Pak a shumë është pikërisht edhe ky ndryshim që ka sjellë në qarkullim edhe termin real-politikë, çka do të thotë në një gjuhë edhe më të thjeshtuar se tashmë partitë politike janë thjesht grupime interesi që synojnë së pari e kryesisht ardhjen në pushtet. Pragmatizmi dhe utilitarizmi janë në themel të këtij ndryshimi që jo rrallë gjykohet si fitore e njërit ish-bllok mbi atë që nuk ekziston më. Pavarësisht analizave bishtnuese, kjo marrëdhënie e re e politikëbërjes ka sjellë si pasojë afrimin e saj me jetën e përditshme dhe hallet reale të njeriut të thjeshtë. Madje ajo që deklarohet si humbje e ideologjisë dhe kthim tek real-politika ka bërë që me ndonjë përjashtim të rrallë (Kuba, p.sh.) ky fenomen të vërtetohet edhe në vende thellësisht ideologjikë. (Kina, është njëri prej këtyre shembujve). E jashtë këtij evoluimi, nuk kishte se si të mbetej edhe politika e re shqiptare e pas rënies së komunizmit. Mjafton të dëgjosh diskutimet në Parlament apo në konferencat e shtypit. Çmimi i energjisë. Pensionet. Tenderë pa fund (Ah, tenderët!). Minjtë e arave. Vendndodhja e re e zyrave të gjendjes civile.
Emërime që përgojohen të padenja, kryesisht doganierësh, agjencish prokurimesh apo shefash policie. Çmimi i një metri kub dhe ai i një metri kub beton. Bora dhe trashësia e saj në X rajon dhe paaftësia e strukturave qeverisëse (kupto edhe përgjegjësve, të cilëve askush nuk ua di emrin), për të administruar situatën. Niveli i ujit në liqene. Aq thellë ka shkuar politika në këtë drejtim saqë jo rrallë në foltore, oratorët dalin duke mbajtur nëpër duar kurora me qepë, vezë, qese me fasule, matës dhe tela elektrikë… Ndërsa në shpinën e këtyre folësve vazhdojnë të shndrisin me ngjyrat përkatëse, gjithnjë e më farfuritëse stemat e partive politike, si mbeturina të një kohe tjetër. Dhe, si një refren i pashmangshëm lëshohet premtimi se kur të vijmë ne në pushtet nuk do të ketë kurrsesi mundësi që gjëra të tilla të përsëriten. Shikoni kryetarin aktual të PS-së. Njëlloj si kundërparti i tij para zgjedhjeve, bredh fshat më fshat, skërkë më skërkë, e dyqan më dyqan, takon njerëz, emrat e të cilëve nuk i interesojnë asfare përpos regjistrimeve televizive, mahnitet nga varfëria, duke premtuar asgjë më pak se sa parajsën, të cilën ashtu si komunistët e qëmoçëm, - sepse ata të rinjtë s‘guxojnë ta përmendin më, - e quan Shqipëri të Re dhe produkt vetëm të Politikës së Re, që na rezulton të jetë përzgjedhëse dhe përjashtuese njëlloj si ajo e qëmotëshmja. Mungesë fantazie apo riciklim i asaj fryme që ende e kemi nëpër këmbë edhe pse deklarohemi tash e gjithë ditën kundër saj? E, në këto vërdallisje "apolitike" nuk ka se si të mos të të bëjë përshtypje se gjithnjë e më shpesh dëgjohen thirrje se në këtë marshutë të re politike nuk do të ketë kufij mes së majtës e së djathtës, se meqenëse vuajmë të gjithë njësoj nga qeverisja e keqe, po të gjithë njësoj do të bashkohemi rreth politikës së re në emër të Shqipërisë së re evropiane.
Nëse kujtesa nuk më ka lënë dhe fjalën evropiane e zëvendësojmë - qoftë larg!, - me komuniste, do të përftohej menjëherë jehona e zbehtë e fjalimeve të Enverit me rastin e themelimit të Frontit Demokratik që pretendonte, ashtu si partitë e sotshme, të ishte jo ideologjik, së paku deri në "çimentimin" e regjimit komunist. Aso kohe Enveri ishte i qartë në misionin e tij për të vendosur një diktaturë ideologjike, gjë që mbetet një mision i pamundur dhe donkishotesk në realitetet e sotme demokratike, që edhe pse jo funksionale sa duhet dhe jo në nivelet që kërkojmë, gjithsesi mbetet demokraci. Reagimi i Metës, pavarësisht intensioneve, deklarimeve dhe prapavijës, në thelb është shprehje, mbase edhe intuitive, e këtij degradimi të hap pas hapshëm të politikëbërjes nga ana e opozitës. Shpallja se koalicioni i ri do të ketë në emërtesën e tij cilësorin "i majtë" është provë e kësaj. Nga ana tjetër reagimi, si gjithmonë i kujdesshëm i Mustafajt, sipas të cilit funksionimi i PD-së si parti politike gjithashtu nuk ekziston, është edhe reagim ndaj këtij degradimi të politikëbërjes aktuale, e cila, në emër të marrëveshjeve dhe të qëllimeve të përbashkëta integruese, është përfshirë në pazare të thjeshta që realisht janë në themel të fashitjes së konkurrencës politike. Por nëse përballë vërejtjes së Mustafajt Berisha ka po atë justifikim që e kanë të gjithë ata që janë në pushtet, pra faktin se politika e tyre realizohet përmes vetë qeverisjes, për opozitën kjo mbetet një pyetje e rëndë. Një ndër maksimat e njohura në politikë është ajo që i këshillon politikanët të mos t‘i shpalosin intensionet e tyre të vërteta. Kësaj i përmbahet edhe Rama, madje me një këmbëngulje të admirueshme.
Kështu ai iu është shmangur përgjigjeve në lidhje me qëndrimin ndaj pararendësit dhe themeluesit të partisë, iu është shmangur akuzave për ndikim në humbjen e së majtës në zgjedhjet e vitit 2005, iu është shmangur akuzave të gjithëllojshme, iu është shmangur analizës për ecuritë e mëtejshme të të ashtuquajturve projekte të tijat politike, i është shmangur edhe ndodhisë së fundit: ndarjes së Metës dhe akuzave nga të gjitha partitë e vogla se e ashtuquajtura reformë zgjedhore është thjesht një marrëveshje interesash mes dy partive të mëdha, të cilat, për hir të së vërtetës, jo rrallë kanë paguar jo pak në kurrizin e interesave të tyre pikërisht për këto parti. Arratisja në Mamurras kur ka "plasur" në gjirin e së majtës, arratisja në Pogradec kur paqartësia dhe paaftësia vendimmarrëse i hiqte së majtës të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhjen e Presidentit të ri, nuk janë aspak provë e një politike të re. Më e pakta janë dëshmi e paaftësisë për të përballuar problemet reale me të cilat po ndeshet aktiviteti i lidershipit aktual të opozitës shqiptare. Dhe të gjitha këto do të mund të pranoheshin, qoftë edhe në emër të Politikës së Re, nëse teksa takon veresie-bukëpakngrënësit, do t‘u shpjegonte atyre projektin e tij që do t‘ua fshijë përfundimisht varfërinë mes së cilës jetojnë. E, pasojë e kësaj analize të thjeshtë, është jo më pyetja: a ekziston opozita politike në Shqipëri, por a ekziston më opozita, qoftë edhe jo politike, në Shqipëri?