“It’s the economy, stupid” (Është ekonomia, o idiot). Kjo ka qenë parulla e fushatës që solli Bill Clinton në krye të Shtëpisë së Bardhë, në një përballje me figurën më të fuqishme të politikës amerikane të 50 vjetëve të fundit, George H.W. Bush. Bill Clinton ishte një figurë pothuajse e panjohur në nivel kombëtar në SHBA, guvernator për vetëm një mandat në shtetin Arkansas. Kurse G.H.W. Bush ishte Presidenti në detyrë i SHBA, ish zv.President i SHBA për mandatin paraardhës, ish-drejtor i CIA, patriark i familjes më të fuqishme politike në SHBA, me lidhje themelore që nga Wall Street deri në burimet e naftës në Amerikë dhe Arabi Saudite. Megjithatë, Bill Clinton, i brishtë, i panjohur dhe pa muskujt e Bush, e mundi në një betejë historike presidentin në detyrë të SHBA, që kërkonte një mandat të dytë si President. Magjia e Bill Clinton ishte shfrytëzimi i një situate ekonomike jo shumë pozitive që SHBA po kalonte. Situata që kalonte SHBA në atë kohë, ishte shumë-shumë më e lehtë se situata që kalon SHBA sot. Situata ekonomike e SHBA, në fushatën presidenciale Bush-Clinton, nuk ka asnjë krahasim me situatën katastrofike ekonomike që po kalojnë sot shqiptarët. Megjithatë, në Shqipëri, opozita nuk e ka idenë se si mund të përfitojë politikisht prej kësaj qeverisjeje skandaloze 6-vjeçare të Berishës, që e ka zhytur shqiptarin e thjeshtë të mendojë vetëm për bukën dhe djathin, vetëm për mbijetesën dhe asgjë më shumë.
“Është ekonomia, o idiot”, mund të ishte parulla kryesore e luftës së Edi Ramës për të fituar mbështetje të gjerë popullore kundër koalicionit të vjedhjes PD-LSI, tashmë të provuar në vjedhjen e votave dhe pasurisë publike. Por, Edi Rama vazhdon luan në fushën e Berishës, luan me mjete politike në një fushë, që me Berishën nuk ka fituar kurrë asnjë lider socialist. Me Berishën, politikisht nuk ka fituar kurrë asnjë lider socialist. Berisha burgosi Nanon politikisht dhe asnjë gjemb nuk i hyri në këmbë, as atij dhe as gjyqtarëve që u përdorën politikisht për këtë dënim të padrejtë. Ishte koha e përmbysjes së komunizmit, dhe Berisha luajti kartën e antikomunistit para botës dhe shqiptarëve, për t’i bërë që të gjithë të mbyllnin gojën ndaj një burgosjeje politike. Berisha u largua nga pushteti me revoltë popullore në vitin 1997, pasi kishte kryer një krim kundër popullit të vet, duke lejuar dhe mbrojtur vjedhjen masive të kursimeve të shqiptarëve nëpërmjet skemave piramidale, dhe përsëri me zgjuarsi politike i siguroi vetes amnisti për këto krime, që askush s’ia kishte bërë ndonjëherë popullit shqiptar, veç Enver Hoxhës. U rikthye në pushtet në 2005, pa marrë shumicën e votës popullore të shqiptarëve, por duke stimuluar dhe shfrytëzuar përçarjen e Partisë Socialiste. Mundi Fatos Nanon në tavolinë, duke i marrë Presidentin konsensual, kur nuk kishte asnjë shans ligjërisht ta merrte atë.
Mundi PS-në në tavolinë, duke siguruar një Kod Zgjedhor për zgjedhjet e 2005-s, që arriti t’i japë PD-së rreth 27 mandate deputetesh më shumë, pa fituar shumicën në zonat elektorale, por duke shfrytëzuar përçarjen brenda së majtës politike. Në 2005-n, Berisha nxori Fatos Nanon në pension të parakohshëm, pasi e kishte futur dhe në burg politik. Tani ai e josh Nanon sërish, duke e përdorur të copëtojë edhe një herë PS-në, duke i ofruar iluzionin e zgjedhjes si President i Republikës, me kusht që të shpartallojë dhe një herë PS-në, për t’i dhënë Berishës, në 2013-n, mandatin e tij të tretë në qeverisje. Berisha barazoi në zgjedhjet e 2009-s, por qëndroi në pushtet përsëri falë përçarjes dhe aleancave me pjesë të së majtës. Sigurisht, në këtë pjesë u gënjeva edhe unë, sepse për inat të Edi Ramës, i dhamë pushtet një dysheje të rrezikshme, që në këtë akord politik po zhvatin çdo gjë që u del përpara nga pasuria publike e shqiptarëve. Rama humbi në 2009-n politikisht, humbi në 2011-n zgjedhjet në Tiranë përsëri padrejtësisht, por politikisht, dhe për shkak të gabimit të tij për të mos kryer reformë zgjedhore përpara zgjedhjeve lokale. Berisha ka ditur gjithmonë ta mbajë Ramën të inatosur, të vendosur në veprimet bojkotuese vetëshkatërruese dhe të demaskuar plotësisht në arenën ndërkombëtare. Berisha ka ditur të mbajë ndërkombëtarët të karikuar kundër Ramës, për faj të bojkotit të Ramës, duke bërë kështu që bojkoti i Ramës të mbyste gjithë thirrjet e drejta të opozitës për asgjësimin e demokracisë dhe votës së lirë në këtë vend. Berisha ka ditur të përdorë mjeshtërisht shumicën e djathtë në institucionet europiane, por edhe paratë e qeverisë për lobbing në SHBA, për t’i bërë problemet e mëdha të demokracisë shqiptare të bien në veshin e shurdhër të ndërkombëtarëve.
