1. Autoritarizmi berishian dhe gjakimi i Sali Berishës për kontroll të të gjitha pushteteve është thelbi i tezës politike opozitare, i medias pranë saj dhe i mjaft individëve që qarkullojnë qëndrimet e tyre në internet, tezë kjo që bashkëshoqërohet edhe me bindjen që Sali Berisha e ka realizuar tashmë regjimin e tij autoritarist – opozita flet për regjim fashist – të cilin veçse do ta perfeksionojë me zgjedhjen e Presidentit të Republikës – besnik i verbër i tij – falë mundësisë se krijuar të zgjedhjes me 71 vota në Kuvend në raundin e katërt a të pestë dhe emërimit të prokurorit të Përgjithshëm – dajak magjik berishian kundër opozitës dhe lirisë. Propagandë e trashë dhe/ose naivitet foshnjor.
2. Që njerëzit dhe organizatat e kanë vesin e posedimit të të mirave sa më shumë e sa më gjatë e që pushteti është një nga të mirat më nxitëse të këtij vesi, ky është një postulat bazë edhe në teorinë e shtetit. Vesi, nëse nuk ndeshet me kufij, kosto e risk për tejkalimin e tyre, shtyn këdo në kërkim të maksimizimit të kënaqësisë së posedimit – të pushtojë gjithçka. Nga kjo ligjësi nuk shpëton Sali Berisha. Por ky s’është i vetmi. Nuk shpëton as Edi Rama, as zyrtarë të tjerë aktualë a pretendentë për këto poste, as unë, as edhe ju, lexues i nderuar, kushdo qofshi. Askush. Ndaj, çështja nuk ka pse shtrohet te ekzistenca e vesit, por te mjaftueshmëria apo jo e mjeteve kundër tij.
3. Kushtetuta, gjithë legjislacioni tjetër dhe instrumentet zbatuese të tij kanë krijuar një ndarje e balancim të pushteteve posaçërisht për të kufizuar vesin e dëmshëm e të rrezikshëm për demokracinë dhe liritë, atë të superpushtetit. Ndarja dhe balancimi i pushteteve bën që secili të ushtrojë kompetencat e tij. ndërsa ka kufij, mjaftueshmërisht të qartë, që s’lejojnë që një nga pushtetet të ushtrojë kompetencat e një tjetri. Nëse ka ndonjë tejkalim, me apo pa qëllim, çështja zgjidhet me mekanizma gjyqësorë. Institucionet bazë të pavarura nga pushteti ekzekutiv qendror – veçoj këtu, për interes të temës në fjalë, Presidentin, Gjykatën Kushtetuese, sistemin gjyqësor me Gjykatën e Lartë, të Apelit, të Shkallës së Parë, Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Prokurorinë, Avokatinë e deri te Përmbarimi privat së fundi – përveç fushës së garantuar të kompetencës, gëzojnë edhe mbrojtje ekstreme nga rreziku i ndërhyrjes arbitrare të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ qoftë në çështjet materiale, qoftë në ato procedurale e qoftë në emërimin dhe shkarkimin e zyrtarëve. Sistemi nuk është as perfekt, as i dështuar, as i kapur, siç pretendohet.
4. Ligjet materiale dhe ato procedurale bazë, të kualifikuara si kode, kërkojnë patjetër miratim me votat e të paktën 3/5 e të gjithë deputetëve, pra një mirëkuptim të gjerë politik. Kundër çdo tendence arbitrariteti nga kërcënuesi i paragjykuar – pushteti ekzekutiv dhe shumica parlamentare – garant bëhen opozita, opinioni publik, media, institucionet ndërkombëtare dhe rreziku i humbjes në zgjedhjet e ardhshme. Ligjet organike të institucioneve kërkojnë gjithashtu miratim me 3/5, pra mbrohen po aq nga paudhësitë e mundshme të pushtetit ekzekutiv edhe organizimi institucional dhe funksionimi i këtyre pushteteve. Kjo mbrojtje ka shkuar deri në ekstrem, duke filluar që nga garancitë për imunitetin, nga hetimi penal e deri te pagat e makinat e këtyre zyrtarëve.
5. Një nga garancitë më efektive nga paudhësitë e mundshme të Ekzekutivit dhe shumicës parlamentare është mbrojtja nga ndonjë shkarkim arbitrar nga detyra. Presidenti i Republikës shkarkohet vetëm për pak shkaqe tepër të forta, kërkon nismën e 1/5 së deputeteve, kërkon votat e të paktën 2/3 së tyre ose 94 deputetë dhe shkarkimi kërkon detyrimisht miratimin nga Gjykata Kushtetuese që shqyrton në themel akuzën ndaj Presidentit dhe procesin e shkarkimit të tij. I njëjti sistem, me ndonjë ndryshim të vogël, zbatohet për shkarkimin e anëtareve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, si dhe të krerëve të disa institucioneve të tjera të rëndësishme. Ndërkaq, gjykatësit e Apelit dhe të Shkallës së Parë emërohen dhe shkarkohen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në përbërje të të cilit, 9 anëtarë nga 15 janë gjyqtarë të zgjedhur nga të gjithë gjyqtarët e vendit e që bashkë me kryetarin e Gjykatës së Lartë tejkalojnë 2/3 e votave të këtij Këshilli, plotësisht të mjaftueshme për t’u përballur me çdo arbitraritet nga ana e ministrit të Drejtësisë vetëm a së bashku me Presidentin dhe tre anëtarët e emëruar nga Kuvendi. Prokurori i Përgjithshëm, për t’u shkarkuar, kërkon pëlqimin e njëkohshëm të Presidentit dhe shumicës parlamentare.
