Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Për intelektualët shqiptarë

Shkruar nga: Bledar Kurti  
Botuar më: 14 vite më parë

Bledar Kurti
Për intelektualët shqiptarë

Popujt presin revolucionet apo ndryshimet politiko-sociale të vijnë nga politika. Njerëzit e thjeshtë presin që ndryshimet të vijnë nga lartë. Dhe çdokush pret të ndodhë një ndryshim i madh që ti japë fund vuajtjeve, varfërisë, dhe papunësisë, si edhe të shfaqet një njeri i cili do e shpëtojë vendin nga pengmarja politike dhe do e çojë vendin përpara duke e bashkuar Shqipërinë me Europën dhe duke e bërë atë të begatë si vendet e zhvilluara perëndimore.

Kjo ëndër nuk do realizohet kurrë pasi po vendosim shpresën në drejtimin e gabuar.

Historia na ka treguar që ndryshimet vijnë nga poshtë dhe jo lartë. Konkretisht, janë shtresa e mesme dhe intelektualët ata që i japin frymë ndryshimeve dhe vendosim standarte të reja si për qeverisësit ashtu edhe për të qeverisurit.

Me apo dashje media dhe analistët në përgjithësi i kanë kushtuar më shumë vëmendje seç duhet politikës, ndërkohë që janë itelektualët e vendit ata që duhen promovuar dhe inkurajuar në përpjekjet e vazhdueshme për të shëruar plagët sociale, politike, dhe kulturore të kapitalizmmit allà shqiptar. Që pas rënies së komunizmit, intelektualët kanë qenë shtysa e zhvillimmit të vendit dhe kanë qenë po ata që kanë pësuar zhgënjimet më të mëdha. Qeveritë kanë ardhur dhe ikur por intelektualët hasin sfida të përditshme dhe të vazhdueshme. Nëse presim ndryshimin e madh, ai mund të vijë vetëm nga intelektualët.

Prej vitesh ne kemi evidentuar problematikat e vendit duke fajësuar herë njërin krah politik dhe herë tjetrin por asnjëherë nuk jemi munduar ti japim zemër intelektualëve të vjetër dhe të rinj, duke i inkurajuar me faktin se nuk janë vetëm në misionin e tyre dhe se mundi i tyre nuk po shkon dëm.

Qeveritë janë pasqyrë e mentalitetit të një populli dhe politika është një produkt i glorofikuar i pseudo-intelektualëve. Por nëse politika është kontribut, energji, dhe art, intelektualët janë politikanët më të mirë të një vendi, ndaj edhe ata që drejtojnë politikën i luftojnë më shumë pasi nuk diktohen lehtë dhe dinë si ta ngrenë zërin, duke sfiduar regresin, anti-vlerat, injorancën dhe autoritarizmin. Duke qenë së janë armiqtë më të fortë të politikës, kjo e fundit shpeshherë përdor metoda për ti mbajtur larg përfshirjes publike. Kjo bën që një re gjigande pesimizmi të mbulojë intelektualët duke i bërë të ndjehen të padobishëm, të izoluar, të vetëm, dhe të pafuqishëm ndaj ndryshimeve që lypsen në këtë vend.

Por duke e ditur që vendi ynë ka një ushtri të madhe vlerash le të mos braktisim sfidat e përditshme të cilat do sjellin ndryshimin e vërtetë në këtë vend. Le të japim impaktin tonë ku të mundim, duke dhënë më të mirën në kulturën qytetare, fushat profesionale, etikën dhe impaktin social, përfshirjen në kauza emancipuese, etj, duke mos u ndrydhur më nga politika por ta ndryshojmë atë sipas vlerave progresiste.

Nëse çdo intelektual do japë më të mirën e tij dhe do reflektojë shpresë në ambientin që e rrethon e gjithë shoqëria jonë do emancipohet më shpejtë sesa nga një revolucion, sepse, një e sjellur e hijshme dhe qytetare ndikon më lehtë tek bashkëqytetari sesa regulla të imponuara me ligj, një e folur me etikë e shuan banalitetin e politikës e cila ka kontaminuar të folurën publike, të sjellurin, madje edhe të menduarit të shoqërisë sonë. Ndryshimi është një proces i gjatë që kërkon përfshirjen e të gjithë  faktorëve të një shoqërie. Edukimi, arti, politika, media, shkenca, etj, janë faktorët kryesorë në transformimin dhe ripërtëritjen e vlerave të një kombi, ndaj të gjithë intelektualët e këtyre fushave, sëbashku me ato të fushave të tjera duhet të vazhdojnë të japin më të mirën e tyre duke hedhur dritë atje ku ka errësirë, duke sjellë edukim atje ku ka injorancë, duke sjellë shpresë atje ku shpresa ka vdekur, duke dëshmuar qytetari atje ku ka regres.

Nëse nuk e sjellin ndryshimin ne vetë askush nuk do e sjellë atë për ne.

Një intelektual nuk është vetëm një njeri i ditur, por një njeri që e përdor dijen e tij për përfitimin e të gjithë shoqërisë. Intelektuali është njeri racional që nuk ndikohet nga emocionet apo ndjenjat ndaj i lutemi të gjithë intelektualëve ta vazhdojnë misionin fisnik pavarësisht vështirësive dhe presioneve të gjithëanshme.

Nuk jeni vetëm.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama