Kam ndjekur këto dy ditë të fundit pjesë nga një libër i Mehmet Elezit me titull “Nuk isha student i dhjetorit”, të publikuara në “Gazetën Shqiptare”. Nuk kanë fund publikimet për atë dhjetor, e shumica e tyre, tok me programin e përvitshëm të Fevziut mbi atë ngjarje, provokojnë veç nausea. Ky libër i Elezit, pra, bën të njëjtën gjë. Nga pasazhet e publikuara duket se ai i mëshon “vuajtjeve të veta” prej moskuptimit me nomenklaturën e kuqe, a thua se ky vetë ishte ndonjë disident i njohur, e jo sekretari i rinisë komuniste. Madje, tregon se si nomenklatura nuk e kish me sy të mirë, ngaqë mendonte se ai “ka pak paragjykime” (çfarë është futur në thonjëza është një frazë e Ramis Alisë, me të cilën ai, d.m.th Alia, paska kundërshtuar idenë e emërimit të Elezit në krye të sektorit të Propagandës për Tiranën). Dhe përfundimi ku arrin aposteriori Elezi vjen nga një deduksion i thjeshtë: Duke qenë se Elezi vetë ishte liberal, duke qenë se Tirana po ziente, duke qenë se Vlorën nomenklatura e shihte si të vetën, atëherë – këtu është radha e deduksionit – ta çojmë Elezin në Vlorë, dhe atje të gjendet “i rrethuar”, e të mos ketë “kah të lëvizë”.
Qyfyre, apo jo? Që sekretari i rinisë komuniste, eksponent i regjimit, të rrëfejë se si ai dallonte prej pjesës tjetër të nomenklaturës, kjo edhe hahet, edhe ka kuptim, edhe mund të besohet, edhe mund të jetë e vërtetë, por që këtë rrëfim ta bëjë duke e konsideruar veten pjesë të krahut tjetër, të krahut antikomunist, të armiqve të nomenklaturës së kuqe (në një moment tregon se si kanë dashur t’i bëjnë atentat), të atyre që nomenklatura i kish halë në sy, kjo s’ka bythë të rrijë. Nuk kemi pse të çuditemi, megjithatë. Këtejpari s’ka mbetur njeri pa e trukuar të shkuarën e vet.
Mirëpo Elezi nuk ndalet vetëm tek vetja. Ai flet dhe për të tjerë, e në këtë mes bie në sy mënyra se si ai e vizaton një të ngjashëm me veten, d.m.th një komunist që u bë antikomunist, një anëtar të nomenklaturës së kuqe, të cilin kjo e fundit e kish zët, dhe i cili në ndryshim nga Elezi, u vu në krye të lëvizjes antikomuniste shqiptare, dhe prej atij momenti e nga pozicioni i udhëheqësit nuk ka reshtur së luftuari komunistët. Çfarë ka hequr Berisha me komunistët pas rënies së komunizmit, s’e ka hequr as Vaclav Haveli gjatë komunizmit (meqë ra fjala, krahasoni pak antikomunizmin në Çeki, që pati për përfaqësues njerëz si Haveli, me antikomunizmin shqiptar që ka për përfaqësues Saliun e Elezin; e pas kësaj, mos u gajasni, po të mundni!)
Por çfarë thotë për Berishën? Shkruan marrira që ato kohë me siguri i ka thënë, tok me Berishën, për Enver Hoxhën. E fillon rrëfimin me një të panjohur, që e ndal në rrugë në një nga ditët e protestës studentore, dhe i thotë: “Shkoi Dr. Saliu tek studentët. Tha se do t’i gjakosë policia [studentët]. Doktori nuk përmbahej. Nuk qenkeni takuar rrugës?” Vini re pra! Qysh ato ditë, njerëz të panjohur flisnin për Berishën si leader absolut e si shpresa e vetme e vendit. Çfarë ju kujton kjo? Pa dyshim, lajtmotivin e artit socrealist që e nxirrte Enver Hoxhën ‘të famshëm e të madh’ qysh në kohët e luftës, kur atë në të vërtetë s’e njihte kush.
Dhe më poshtë, Elezi thotë gjëra të tilla, sa të vjen të vjellësh prej fakultetit që ai ka për të admiruar një tjetër, që zakonisht është një fakultet vulgar (vulgar në këtë rast merreni në kuptimin literal “prej vulgu”); në mos, prej pacipësisë që ka për të bërë qoka publike në adresë të miqve të vet. Nuk po zgjatem me konsiderata të miat. Po sjell në vëmendjen tuaj vetëm pak prej gjërave që ai ka shkruar për Sali Berishën:
“Me Saliun sapo qeshë ndarë.... Pardesyja e bardhë e shpaluar prej hapit të madh me energji të shumëfishuara i bënte fu-fu….. [Më takoi e më pyeti] Ç’po ndodh me studentët, a kanë organizim, a janë të qartë çfarë duan, si i kanë kërkesat, etj? E ndjeja se si vlonte përbrenda (e kuptoni ju? Elezi e ndjente se si vlonte Berisha!!!! M.N.).... Si asnjë tjetër ai e kish kapur thelbin e momentit historik .... Isha i bindur se pasi të takohej me studentët, për Sali Berishën nuk do të kish kthim mbrapa.... [Ishte] intelektual i klasit europian, të shtangte me njohuritë e thella për politikën e historinë, për letërsinë e për pikturën, për filmat e për verërat .... Punimet për kardiologjinë kishin nis me iu botue në revistat më të njohura shkencore europiane e amerikane, qysh kur ish djalosh i ri në universitet, gjë e rrallë kjo edhe për një shkencëtar të ri në perëndim. [Por] Sali Berisha para këtyre donte Shqipërinë, donte kombin shqiptar .... Ai është idealist. I Përmasave të mëdha. [Dhe] idealizimi, tok me ndershmërinë, nuk janë dukuri të shpeshta në politikë”.... Saliu [për këto arsye] do përbënte risi në politikën shqiptare e në rajon, etj., etj., etj”.
E dini? Nuk ua këshilloj t’i lexoni kujtime të tilla. Do ish më mirë të pranonit që Mehmet Elezi, versioni i sotëm i Sulo Gradecit, t’ju pështynte në fytyrë se sa të lexonit këto ledha që ai i bën vetes e këto jargavitje që ai bën në adresë të Sali Berishës. Libri e ka titullin e vet, por nuk mund të gjendej një titull më autentik se sa “Kujtimet e dhjetorit dhe jargët e mia për Berishën”.