Më 12 mars 2012, Alean ca Kundër Importit të Plehrave organizoi në Tiranë një debat me temën “A na duhen referendumet?”. Sigurisht që kjo organizatë motivohej nga nisma e vet për t’ia ndërprerë, nëpërmjet referendumit popullor, rrugën importimit të plehrave. Por, në debatin në fjalë, pyetja do të shtrohej përtej nismës konkrete të këtij grupimi qytetar, për të shqyrtuar në përgjithësi nëse ka dobi shoqëria e sotme shqiptare, domethënë demokracia jonë, për të vënë në veprim referendumin.
Unë, që e njoh veten se nuk jam ndonjë ambientalist aktiv dhe as jurist e pranova ftesën, madje mora guximin edhe të them dy fjalë, nisur nga shqetësimi se në ngërçin ku është mbërthyer këto kohë demokracia jonë përfaqësuese, lind nevoja për të gjallëruar demokracinë direkte, që janë referendumet. Për mua personalisht, dhe jo vetëm për mua, ky shqetësim nuk është i ri. Diku, dy vjet më parë, jam shprehur publikisht për ndryshimin e Kushtetutës nëpërmjet referendumit, në mënyrë që Presidenti i Republikës të zgjidhej me votim të drejtpërdrejtë nga populli.
Meraku im nuk ka qenë dhe as është për t’i shtuar kompetencat kryetarit të shtetit. Meraku im ka qenë dhe mbetet për të pasur një kryetar shteti me legjitimitet të fortë, gjë që do t’i jepte atij një qetësi tjetër në ushtrimin e misionit të vet të lartë edhe në rrethanat kur në krye të Ekzekutivit do të kishte personalitete me prirje për të pushtuar edhe hapësira pushteti që nuk ua jep Kushtetuta. Fakt është se dy kryeministrat e fundit, Nano dhe Berisha, kanë synuar njëri pas tjetrit t’i bëjnë institucionalisht dhe publikisht “të paqenë” deri edhe nga ana protokollare tre presidentët që na kanë drejtuar pas vitit 1997: Meidanin, Moisiun dhe Topin. Tjetër gjë është sa ia kanë arritur qëllimit. A na duhet, pra, ne sot edhe më shumë se dje referendumi?
Dy shekuj e pak më parë, në vazhdën e emancipimit të filluar në sajë të ideve të reja liberale, njerëzimi zuri të ndërgjegjësohet se rruga e frytshme për garantimin e lirive të shoqërisë përkundrejt pushtetit politik, qoftë ky edhe një pushtet i zgjedhur demokratikisht, çonte doemos te ndarja e qartë dhe balancimi midis tri pushteteve: atij ligjvënës, atij ekzekutiv dhe atij gjyqësor. Pavarësisht funksionimit në përmirësim të vazhdueshëm të skemës së ndarjes dhe balancimit të pushteteve, qysh në shekullin e nëntëmbëdhjetë, mendimtarë të rëndësishëm në Europë shtruan nevojën e kundërpushteteve efektive gjithnjë në shërbim të ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Në shumicën e tyre dërrmuese shtetet europiane të asaj kohe ishin ose republika parlamentare, ose monarki kushtetuese, të tilla siç janë edhe sot, që do të thotë se Mbreti ose Presidenti i Republikës kishin, siç edhe vazhdojnë të kenë, një rol shtetëror të kufizuar.
Parlamenti, si shprehje e vullnetit të popullit, kishte dhe ka për detyrë në këtë model shteti mbajtjen e qeverive nën kontroll në kuptimin më të gjerë të kësaj fjale. Në praktikën e funksionimit të këtyre shteteve është vënë re qysh herët një konfuzion pushtetesh, ku, siç merret me mend, Ekzekutivi shfaqej e shfaqet më i pangopshmi. Kundërpushtetet do të shërbenin pikërisht për ta zvogëluar sa më ndjeshëm këtë konfuzion. Këto ide liberale, të shndërruara në ideale në mbarë botën demokratike, janë po ashtu në themel të përmbysjes së madhe historike që u krye edhe në vendin tonë 22 vjet më parë.
Për t’iu përgjigjur, megjithatë, pyetjes nëse duhen vënë sot në veprim referendumet në vendin tonë, do parë me kujdes se sa funksionon ndarja dhe balancimi i pushteteve si dhe në ç’gjendje është pjekuria e kundërpushteteve. Ligjvënësi, domethënë Parlamenti, në bazë të Kushtetutës, do të duhej të ishte de jure dhe de facto pushteti më i rëndësishëm në Republikën tonë. Po a shfaqet i tillë? Në dy vjet e gjysmë të legjislaturës në vazhdim nuk ka as edhe një nismë ligjore të burojë nga ky Parlament. Nuk ka as edhe një ligj të vetëm t’i jetë kthyer qeverisë.
Nuk ka as edhe një interpelancë të Kryeministrit të kërkuar nga shumica e qeverisëse. Shihet se gjatë afro dy të tretave të legjislaturës, ky Parlament thjesht ka legjitimuar mekanikisht nëpërmjet votimit nismat ligjore dhe veprimtarinë e qeverisë, pa lënë asnjë lloj gjurme tjetër në funksionimin e shtetit. Me një fjalë, nuk ka bërë as përpjekjen më të vogël për të kryer njërën nga dy detyrat themelore që ka Parlamenti në një republikë parlamentare, atë të kontrollit mbi pushtetin ekzekutiv. Pushteti gjyqësor, siç perceptohet gjerësisht nga opinioni publik shqiptar, por edhe siç konstatohet po aq gjerësisht nga vëzhguesit dhe monitoruesit e paanvijon nga faqja 1 shëm ndërkombëtarë, brehet nga një korrupsion i thellë dhe, për pasojë, paralizues përsa i përket kryerjes së detyrës së tij kushtetuese. Korrupsionit i shtohet edhe ndikimi i dukshëm që ushtron mbi Drejtësinë në përditshmëri politika.
Në këtë kontekst, vështirë të flitet për një realitet pushtetesh të ndara e të balancuara në standardet e nevojshme për një demokraci serioze, aspirante për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Po aq problematike paraqitet edhe gjendja e kundërpushteteve. Bën një farë përjashtimi këtu vetëm Gjykata Kushtetuese, e cila pranohet si një autoritet me një rëndësi të posaçme në demokraci. Për të mirën e demokracisë tonë, Gjykata Kushtetuese nuk shfaq ato simptoma dëshpëruese, për të cilat tregohet me gisht pushteti gjyqësor në të gjitha nivelet e tij. Fakt është se kjo Gjykatë ka rrëzuar një numër ligjesh e vendimesh të qeverisë si antikushtetuese.
Dhe fjala është për ligje dhe vendime të paraqitura publikisht nga qeveria si prioritet i punës së saj. Pa hyrë në statistika, do thënë se ky numër ligjesh e vendimesh të qeverisë, rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, nuk është shumë i madh. Por është një numër i mjaftueshëm për të kuptuar se kjo Gjykatë e ka një vullnet të mirë dhe një kurajë për të përmbushur misionin e saj kushtetues në frenimin e etjes së tepruar të Ekzekutivit për pushtet. Ka vend të mendohet se në një klimë politike më të shtendosur e më pak agresive, Gjykata jonë Kushtetuese do të mund ta afirmonte më dobishëm veten. Opozita gjithashtu është jetike për demokracinë si një kundërpushtet me peshë themelore.
Por, opozita shqiptare e viteve të fundit nuk e ka përmbushur këtë mision. Për një kohë shumë të gjatë ajo zgjodhi protestën e rrugës për të folur, duke lënë të zbrazët karrigen e vet të ligjshme nëpër institucionet e shtetit, e ku më kryesori sigurisht që është Parlamenti. Edhe kur nisi të shkonte në Parlament, deri tani vonë ajo zgjodhi si mënyrë veprimi politik kryesisht bllokimin, obstruksionin. Detyra e një kundërpushteti të vërtetë në demokraci nuk është bllokimi apriori i pushtetit. Pa hyrë në ndonjë analizë të përgjithshme të aksionit politik të opozitës së sotme shqiptare, ka vend të thuhet përmbledhtazi se ajo nuk ka treguar gjatë kësaj periudhe jo dhe aq të shkurtër as vendosmërinë, as koherencën dhe as vizionin që do t’i duhej për të luajtur me pjekuri rolin si kundërpushtet. Kundërpushteti i tretë në demokraci (jo për nga radha) është opinioni publik.
Fjala është, sigurisht, për popullin, i cili, në rastin kur përcaktohet me termin “opinion publik”, nënkuptohet për ndikimin e tij mbi pushtetin jo nëpërmjet instrumenteve juridike, por me zërin e tij të shprehur që nga vota e deri te shfaqjet e tjera të mospajtimit të hapur me teprimet e pushtetit, veçanërisht atij Ekzekutiv apo me shmangiet e pushtetit politik nga programi me të cilin ka fituar zgjedhjet.
Parë në këtë aspekt, opinioni ynë publik nuk po shkruan ndonjë histori të lavdishme si kundërpushtet. Ai shfaqet rëndom si i mefshtë, i pavetëdijshëm për fuqinë e vet, oportunist, i paorganizuar, frikacak, por në disa raste edhe krejt në të kundërt: protestues irracional, domethënë pa kthjelltësinë dhe sensin e masës që presupozon protesta në demokraci, gjë që është dëshmi e papjekurisë së tij po aq sa edhe mefshtësia apo oportunizmi. Berisha dhe ekipi i tij qeverisës duket se e njohin mirë dobësinë e opinionit tonë publik dhe e shpërfillin haptas, pa droje se mund të dëmtohen.