6. Në kushtet e maxhorancave relative me më pak se 2/3 e votave, shkarkimet arbitrare të njëanshme janë të pamundura. Vetëm një mirëkuptim ndërparlamentar mundëson shkarkimin dhe një rast i këtillë ose kërkon arsye të thella e të përbashkëta për gjithë politikën në përputhje me interesin publik, pra s’është arbitraritet – rast ky i pandeshur ndonjëherë në 20 vitet e demokracisë shqiptare – ose përkon me një bashkim mekanik interesash të kampeve të kundërta, siç ishte rasti i prokurorit të Përgjithshëm në vitin 2002, rast që vështirë të ripërsëritet. Vetëm maxhorancat kompakte me mbi 2/3 e votave do të mundësonin një arbitraritet të këtillë, ndonëse edhe këto do të ndesheshin me opinionin publik dhe faktorë të tjerë, të brendshëm e të jashtëm, siç është vërejtur në Shqipëri në dekadën e parë të demokracisë apo edhe së fundi në Hungari.
7. Maxhoranca me 2/3 zor se ngjasin më. Në fakt, maxhorancat edhe me 3/5 e vendeve në Kuvend kanë veçse gjasa teorike për të ndodhur në të ardhmen. Ndaj, praktikisht, institucionet e pavarura të shtetit janë të supermbrojtura edhe lidhur me kompetencat materiale, procedurale apo organizative. Për rrjedhojë, cilido në krye të këtyre institucioneve të pavarura, po aq me ves sa kushdo tjetër për të poseduar të gjithë hapësirën në dispozicion, do tentojë ta pushtojnë atë dhe ta ushtrojë pushtetin pa dashur dhe pa pranuar që kjo hapësirë t’i ngushtohet apo t’i deformohet nga pushteti ekzekutiv dhe maxhorancat e radhës. Me të gjitha këto garanci kushtetuese e ligjore, as që behet fjalë që drejtuesit e këtyre institucioneve të pranonin ndonjë diktat nga ndokush, qoftë ky edhe vetë Sali Berisha a ndonjë kryeministër i ardhshëm. Ky pohim qëndron edhe për dikë që në momentin e emërimit mund të duket besnik i thekur i atij që e emëron. Herët a vonë, më shumë herët sesa vonë, edhe ky do të çlirohet nga diktati.
8. Jo vetëm historia botërore, por edhe ajo modeste e demokracisë shqiptare jep disa prova lidhur me konkluzionin e mësipërm. Në të dyja periudhat e maxhorancave të gjera të PD dhe PS, përkatësisht 1992-1996 dhe 1997-2001, diktati mbi institucionet e pavarura, përmes përdorimit apo kërcënimit të përdorimit të instrumenteve ligjore, si p.sh. shkarkimi arbitrar apo akuzat e manipuluara, ka qenë i prekshëm, ndonëse edhe në këto periudha, betejat e arbitraritetit politik nga një anë me instinktin për pavarësi të këtyre institucioneve, drejtueseve të tyre, opozitës së kohës dhe opinionit mediatik e publik nga ana tjetër, nuk kanë qenë aspak të lehta dhe në disa raste ka humbur arbitrariteti politik në pushtet.
9. Që nga 2002-shi, ndihmuar edhe nga fragmentimi i maxhorancës socialiste në atë kohë dhe tripolariteti politik i krijuar për pasojë, mësymja politike përballë pavarësisë së institucioneve veçse ka humbur. Si për paradoks, humbjet më të mëdha i ka pasur maxhoranca aktuale dhe lideri i saj Sali Berisha në përballjet e shpeshta me institucionet e pavarura. Mund të ndahemi në vlerësimin rast për rast se cili ka pasur të drejtë e cili gabim, por edhe nëse i quajmë të gjitha rastet arbitraritet politik berishist, aq më keq për teoricienët antiberishistë të arbitraritetit të tij, pasi Sali Berisha i ka humbur këto beteja dhe, pra, veç regjim s’mund të ketë ndërtuar deri tani. Kujtoni rastet me prokurorët, presidentët, gjyqtarët. Sistemi ka dhënë mjaft prova se funksionon shumë mirë në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve. Ndaj, edhe teza se zgjedhja e Presidentit me 71 vota do të rrënojë demokracinë në favor të autoritarizmit berishist, është pa baza. Edhe më besniku në u zgjedhtë President, s’do të pranojë, më shumë herët se vonë, t’i diktohet mënyra e ushtrimit të kompetencave nga Kryeministri.
