Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e famshme për vendimet e saj të bujshme që rrëzuan dy presidentë, këtë herë nuk befasoi askënd. Ajo i vuri pikë një procesi të nisur disa muaj më parë, ku kërkohej t’i gjendej një veshje ligjore arrestimit të deputetit Fatmir Limaj dhe potencialisht edhe të ndonjë deputeti tjetër, gjatë kohës që ata ushtrojnë mandatin e anëtarit të Parlamentit. Gjykata Kushtetuese nuk befasoi pasi që në krye të herës nuk u vu në diskutim vendimi, por rruga që duhej gjetur për ta çuar këtë çështje në dyert e saj.
Prokuroria e EULEX-it, e cila ka lëshuar një urdhër arresti për Limajn, nuk ishte e sigurt nëse do ta merrte aprovimin e Kuvendit për t’ia hequr atij imunitetin e për ta vënë në pranga, prandaj kërkoi ta shmangte këtë procedurë nëpërmjet një interpretimi të Kushtetutës se deri ku shkon mbrojtja nga imuniteti. EULEX-i i kërkoi Kuvendit, meqenëse bëhej fjalë për anëtarët e tij, që të autorizonte qeverinë t’i drejtohej Kushtetueses për çështjen e imunitetit. Kreu i Kuvendit, me gjithë presionet, e refuzoi këtë ndërmjetësim me argumentin se qeveria mund ta bënte një gjë të tillë pa pasur nevojë për autorizim.
E mbetur si e vetmja mundësi për t’ia liruar duart për veprim Prokurorisë, qeveria u detyrua ta bëjë një kërkesë të tillë dhe Gjykata Kushtetuese vulosi të martën fundin e pritshëm të një kronike të paralajmëruar. Fatmir Limaj mund të arrestohet. EULEX-i nuk ka asnjë pengesë për ta prangosur atë nën akuzën e ngritur për krime lufte. I vetmi kufizim, nëse mund të quhet i tillë, është se policët apo forcat speciale nuk mund të hyjnë në mes të sallës së Kuvendit për ta marrë deputetin pa pasur më parë një vendim të Kuvendit.
Duke nisur nga dita e botimit në Fletoren Zyrtare, ky aktgjykim praktikisht i zhvesh krejtësisht nga imuniteti të zgjedhurit në organin më të lartë të një republike parlamentare. Kufizimi për mosarrestim gjatë seancave plenare apo mbledhjeve të komisioneve parlamentare është i kotë, pasi prokurorët do të kenë aq durim sa të presin te shkallët e Kuvendit. Në pikën 2 të interpretimit mbi “arrestimin apo ndalimin tjetër të deputetit” thuhet se: “Deputeti mund të arrestohet apo ndalohet gjatë kohës që nuk është duke kryer detyrat e tij/saj, pra kur nuk ka mbledhje plenare të Kuvendit ose mbledhje të komisioneve të tij, edhe pa vendim të Kuvendit”.
Kjo pikë e bën nul mbrojtjen nga imuniteti të deputetit përballë arrestimit të urdhëruar nga organi i akuzës për një vepër të dyshuar penale. Deputeti, si çdo individ tjetër, i prezumuar i pafajshëm, do të presë në qeli vendimin e gjykatës për masën e arrestit dhe fajësinë e tij. Aktgjykimi i Kushtetueses, e thënë me fjalë të tjera, i hap dritën e gjelbër Prokurorisë që jo vetëm të ndjekë deputetët për vepra penale e padi civile, por edhe t’i arrestojë ata pa pasur telashe me imunitetin. Anëtarët e Kuvendit të Kosovës sot janë të zhveshur nga çdo mbrojtje imunitare sapo dalin nga ndërtesa e Legjislativit. Por çfarë pasojash mund të ketë në të ardhmen një fenomen i tillë?
Nisur nga fakti se shumë krime, vepra penale, afera korruptive e abuzime të mëdha të njerëzve të veshur me pushtet mbesin të pandëshkuara, heqja e pengesës imunitare tingëllon pozitive. Ajo gjithashtu i hap rrugë pastrimit të Kuvendit nga ata elementë që mandatin e deputetit e shohin si një mjet për t’i shpëtuar drejtësisë. Por, në shoqëri me demokraci problematike si Kosova, Shqipëria apo vende të tjera të rajonit, një vendim i tillë përbën një thikë me dy presa. Sepse në emër të luftës kundër krimit dhe korrupsionit mund të goditen në mënyrë selektive kundërshtarët politikë. Beteja për drejtësi mund të kthehet në një gjueti shtrigash dhe të goditurit padrejtësisht nuk do ta kenë as mundësinë e fundit për t’u mbrojtur, votimin e fshehtë në Kuvend.
Historia e shkurtër e tranzicionit shqiptar ka dëshmuar se pushteti politik ka ndikim të fortë mbi Drejtësinë. Shpesh gjyqtarë e prokurorë janë akuzuar se janë vënë në shërbim të pushtetit të radhës për të bërë drejtësi selektive. Në Ballkan, përfaqësues të opozitës, të mediave kundërshtare apo shoqërisë civile kanë mbushur listat e organizatave për të drejtat e njeriut për shkak të përndjekjes me prapavijë të qartë politike. Edhe në Kosovë ka shenja të abuzimeve të tilla dhe lënia e deputetëve pa imunitet përballë arrestimit është një mundësi për abuzim e presion për çdo grup që do të jetë në pushtet. Çështja është delikate e duhej bërë një zgjedhje mes nevojës për të luftuar krimin dhe kufizimit të pushtetit që ka tendencë drejt arbitraritetit dhe eliminimit të kundërshtarëve politikë, dhe jo të ngrihej një aktgjykim duke pasur parasysh rastin e një deputeti konkret. Këtu nuk është fjala për Fatmir Limajn, as për një prokuror të caktuar të EULEX-it.
Çfarë mund të ndodhë, fjala vjen, nëse disa deputetë të Vetëvendosjes, në një tubim elektoral (fushëveprimi në përputhje me funksionin e tyre), përplasen me forcat e rendit, një prokuror i ndikueshëm politikisht ngre padi dhe kërkon arrestimin e tyre? A duhet të përfundojnë në qeli të zgjedhurit e popullit në këtë rast dhe çfarë garancish kanë ata që të mos ndëshkohen politikisht? Ky është një rast i supozuar, por mund të ketë shumë të tjera që i hapin rrugë abuzimeve të tilla, veçanërisht kur EULEX-i të mos jetë në Kosovë.
Fatmir Limaj mund të jetë i fajshëm për çka akuzohet, edhe deputetë të tjerë mund të meritojnë të vihen përballë drejtësisë, por a duhet t’i hapet rrugë arrestimit të tyre duke krijuar një precedent të rrezikshëm? Të ndash se a është më e rëndësishme arrestimi i një deputeti të dyshuar për krime lufte apo kufizimi i pushtetit për të mos abuzuar me kundërshtarët politikë, nuk është e lehtë. Zgjedhja e Gjykatës Kushtetuese këtë herë duket e motivuar nga momenti dhe rasti konkret e jo nga kjo dilemë e vështirë.