1. Të shtunën e kaluar, më 21 janar, opozita rikujtoi katër të vrarët e një viti më parë, në demonstratën e dhunshme të paralajmëruar e të organizuar prej saj, ndaj së cilës shteti u mbrojt me kundërdhunë. Edi Rama vazhdon ta konsiderojë 21 janarin 2011 një proteste të paqtë, që degjeneroi në dhunë për shkak të provokimit të policisë së regjimit fashist të Saliut, Garda e të cilit vrau katër qytetarë të pafajshëm; Sali Berisha vazhdon ta konsiderojë një përpjekje për përmbysje me dhunë të pushtetit legjitim nga Edi Rama në mirëkuptim me Bamir Topin dhe Ina Ramën; ambasadori amerikan Arvizu vazhdon ta konsiderojë një demonstratë të dhunshme të organizuar me qëllimin që të shkaktonte, siç shkaktoi, një kundër-reagim të ashpër nga ana e qeverisë.
2. Demonstrata e 21 janarit 2011 ishte kulmimi i opozitarizmit ekstremist, që nisi gradualisht pas humbjes së zgjedhjeve 2009, por edhe momenti i kurbëzimit të ekstremizmit dhe fillimit të rikthimit të normalitetit. Shteti u mbajt më 21 janar. U prehshin në paqe të vrarët! Rënia e shtetit atë ditë do kish pasur pasoja – zakonisht thuhet të paimagjinueshme – të imagjinueshme pas eksperiencës së viteve ‘91, ‘97 e ‘98. Hetimi i ngjarjes çalon në të gjitha drejtimet. Publiku po gjykon vetëm mbi çka ka perceptuar nga pamjet live të demonstratës dhe faktet e cunguara të dala përgjatë një viti. Opinioni është i ndarë e me hendek të thellë në mes.
3. Hetimi i paqortueshëm kërkon avancimin frontal e të ndërlidhur në të tri drejtimet: organizimi dhe organizatorët opozitarë të demonstratës së dhunshme deri te lideri Rama; ekzekutimi dhe ekzekutorët militantë a mercenarë të dhunës së demonstratës; mbrojtja e dhunshme dhe ekzekutorët e saj, policë e gardistë në vijën e parë dhe urdhëruesit më lart deri te Kryeministri Berisha. Sërish ambasadori Arvizu, në intervistën më të fundit në “Top Story”, dha mesazhe shprese për një hetim e gjykim të plotë e gjithëpërfshirës, mbështetur edhe me ekspertizën e FBI-së, hetim për të cilin ai vetë është i angazhuar dhe e deklaron si ambicie personale.
4. Opozita braktisi dhunën pas 21 janarit. Kryeministri Berisha nuk ngurroi aspak të deklaronte publikisht më 23 janar, se: “Nëse e provon përsëri, Edi Rama do marrë përgjigjen që meritojnë banditët që e rrethojnë”. Berisha foli qartë. Rama kuptoi qartë. Me Berishën s’ka mëdyshje. Flet qartë dhe drejtpërdrejt. Pa dorashka. Pa diplomaci. Kështu tha Arvizu në të njëjtën intervistë në “Top Story”, pyetur për këtë deklarim të Berishës, deklarim që Arvizu duket se e ka dëgjuar drejtpërdrejt nga vetë Berisha një vit më parë. Arvizu, edhe pas një viti, qortoi formën, por jo përmbajtjen e deklaratës paralajmëruese kryeministrore për kryetarin e opozitës.
5. Përballë një maxhorance që s’dorëzohet dhe një presioni progresist, veçanërisht ai ndërkombëtar, opozita hyri gradualisht në rrugën e vetme – atë të opozitarizimit ligjor e institucional. Ajo mori pjesë në zgjedhjet vendore dhe në shtator shpalli qasjen normale e konstruktive. Demonstrimet me ca veprime të dhunshme para KQZ-së, më 16 dhe 17 maj, ishin më shumë reagime instiktive pas humbjes dramatike të Bashkisë Tiranë, sesa një tentativë e dytë e dhunës së organizuar. Rezultatet e votimit dolën. Pjesëmarrje masive. Vendnumëro elektoral. Sovrani popull e shpalli verdiktin. Ai nuk mbështeti rrugën e dhunshme të fitimit të pushtetit. As mbidhunën në mbrojtje të tij. Pas gjithë kësaj, veç një idiot do vazhdonte të njëjtën rrugë. Ndaj, edhe rikujtimi i 21 janarit, paraprirë me plot retorikë, ishte më shumë një qokë për t’u kryer nga Rama dhe të tijtë. Hipokrizi.
6. Muajt e fundit, politika po luhet në fushën e kushtetutshmërisë. Gradualisht, përmbajtja dhe forma po normalizohen. Parlamenti po prodhon ligje, deklarata e debate me më shumë përmbajtje e me më pak sherr. Po miratohen edhe disa ligje, që kërkojnë të paktën 84 vota, pjesë e axhendës europiane të vendit. Të gjitha gjasat flasin për një vazhdimësi të normalitetit kushtetues, që në fund do shpërblehet me suksesin e përbashkët qeveri-opozitë: marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian e ndoshta, së bashku me të a diçka më vonë, edhe me ftesën për fillimin e negociatave për anëtarësim. Arritje madhore në 100-vjetorin e Pavarësisë.
