Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Dushk Redux

Shkruar nga: Sokol Lleshi  
Botuar më: 17 vite më parë

Sokol Lleshi
Dushk Redux

Ç'nuk u shpiken, ç'farё nuk iu shtuan, c'farё nuk iu retushuan sistemit aktual zgjedhor tё sanksionuar madje nё Kushtetutё, kinse si njё pёrpjekje pёr tё dёshmuar shenjtёrinё e paprekshmёrinё e tij, ndёrkaq qё ndodhi e kundёrta. Dikur, nё fakt jo mё larg se para ca vitesh, qytetari votues kish tё drejtёn tё zgjidhte pёrfaqёsuesin direkt tё tij nё Parlament si edhe tё hidhte nё njё fletё tё dytё dhe parapёlqimin e tij partiak apo ideologjik. Askush nga mёtuesit pёr pёrfaqёsues tё zgjedhёsve nё Parlament nuk mund t'ia hidhte dhe aq lehte pa marrё pёrmes njё raundi tё dytё mbi gjysmёn e votave totale.

Tё argumentosh tashmё se ky sistem kishte sjellё pastabilitet qeverisёs apo fragmentarizim nuk ke mjaftueshёm fakte kokёfortё pёr tё pёrligjur ndryshimin e atёhershёm tё sistemit zgjedhor. Filluan qytetarёt tashmё tё votonin me njё raund, nё fakt do tё kishin mё pak kokёcarje dhe bezdi pёr tё votuar pёr sё dyti. Parlamentarёt qё kishin qёlluar ca si tepёr grykёs dhe tё pamёsuar pёr tё vepruar me rregullat e konkurrimit tё ndershёm, herё pa u ndjerё e herё tёrё zhurmё ia dolёn tё hedhin tej dhe punen e mёparshme tё reformёs. Kёsaj rradhe, reforma e Komisionit me tё Shtyra e tё Pambledhur ёshtё e patёkeq dhe pa me tё voglin prapamendim! Oh, po tashmё zgjedhesit do tё kenё mundёsinё tё votojnё pёrmes njё sistemi tjetёr, spanjoll quhet, nё atё anё tё Europёs e kanё prej vitesh kёtё sistem zgjedhor. Nё kёtё anёn kёtej tё Europёs do shtohet njё shtet me tepёr qё do ta zbatojё, larg grishjeve tё deformimit tё votёs! Nuk do tё ketё me gjithefarёsoj variantesh alla-shqiptarce sic i quajnё vetё Parlementaret me njё grimё tё pafshehur auto-ironie. Nё kёto ditё tё zёnkave nё distancё, diku me gjysmё zёri, diku me piskame, ca qё duan "lista tё hapura" pёr tё mundёsuar mё tepёr pёrfaqёsim tё votёs sё qytetarёve dhe ca tё tjerё qё kembёngulin t'i "mbyllin" listat, ndёrsa tё tjerё parti preferojne tё heshtin, nuk u vёrejt aspak mjaftueshёm dhe bindshёm ndonjё diskutim i hapur mbi reformёn zgjedhore. Nuk pati mirёfilli njё pёrvijim tё qartё mes grupeve tё partive qё mbronin njёrin apo tjetrin sistem zgjedhor dhe qytetarёt nuk arritёn tё kuptonin se pёrse sistemi propocional rajonal i pёrfaqёson mё mire, nёse krijon njё qeverisje mё tё qёndrueshme, dhe sesi arrin tё eleminojё deformimin e votёs.

Nё tё shumtёn e kohёs, argumentat ishin pёr palёn kundёrshtare sesa pёr tё legjitimuar mё mirё kёtё proces tё reformёs zgjedhore pёrballё qytetareve, anipse tё bёrё nё emёr tё qytetarёve shqiptarё. I vetmi zё i ndryshёm, i cili po pёrpiqej tё zhvendoste kёtё ritual tё pёrsёritur tё reformave qё bёhen dhe cbёhen ca si shpesh brenda njё kohe mjaft tё shkurtёr, ishte pёrfaqёsuesi i nje institucioni tё pavarur si Avokati i Popullit. Tё pakta ishin mediat qё e pasqyruan kёtё lajm, u paraqit shkarazi apo u la mёnjanё argumentat e tё cilit nuk u rimorёn mё si nje mundёsi reale dhe legjitime pёr tё realizuar njё reforme zgjedhore tё qёndrueshme pёrmes mekanizmit tё referendumit, pa paragjykuar qё nё krye tё herёs rezultatin e tij. Pёr njё pjesё tё politikёs, ndёrhyrja e njё institucioni tё pavarur qё nuk ёshtё i ngarkuar ligjёrisht apo politikisht pёr tё kryer njё reforme zgjedhore ishte e tepruar, e pavend madje edhe bezdisёse.

Ndёrsa shumica e parlamentareve apo partive politike qёndroi indiferent. Mё shumё se njё pёrpjekje pёr tё dhёnё njё dorё nё legjitimimin e njё reforme tё sistemit zgjedhor larg sallave tё mbyllura dhe mungesёs sё transparences dhe qartёsise tё njё reforme, Avokati i Popullit tёrthorazi vuri nё dukje hendekun mes qytetarit dhe Sikur -Politikёs qё bёhet nё emёr tё qytetarit, cinizmin e politikёs pёr tё mos u marrё me argumentat por me individin qё i shpeh. Mbetet tё presim nёse edhe kёsaj here do tё kemi njё deformim apo njё dushk redux tё votёs sё qytetarёve. Dyshimi mbetet.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama