Ambasadori amerikan në intervistën e radhës më 1 shkurt 2012 në “ABC Neës” ishte koherent me gjithçka kishte thënë më parë. Ishte parimor. Gjuha e tij ishte përgjithësisht diplomatike, por herë-herë me sinqeritet ajo ishte edhe direkte. U përqendrua kryesisht në ngjarjen më të debatueshme të 21 janarit, por jo vetëm, duke ju përgjigjur njëkohësisht pyetjeve interesante, me interes publik, edhe duke dhënë në mënyrë elegante mesazhe për lidershipin dhe klasën politike shqiptare, por mbi të gjitha, për publikun. Një gjë është e sigurt, sipas mendimit tim, se pas saj nuk ka asnjë teori konspirative nga ato që tirren në oborret e partive politike apo tavolinat e gazetarëve a analistëve. Tezat kryesore të intervistës së ambasadorit janë edhe vlerësime e qëndrime të Uashingtonit.
Për të lexuar, dhe nëpër rreshta kuptuar, të gjithë vlerësimet dhe mesazhet, intervista duhet lexuar integralisht. Vlerësimet e forcave politike ishin me fokus sipas interesave partiake, thjesht për të nxitur apo qetësuar militantët e tyre. Kurse media, përgjithësisht analizoi sipas linjave politike të përkatësisë apo afërsisë me forcat e njëri apo tjetrit krah. Pati edhe ndonjë “konsekuent” që vazhdoi të sulmonte ndonjë tezë të ambasadorit.
Më poshtë është një përpjekje për një paraqitje skematike, por integrale të vlerësimeve dhe mesazheve të ambasadorit, natyrisht me modestinë për të mos mundur të arrij të paraqes njëqind për qind në mënyrë integrale gjithçka jepej në këtë intervistë komplekse dhe shumëngjyrëshe. Me shpresën e kontributit për të ndriçuar publikun, jo vetëm për ato që lehtësisht lexohen në këtë intervistë, por më shumë, për ato pjesë që duhet të lexohen përmes rreshtave.
Bashkë ndaj shumicën e opinioneve dhe vlerësimeve… Marr shumë seriozisht mesazhet. Kurse për ngjarjen e 21 janarit 2011 jam shprehur kundër dhunës dhe kam dënuar vrasjet, e kam konsideruar një protestë që nuk ka lidhje me ADN-në e socialistëve që kam njohur unë dhe të PS-së për të cilën unë kam kontribuar, pra kam qenë i detyruar të shpreh më shumë se ndjesë apo keqardhje, kam shprehur kundërshtinë time, duke marrë përsipër, ndër të tjera, edhe koston përkatëse që tanimë dihet…
I. Vlerësimet mbi ngjarjen e 21 janarit 2011
a) Qëllimi, konceptimi, organizimi, realizimi i demonstratës së 21 janarit 2011: sulm mbi Kryeministrinë, demonstratë e konceptuar e dhunshme, demonstratë për të provokuar reagim të ashpër, qëllimi nuk dihet saktësisht….
Ambasadori, bazuar edhe në gjithçka ka thënë më parë, rithekson se “…Pikëpamjet e mia njihen mjaft mirë– pra që (demonstrata) ishte ndërtuar nga fillimi për të mos qenë një demonstratë e zakonshme – që ishte ndërtuar të ishte e dhunshme për të provokuar një përgjigje të ashpër… ”. Kjo ka të bëjë me konceptimin e programimin e kësaj demonstrate, ndërkohë që për sa i përket qëllimit të saj, ambasadori shprehet se: “Kush e di saktësisht se cili ishte qëllimi? Por, demokracia nuk funksionon kështu…” dhe shton se “si do ndiheshim nëse ishim zgjedhur demokratikisht, ishim zgjedhur për të qenë kreu i qeverisë dhe jashtë zhvillohet kjo skenë me turmën”. Lidhur me realizimin e kësaj demonstrate, ambasadori shprehet qartë se “I mbështes shumë prej ndjenjave të tij (Kryeministrit)… Fakti që demonstrata ishte ndërtuar për të qenë e dhunshme, që ndërtesa e Kryeministrisë u qëllua nga turma. Nuk është kjo mënyra se si supozohet të funksionojë një demokraci…”. Pra, Kryeministria sipas ambasadorit është qëlluar dhe kjo nuk mund të jetë mënyra sesi funksionon demokracia dhe sesi mund të goditet një qeveri e zgjedhur demokratikisht.
