Një nga problemet më të mëdha të realitetit të sotëm shqiptar është mungesa e të dhënave mbi popullsinë shqiptare; sa është numri i saj, sa janë rezidentë në Shqipëri, mungesa e një sistemi adresash të sakta, por edhe ajo e të dhënave të ndryshme mbi popullsinë.
Kohëve të fundit qeveria është përpjekur në lidhje me hartimin e një kuadri ligjor për disa të dhëna që janë jo vetëm të rëndësishme për një shtet, por tregues për një sens më shtetëror tonin, pra të një shteti serioz.
Vende të ndryshme të Botës sot përmenden sepse ishin të parat për llogaritjet dhe klasifikimin e të dhënave të shtetasve të tyre. Dhe bëhet fjalë për afro dyqind vjet më parë. Sot Shqipëria nuk ka ende të dhëna demografike, sepse dhe shkenca e demografisë në vendin tonë është pothuaj e palëvruar.
Debat politik por edhe civil ka ngjallur përpjekja për regjistrimin e popullisë për dy nga kërkesat e saj: deklarimin personal të kombësisë dhe të fesë. Ka patur kundërshtime nga grupime politike por edhe organizata qytetare si dhe intelektualë, nëse duhet të bëhet vetëdeklarimi i këtyre dy treguesve. I pari, ai i kombësisë kundërshtohet sepse krijon panik që Shqipëria, mund të na paraqitet si një vend multietnik ndërkohë që nuk është.
Por nëse nuk është, pse duhet patur frikë? Patjetër që do të ketë subjektivizma ose më mirë spekullime prej atyre personave të pandërgjegjshëm që për një arsye ekonomike apo për një tjetër nuk do të jenë të sinqertë në deklarimin e tyre. Ky është një element pasaktësie që ekziston, por kjo ekzistencë gabimi është më pak e rëndësishme sesa fakti i njohjes së përbërjes së shtetasve shqiptare mbi bazë kombësie.
Më pak kundërshtim ka patur deklarimi i besimit fetar. Kjo është momentale, sepse një ditë kur të dhënat të publikohen, atëhere do të jenë komunitetet fetare ato që do të kundërshtojnë rezultatet. Edhe pse në historinë botërore kanë qenë pikërisht institucionet fetare ato që kanë bërë për shekuj me radhë regjistrime popullsie, në mungesë apo jo të një shteti.
Por është një element i rëndësishëm, sepse në lidhje me fenë ne sot përmendim të dhëna të më shumë se 70 viteve më parë. U referohemi atyre shifrave pa marrë në konsideratë ndryshimet e shkaktuara nga periudha ateiste, edhe pse e detyruar e shqiptarëve, ardhjen e feve të reja në vendin tonë si dhe ndërrimin për arsye të ndryshme të fesë së trashëguar nga familja.
Debati që zhvillohet është sa i zhurmshëm aq edhe i rrëmujshëm nga ana konceptuale, sepse nuk arrihet të bëhet një dallim i rëndësishëm; midis të dhënave për arsye shtetërore politike dhe atyre statistikore. Jo rastësisht kohët e fundit po përdoret një nelogjizëm latin, Census.
Qëllimi është ai për ta ndarë nga fjala “regjistrim”, edhe pse është e njëjta fjalë në dy gjuhë të ndryshme. Por domethënia ndyshon. Me regjistrim nënkuptohen të dhënat që kanë vlerë zyrtare dhe me census ato të dhëna që kanë vetëm vlerë statistikore.
Duke qenë një vend ku statistika dhe demografia kanë qenë dy shkenca që nuk kanë patur ndonjë zhvillim në vendin tonë, megjithë përpjekjet e Instatit, duhet bërë shumë në klasifikimin e të dhënave shkencore. Jo vetëm në aspektin e kombësisë dhe të fesë, por edhe në shumë të tjera që paraqesin të dhëna të rëndësishme për popullsinë tonë.
Reagimi kundërshtues në lidhje kombësinë është një element shumë delikat në këtë proces. Shpesh, kërkesa për një të drejtë kthehet në një ekzagjerim që mund të bëhet në të ardhmen më problematik sesa mund të ishte problemi fillestar.
Në konceptet europiane të sotme, nuk është i rëndësishëm elementi i kombësisë në të dhënat e një personi por ai i shtetësisë, bile diskutimet mbi kombësinë mbahen gjithnjë larg dhe quhen të vjetëruara në mentalitet. Në dokumentat e një shtetasi mbetet e përcaktuar shtetësia e jo kombësia dhe etnia, sepse do të ishte sikur të shkruhej ngjyra e lëkurës apo klasa sociale, nëse do të ekzistonte një e tillë.
Por as nuk duhet trembur nga një regjistrim që ka vetëm vlera statistikore dhe që dëshmojnë, sëbashku me elementët e tjerë shtetërorë, që jemi një shtet i mirëorganizuar dhe jo një turmë njerëzish brenda një hapësire të përcaktuar nga kufijtë.
Kujdesi që duhet patur është të mos kalohet në fenomenin e një etnicizmi artificial, në këtë ideologji surrogate të nacionalizmit, e cila mund të sjellë probleme të pa parashikuara në kohë.