Edhe sot që Rama dhe Partia Socialiste ofrojnë një pakt të sinqertë politik për të ecur më shpejt drejt Europës, Berisha e quan “ultimatum” dhe “akt për bllokim të Parlamentit”. Ka gjasa që Berisha përsëri të besohet nga ndërkombëtarët. Ai di të luajë bukur politikisht, si askush tjetër në politikën shqiptare. Tashmë, Berisha po përdor zënkat e Ramës me një grup të udhëhequr nga Arben Malaj dhe Kastriot Islami, për të frymëzuar një copëtim tjetër në PS. Ka futur në lojë dhe Fatos Nanon. Gjasat janë që, nëse Bamir Topi, pas largimit nga President, do krijojë një parti të re të djathtë, Berisha do nxisë me çdo mjet këtë grupim të krijojë një parti të re të majtë, mbase me bekimin e Fatos Nanos si President. Përsëri Berisha është një hap përpara Ramës, politikisht. Berisha e di që me korrupsionin galopant, me krizën financiare dhe varfërinë që ka mbytur shqiptarët, nuk ka shans që shqiptarët të votojnë sërish atë në 2013-n. Si mjeshtër i madh i politikës, Berisha ka bërë skenarin se si të mbijetojë politikisht përtej 2013-s.
Kurse Edi Rama duket se nuk e njeh ende zgjuarsinë politike të Berishës. Edi Rama vazhdon të luftojë me mjete politike në kërkim të një marrëveshjeje politike, që afron Shqipërinë me Europën, por i zgjat jetën Berishës në pushtet. Nuk është fundi i botës nëse Berisha gllabëron edhe Presidentin e ri. Nuk është fundi i botës nëse Berisha gllabëron edhe Prokurorinë, Gjykatat dhe institucionet e tjera të pavarura. Përkundrazi, ky është fundi i Berishës. Berisha do t’i marrë të gjitha institucionet brenda një viti kalendarik, duke filluar nga Presidenca e Prokuroria, deri tek entet dhe institucionet e tjera të pavarura. Kjo është rruga e vetme e Berishës dhe Metës, për të mbuluar dhe fshehur në “mënyrë demokratike” gjithë krimet dhe shpërdorimet që kanë bërë në këto 8 vite të fundit. Ata duan çdo pushtet në Shqipëri. Në ndonjë rast, ata do t’i japin pak pushtet ndonjë socialisti anti-Ramë, për t’u shtirur se po ndajnë pushtet, por është e sigurt, që cilindo emër të përdorin, ata do ta kenë atë emër, dhe çdo gjë tjetër, në kontroll të plotë, 100%.
Për mendimin tim, Edi Rama nuk ka asnjë shans tjetër për të fituar mbështetjen e shqiptarëve, veçse duke iu drejtuar atyre masivisht. Rama nuk ia del dot me intrigat e brendshme, nuk ia del dot me paratë e Berishës dhe Metës. E vetmja rrugë është të krijojë një aleancë të gjerë popullore, duke shkuar qytet më qytet, fshat më fshat dhe shtëpi më shtëpi. E vetmja rrugë është të bisedojë me popullin e varfër, të rraskapitur dhe të pakënaqur me gjendjen e tyre, për të siguruar mbështetje për një projekt të ri politik. Popullit i duhet folur hapur se çfarë do bëjë Edi Rama ndryshe në qeverisje. Vetëm aleanca e madhe, e sinqertë dhe e llogaritur mirë me elektoratin e gjerë, mund të shpëtojë Ramën dhe Shqipërinë nga thundra e Berishës dhe Metës. Ata na kanë shkelur me këmbë dhe do ta bëjnë çdo ditë që ne vazhdojmë t’i lejojmë ta bëjnë.