7. Ngjarjet politike të këtij viti janë të pakta dhe jo aq dramatike. Zgjedhja e Presidentit të Republikës, ndonëse po pompohet, nuk është një ngjarje kaq e rëndësishme sa të diktojë ridaljen e politikës nga binarët e kushtetutshmërisë. Presidenti do të zgjidhet sipas Kushtetutës. Në tri raunde votimi mund të tentohet zgjedhja e një figure konsensuale. Ka plot kandidatë që do të ishin të pëlqyeshëm për të dyja palët, nëse te dyja gjykojnë me mendje të ftohtë e përgjegjshmëri shtetari. Në dy raundet e tjera zgjidhet me një shumicë të garantuar prej 71 votash. S’ka krizë parlamentare a qeveritare për shkak të Presidentit.
8. Ndërkohë, po pretendohet për një tjetër kuptim të Kushtetutës, atë që tri raundet e para nuk mund të quhen të kryera, nëse në votim marrin pjesë më pak se 84 deputetë. Ky është varianti që disave iu shkoi ndër mend vetëm dhe vetëm pas rastit në Kosovë një vit më parë, interpretim ky që po artikulohet, më së shumti, nga segmente mediatike pranë opozitës, duke mos qenë ende interpretimi zyrtar i vetë asaj. Gjithsesi, Gjykata Kushtetuese është aty për të interpretuar Kushtetutën. E vetmja rrugë normale. S’besoj se opozita do rizgjedhë bojkotin si qasje për Presidentin. Do ishte kthim, i pakuptimtë e i padobishëm për vetë atë, në opozitarizmin ekstremist e bojkotues.
9. Nisma referendare kundër importit të mbetjeve do jetë një tjetër çështje politike e sociale e nxehtë, e shtruar me ekstremizëm nga nismëtarët, por pa risk për dalje nga binarët e kushtetutshmërisë. Grupi social nismëtar, qoftë edhe me mbështetjen e opozitës, do mbledhë 50 mijë firmat e domosdoshme. Kushtetutshmëria e çështjes referendare do diskutohet paraprakisht, me detyrim kushtetues, nga Gjykata Kushtetuese, e cila do vendosë. Nëse çështja është në përputhje me Kushtetutën, do kemi referendum. Mjaft mirë. Nëse nuk është, nuk do kemi referendum. Edhe më mirë.
10. Përçarja dhe përplasja konfliktuale të politikës në këto dy vite i dhanë mundësi nismave të ndryshme, ndër të cilat spikati ajo e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, me Aleancën Kuq e Zi, një kopjim, në rrethana krejt të tjera, i Lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë. Aleanca mori mbështetje të gjerë medietike, ndoshta edhe nga ideja se pas saj qëndron Presidenti Topi, gjë për të cilën kam pasur mendim të kundërt që në fillim e deri sot. Si çdo lëvizje patriotiko-nacionaliste, aq më shumë me simbolika tifozërie futbolli dhe në situatën e dhënë politike, Aleanca mori rrugën e pashmangshme të ekstremizmit nacionalist folklorik, të paktën në qëndrime, pasi në veprime Aleanca nuk e kaloi asnjëherë cakun.
11. Problemi nuk është tek Aleanca, qoftë si e drejtë qytetare për t’u organizuar e qoftë se Shqipëria ka dhënë prova se nuk u jep jetë lëvizjeve të rrezikshme nacionaliste, tërësisht në kundërrymë me proceset eurointegruese të sotme. Çështja lidhet me konfliktin e interesave, që lideri i kësaj lëvizjeje ka me detyrën shtetërore. Edhe kjo devijancë ekstremiste në detyrë do trajtohet në rrugën kushtetuese e parlamentare, siç dhe duhet bërë në një shtet me Kushtetutë, Parlament e ligje. Nëse politika do kish qenë normale, një fenomen i këtillë as që do kishte gjalluar. Tashmë që politika po normalizohet, palë të treta që tentojnë të hyjnë në lojë përmes patriotizmit, s’kanë vend mes saj. Patriotizimi është pronë e dy të mëdhenjve. Berisha poshtëron publikisht Spahiun dhe do ta shkarkojë. Rama e injoron Spahiun me neutralitetin e sapodeklaruar publikisht, duke i lënë dorë të lirë Berishës. Fundi i ekstremizmit nacionalist folklorik është paracaktuar.
12. Rruga e vetme është normaliteti. Kushtetutshmëri, parlamentarizëm, demokraci, shtet ligjor. Ky është edhe patriotizmi i vetëm që na duhet në këtë 100-vjetor të Pavarësisë. Ekstremizma të çdo lloji janë të tepërt. Aq më shumë në këtë vit, kur efektet e valës së dytë të krizës ekonomike të eurozonës do rëndojnë mbi ekonominë shqiptare. Sa për Kosovën, do ishte e udhës të reduktohej edhe ekstremizmi i atjeshëm, por bashkëkombësit tanë luftuan për t’u vetëqeverisur, ndaj le t’i zgjidhin vetë hallet me ekstremistët e tyre. Ne këndej s’bën të përzihemi. Mjafton të mos u japim shembull ekstremizmi e të mos inkurajojmë ekstremizmin atje për qëllime të këtushme. Në përfundim, për momentin, ekstremizmi ka marrë goditje knock-down. Por qëndron në ring. Nuk ka marrë goditjen knock-out. Ende. Duhet.