Nëse zgjedhjet për Presidentin e ri të Kosovës do të mbahen (ashtu siç po duken dhe gjasat) në vitin 2013, Behgjet Pacolli do të dalë më i humburi. Ai do të jetë “viktima” e radhës nga dashuria me Kryeministrin Hashim Thaçi. Ky i fundit ka dhënë shenja të qarta se do të kishte dashur që zgjedhjet presidenciale të mbaheshin në të njëjtën kohë me ato parlamentare e lokale dhe jo një vit më herët siç ishte rënë dakord në marrëveshjen Thaçi- Mustafa-Pacolli, në prill të këtij viti. Pavarësisht kundërshtimeve jothelbësore nga LDK dhe alarmit të lëshuar nga AKR, ky skenar duket se do të shkojë drejt realizimit.
Zgjedhjet presidenciale në vitin 2013 i konvenojnë Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës pothuajse për të njëjtat arsye. Ato do të ishin një test serioz paraelektoral për dy partitë e mëdha dhe një rezultat negativ, pavarësisht peshës së individit që do të garonte, do të ndikonte për keq në zgjedhjet parlamentare një vit më pas. As PDK dhe as LDK nuk kanë arsye të riskojnë një matje forcash me pasoja elektorale, kur zgjedhja e Presidentit varet shumë edhe prej personalitetit të kandidatit. Shtyrja e afatit për zgjedhjen e Presidentit u jep mundësi të dy liderëve të përfundojnë të qetë mandatet e tyre, respektivisht të Kryeministrit dhe kryebashkiakut, dhe t’i kenë duart e lira e kohën e nevojshme për çdo lloj zgjidhje tjetër, përfshirë pse jo edhe vetë kandidimin e tyre.
Duke e vendosur këtë votim në një kohë me zgjedhjet parlamentare, Thaçi dhe Mustafa e kthejnë postin e Presidentin në një As nën mëngë, me të cilin mund të krijojnë kombinime interesante për të joshur aleatë të rëndësishëm në koalicione parazgjedhore. Përzgjedhja e kandidatit për President krijon kështu përsëri mundësinë e një pazari politik për të siguruar aleatë të qëndrueshëm në Kuvend. Në këtë rast, si PDK, ashtu dhe LDK, si dy partitë me elektorat më të madh, kanë diçka të rëndësishme në dorë për të ofruar dhe, për rrjedhojë, nuk kanë pse t’u thonë jo zgjedhjeve presidenciale e parlamentare në të njëjtën kohë.
Po kështu, duke i shtyrë një vit këto zgjedhje, Thaçi e Mustafa shmangin një temë të nxehtë si brenda partive tyre, ashtu edhe në raport me aleatët. Çdo emër që do të propozonin këto dy forca, do të prodhonte xhelozi e pakënaqësi në radhët e tyre, ku secili individ nuk ka dyshim te vetja se do ta meritonte të ishte President i Kosovës. E njëjta mëri do të krijohej edhe te partitë aleate, veçanërisht te AKR, nëse kandidati nuk do të vinte prej tyre. Një situatë e tillë e rënduar do të ndikonte pa dyshim në klimën elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Të dy liderët nuk kanë asnjë interes t’i krijojnë vetes telashe dhe sfida të panevojshme përpara kësaj date.
Interes nuk ka as Presidentja aktuale, Atifete Jahjaga, që të dekretonte fundin e mandatit të saj. Shtyrja e zgjedhjeve do të bënte të mundur që ajo të plotësonte afatin ligjor prej 2 vjet e 5 ditë, për të gëzuar statusin dhe privilegjet e një ish-presidenti.
I vetmi njeri që humbet shumë dhe del si mos më keq nga shtyrja e zgjedhjeve presidenciale është Behgjet Pacolli. I fiksuar pas ëndrrës presidenciale, ai vuri gjithçka në shërbim të saj duke harruar të marrë masa mbrojtëse për një ditë si kjo. Nëse zgjedhjet shtyhen, AKR (pavarësisht deklaratave të forta) nuk ka asnjë mundësi reale për t’i bërë presion Kryeministrit Thaçi. Kreu i PDK është kujdesur mjaft këto kohë për të përhapur idenë se një bashkëpunim me AAK është i mundshëm, duke ia shtuar ankthin Behgjet Pacollit. Nga ana tjetër, Pacolli ka një ndikim të dobët mbi grupin heterogjen parlamentar dhe do të ishte guxim i madh nga ana e tij të provonte të tërhiqte ministrat nga qeveria. Një dështim i mundshëm do të konsiderohej vetëvrasje politike.
Me marrëveshjen e nënshkruar në prill mes tij, Thaçit e Mustafës, Behgjet Pacolli ka shpresuar se do të jetë kandidati i maxhorancës për President në vitin 2012. Nuk dihet nëse mes tij dhe Thaçit ka pasur edhe ndonjë marrëveshje tjetër për këtë, por logjikisht, nëse zgjedhjet do të mbaheshin në 2012-n, PDK, si partia më e madhe, nuk mund të mos kishte kandidatin e saj, gjë që do të krijonte përplasje të paevitueshme me Pacollin. Duke i shtyrë zgjedhjet, Thaçi praktikisht nuk deklarohet as për dhe as kundër një kandidimi të mundshëm të Pacollit në 2013-n. Këtij të fundit, i mbetur si peshku pa ujë, nuk i mbetet tjetër veç shpresës për të realizuar ëndrrën e tij presidenciale. Por, në 2013-n presioni që mund të bëjë Pacolli do të jetë akoma dhe më i papërfillshëm pasi në të njëjtën kohë do t’i duhet të sigurojë futjen në Kuvend. Do apo nuk do, karriera politike e Behgjet Pacollit do të mbetet në mëshirën e Hashim Thaçit. Dhe ky ka dhënë prova që nuk e njeh këtë ndjenjë me “dashnorët e zhgënjyer”. E provoi Fatmir Sejdiu që pas dashurisë trevjeçare e pa veten pa Presidencë, jashtë LDK-së, e tani, i dëshpëruar, nuk di ku ta mbështesë kokën. Krahu i Hashim Thaçit nuk është bërë për këtë punë, por për diçka tjetër.
Me shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale, Thaçi e vendos Behgjet Pacollin në një pozicion nga ku as mund të kundërshtojë e të dalë nga qeveria dhe as të vendosë kushte për 2013-n. I kapur mes zhgënjimit dhe shpresës së verbër, ai tashmë është i detyruar të luajë deri në fund lojën e kryeministrit. Dhe loja shihet qartë se si do të përfundojë.