndihmën e ekspertizës cilësore europiane e shqiptare, përmes konsultimit të gjerë e të hapur me grupet e interesit. Ligji u dorëzua në Kuvend në nëntor 2009. Pas shkëmbimit të fundit të Kodit Zgjedhor me ligjin për Prokurorinë në dhjetor 2009, opozita nuk ishte më e gatshme, para zgjedhjeve në afrim, të jepte konsensus për të tjera ligje që kërkojnë miratim me 3/5-tat e votave.
3. Me insistimin amerikan, në shkurt-prill 2009 u punua në nivel bipartizan ekspertësh, përmes të cilit opozita propozoi disa ndryshime që u pranuan nga maxhoranca e Komisionit të Ligjeve të Kuvendit. Por as ky pranim nuk mundësoi konsensusin opozitar para zgjedhjeve. Pas tyre, bojkoti opozitar pengoi gjithçka. Komponenti gjyqësor i projektit të dytë amerikan të Sfidës së Mijëvjeçarit u bllokua. Thirrjes së fundme të Ambasadës Amerikane në shtatorit 2010 për miratimin e ligjit, opozita iu përgjigj negativisht. Për rrjedhojë, u dogjën fondet dhe humbëm shansin për fazën e tretë të Sfidës së Mijëvjeçarit bashkë me qindra milionë dollarët e saj. Ligji në fjalë është pjesë edhe e 12 detyrave të axhendës europiane. Mungesa e konsensusit politik, ashtu si dhe për çështje të tjera, na mohoi statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian në nëntor 2010.
4. Ligji për gjykatat administrative, si mënyrë e zgjidhjes gjyqësore të mosmarrëveshjeve administrative, është komponent thelbësor reformues i dy fushave: sistemit gjyqësor dhe procesit administrativ. Në të parin ligji krijon një degë të specializuar të sistemit gjyqësor, në shkallën e parë e të dytë, për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve administrative e, njëkohësisht, një procedurë të dedikuar gjyqësore për kësi çështjesh: e shpejtë, e bazuar në hapa metodologjikë të qartë e të sigurt e, për më tepër, ia kalon barrën e provës së ligjshmërisë së akteve me natyrë ndëshkuese, si gjoba a detyrime, organit administrativ.
5. Në të dytin, shqyrtimi gjyqësor i mosmarrëveshjeve administrative përbën hallkën e fundit të procesit administrativ, që fillon me aktin e nxjerrë nga organi administrativ e që vazhdon me shqyrtimin administrativ të ankimeve brenda strukturës së administratës shtetërore, qendrore a vendore. Ndaj, me cilësitë e saj, gjykata administrative përbën jo vetëm një zhvillim pozitiv gjyqësor, por edhe një faktor presioni për përmirësimin e procesit dhe aktit administrativ brenda sistemit të administratës shtetërore.
6. Ndërkohë, procesi administrativ ka pësuar modifikime thelbësore këto vite. Këtu shquhen procedurat dhe aktet lidhur me relacionet e shtetit me tregun dhe bizneset, si: regjistrimi i bizneseve, licencat e lejet, marrëveshjet e partneritetit publik-privat, prokurimet, tatimet, doganat. Reformimi ka në bazën e tij përdorimin e sportelit me një ndalesë, të rrjeteve e programeve elektronike, të procedurave të qarta, të thjeshta e me miratim në heshtje. Këto janë tashmë cilësi thelbësore e të përditshme të procesit administrativ me efekte të mëdha e të prekshme pozitive në mjedisin e biznesit.
7. Krahas këtyre, ka filluar zbatimi, me ligjet të reja tashmë në fuqi, edhe i reformimit të pjesëve të tjera të procesit administrativ, si ai i planifikimit e zhvillimit të territorit, ai i inspektimeve administrative të çdo fushe e sektori, apo i kundërvajtjeve administrative. Edhe këto bazohen në të njëjtën qasje liberale, lehtësuese, miqësore me biznesin, po aq në përdorimin masiv të sistemeve elektronike. Ndërkaq, janë në proces e sipër reformimet modernizuese që nga sistemi i regjistrimit të pasurive të patundshme e deri te ngritja e sistemeve informatike të të dhënave gjeografike, topografike apo të burimeve natyrore, të gjitha këto me efekte të pritshme mjaft pozitive edhe mbi cilësinë e proceseve dhe akteve administrative.
