Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Tulipanë dhe karafilë

Shkruar nga: Sokol Balla  
Botuar më: 25 vite më parë

Sokol Balla
Tulipanë dhe karafilë

Një mit që natyrisht nuk ekziston në Holandë, së paku që ditën që ai u bë trainer i ekipit kombëtar dhe në emër të freskimit të ekipit, e "zbardhi" atë nga lojtarët me ngjyrë, që i kishin dhënë tonin ekipit holandez prej gati njëzet vjetësh. Kështu në Holandë - e njohur për tulipanët e saj - Marco van Bastenit filluan t'i dalin lakrat. Ish kolegët e tij në Milano, sidomos ata holandezë, jo rrallë nuk munguan të flasin për karakterin e të vështirë dhe jo komunikues. Dikush do të thotë se njerëzit e mëdhenj kështu janë. E vërtetë, po ja që që nga koha kur hodhëm bustin e Enverit në Sheshin Skënderbej, rrëzuam idhullin e demokracisë Berishën me armë në dorë, dhe e risollëm atë prapë me vota në pushtet, ne shqiptarët nuk i kemi shumë qejf mitet dhe me thënë të drejtën nuk na qethet shumë për ta.

Në fakt kjo mëri e imja ndaj van Basten, nuk është e vjetër. Pavarësisht se isha në dijeni të karakterit të tij, kur m'u shfaq në ekrane me katër bodigardë - dy prej të cilëve i kishte sjellë nga Holanda - seç ndjeva diçka të ngjashme me habinë, por të shoqëruar edhe me tallje. Por kur më pas gazetarë të pranishëm në konferencën për shtyp, më treguan se si ai ishte sjellë me ta, tallja m'u zëvendësua me neveri. "Mister, a mund të bëj një foto me ju", i ishte drejtuar një gazetar shqiptar, në një moment relaksi. Van Basten kishte lëvizur vetëm nofullat. As një mundim i vogël për të qenë i sjellshëm dhe thenë: "Jo falemnderit". "Mister a mund të më jepni një autograf?", i drejtohet një tjetër simpatizant shqiptar, duke i zgjatur stilolapsin dhe një bluzë të Holandës. Sërish një shtrëngim nofullash, një shikim denigrues pa drejtim të përcaktuar, një injorim total i realitetit ku Van Basten ndodhej për 24 orë. Dhe sigurisht edhe shenjë indirekte, që bodigardët e tij të vendosnin distancën e sigurisë "sanitare" mes tij dhe adhuruesve. Sanitare për fat të keq, këtë radhë e përdorur në kuptimin e parë. (Mëria ime u forcua edhe për dy arsye të tjera disi më të vogla, por jot ë parëndësishme. E para se kisha porositur një bluzë të Holandës, me shpresën se do të mund t'i merrja Marcos Mit, një autograph mbi bluze dhe ta vendosja atë në kornizë. E dyta sepse më kujtohet një tjetër mit i imi, Franz Beckenbauer. Për ti marrë atij një autograph kur erdhi në Tiranë në shtator 1990, rrezikova të ndalohesha nga policët e asaj kohe. Në shkëmbim mora një firmë thuajse të dhënë me zorr dhe një shtrengim duarsh të sikletshëm, pas të cilit Franzi I madh por me botë të vogël, fshiu duart në pantallona)

Kështu që hoqa dorë nga dëshira për t'i marrë Marco Mitit autograph, hodha bluzën në kosh, dhe akreditimin e "vjedhur" FSHF-së dhe vendosa të shpresoj - përkundër gjithë skepticizmit tim të lindur ndaj çdo gjëje shqiptare - se kombëtarja e Bariç do të thyente njëkohësisht dy gjëra, mitin dhe hundën disi të madhe të yllit holandez.

Por në këtë botë që jetojmë, gjërat nuk përcaktohen vetëm nga dëshirat. Shumë më e rëndësishme është historia. Dhe që të mundësh ekipin e një vendi, që njihet njëkohësisht për të kaluarën perandorake, pushtimet koloniale, mullinjtë me erë, futbollin dhe prodhimin e tulipanëve, duhet që së paku, t'i konkuronim në një tjetër fushë, përveç futbollit. Fatkeqësisht vendin e tulipanëve, nuk mund ta konkurojë një tokë që shumë shumë pjellë karafilë.

Karafilë si Lorik Cana. Si nuk jeni dakort? Tre vjet më parë, gjatë një Viti të Ri në Paris, fytyra e tij mbulonte dy katet e dyqanit të ekipit Paris Saint Germain në Champs Elysee'. Një krenari që nuk e harrova dot deri në orën 2235 minuta të 12 shtatorit 2007, kur karafili nga Gjakova tentoi - pa sukses - të imitojë Zidan dhe të godasë Sneijder pa arsye, pa motiv, pa tru dhe pa mend. Si ka mundësi që një lojtar që luan që bebe në ekipet më të mëdha të botës, të jetë kaq karafil? A mos ishin ndoshta thirrjet e tifozëve nga Kosova, që kërkonin pavaresi në Qemal Stafa, ata që ngritën tensionin në kokën e Lorikut? Apo mos ishin gjëra të tjera që shqetësuan mendjen e tij ende fëminore? E rëndësishme është se karafilia e tij i kushtoi Shqipërisë një rezultat historik, me një ekip që duke u bazuar nga statistikat e dyqind vjetëve të fundit, është ndeshur vetëm njëherë në shekull. Atëherë cila është arsyeja? Arsyeja nuk ka. Sepse Loriku ka lindur në tokë shqiptare. Dhe toka jonë nuk pjell tulipanë. Shumë shumë karafilë!

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama