Ka vetëm një mënyrë për t’u harruar shpërthimi i një bombe, dhe kjo mënyrë është shpërthimi i një bombe edhe më të madhe. Bomba që shpërtheu dje me miratim të FBI-së për plumbat e Gardës, bëri që të harrohet bomba e javës që shkoi, ajo e mbylljes së gjyqit të Ilir Metës. Në fakt, të gjithë e prisnim të shpërthente, por ishim të bindur se s’do i bënte dëm njeriu, ashtu sikundër edhe ngjau. Të gjithë ishin larguar në distancë sigurie, ndërsa vetë gjykata u kujdesua që t’ia lagte barutin për të mos bërë dëm, madje shkoi edhe më tej, deklaroi se as që kish pasur bombë fare.
Sidoqoftë, gazetat e analistët bënë detyrën e tyre, u ulën të shkruajnë e të analizojnë që si mund të ngjasë ajo që ngjau, ku për një gjë që e pamë të gjithë me sy dhe e dëgjuam me veshë, e madje edhe vetë i zoti i punës sefte kish thënë se e kish thënë; në fund doli se as që ekzistonte fare dhe të gjithë mund të vazhdonin punët e tyre të patrazuar. Ca të tjerë ankoheshin se kështu drejtësia kish humbur shansin historik, e plot llafe të mëdha si këto, që në veshët e amerikanëve a të holandezëve mund të bëjnë efekt, por në veshët e barinjve të bërë zengjinë, ngjajnë si broçkulla librash.
Sefte jam i detyruar të përsëris frazën tashmë stereotipe që, sinqerisht nuk kam asnjë kënaqësi të shoh askënd prapa hekurave të burgut dhe kjo, në mos për tjetër, qoftë edhe për faktin se edhe paratë e burgut do paguhen nga taksat e mia. Pra, në vend të shkonin për të rregulluar shkollën e time bije apo kopshtin e tim biri, mund të shkojnë për burgun e dikujt, që natyrisht që as do dilte më i mirë a më i ndershëm nga burgu.
Të shkojmë më tutje. Që ka një pjesë jo të vogël të atyre që ulen në sallën e Kuvendit, që nuk e kanë vëndin aty por në bangon e të akuzuarve, këtë e dinë dhe e përflasim të gjithë nga mëngjesi në darkë. Por që edhe në mos të gjithë, gati të gjithë anëtarët e qeverisë, me ç’kanë bërë dhe me ç’i kanë bërë këtij vëndi, e kanë vëndin edhe ata po në të njëjtën bango gjyqi. Po që edhe shumë prej atyre që në sallën e gjyqit ulen në tavolinën e gjykatësit e kanë vëndin në vëndin e të gjykuarit, edhe kjo tashmë është refren i të gjithë opinionit dhe i të gjitha raporteve ndërkombëtare. E pra, në mes të kësaj pocaqie të madhe, pse pikërisht duhej të shkonte në burg vetëm njëri prej tyre, që gabimisht ngeci në rrjetë sepse dikush që e kishte inat e kishte filmuar? Se ja, ta zëmë që pazari i tyre nuk do ishte prishur, në këtë rast të gjithë do vazhdonin punën e tyre të pa shqetësuar, do vazhdonin të na flisnin për integrimin e për luftën kundër korrupsionit. Apo sikur të mos punonte bateria e përgjuesit, apo të ishte prishur kaseta, prapë të gjithë do vazhdonin të ishin burra të mirë e që marrin vota shumë e pará ca më shumë. A ja vlen që të shembet një sistem i tërë i kolauduar tashmë, apo një qeveri e tërë, thjesht për një kasetë apo për një bateri që funksionoi mirë sepse nuk ishte blerë me tender? “Kur zhytet i gjithë shkopi në gropë të halesë, nuk ke nga ta zësh pastaj”, thotë populli hallexhi, ai populli që ja hipin të gjithë sipër.
E them këtë, pasi kapja gafil nuk ndodhi si rezultat i funksionimit të strukturave shtetërore, që ne i paguajmë për të bërë punën dhe që nuk e bëjmë, por si rezultat i një trilli të një personi që kishte huqin e regjistrimit. Paguajmë policira e prokurorira, audite e kontrolle, gjykata e inspektorate për të zënë lepurin me qerre dhe nuk e zënë. Natyrisht që të gjitha këto nuk mund të lejojnë që lepurin e tyre ta zërë dikush që është jashtë këtij sistemi të pisët.
Për më tepër, ne kërkojmë që atë ta çonin në burg shokët e vet. Ç’prisni ju të bënin gjyqtarët e prokurorët, hetuesit e spiunët, agjencitë e sigurimit e institucionet e kontrollit? Të gjithë këta në një vënd e pinë kafen, në një vënd i bëjnë pushimet, shtëpitë i kanë në një pallat, në po ata ashensorë ngjiten e zbresin, te po ai fshat turistik i kanë shtëpitë e pushimit, kanë miqësira e krushqira mes tyre, kanë kushërinj për të rregulluar në punë, e soj e sorollop për të sistemuar. Unë kam nusen që ma merr ti në punë, ti çoje vëllanë te ai për shofer, ai ka djalin e hallës që mbaroi shkollën ndaj ma nis në ambasadë, kështu njëra dorë lan tjetrën dhe të dyja lajnë të pasmet. Të gjithë këta kanë halle, e të gjithë i thonë bukës bukë. Dhe pse duhet t’i vinte ndokush kazmën këtij sistemi e të prishej me të gjithë këta që e lidhnin interesa e njohje, apo për hir të një bravo-je që do thonin shqiptarët duke pirë kafen?
Në vitin 1925, Parlamenti shqiptar ngriti të parin komision hetimor në jetën e vet kundër një politikani të lartë, Myfid bej Libohovës, asokohe ministër. Ishte hera e parë që shqiptarët po vinin në funksionim një mekanizëm që s’kishte lidhje me ta, por që jua kishin mësuar europianët. Komisioni nxori në dritë lebetira dhe një korrupsion të një shkalle të paparë. Ministri përkatës, Myfid beu, që kish qënë funksionar i lartë që në kohë të Turqisë, u zu vërtet ngushtë. Në fakt, ai kish bërë të njëjtat gjëra edhe në Perandorinë Osmane, por atje për këto gjëra jo vetëm që nuk të dënonte njeri, por përkundër bëje karrierë e të thonin burrë i zoti. Zaten, prandaj u kalb e ra ashtu Turqia. Ndërsa tani, për të njëjtat gjëra, në shtetin e ri shqiptar, që po aplikonte standarde e rregulla europiane, i njëjti njeri rrezikonte të shkonte në burg. Natyrisht që kjo s’kishte kuptim. Dhe, ashtu ndodhi. Për të nxjerrë palagur ministrin, i cili sidoqoftë e humbi fytyrën në publik, përgjegjësinë e të gjithave e mori vetë përsipër Presidenti i Republikës, Ahmet Zogu dhe çështja u mbyll. Që atëherë gabimi nuk ngjau më. Shqipot ja morën dorën tertipeve të Europës dhe i kthyen ato thjesht në llafe e profka pa vlerë. Ai Komision Parlamentar i vitit 1925, ishte dhe vazhdon të jetë, i vetmi ku standardet europiane u morën seriozisht. Dhe tani, ju kërkoni që papritur të përmbyset bota dhe të kthehemi 87 vjet pas. Hiqeni nga mëndja këtë punë!
Turpi shqiptar në këtë çështje, nuk janë përgjimet në vetvete, se kjo lloj cipe politikës i ka plasur me kohë e vakt. Turpi shqiptar, turpi i ne të gjithëve, është që pasi pamë se çfarë thuhej në përgjime, nuk ndodhi asgjë. As u dënuan hajdutët që të qetohej populli e të mos hidhej në revoltë; e as populli nuk lojti vëndit e të hidhej në revoltë kur pa që s’u dënua njeri. Atëherë, pse nuk duhet të vjedhin prapë qoftë ata që qenë në kohë të Turqisë e të Zogut, e qoftë këta që janë sot, në kohë të Berishës?