b) Mbi vrasjet e katër demonstruesve: Duhet të gjenden përgjegjësit…
Ambasadori përsëri në mënyrë koherente e konsekuente jep vlerësimin e tij për ngjarjen tragjike të 21 janarit: “Vdekjet nga armët e zjarrit ishin të tmerrshme. Duhet të jepet llogari për këtë pjesë. Dhe mendoj që ka disa të dhëna që do të paraqiten në gjykatë në kohën e duhur…”. Për rrjedhojë, prek këndej del përfundimi se askush nuk ka dhe nuk duhet të ketë dyshim që për vrasjen me armë zjarri të katër demonstruesve duhet të ketë hetim dhe duhet të gjenden përgjegjësit. Me tej, gjykata do të japë vendimin e saj, por prokuroria duhet të lejohet të kryejë hetimin e plotë.
c) Mbi hetimin: Hetim i plotë, i gjithanshëm dhe i paanshëm…
Së pari, lidhur me hetimin e ngjarjeve të 21 janarit 2011, ambasadori amerikan sqaron se “pronësia e këtij hetimi i përket tërësisht Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë”, e thënë ndryshe, përgjegjësinë për cilësinë e hetimit e ka vetëm pala shqiptare. Dhe FBI-ja vetëm i është përgjigjur “një kërkese të drejtpërdrejtë, nga zyra e saj (Prokuroria), për disa lloje specifike ekspertize teknike, analizash mjekoligjore” dhe ky angazhim është marrë, sqaron ambasadori, “duke pasur parasysh traumën që përjetuan shqiptarët më 21 janar…”, pra rëndësinë e ngjarjes. Gjithashtu, ambasadori shton që angazhimi i FBI-së lidhet me emrin e mirë të kësaj zyre, duke besuar se “kjo mund të ndihmonte besueshmërinë, paanshmërinë e atij hetimi”, prandaj ekspertiza e saj nuk duhet të vihet në dyshim, ndërkohë që konkluzionet e hetimit i vlerëson natyrshëm gjykata. Së dyti, i mbetet Prokurorisë (dhe jo FBI-së) të kryejë hetimin “për të përcaktuar të vërtetën”, sepse vetëm kështu “mund t’i shërbehet drejtësisë” lidhur me humbjen e jetëve të katër njerëzve. Dhe mbi këtë bazë, ambasadori ripërsërit qëndrimin amerikan për një “hetim të plotë, të gjithanshëm, të paanshëm…”
d) Mbi ndërhyrjen e politikës në dhënien e drejtësisë: Drejtësia duhet ta mbajë politikën sa më larg të jetë e mundur…
Ambasadori Arvizu insiston që “hetimi nevojitet të ecë përpara në mënyrë teknike, në mënyrë shumë ligjore”, duke shtuar se “… për SHBA-të fokusi është ruajtja e integritetit të hetimit ligjor – përpjekja për të siguruar drejtësi, duke zbuluar të vërtetën. Ky është synimi…”. Nga ana tjetër. ambasadori shprehet edhe për Komisionin Hetimor kuvendor dhe ndjesën që duhet të kërkojë PSSH. Konkretisht, lidhur me aspektin politik të debatit për ngjarjen e 21 janarit, shprehet se: “E kuptoj që mund të ketë një kurs politik dhe ka gjithashtu zhvillime, si për shembull Komisioni Hetimor Parlamentar. Për sa më përket mua, ai ka zero qëndrim, ai ka pozitën zero. Do të ishte ndryshe nëse do të ishte dypartiak. Këtë Komision Hetimor Parlamentar nuk e shikoj që të shkojë gjëkundi…” dhe përfundon duke pohuar se “më duket sikur thjesht tërheq vëmendjen…”, pra është vetëm lëvizje politike. Kurse lidhur me qëndrimin e PSSH-së, ambasadori për herë të parë shprehet se “nëse mund të jem shumë i sinqertë me PS-në, … do dëshiroja të kishte më shumë një si lloj shprehje keqardhjeje nga ana e PS-së për rolin e saj në kontributin për situatën që u zhvillua më 21 janar. … Është e qartë që kishte një rol…”. Përmbledhtas mund të thuhet se ambasadori kërkon: “Drejtësia duhet të përpiqet ta mbajë politikën sa më larg që të jetë e mundur. Do jem shumë i sinqertë, kam pasur shumë biseda me Kryeministrin për këtë. Mendoj që Kryeministri është shumë i frustruar, madje i inatosur, me mënyrën se si janë shpalosur disa gjëra. Dhe, duke qenë shumë i sinqertë përsëri, i mbështes shumë prej ndjenjave të tij…”. Pra, ambasadori mesa duket dëshiron që kjo ngjarje të hetohet e gjykohet në aspektin legal dhe të përmbyllet që të mos jetë pjesë e fushatës së ardhshme zgjedhore, pra të mos keqpërdoret politikisht.
