Megjithëse kanë kaluar disa ditë prej dhënies së intervistës së prokurores së Përgjithshme në TV Klan, vazhdojnë ende komentet rreth saj. Mbi të gjitha, vazhdojnë sulmet ndaj saj prej ca deputetëve të Partisë Demokratike, që në raportet e Ambasadës Amerikane, sipas WikiLeaks-it, kanë një përkufizim të veçantë. Përtej përkufizimit “made in USA”, për të mos lejuar ndërhyrjen amerikane dhe në gazetari, reagimet me fjalë fyese të vëna në gojën e këtyre deputetëve prej Kryeministrit mund të quhen burracakëri. Madje edhe sikur kundër saj nesër të dalin deputete gra. Pse? Kryeministri nuk guxon t’i kundërvihet personalisht prokurores së Përgjithshme, me siguri për shkak të ndonjë imponimi të fortë të ambasadorit amerikan.
Në pamundësi për t’iu kundërvënë personalisht (vetëm në mbledhje të mbyllura si ajo e Grupit Parlamentar), ai futi në lëvizje skalionin e deputetëve që pranojnë misione si ky. Ndërkohë dhe situata nuk është e tillë që sulmi personal publik i Kryeministrit ndaj saj të ishte diçka e mençur. Tash hetimet kanë përparuar shumë dhe sulmet ndaj saj mund të prodhonin efekte të kundërta, tip rrethanash rënduese. Vëmendja e zgjatur ndaj kësaj interviste lidhet me shumë faktorë, qoftë me përmbajtjen e saj, kryesisht çështjet penale mbi zyrtarë të lartë, ngjarjen e 21 janarit, ashtu dhe me faktin se prokurorja e përgjithshme ka folur rrallë. Pak ose aspak. Janë disa mesazhe që vijnë prej asaj interviste, e cila ende vazhdon turbullimin e mendjes së atyre që janë të lidhur me 21 janarin në marrëdhënie përgjegjësie penale. Apo përgjegjësie politike.
Aq sa e kanë shndërruar sulmin banal mbi një grua në aksionin politik më të rëndësishëm të këtyre ditëve. Këto sulme po tërheqin për keq vëmendjen e mbarë faktorëve perëndimorë. Më i fundit ishte kryeprokurori britanik, i cili bash për këtë rast, vendosi të parandalonte publikisht maxhorancën. Rreth tij ishin krerët më të lartë të institucioneve shqiptare dhe ish-drejtues institucionesh, së bashku me ambasadorët e BE-së dhe Britanisë së Madhe.
Dobia e daljes
Mesazhi i parë i intervistës lidhet me dobinë e daljes. A bëri mirë prokurorja e Përgjithshme që dha një intervistë? Siç mund të kuptohet, intervista e prokurores së Përgjithshme ishte vijim i pandërprerë i daljes së saj së bashku me ambasadorin amerikan për shpalljen e fletë-arresteve. Në atë rast ajo ishte sugjeruar prej partnerëve amerikanë që të dilte në konferencë shtypi. Me siguri, duke ndierë që kishte akoma elemente për të sqaruar një çështje të interesit publik të jashtëzakonshëm, ajo e bëri këtë në një intervistë profesionale. Askund s’mund ta bënte sqarimin e opinionit publik më mirë se në një emision super të ndjekur, përballë pyetjeve të vështira, qofshin me frymëzim politik, qofshin me frymëzim profesional. Dhe është një mit i rrejshëm ai që prokurorët e Përgjithshëm s’dalin e të japin intervista. Web-i është plot me intervista prokurorësh të Përgjithshëm, për më shumë që intervistat e kësaj prokuroreje janë me gishtat e dorës. Dhe, mbi të gjitha, ajo nuk ofroi sekret hetimor: ajo justifikoi veprimet e institucionit që drejtohet prej saj me arsyetime shtesë brenda pohimeve që ishin thënë prej saj në konferenca shtypi. Dhe ç’prisnin prej saj trimat që e kanë sulmuar joburrërisht? Ç’presin ata burra që janë bërë trima me të, vetë më vete, pa e pasur përballë? Ajo të heshtë përballë sulmeve fushateske ndaj saj, apo trillimeve mbi punën e saj? Kulmi i reagimit jashtëprofesional të Ina Ramës ishte përgjigjja e edukuar dhe inteligjente për krahasimin që Berisha i kishte bërë dikur me Silvia Kontin. Edhe me këtë rast ajo nuk fyeu njeri, thjesht ftoi politikën të jetë e kursyer si në komplimente, si në fyerje.
Pse prokurorët u rezistojnë kryeministrave?
