Akti më i papërshtatshëm që mund të imagjinohej pas letrës së ish-ambasadorit Withers ishte kthimi i një përgjigjeje. Zoti Rama bëri pikërisht këtë: ktheu përgjigje. Madje, për një letër që, së paku ndër serpentinat e rreshtave të saj, nuk dukej se i drejtohej atij. Ajo ishte një model epistolar i formuluar në mënyrë të tillë që mund të pranonte debatin, interpretimin, analizën, sintezën por, jo përgjigjen. Përgjigjen, kurrsesi jo! Me shumë gjasë përgjigjja është produkt i instinktit human të qytetarit Rama dhe jo e arsyes politike të kryetarit të opozitës. Si e tillë, përveçse e pavend, ajo edhe e ka dëmtuar letrën e ish-ambasadorit Withers.
Mbi të gjitha, e ka dëmtuar si qëllim. Zoti Rama në përgjigjen e tij pretendon prej ish-ambasadorit se problemet e demokracisë sonë duhen adresuar konkretisht, duke nënkuptuar me këtë rast mazhorancën. Mirëpo kjo, edhe sikur të ishte dëshirë, nuk mund të ishte mundësi e ish-ambasadorit Withers. Së pari, sepse amerikanët kanë një ambasador të denjë në Shqipëri, i cili e ka detyrë funksionale që t’i adresojë shqetësimet, qoftë edhe publikisht, dhe për këtë as nuk merr leje dhe as nuk ka frikë. Së dyti, është shumë e thjeshtë të kuptohet në letër se, ish-ambasadorit nuk i interesonte subjekti, por objekti. Artifici leksikor “miqve të mi shqiptarë” është vetëm një ombrellë elegante dhe kaq. Letra e tij përmban në mënyrë të sintetizuar jo vetëm problemet por edhe përgjegjësit (sipas vështrimit të tij), të cilëve u mungon anagrafia, por jo identiteti; sepse të gjithë e kuptojmë intencionin e ish-ambasadorit. Kështu që, t’i kërkosh zotit Withers t’i vërë një emër fajtorëve, siç pretendon zoti Rama në përgjigje, është t’i shpërdorosh qëllimin letrës.
Nga ana tjetër, përgjigjja e kryetarit të socialistëve ngre, me pa të drejtë, dyshime edhe për të shkuarën e ish-ambasadorit në Tiranë. Kjo nuk ka lidhje me veneracionin provincial për ish- ambasadorin, që lexohet fund e krye në stilin e përgjigjes së zotit Rama, por me një konfidencë të cilën shefi i socialistëve edhe mund ta ketë pasur, por që etika politike nuk ta lejon ta shesësh publikisht. Pas kësaj përgjigjeje, është shumë e vështirë të çmontosh pikëpamjet e atyre që insinuonin për vite me radhë për një marrëdhënie preferenciale të dyshimtë të zotit Withers me kryetarin e opozitës në dëm të mazhorancës. Në këtë kuptim, përgjigjja e zotit Rama është një provë (e padrejtë) kundër zotit Withers.
Dhe së fundi, përgjigjja e zotit Rama, duke qenë një akt me përmbajtje të ulët të intelektit politik, e dëmton edhe vetë atë. Komunikimi pa filtër përmes shtypit dhe ftesa publike për një ish-ambasador që të përfshihet në procese politike që nuk i përkasin, është jo vetëm fyese dhe infantile, por edhe një provokim i hapur ndaj dinjitetit dhe kompetencës së ambasadorit Arvizu. Edhe sikur letra e zotit Withers të jetë redaktuar në Uashington (gjë që nuk dihet hë për hë), dekori minimal i sjelljes ta do që të jesh më i kujdesshëm me sentimentin human dhe profesional të tjetrit, aq më tepër të një ambasadori brilant si Arvizu. Me siguri zoti Rama nuk ka qenë i qëllimtë në këtë, por a mjafton kjo?
Ka shumë instinkt dhe pak arsye politike në sjelljet e zotit Rama. Letra e fundit, si përgjigje për ish- ambasadorin Withers, është vetëm njëra nga provat e kësaj. Mbase më e vogla. Por, ngaqë është në rend të ditës, pas shumë të tjerave të shtrira në kohë, të detyron të merresh me të. Dhe çuditërisht, i ndodhin të gjitha me amerikanët. Kështu u soll me ta kur ishte çështja e kutive, kështu me gjykatën administrative, kështu më 20 janar. Ka diçka paradoksale këtu. Sepse zoti Rama nuk është antiamerikan. Përkundrazi. Është, mbase, më shumë proamerikan se të tjerët. Mirëpo, me sa duket, ndien vështirësi për të qenë represiv me instinktin e tij dhe kjo i dëmton arsyen politike në sjelljen me ta. Fatkeqësisht, me ata që arsyen politike e kanë instinkt.