II. Performanca e Prokurorisë: Temë legjitime debati, por pa kaluar caqet, përndryshe ka pasoja…
Ambasadori amerikan shprehet pozitivisht në përgjithësi për performancën e Prokurorisë së Përgjithshme kur thotë se “për sa i përket performancës së Prokurorisë së Përgjithshme, mendoj që ia kanë dalë shumë mirë në tërësi, duke pasur parasysh pengesat e shumta që iu është dashur të kapërcejnë…”. Po ashtu, ambasadori pohon se “znj.Rama dhe unë kemi zhvilluar shumë biseda, orë të gjata, vitin e kaluar. Mendoj që shpesh biem në një mendje që ka pasur raste kur kemi pasur mendime paksa të ndryshme…”. Ambasadori artikulon edhe një standard amerikan kur thotë se: “…
Prokurorja e Përgjithshme është zyrtare publike. Si zyrtare publike, mban përgjegjësi për performancën e saj…. prandaj, performanca e zyrës së saj dhe asaj personalisht është një temë legjitime që diskutohet nga njerëzit…”. Por, për SHBA-të ekziston një kufi deri ku mund të debatohet për performancën e kësaj zyre. Ambasadori në këtë pikë është shumë direkt: “Performanca e zyrës, performanca e saj personalisht, është një temë legjitime për të cilën njerëzit mund të kenë kritika. Duhet të ketë llogari si për këdo tjetër. Por ekziston një vijë që vërtet nuk duhet kapërcyer. Përndryshe, mund të ketë pasoja…”. Pra, ambasadori dërgon mesazhin për të pasur kujdes me pengesat që mund t’i viheshin hetimit, sepse kjo është një çështje parimore e patolerueshme për SHBA.
III. Shqiptarët kanë bindje të forta politike… që nuk i ndryshojnë lehtësisht
Nuk është paksa çudi që edhe ambasadori amerikan, Arvizu, arrin në të njëjtin përfundim që reflektojnë jo vetëm sondazhet e opinionit publik, por edhe rezultatet e zgjedhjeve gjatë dhjetë viteve të fundit, kur pohon se “ende nuk kam takuar ndonjë shqiptar që nuk ka një bindje të fortë politike për diçka”. Kjo do të thotë ndryshe që shqiptarët, duke pasur bindje të forta, e kanë të vështirë t’i ndryshojnë ato lehtësisht dhe kjo do të shpjegonte po ashtu përse elektorati fluid është në një masë shumë të vogël dhe diferenca midis grupimeve me opinione të ndryshme është pothuajse konstante. Pra njerëzit mund të thuhet janë të vendosur në mënyre fikse në barrikada partiake. Kjo shpjegon po ashtu përse njerëzit janë shumë të ndarë edhe për sa i përket vlerësimit të ngjarjeve të 21 janarit. Natyrisht edhe partitë politike, media, analistët ndikojnë që këto bindje dhe kjo ndarje të theksohen dhe aspak në drejtim të kundërt. Dhe ambasadori me të drejtë shton se në këtë kontekst “është e vështirë të ndash prerazi pjesën ligjore nga si të thuash pjesa politike…”, duke thënë njëkohësisht se “kjo është pjesë e funksionimit të një shoqërie demokratike…”. Dhe së fundmi, ambasadori, i çuditur, pohon që: “Kjo ndarje politike, ky hendek besimi është shumë frustrues. … Krahasuar me vendet ku kam shërbyer, vendet që kam vizituar, ku ndoshta ka dallime të forta rajonale në vend apo dallime etnike, dallime fetare, këtë nuk e shoh këtu. Ndaj e kam të vështirë të kuptoj shumë herë se pse është aq e vështirë që njerëzit të bien në një mendje, të vendosin të paktën një emërues të përbashkët…”. Ky është një përfundim tashmë i njohur që Shqipëria pa tensione etnike e fetare, ka ndarje dhe tension të theksuar politik; analisti Bugajski ka dhënë një shpjegim realist.
IV. Partitë politike: Drejtim në mënyrë autoritare…
Analisti amerikan Bugajski thotë ndër të tjera se partitë politike kanë “drejtim autoritar të personalizuar dhe klientelizëm të tejskajshëm të lidhur me korrupsion partiak”. Kurse ambasadori Arvizu, me një gjuhë diplomatike, thotë pak a shumë të njëjtën gjë kur pohon se sistemi shoqëror, por veçanërisht në politikë “është një strukturë që funksionon nga lart-poshtë. Mendoj që disiplina partiake është paksa më e ngurtë se sa do më pëlqente mua, por unë jam amerikan. Unë vij nga një kulturë politike shumë e ndryshme…” E thënë ndryshe, që sistemi politik e partiak nuk janë ato që karakterizojnë një demokraci liberale, është një sistem autoritar me vertikalitet të qartë nga lart-poshtë. Dhe këtë e thotë për të dyja partitë kryesore, duke u shprehur në mënyrë elegante diplomatike për lidershipin e fortë që shpreson dhe është optimist që në të ardhmen do të jetë ndryshe.