Kjo intervistë na dha një portret pozitiv të një femre të re që e ka nisur 35 vjeç detyrën e vështirë të kreut të akuzës në një shtet ku politika është hëm e ashpër, hëm e pistë. Me të drejtë duhet të pyesim: Çfarë e ka shtyrë një individ si Ina Rama t’i kundërvihet kreut të qeverisë në një çështje me ndjeshmëri kaq të lartë? Me siguri Ina Rama ka qenë një votuese e PD-së kur ka marrë detyrën, përndryshe s’do të zgjidhej, as do të propozohej, as do të dekretohej dhe as do të votohej prej institucionesh që kontrolloheshin nga demokratët. Pse, atëherë, ajo i kundërvihet Kryeministrit, atij që kryeson zinxhirin e pushtetit ekzekutiv në kohë paqeje? Apo pse të gjithë krerët e institucioneve të pavarura i kundërvihen atij? Po, atëherë, pse Ina Rama sot tregon pavarësi nga Ekzekutivi? Pse krerët e institucioneve të pavarura, sapo emërohen, i kundërvihen Kryeministrit? E ka ai fajin, apo ata? Afërmendsh që kur kështu ndodh me të gjithë, dhe në gjithë 8-vjeçarin e Kryeministrit në pushtet, atëherë faji duhet kërkuar tek ai. Por akoma s’kemi dhënë përgjigjen për pyetjen që shtruam. Gjatë këtyre pesë viteve të drejtimit të saj nuk mund të thuhet se Prokuroria ka shkëlqyer. Ama mund të thuhet me siguri se Prokuroria paraqitet shumë më mirë se gjykatat në ato çështje ku shteti është palë e akuzuar dhe ku testohet realisht pavarësia e saj. Gjatë këtyre viteve të fundit, duke filluar me Rakipin, vijuar me Sollakun dhe duke përfunduar me Ina Ramën, përplasjet politike të krerëve të Prokurorisë me Ekzekutivin, paradoksalisht e kanë shtuar pavarësinë e Prokurorisë.
Në këtë pavarësim me siguri kanë ndikuar krerët, por ka ndikuar dhe përfshirja fiziologjike në këtë organ e të rinjve, të cilët me idealizëm dhe sipas modeleve të Falkones etj., s’kanë frikë të përplasen me shtetin. Por, të gjitha këto cilësi pozitive të nxitura nga krerët, ndryshimet brezore etj., janë katalizuar, janë përforcuar me siguri prej formulës kushtetuese të 1998-s. Pra ky model prokurorie i pavarur prej Ekzekutivit, që krijon aleancë natyrale me institucionet e tjera, zemra e shtetit, funksionon. Dhe është normale që ka ndodhur kështu.
Skenari më fantashkencor i hetimeve, nëse ngjarja e 21 janarit do të kishte ndodhur në 1994-n, dhe jo në 2011-shin, do të kishte përfundime të tipit: vrasjet ishin kryer nga brenda turmës; Rama mund të kishte bërë një burg të lehtë për nxitje të dhunës apo për grusht shteti dhe eventualisht Ina Rama mund të shkonte në Gjykatë të Lartë nëse do t’i kishte mbaruar mandati, duke u shpërblyer për luajalitetin e saj. Por pikërisht për shkak të kësaj kushtetute, me formimin që kanë, një individ si Ina Rama apo prokurorët e rinj, kur vendosen përpara dilemës së zgjedhjes midis qeverisë që vret dhe së drejtës, ata zgjedhin të drejtën. Ata e mbrojnë të drejtën deri në fund dhe nuk pranojnë të shkelin ligjin, megjithëse kanë hapësira për ta bishtnuar atë. Ata e justifikojnë punën e tyre deri në fund, me gjithë kërcënimet eventuale që mund të kenë marrë, me gjithë dhunën verbale dhe baltën që jo trimërisht u është hedhur në kurriz.
Triumf i legalitetit
Dalja me vendosmëri e Ina Ramës në një intervistë si ajo e dhënë në Klan, përballë një oponence të fortë si ajo e Blendi Fevziut, dhe jo thjesht e tij, sepse Fevziu profesionalisht artikuloi gjithë zërat kundër saj, ishte njëlloj triumfi i legalitetit mbi politikishten. Politikishte është një fjalë e farkëtuar prej kolegut Zheji, marrë nga italishtja, megjithëse hane politikishte e italianëve, hane politikishtja e vjetër e Shqipërisë ku kundërshtari kërkohet të asgjësohet me gjithsej. Retorika ligjore triumfoi mbi retorikën e më the, të thashë, e gjuhës vulgare, e akuzave politike që s’arrijnë të jetojnë as sa një sezon politik, gjuhën politikishte. Kjo dalje e suksesshme e Ina Ramës shënon indirekt dhe një lloj konfirmimi se prokurorja e Përgjithshme është e pashantazhueshme prej Ekzekutivit në punë korrupsioni etj. Nëse do të ishte e vërtetë e kundërta, askush nuk do ta kishte kursyer në akuza, me gjithë mbrojtjen që i ofrohet prokurores prej Ambasadës Amerikane apo prej gjithë faktorëve perëndimorë.
Inkurajim për vartësit
Dalja e Ina Ramës me vendosmëri përballë një fushate të gjatë sulmesh ndaj saj është dhe një inkurajim për vartësit e saj të guxojnë. Ajo përforcoi cilësisht precedentin e përplasjes me Ekzekutivin, diçka që përfaqëson një investim të mirë për të ardhmen e institucioneve në Shqipëri. Vartësit e saj, që ndoshta tulaten prej akuzave politike, kanë marrë zemër nga dalja e saj publike. Mund të themi lirisht se Prokuroria në pesë vitet e saj nuk ka ndonjë përparim të madh, sepse ajo mund të ketë dështuar në çështje të tjera. Ndoshta s’ka qenë e aftë të gjejë të vërteta në akuzat që politika lëshon veresie për rivalët, përfshi dhe akuzat për kreun e opozitës. Ama, falë kësaj interviste mund të themi se Prokuroria ka bërë disa hapa para. Dhe ky është lajm shpresëdhënës për shtetin e shqiptarëve, ndërsa politika, Gjyqësori etj., siç thotë dhe ambasadori Uidhers dhe ambasadori Arivizu, kanë bërë hapa dramatikë prapa.