“Është ekonomia, o idiot”. Njerëzit po vdesin për bukë. Fshati po lëngon nga varfëria, mungesa e investimeve, përbuzja e pushtetit. Kurse PS kërkon pakte politike me Berishën. Ky është kulmi i paaftësisë. Nëse njerëzit nuk ballafaqohen me një alternativë të besueshme që sot, nëse njerëzit nuk e prekin dhe njohin liderin e opozitës e figurat e saj, brenda një fushate elektorale 30-ditore është e pamundur të mbysësh zërin dhe investimin miliarda lekë të qeverisë. Qeveria do të hedhë para si asnjëherë tjetër të blejë votat, dhe do të gjejë plot njerëz që nga varfëria do ta shesin votën. E vetmja mënyrë që Rama dhe Shqipëria e varfër të fitojë, është që sot mbështetja opozitare të bëhet shumë e madhe, shumë e sinqertë, shumë e zjarrtë, që paraja e pushtetit të mos arrijë të blejë aq shumë vota në fushatë, aq sa të bëjë sërish maxhorancë. Partisë i duhet dhënë detyra të punojë, të qëndrojë pranë njerëzve të thjeshtë dhe të varfër. Deputetët është mirë t’ia paguajnë ndonjëherë kafen të varfërve, t’i ndihmojnë sa munden, t’i duan gjithë vitin dhe jo vetëm në fushatë. Votat që fitohen me dashuri dhe kujdes, është vështirë të shiten me para.
Është e pafalshme që opozita ka humbur terren elektoral në fshatin shqiptar. Është e vërtetë që në fshat votat blihen lehtë dhe forca e parasë së pushtetit ka ndikim. Fshati shqiptar jeton më keq se në kohën e komunizmit sot. Dallimi i vetëm është që prona ka kaluar private. Kujdesi i shtetit për fshatarin është i papërfillshëm. Varfëria është e madhe. Puna e madhe e fermerëve ka bërë që ata të mbijetojnë, të shkollojnë fëmijët dhe përmirësojnë sadopak gjendjen e tyre. Të ishte për qeverinë, fshati do kishte vdekur. Me këtë braktisje, varfëri të madhe, fshati duhet të ishte mbështetës i së majtës dhe Partisë Socialiste. Por, nuk është kështu. Këtu mbase duhet filluar puna për të ngritur aleancën e re të socialistëve me popullin e thjeshtë.
Pastaj duhet kaluar te papunësia dhe rinia. Me një papunësi që shkon 30%, opozita nuk duhet të ndalë asnjë sekondë. T’i evidentojë, t’i japë alternativë, t’i japë shpresë, t’i hapë shtëpinë e përbashkët. Rininë ta çojë peshë me padrejtësitë që i bëhen. Diplomat universitare, që blihen pa shkuar në shkollë, punët që zihen nga kushërinjtë e pushtetit dhe mundësitë që fshihen nga klani i shtetit, e kanë bërë rininë shqiptare të vlojë.
“Është ekonomia, o idiot”. Shumica dërrmuese e shqiptarëve e vuajnë ekonominë e dobët, xhepat bosh, mungesën e perspektives së besueshme për të ardhmen. Këtu duhet të jetë opozita. Ka rrezik që, të paktën me demagogji, këtë fushatë ta fillojë Saliu dhe ta lërë Ramën spektator. Berisha nuk ka turp të thotë që Shqipëria është pas Gjermanisë apo broçkulla si këto. Opozita nuk bën lojë me deklarata, ajo ulet me popullin dhe krijon një lidhje me të, afishon alternativa të besueshme qeverisjeje dhe nuk i jep oksigjen qeverisë, qoftë dhe kur bëhet fjalë për postin e Presidentit. Ç’mund të bëhet me Presidentin, është me mirë ta vendosë populli me referendum, sesa t’i lutemi Berishës, i cili kurrë nuk ka për ta lëshuar këtë pushtet me dëshirë.
“Është ekonomia, o idiot”. Kur është ekonomia kaq dobët dhe kaq pa alternativë zhvillimi, populli ka tendencë të bëhet me opozitën dhe të përmbysë qeveritë. Clinton fitoi kundër Bushit, atëherë kur askush nuk e mendonte. Edi Rama mund të fitojë shumë më lehtë kundër Berishës dhe Metës, mjafton të mos ngatërrohet me këmbët e veta dhe të përqendrohet te vota e popullit që vuan dhe është i pakënaqur.
Shanset janë që ekonomia jonë të shkojë keq dhe më keq në dy vitet e ardhshme. Ekonomia mund ta përmbysë Berishën, kurse politika e deritanishme e opozitës s’ka asnjë shans.