Në një kontekst të tillë disfunksionimi të demokracisë, që mund të përkthehet pa u gabuar edhe si kërcënim për vetë lirinë e shoqërisë, bëhet edhe më i domosdoshëm aktivizimi i kundërpushtetit të katërt (jo për nga rëndësia) e që është përsëri populli, por kësaj here duke përdorur mekanizmat juridikë. Konkretisht, referendumin. Populli merr kështu rolin e sovranit për të mbajtur nën kontroll pushtetin. Referendumi, siç dihet, është mjeti demokratik, në duart e popullit, për t’iu kundërvënë atyre reformave të pushtetit me të cilat populli nuk pajtohet, siç është edhe mjeti demokratik për të mbështetur reforma të caktuara të pushtetit. Kjo e drejtë e popullit është garantuar parimisht edhe në Kushtetutën tonë.
Por, në praktikë, kjo e drejtë e popullit gjatë këtyre njëzet vjetëve demokraci është vënë në veprim vetëm nga politika. Kjo gjë ka ndodhur tri herë: në 1994- n për miratimin e Kushtetutës, në 1997-n për zgjedhjen e formës së regjimit midis republikës dhe monarkisë dhe në 1998-n, përsëri për miratimin e Kushtetutës. Por nuk ka ndodhur asnjëherë që të kryhet referendum me iniciativë popullore, megjithëse ka pasur të paktën dy tentativa vitet e fundit.
Kjo që ka ndërmarrë tani AKIP është e treta. Konstitucionalistët shpjegojnë se e drejta kushtetuese për të organizuar referendum me nismën e popullit nuk është shoqëruar në të vërtetë me një kuadër të qartë e të plotë ligjor, gjë që ka qenë dhe mbetet detyrë e Parlamentit, domethënë e politikës. Vështirë të besohet se një harresë e tillë nga ana e politikës për gjatë 14 vjetëve qysh nga miratimi i Kushtetutës, është e rastësishme. Nuk është qëllimi në këtë rast të bëjmë historikun e praktikës referendare të vendit tonë. Me rëndësi të madhe për t’u theksuar më duket vetëm fakti se e drejta e popullit për të vënë në veprim demokracinë direkte, që do të thotë referendumin, duket haptas të jetë marrë peng nga politika në kuptimin më të gjerë të kësaj fjale.
Do të thosha se një formë indirekte e marrjes peng po ndodh edhe tani së fundi më nismën e Aleancës Kundër Importit të Plehrave (AKIP). Partia Socialiste iu bashkua publikisht kësaj nisme jo vetëm duke u bërë thirrje militantëve të vet të nënshkruanin në listën e kërkuesve të referendumit, që nevojitet për t’u dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por edhe duke ndihmuar drejtpërdrejt organizativisht në mbledhjen e nënshkrimeve nëpër rrethe. Ishte një punë që nismëtarët e referendumit do të mund ta kryenin vetë.
Por kjo është një çështje tjetër. Mbështetja në fjalë ishte në thelb e pasinqertë. Nëse Partia Socialiste ishte vërtet e shqetësuar pse do të silleshin për t’u përpunuar në Shqipëri plehrat e të tjerëve, ajo duhej t’i shteronte më së pari vetë të gjitha instrumentet ligjore që ka në dorë për ta rrëzuar veprimin e qeverisë në këtë drejtim. E tillë do të kishte qenë një nismë për referendum nëpërmjet kërkesës së një grupi prej jo më pak se një e pesta e deputetëve të Parlamentit. Sado që jo e garantuar paraprakisht për sukses, kjo do të kishte qenë një rrugë që do ta vinte shumicën qeverisëse të paktën përpara një presioni të ri e të pazakonshëm demokratik. Nuk ndodhi kështu.
Ka vend, pra, të supozohet se Partia Socialiste iu bashkëngjit kësaj nisme të shoqërisë civile vetëm sa për të verifikuar apo edhe për të shtuar popullaritetin e vet. PS e manipuloi kështu vullnetin e nismëtarëve. Nëse përpjekja e Aleancës Kundër Importit të Plehrave nuk do të konkretizohet, do të dalë edhe më haptas në pah prapamendimi i keq me të cilin është nisur Partia Socialiste kur u solidarizua, çka vetëm vërteton më tej se referendumi, si nismë popullore, është tërësisht peng i politikës. Po a ka një mënyrë për ta çliruar këtë peng? Këtë vetëm populli mund ta thotë.