8. Në fakt, llojet e akteve e procedurave më tipike, më të shumta e më të përditshme administrative janë tashmë të reformuara e modernizuara në thelb. Si qershia mbi tortë është gati për të hyrë në procesin formal të miratimit një kod i ri i procedurave administrative. Ndonëse kodi aktual daton në vitin 1999, projekti i ri u gjykua i domosdoshëm për shkak të nevojës që të kodifikohen e të marrin vlerë sa më universale e të qëndrueshme konceptet më të fundit europiane mbi procesin administrativ. Gjithnjë e më shumë, procesi administrativ synohet të vihet në funksion të së drejtës, lehtësisë dhe shërbimit më të mirë e më të lehtë ndaj subjekteve, fizike a juridike, dhe jo në funksion të rehatisë së burokracisë. Kodi i ri pasqyron edhe arritjet e sipërpërmendura modernizuese të procesit administrativ, e në veçanti ato të lidhura me qendrën me një ndalesë, miratimin në heshtje, aktin administrativ elektronik, aksesin në koh reale të publikut në të dhënat zyrtare.
9. Njëkohësisht, është gati edhe një projektligj që u jep qëndrueshmëri disa formave të reja organizative të administratës shtetërore që premtojnë efektivitet dhe eficencë më të lartë, ndarje të arsyeshme të punëve mes strukturave, lehtësim të kooperimit horizontal ndër dhe brendainstitucional, përgjegjësi më të qartë dhe mundësi më të madhe të vlerësimit të performancës organizative. Këto forma organizative janë provuar që prej disa vitesh si të suksesshme në disa institucione, ndaj, përmes ligjit, synohet t’iu jepet një mbrojte më e fortë juridike e të gjejnë një përdorim më të gjerë.
10. Këtij mozaiku ligjor i shtohet edhe një koncept i ri mbi statusin e nëpunësit civil. Ligji në fuqi, i vitit 1999, u bazua në modelin menaxherial të Bankës Botërore, i cili nuk rezulton i suksesshëm jo vetëm në Shqipëri, por më gjerë. Modeli i ri bazohet në konceptin europian të sistemit të karrierës dhe krijon premisa mjaft më të plota për sukses, me kushtin që të ketë një vullnet të mbarë politik për reformimin e këtij segmenti kyç të sistemit administrativ, lidhur me të cilin, jo vetëm që nuk kemi shënuar progres, por, në fakt, vazhdojmë të zbatojmë një sistem informal, të politizuar dhe jomeritokratik të emërimeve e largimeve të nëpunësve civilë si në administratën qendrore, ashtu dhe në atë vendore. Kjo çështje, për vetë kompleksitetin e saj, meriton të paktën një shkrim më vete, ndaj s’po zgjatem.
11. E gjithë kjo paketë ligjesh, disa tashmë në fuqi e të tjera që kërkojnë miratim, ndërton një sistem tërësisht të ri e modern të aktit dhe procesit administrativ. Paketa përbën zbatimin ligjor të strategjisë së kahershme të fuqizimit e modernizimit administrativ. Një pjesë e paketës që kërkon miratim lidhet edhe me duzinën e detyrave, kryerja apo futja në rrugën e kryerjes së të cilave përcakton suksesin e hapit tjetër drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. A nuk është e qartë që s’kemi të bëjmë as me “arnime ligjesh sa për t’i hedhur hi syve Brukselit” e as ”me ligje të bëra rroma për toma”? A nuk është e qartë që s’kemi të bëjmë me ligje që “fuqizojnë autokracinë apo regjimin fashist oriental, familjar a mafioz të Berishës”?
12. Ligji mbi gjykatat administrative mundet që të vazhdojë të mbahet pezull në Kuvend. Shpejt, atij do t’i bashkëlidhen ligjet e kodet e tjera të trajtuara më sipër. Barra e mbajtjes pezull do të rritet në mënyrë ekspotenciale. Kostoja e pezullisë, përfshirë humbjen e shansit për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian këtë nëntor, rritet po aq. Arsyet opozitare për mbajtjen pezull të paketës do të ngjajnë gjithnjë e më shumë me stisje. Përgjegjësia për dështimin gjithnjë e më e qartë. Më e rëndë, po ashtu. Zgjedhja i takon opozitës. Për hir të së ardhmes, besoj se opozita do t’i votojë. E shkuara opozitare ma gërryen besimin. Kam zgjedhur ta besoj. Deri në provë të kundërt. Provë që po fillon të shfaqet me çka deklaroi dje lideri Rama në mbledhjen e Grupit të tij Parlamentar