10. Natyrisht, përveç diktatit të drejtpërdrejtë me mjetet e mësipërme, cenimi i parimeve të demokracisë dhe shtetit ligjor mund të vijë edhe nga mirëkuptimi, me vullnet të lirë, i zyrtarëve të institucioneve të pavarura me pushtetin ekzekutiv kur këto ndajnë të njëjtin vështrim a qëndrim lidhur me çështje të caktuara. Në momentin e emërimit, e vetmja e dhënë që mund të dimë e që mund të na japë një ide të përafërt të shkallës me të ulët a më të lartë të mundësisë për konvergjencë në të ardhmen, është e shkuara e individit. Si rregull, një politikan i një krahu s’ka se si të mos ketë prirjen që çështjet t’i vlerësojë e trajtojë i ndikuar nga origjina, formimi dhe eksperienca e kaluar politike. Por, edhe në këtë rast, një harmoni e këtillë, që s’është domosdoshmërish e dëmshme, gjithsesi është e dënuar të jetë afatshkurtër dhe/ose vetëm për çështje tepër të veçanta. Për më tepër, në rastet kur një përkim i këtillë mund të shkaktojë dëm të qenësishëm për interesin publik, mekanizmat kushtetuese të vetëmbrojtjes së sistemit demokratik vetëvihen në funksionim.
11. Cenimi i parimeve të demokracisë dhe shtetit ligjor mund të vijë edhe për shkak të interesave personale të fshehta të zyrtarëve të institucioneve të pavarura, realizimi i të cilave kërkon mirëkuptim, me vullnet të lirë, me Ekzekutivin dhe maxhorancën e radhës e që shpien në ushtrimin e parregullt të funksioneve për shkak të nevojës së shkëmbimit të favoreve. Një rast më specifik, por edhe më i rrezikshëm, është diktati që Ekzekutivi a maxhoranca mund të ushtrojnë përmes mjeteve të paligjshme, dokumenteve, të vërteta a të sajuara, përgjime dhe kundërpërgjime e të tjera mjete kësisoj. Këtu edhe opozita ka potencial po aq kërcënues mbi institucionet e pavarura dhe po aq zyrtarët e këtyre institucioneve të pavarura mund të bëhen kërcënues për politikanet e maxhorancës a opozitës apo për zyrtarë të tjerë të institucioneve të pavarura të shtetit. Kjo situatë është, në fakt, baras me një botë krimi, ku të gjithë janë të paragjykuar publikisht, por po aq të pafajshëm penalisht deri në provimin bindës të fajësisë përtej dyshimit të arsyeshëm. Një situatë e tillë, me shumë gjasa, s’mund të jetë afatgjatë, pasi gërryhet deri në rrënim nga konfliktet që mbart e prodhon, ndërsa ilaçi efektiv afatgjatë kundër këtyre fenomeneve është zhvillimi i mëtejshëm, frontal dhe hap pas hapi i demokracisë, ligjit, ekonomisë, shoqërisë, përfshirë dënimin e drejtë ligjor të rasteve që kapen.
12. Në përfundim, problemi nuk qëndron te dobësia e garancive të pavarësisë së institucioneve, as te rrekjet për t’u diktuar atyre vullnetin e pushtetit ekzekutiv, as edhe te gjuha e ashpër e politikës, të cilën nuk e përkrah, nuk e përdor, por edhe nuk mund ta pranoj si kërcenim real për pavarësinë e institucioneve. Çështja shtrohet në të kundërtën, atë nëse, në kushtet e lirisë së garantuar e të mbrojtur, a po funksionojnë institucionet e pavarura në nivelin e përshtatshëm me kërkesat dhe mundësitë e kohës? Vlerësimet më objektive flasin për nevojën e një përmirësimi të ndjeshëm të funksionimit të tyre. Ndaj po diskutohen e propozohen përmirësime të mekanizmave të përgjegjshmërisë – transparenca, vlerësimi objektiv i funksionimit institucional, reduktimi i imuniteteve – pa cenuar shkallën tashmë të konsoliduar të pavarësisë së këtyre institucioneve, temë kjo që meriton shumë më tepër vëmendje, kontribute dhe konsensus, sesa thjesht emri i Presidentit të ardhshëm lidhur me të cilin, përpjekjet për të rënë dakord për një figurë dinjitoze, sa më gjerësisht i besuar, do të ishin të dobishme. Sa më shumë mirëkuptim të ketë në javët e muajt në vazhdim për këto reforma, pjesë të axhendës europiane, aq më shumë gjasa do të këtë qoftë për arritjen e një mirëkuptimi lidhur me Presidentin e ardhshëm, qoftë për funksionimin më të përgjegjshëm të institucioneve të pavarura të shtetit, që kështu dhe vetëm kështu bëhen edhe më të pavarura. Paqja politike dhe gara e shëndetshme prodhojnë të mira publike. Konflikti nuk është zgjidhja.