V. Drejtësia: Jashtë Shqipërisë ekziston “perceptimi se ka gjyqtarë të korruptuar…”
Edhe për këtë çështje ambasadori është direkt kur pohon se : “kur sheh dobësitë e sistemit gjyqësor, vërtet besoj që gjyqtarët janë sektori i dobët”. Dhe më tej shton se “jashtë, ashtu edhe si në Shqipëri, ka një perceptim që ka gjyqtarë të korruptuar, që mund të blihen…”. Arsyen e kësaj gjendjeje ndër të tjera e pohon në këtë mënyrë: “ky sistem nuk ka llogaridhënie” dhe zyrtarët nuk mbajnë përgjegjësi. Kultura e pandëshkueshmërisë është një problem serioz.
VI. Zgjedhja e Presidentit: “Konsultime dhe zgjedhje në përputhje me rregullat kushtetuese”, por me preferencë në raundin e parë. Presidenti ka rol praktik në përzgjedhjen e gjyqtarëve…
Duke u përpjekur të mos përzihet më shumë se çduhet në çështjen e zgjedhjes së Presidentit, ambasadori Arvizu pohon se “…sigurisht, rregullat duhen zbatuar. Duhet të jetë në përputhje me procesin kushtetues, por duke pasur parasysh rëndësinë e këtij posti, jo thjesht si simbol i unitetit të popullit shqiptar, por edhe rolin praktik në përzgjedhjen e gjykatësve dhe roli kyç kundrejt sistemit gjyqësor. Përzgjedhja e Presidentit është shumë e rëndësishme ndaj do shpresoja, të paktën, që të ketë konsultime serioze dhe të sinqerta mes palëve…”.
VII. Patriotizmi: Gjë e mirë, por Shqipëria duhet të mbetet një faktor stabiliteti…
Lidhur me pyetjen për shfaqjen e forcave nacionaliste, ambasadori amerikan në mënyrë diplomatike kujton se nga njëra anë “patriotizmi është diçka shumë e mire”, por nga ana tjetër, pohon se “nuk duhet t’ju shpëtojë nga syri fakti që është një si besim i shenjtë, që Shqipëria është një forcë për stabilitet. Njerëzit i admirojnë kontributet pozitive që jep Shqipëria. Pra, mos e humbni nga sytë këtë fakt shumë, shumë të rëndësishëm…”. Pra, për ambasadorin amerikan shqetësimi për krijimin e një force nacionalisti nuk lidhet as me efektet e saj elektorale dhe as nëse ajo qëndron brenda kufijve të patriotizmit, por nëse ajo, duke kaluar caqet, do të dëmtonte një vlerësim për rolin konstruktiv dhe stabilizues të Shqipërisë në rajon.
VIII. Shqipëria partner i besueshëm, që ka përparuar dhe përparon, por që nuk është ende 100 për qind demokraci funksionale….
Jo pa rëndësi janë pyetjet dhe përgjigjet e ambasadorit për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Ambasadori amerikan, së pari flet për marrëdhëniet midis SHBA dhe Shqipërisë, duke pohuar se “për sa i përket dimensionit strategjik të marrëdhënieve, mendoj se ato janë të shkëlqyera”. Dhe më tej shton se “ne e shohim Shqipërinë si një partner të besueshëm, një aleat, një forcë për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon…”. Po ashtu, zoti Arvizu në mënyrë koherente përsërit vlerësimin e tij se “asnjë vend nuk ka bërë më shumë përparim se sa Shqipëria – gjatë njëzetë vitet e fundit…”. Ndërkohë që lidhur me pyetjen nëse Shqipëria është një vend demokratik funksional, përgjigja është realiste: “Disa ditë, është. Disa ditë janë më të mira se sa të tjerat. Mendoj që synimi duhet të jetë i tillë, ku 365 ditë të vitit të ketë një demokraci funksionale, ku institucionet janë të forta, ku qytetarët shqiptarë besojnë në sistemin demokratik. Nuk mendoj se kjo është arritur ende, por përparimi është i dukshëm dhe kam besim që do të vazhdojë…”. Pra, sipas ambasadorit amerikan, Shqipëria është një vend me të cilin SHBA ka marrëdhënie të shkëlqyera, që në 20 vjet ka bërë përparimin më të madh se çdo vend tjetër, dhe që ka një demokraci pjesërisht funksionale, që me përparimin e përditshëm, jep besim se ky synim do të realizohet. E thënë ndryshe, çdo përpjekje për ta zbukuruar më shumë apo për ta nxirë situatën e zhvillimeve demokratike në Shqipëri, do të dilte jashtë kufijve të vlerësimeve që vijnë nga vendi më demokratik i botës.