E ashtuquajtura polemikë Topi-Topalli është shprehëse elokuente e disa sëmundjeve të vjetra të politikës shqiptare. Për më shumë, ajo është parathënëse e disa zhvillimeve të ardhshme të politikës shqiptare. Ndaj, megjithëse ajo sot vazhdon vetëm me aktivitetin e njërës palë, taborit të zonjës Topalli, gjegjësisht zotit Berisha, ia vlen të komentohet. Në plan të parë duke u përpjekur të kuptojmë se çfarë ndodhi. Dhe pastaj pse ndodhi. Po e nisim me një konsideratë thjesht mediatike, për të kuptuar atë se çfarë ndodhi. Nëse do të ishe spektator pasiv dhe nuk do ta kishe dëgjuar mesazhin e Presidentit Topi nga Shkodra, por vetëm reagimin e disa individëve apo segmenteve shkodrane kundër tij, me të vërtetë do të duhet të rreshtoheshe me ta.
Presidenti, sipas tyre, kishte fyer gegërishten, Shkodrën, personalitetet e vjetra dhe të reja të Shkodrës, dhe kaq ishte tepër që ai të shpallej tradhtar i Shkodrës dhe i gjithë gegëve. Por, fatmirësisht jo. Nuk ka qenë kështu siç thonë këta zëra kritikë të Presidentit Topi. Kreu i shtetit shqiptar, thjesht i fyer nga përpjekja për ta shkarkuar edhe tek ai gjithë përgjegjësinë e dështimit në procesin e integrimit, reagoi në vetëmbrojtje pak më zëshëm sesa më parë. E bëri këtë duke kritikuar përfaqësuesit institucionalë që përdorin gjuhë të egër, ndarëse, përçarëse dhe, për më shumë, jo me gjuhën letrare shqipe.
Pra ishte një arsyetim rreth gjuhës korrekte, ndaç institucionale, ndaç letrare, por pa asnjë referencë minimalisht përbuzëse ndaj Shkodrës, gegërishtes. Edhe vijimi i polemikës ishte plot respekt për Shkodrën. Ndaj duke mirëkuptuar kritikët jo politikë ndaj zotit Topi, mund të të ndahesh në dy variante. Në rastin më të mirë këta individë nuk e kanë dëgjuar fare Presidentin Topi, por reagojnë me ndjenjën e cenimit të përkatësisë rajonale, duke i ardhur pas berihajit, një politikani që është shkodran. Në rastin më të keq, ata janë pjesë e vetëdijshme e një koreografie gjigande, të konceptuar nga Tirana, e cila përfshiu jo vetëm shkodranët, por dhe kosovarët, të cilët duhet të zinin vendin e së fyerës në débat – zonjës Topalli.
Por këto më sipër janë vetëm përjetime mediatike. Duke analizuar gjithë historinë e pluralizmit shqiptar, ku Berisha edhe sipas ambasadorit Arvizu është protagonisti numër një, duhet të themi diçka tjetër. Jemi përballë një vepre tipike propagandistike nga ato që kreu i Partisë Demokratike di t’i bëjë më mirë se të tjerët. Një vepër linçuese e vërtetë, që realisht po i fryn ndarjes së shqiptarëve. Shoqata, organizata, individë, realisht apo virtualisht të shquar, që i përkasin komunitetit verior, të mobilizuar politikisht prej thirrjes së interesave që mbrojnë apo në mënyrë naive, po i fryjnë ndarjes Jug – Veri të vendit. Këtë ndarje nuk e inicioi tiranasi Bamir Topi, i cili nuk e ka barazuar për asnjë moment kryeparlamentaren Topalli me komunitetin gegë në vend.
Nëse Bamir Topi do të vepronte me të njëjtën logjikë, do të duhej të vinte në veprim shoqatën “Tirana”, apo individë të tjerë nga Tirana dhe Shqipëria e Mesme, të cilët u ndjenë të barazuar me modelin historik përkeqësues të Haxhi Qamilit. Kush po i fryn ndarjes për qëllime ngushtësisht politike, është ai që nuk po flet akoma, por po fërkon duart nga duhma ndarëse që ka projektuar po vetë. Është Kryeministri Berisha. Zonja Topalli është dhe ajo aktore, meqenëse debati mund të ngjajë sikur ka lidhje me ambiciet e saj presidenciale. Por pse e bën këtë zoti Berisha? Pra, pse ndodhi e ashtuquajtura polemikë Topi- Topalli?
Pse ndodhi debati Topi-Topalli?
Së pari, duket se kemi realisht një mbingopje të Presidentit me retorikën agresive ndaj tij dhe, për pasojë, kemi vendim të tij për t’iu përgjigjur secilit prej sulmeve. Pra, pas një periudhe të gjatë urtësie dhe vetëpërmbajtjeje ekstreme, kemi një protagonizëm të ri të tij, por brenda etikës institucionale. Pa kritikë për emrat, por kritikë për dukuritë. Pikërisht ky protagonizëm i tij u konsiderua se duhej të ndëshkohej që në origjinë prej njerëzve të shumicës, me në krye Berishën. Ky protagonizëm i tij përkoi me momentin kur Shqipëria dështoi të merrte trenin e integrimit, diçka që u vërtetua me raportin e progresit të Komisionit Europian.
Ama, ky moment i është dukur i mirë për ta sulmuar Presidentin dhe kritikëve të tij brenda shumicës. Së dyti, në përputhje me psikologjinë popullore, faji për dështimin e integrimit duhet të ketë fajtor individual, të personalizuar. Dhe së bashku me Ramën duhet të shtohet dhe Presidenti Topi, sipas arsyetimit të kryepropagandistit më të madh shqiptar, Sali Berisha. Pra, nuk është fajtor ai që e vodhi lopën, sipas fabulës së hershme të estradës së Fierit, por ata që duhet ta ruanin.
Së treti, nëpërmjet këtij debati të stisur, ku ndoshta Presidenti Topi gaboi pak në nuancat shprehëse të paravolisë së tij për ata që nuk respektojnë institucione, hiqet vëmendja nga problemet kryesore të vendit dhe hapet një front i ri lufte. Mediat, që kanë kapacitete të ulëta analitike, i preferojnë kësi frontesh dhe e marrin sakaq këtë kafshatë për ta kapërdirë në formë kryetitujsh.
Së katërti, ata që qëndrojnë prapa kësaj fushate, të dëshmuar për vepra ndarëse të shqiptarëve që arritën kulmin në vitin 1997, preferojnë kaosin, konfliktualitetin për të shijuar pushtetin. Qetësia nuk është e përshtatshme për ta.
Së pesti, vizita e Presidentit Topi në Shkodër, me motiv dekorimin e personaliteteve të ndryshme shkodrane, i ngjau drejtuesve të shumicës, zotit Berisha, si kërcënim për një bastion të së djathtës, ku ata kanë fituar rregullisht. Pra, zoti Topi, sipas tyre, nuk po mjaftohet me ndikimin e vet në Tiranë, por po guxon të shkojë dhe në Veri, ndaj ai duhet frenuar që tani. Me çdo mënyrë, me çdo mjet ai duhet frenuar të shtojë autoritetin dhe ndikimin e tij në këto 8 muaj, derisa të largohet nga Presidenca.
Pas këtyre konsideratave mbi atë që ndodhi, dhe pse ndodhi, le të guxojmë ta shohim një fraksion sekonde atë që ndodhi me sytë e të huajve. Një sherrnajë serioze, atavike, dëshmi e papjekurisë sonë shoqërore, politike, e paaftësisë sonë për të bërë shtet, që u provua qartë me raportin e progresit të Bashkimit Europian.