Do të na e japin Udhërrëfyesin për vizat? Apo, si ishte ajo, do të na e japin Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave? S’ka rëndësi – me rëndësi do të na e japin Udhërrëfyesin. Do të na e japin atë që na e japin gjithmonë. Udhërrëfyesin. Jo udhën. As rrëfimin. Por: udhërrëfyesin. Atë që na e rrëfen udhën.
Jo vetëm qëndrimet, vendimet dhe mendimet, por tashmë as premtimet e kësaj qeverie nuk janë të sajat. Jemi mësuar që qeveritarët të flasin atë që u është thënë, ta mendojnë atë që s’ka se çka të mendohet më, të qëndrojnë në qëndrimin që s’është i tyre e që do të thotë të mos qëndrojnë. Ama, tash kemi edhe këtë dukurinë e re me ç’rast qeveria premton atë që, në fakt, s’është premtim i saj. Së paku te premtimet është e pritshme që qeveritarët ta çlirojnë ca imagjinatën dhe të jetë origjinalë e autentikë. Mirëpo jo: ata deklarojnë premtime që tashmë janë bërë, premtime të mëhershme të bëra prej tjetërkujt.
Liberalizimi i vizave është premtim i BE-së që përsëritet nga qeveria e Kosovës. Fjalët që i dëgjojmë nga zyrtarët e ndryshëm prej Brukselit, qeveritarët nga Prishtina na i përsërisin për së dyti rregullisht nëpër mediat tona lokale. Përsëritja e këtillë është një përkthim i parfumosur dedikuar qytetarëve të Kosovës, dhe ajo ka dy synime kryesore. E para, të thuhet që situata nuk është aq e pashpresë dhe në këtë humbje të madhe dhe të vazhdueshme, megjithatë do të nxjerrim diçka edhe ne në Kosovë. Pesë shtete të BE-së do të vazhdojnë të mos na njohin, qeveria e Kosovës do të vazhdojë të bisedojë me Serbinë për koncesione të reja ndaj saj, integrimi i Kosovës në BE do të vazhdojë të mos fillojë.
Mirëpo, ne, megjithatë, do të mund t’i marrim vizat për udhëtim e qarkullim të lirë nëpër zonën europiane “Shengen”. Së dyti, duan që të zëvendësohet procesi i integrimit në BE me procesin e liberalizimit të vizave. Kësisoj, BE-ja nuk është më një entitet ku bëhemi anëtarë si shtet, por ku arrijmë të shkojmë si qytetarë. Duke qenë kaq i largët qëllimi i parë dhe duke e paraqitur si shumë të afërt këtë të dytin, fitojmë eklipsim të plotë të qëllimit të parë nga i dyti.
Mbase nuk mund të jetë ndryshe teksa përkundër sprapsjeve, rënieve e zbritjeve të Kosovës, qeveria e saj na u dashka të mbahet lart me çdo kusht. Si zëvendësim për sprapsjen e Kosovës në çështjet e sovranitetit dhe integritetit territorial, si zëvendësim për stagnimin e përgjithshëm ekonomik dhe mjerimin social, si zëvendësim për kolapsin e sistemit të Drejtësisë me 220 000 lëndë të pluhurosura nëpër sirtarë, na premtohet liberalizimi i vizave për BE.
Thua se qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga përmirësimi i jetës së qytetarëve në Kosovë, dhe prioritet i saj është bërë mundësimi që të braktiset ky vend në të cilin gjithnjë e më vështirë mbijetohet!
Në të vërtetë, jo vetëm që s’kemi kurrfarë avancimi në integrimin drejt BE-së, por s’kemi as kurrfarë liberalizimi të vizave. Madje, s’kemi as negociata për liberalizim të vizave. Madje, s’kemi as dialog për negociata për liberalizim të vizave. Madje, s’kemi as udhërrëfyes për dialog për negociata për liberalizim të vizave. E kemi veçse një premtim për këtë të fundit që duhet t’i paraprijë dialogut, e që më tutje duhet t’u paraprijë negociatave, e në fund të të cilave, në rast të përmbylljes me sukses të tyre, do ta kemi liberalizimin e vizave.
Në rastin më të mirë teorik kjo s’do të ndodhë kurrsesi para vitit 2014. Deri atëherë jemi në pritje të Udhërrëfyesit, pas të cilit do të mund të jemi në pritje të dialogut për negociata, pas të cilit do të mund të jemi në pritje të negociatave për liberalizimin e vizave dhe gjatë të cilave do të mund të jemi në pritje të përfundimit të tyre. E, krejt në fund, do të mund të shkojmë mandej pa viza në BE. Natyrisht, duke mos e llogaritur këtu se çfarë do të mund të ndryshojë në vetë BE-në deri atëherë dhe duke mos e llogaritur që përgjatë dialogut për negociata për liberalizimin e vizave diçka do të mund të shkojë siç nuk duhet.
Ndërkohë, përderisa qytetarët nga Afganistani mund të shkojnë në 16 shtete të tjera pa viza, nga Kosova mund të shkohet vetëm në katër sosh. Madje as me pasaporta diplomatike të Republikës së Kosovës, zyrtarët shtetërorë nuk shkojnë dot pa viza në më shumë se po këto katër vende. Pra, pasaportat diplomatike nuk shërbejnë që zyrtarët e Kosovës të kenë përparësi jashtë vendit, por që të dallohen përbrenda vendit nga qytetarët e zakonshëm (ashtu kot së koti).
Sidoqoftë, kushdo, kurdo që do të shkojë nga Kosova në ndonjë vend të BE-së, do t’i pëlqejë qytetet europiane, varësisht se sa para ka në xhep. Bukuria e atyre qyteteve do të varet më pak nga arkitektura, urbanizmi dhe shërbimet publike në ato qytete, sa nga paratë në xhepat e atyre që do të arrijnë të shkojnë. Nietzsche thoshte që bukuria ndodhet në syrin e shikuesit. Në këtë rast, do të mund të thuhej që bukuria europiane ndodhet në xhepin e udhëtarit.
BE-ja nuk është e interesuar për të papunë të pakualifikuar, siç janë shumica e kosovarëve, por, para së gjithash e mbi të gjitha, për turistë me xhepa të thellë. Pas krizës globale financiare që sigurisht s’ka përfunduar dhe pas krizës së euros që po thellohet, pa dyshim që nuk do ta kemi me Europën e shtesave për fëmijë, Europën e azilit politik dhe ekonomik për të huajt dhe as Europën me vende të lira pune që paguhen mirë. Prandaj, liberalizimit të vizave pas disa viteve do të mund t’i gëzohen, pak a shumë, vetëm ata njerëz që edhe ashtu tashmë udhëtonin për atje. Natyrisht, nëse s’janë varfëruar edhe ata ndërkohë.